E premte, 26.04.2024, 10:43 PM (GMT+1)

Mendime

Bekim Rexhepi: Politika e shkrumave

E hene, 27.05.2013, 08:17 PM


Politika e shkrumave

Sot pushteti politik në Kosovë është i dizajnuar nga shkrumat politik, asnjëri nga ta nuk vije nga profesionalizmi politik, të gjithë prej tyre vijnë nga jo politika dhe s’ka se si të ndodhi ndryshe, veçse shkrumb.

Nga Bekim Rexhepi

Në Prishtinë është një lagje e quajtur mëhalla e shkrumave, kjo ka koincidencë me politikanet e Kosovës qe s’janë ndryshe veçse shkruma. Ndofta disa prej tyre edhe vijnë nga ajo lagje e çuditshme. Kjo nofkë për lagjen, me siguri ka ardh nga një realitet i brendshëm , madje prodhim i dy anshëm edhe i politikës e, edhe i pasivitetit të vet njerëzve të mëhallës. Nuk do të ndalem qëllimisht në atë “shkrumin” e mëhallës, sepse nuk ka kenë ky synimi i imi në këti artikulli, por e vërteta është se politika aktuale në Kosovë po ndikohet nga politika e shkrumave, dhe kjo më bëri të distancohem nga ta përfundimisht. Sasia e tyre të fascinon për të keq, ata në fakt janë kudo në secilin institucion, në secilën subjekt politik, në secilën hapësirë të mediave, të “politikë bërjes” në Kosovë!...

Llumi i tyre na morri në qafë, shih gjendjen e pa shpresë dhe me pak gjasa ndryshimi. Dikush do të mund të thoshte: “raftë një re zezë, e i ishoftë të tanë nga faqja e dheut”. Të tillët nuk na duhen, as ne lagjen e shkrumave, e madje edhe diku tjetër të jenë prezent.  Sot pushteti politik në Kosovë është i dizajnuar nga shkrumat politik, asnjëri nga ta nuk vije nga profesionalizmi politik, të gjithë prej tyre vijnë nga jo politika dhe s’ka se si të ndodhi ndryshe, veçse shkrumb.

Me kaq potencial të shkrumt, ata s’kishin se si të bënin një nam tjetër. Një nam për të cilin patëm një iluzion se ka ndodh dikur, se ata ishin faktor të rëndësishëm dhe vendimtar të tij.  Lufta e UÇK-së, po bije çdo ditë, sepse siç po shohim realisht pjesëtaret e saj, nuk kanë kenë tjetër veçse shkruma, dhe jo më ndryshe seç kishim një iluzion për ta. E dhimbshme për ta pohuar, por më e dhimbshme për të mos e pranuar.

Nuk janë në gjendje të ndërtojnë një politikë të ndërgjegjshme për vetveten dhe më të cilën ata do të mund të mbronin vetveten dhe të kaluarën e tyre, nga përpjekjet dhe nga tendencat agresive të faktorit sensasiv antishqiptar, por edhe më keq, heras duke rënë pavetëdijshëm në grackën e antishqiptarizmës tradicionale, duke menduar se i shërbehet shqiptarizëm vetëm me akte verbal.

Për të mos i shërbyer të keqes së madhe dhe për të mos i dalë zot asaj duhet vet ndalur vetveten nga pasionet e rrezikshme, nga qëllimet e errëta, nga synimet e dobëta, nga simbolizimet formale dhe  fjalomanit boshe se, askush tjetër nuk do atdheun më shumë se unë. Më këtë vazhdimësi të retorikës e kemi mbytë vetveten, e kemi sjellë vetveten në këtë gjendje shkrumbëruese, fare pa gjasa dhe fare pa shpresa për një të ardhme më të mirë.

Asgjë nuk mësuam nga tragjeditë botërore, të atyre fateve të kombeve të tjera, qe para nesh i kapërcyen me dhimbje dhe vuajtje, dhe më keq nuk po arrijmë të mësojmë as nga provat tona, as nga fati ynë i keq, i tragjedive dhe dhimbjeve tona. Kaq shpejtë harrojmë të kaluarën, kaq shpejtë i mbyllim skenat e dhimbshme, të vuajtjeve tona, ndofta pa arritur të fusim dikë ne atë pak mëkat për fatin tonë të keq. Më këtë duket se fatkeqet akoma nuk i do askush dhe askush nuk ndjen dhimbje për ta, por akoma më keq nëse edhe ata vet fatkeqët nuk arrijnë dot të kuptojnë, së paku të kuptojnë vetveten e tyre.

Zot lutu për vete, ne nuk kemi nevojë më për lutje!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora