E premte, 26.04.2024, 03:24 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Jemi të Majtë por na pret Timoni Djathtas..

E shtune, 04.05.2013, 04:54 PM


Jemi  të Majtë por na pret Timoni  Djathtas..

Nga Pirro Prifti

Historia e kthesave të papritura politike të individëve të tipit -deputet i parlamentit shqiptar, nuk është as e re dhe as e papritur në këtë periudhë kohe të vështirë që po kalojnë.

Në një kohë kur Italia , Greqia, Portugalia, të cilat kanë part probleme të njëjta konfliktuale politike brënda parlamentit i kanë zgjidhur konform Kushtetutave të tyre duke dhënë votë mosbesimi ndaj qeverive përkatëse, ose në rastin ekstrem duke realizuar zgjedhje të parakohëshme, në Shqipëri është gjetur një zgjidhje e cuditëshme,  me shkelje të ligjeve, apo duke përfituar nga mungesa e shprehjes së ligjeve egzistuese, dhe  aspak dinjitoze për deputetët që kanë realizuar këto kthesa të papritura dhe aspak të ligjore dhe të moralshme.

Në një bisedë në facebook që pata me njërin nga deputetët që lëvizën drejtim apo më bukur- e kishte kthyer timon nga e majta në të djathtë papritur, ai më vuri në dukje që të kasha kujdes e të mos e kritikoja sepse:- ti (pra une) nuk e di se sa i keq është Edi Rama, dhe se sa keq sillet ai me mua dhe me të tjerët.

Unë i thashë deputetit të nderuar se, nuk e kundërshtoj për mendimet që ai ka për kryetarin e tij të partisë sepse mund të jetë 100%  e vërtetë ajo që thotë ai, por problemi qëndron diku tjetër dhe ky problem po i rëndon politikës shqiptare për 22 vite me rradhë duke shkaktuar instabilitet politik të përhershëm ose në disa raste duke shkaktuar një stabilitet shumë të sforcuar njëlloj si   tingujt  violinës të përdorura për  `Kapriciot` e Paganinit.

Unë i përmënda një fakt deputetit shumë të nderuar se votimi pro qeverisë Berisha me të cilën ajo qeveri u votbesua edhe nëpërmjet votës së tij,  nuk ishte votë kundër Edi Ramës, por një votë kundër elektoratit që e kishte zgjedhur , dhe këtu është një ndryshim i madh.

Me këtë veprim, dhe jo vetëm ai, por dhe deputetët e tjerë të majtë apo dhe të djathtë që kanë hedhur votën në të kundërt dhe në kundërshtim me elektoratin e tyre, që i ka zgjedhur, - kanë dëmtuar rëndë dinjitetin e tyre si deputetë por dhe moralin politik (nëse politika shqiptare ka një moral të përcaktuar patriotic apo partiak).

Veprimi i kalimit të votës parlamentare nga një krah i opozitës pro maxhorancës dhe anasjelltas, sidomos kur bëhet fjalë për probleme të rëndësishme, që kanë të bëjnë me orientimet politike të koalicioneve përkatëse është një veprim për mendimin tim shumë i ulët dhe burracak. Kjo ka të bëjë gjithashtu mungesën e formimit të mirë arsimor apo dhe karakterial të individit.

Nuk ishte e rastit edhe në kohën kur drejtonte koalicioni i majtë (si maxhorancë qeverisëse) ka ndodhur  i njëjti fenomen: fenomeni  i rrjedhjes së votës parlamentare për vendime të rëndësishme e cila është jo vetëm  një shkelje e ligjit (megjithse duhet thënë më mirë- shfrytëzim i mangësive të ligjit për problemin e rrjedhjes së votës për vendime të rëndësishe), pa kuptim, dhe non-sens, port ë jep përshtypjen e një tradhëtie të hapur ndaj partisë që  e ka nderuar dhe respektuar me përzgjedhjen  si deputet të individëve të tillë.

Për këë arësye është e nevojshme që ligji për votën e deputetëve gjatë seancave parlamentare dhet të saktësoshet sa më parë duke penguar votën kundër partisë apo koalicionit të deputetit që është zgjedhur nga partia apo koalicioni përkatës,- kur bëhet fjalë për votimet për vendime të rëndësishme. dhe votimet për vendime me 3/5, sepse në fund të fundit,  rotacioni politik  qoftë kur vijnë zgjedhjet parlamentare, dhe votimi për mosbesim ndaj qeverisë, sidomos kur ka probleme të mëdha me qeverisjen nga një koalicion i caktuar- është deciziv.

Kalimi i deputetëve nga ana tjetër në një moment të rëndësishëm thjesht për qëllime klienteliste , pragmatiste, apo spiunllëku,  nëse do të ndodhte në vëndet e demokracive të zhvilluara do të shkaktonte një amulli në qeverisje dhe një shkatërrim të sistemit të vlerave në ato vënde.

Por kjo nuk ndodh atje, në cdo rast ndodh zbatimi i kushtetutës dhe i ligjeve të sakta në ato vënde: kur ka keq-qeverisje jepet votbesimi dhe bëhen zgjedhje të reja,.

Rrjedhja e votës mund të ndodhë kur një parti e koalicionit për arësye të mos pajtimeve të dukshme më programin qeverisës largohet nga koalicioni dhe kjo është e natyrshme sepse largohet si parti dhe jo si individ i cili justifikohet duke u qarravitur se… më shau Kryetari… Sigurisht justifikimi në këtë rast, kuptohet që bëhet sa për sy e faqe sepse komanda është dhënë në një vënd tjetër për të lëvizur.

Këto probleme në dukje si normale në një vënd anormal si Shqipëria – duhet të ndryshojnë sepse ndodh që ikën një parti kryesore nga koalicioni qeverisës , dhe në vënd që të miratohet mosbesimi i cili paraprin një qeveri tjetër e vetë koalicionit apo zgjedhje të parakohëshme- ndodh cudia: tre deputetë kundërshtare pa arësye të dukshme ikin dhe mbajnë qeverinë në këmbë sikur të mos kishte ndodhur gjë…

O tempora o mores. Pirati u bë Papë, dhe Shqipëria me probleme të dukshme antagoniste politike dhe me shkelje të dukshme ligjore vazhdon të lundrojë duke e  mbajtur timonin djathtas megjithse rruga për në BE mesa duket është majtas.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora