E premte, 26.04.2024, 02:32 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Kush po ja pin gjakun diasporës?!

E diele, 21.04.2013, 05:03 PM


KUSH PO JA PIN GJAKUN DIASPORËS?!

1. Ndigjom këtu o Muhamet Shatri:  - KAJTJA  E KORITË BURRIN!

2. Dy fjalë per Draft-Strategjinë  per Diasporën dhe Mergaten.

3. Z. Naim Dedushaj, genjen se nuk din.

Nga Selim M. Nëngurra

Me 15 Prill 2013 në Oslo të Norvegjisë në ENSJØVEI, 7. me fillim nga ora 18.00 u mbajt takimi me mergaten tonë në këtë shtet dhe perfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës z. Naim Dedushaj Drejtor per Hulumtime dhe Investime të Diasporës dhe z. Muhamet Shatri ish Kryetar i Degës së LDK-së në Suedi, Kryetar i fondit 3 %  në Suedi per disa vite me radhë, kandidat per Kryetar i komunës së Istogut ((pasi vdiq z. Fadil Ferati ) dhe të cilin e pat deklasue me fitore bindëse z. Haki Rugova kandidat  i LDK-së sepse Muhamet Shatri per interese të veta iku nga LDK dhe ju mvesh AAK-së. Tash ky burr per çudinë time ju kishte mveshë Ministrisë së Diaspores dhe na e prezantoj  atë në Oslo së bashku me z. Naim Dedushaj.

Të mos më keqkuptoj lexuesi. Aspak nuk shkruej me mëllef pse Muhamet Shatri u largue nga LDK dhe shkoj në AAK, sepse mirë ka ba që ka ik. A ma, shkruej per këte njeri per faktin se jo vetem unë por i tanë populli shqiptarë dim se AAK, ku asht Muhamet Shatri anëtar, nuk asht në koalicionin qeverisës të Kosovës andaj asht ky fakt që më befasojë, dhe e them haptas se kjo paraqitje e Muhamet Shatrit dëshmonë se AAK si subjekt politik asht dora e djathtë e PDK-së, por në prapaskenë.

Muhamet Shatri me stilin e tij standard qyqan, edhe kësaj radhe i mbante ison dhe i tumirte fjalët e perfaqësuesit qeveritar z. Naim Dedushaj dhe personalisht shpresoj se Ministria e Diaspores do ban "sevap" e ti ndan ndonji kockë që ta lpinë ky njeri që mjerisht ka titullin Dr. para emnit e mbiemnit, por me vepra e veprimtari asht në nivelin e analfabetit që din shkrim e lexim dhe që i thonë autodidakt. Se cilat janë aftësitë dhe vlerat e Muhamet Shatrit e dëshmoj gara e ti me z. Haki Rugova per Kryetar të Istogut që asht vendlindja e Muhamet Shatrit. Si unë si z. Haki Rugova dikur ishim nxanësa të Muhamet Shatrit. Ka harrue ky "PROFESOR" që ja ka andja të flet me fjalor të thjeshtë katunaresk atë thanjen e popullit; KAJTJA  E KORITË BURRIN. E burri plak me u korit nuk ka hijeshi, asht mjerim. Më erdhi keq per Muhametin, dukej shumë i shkretë atë natë në Oslo.

Do paraqesë këtu arsyen pse u thirr ai takim me neve dhe perfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës. Tashma dihet se kjo ministri ka dergue emisaret e vetë nëper të gjitha shtetet e Europës dhe gjithandej ku ka mergimtarë shqiptarë dhe ka dalë me nji Koncept që po e quejn Draft-Strategji per Diasporën dhe Mergaten.

Kjo ministri në Draft Strategjinë e vetë në fjalë, don ta gjej e ta perpilojë nji Koncept per Diasporen e Mergaten që do të bahet Ligj i aprovuem nga Parlamenti i Kosovës.

Në permbajtje të Draft Strategjisë mes tjerash flitet;

1. Perfaqësimi politik i Diasporës

2. Krijimi i regjistrit të diasporës dhe mergatës

3. Pjesmarrja në vendimmarrje dhe politikëbërje

4. Barazia gjinore dhe perfshirja e shtresave të ndryshme (ndër sektoriale)

5. Arsimi plotësues, ruejtja e gjuhës nëpermjet programeve edukative dhe kulturore.

Para se me shkue me radhë per ta diskutue secilen pikë të Draft - Strategjisë po e shof shumë të randësishme ta pershkruej se si asht perpilue NJOFTIMI -THIRRJA per këte takim.

Në takim ftohen; Shoqatat Kulturore Shqiptare, Organizatat politike, Studentore, Sportive dhe Fetare.

Nji shkresë shumë e dobët dhe e perpilueme pa asnji far shije e rregulli sa po ta kishin dergue në emnin e ndonji xhamije ku dominon injoranca e kulturës shqiptare dhe njohunia e kultures arabe do ishte e mjerueshme e jo të vijë Njoftimi-Thirrja në emnin e Ministrisë së qeverisë së shtetit të Kosovës! Nejse ashtu jemi neve , bajm at që dime, mirë apo keq nuk çajmë kryet fare.

Fjalen e mori i pari veprimtari i vjetër dhe i devotshem i mergatës shqiptare në Norvegji z. Nufri Lekaj. Foli ashtu si ai gjithmonë flet me nji qetsi dhe me nji fjalor të rregullt e bindës dhe ai tha se asht kunder pjesmarrjes së Diasporës e Mergatës në vendimmarrje dhe politikëbërje në Kosovë. Me të drejtë Nufriu arsytojë mendimin e tij sepse neve që jemi shtetas në Norvegji asesi nuk kemi të drejtë të jemi politikanë në nji shtet tjeter qoftë ai edhe shteti ynë i lindjes. Nji shtetas i nji shteti tjetër në asnji shtet të botes nuk mund të jet Deputet apo njeri i politikës. Kjo asht e rregullueme me ligje. Kjo fatkeqësishtë mund të ndodhë dhe po ndodhë vetem në Kosovë, ku ka në Parlamentin e Kosovës disa deputet që janë shtetas të nji shteti tjetër nga i cili shtet disa edhe vjelin ndihmat e socialit sepse atje kan familjet që nuk punojnë asgja  ndersa në Kuvendin e Kosovës marrin nga 2000-2500 euro paga mujore dhe shesin mend se janë Deputetë.

Pas z. Nufri Lekaj fjalen e mora une, Selim Nengurra (autori i këtij shkrimi ). Refuzova komplet Draft Strategjinë e Ministrisë. Ju thash se per ta ba këte draft strategji ma parë asht dasht të mirren mendimet e mergimtarve gjithandej ku ata janë, dhe pastaj të delet me nji Koncept apo Draft Strategji  per Diasporën. Haptas po shifet se dikush nga pozita e naltë atje në Prishtinë ka vue synin per me vjelë të mira nga mergimtarët andaj ka dalë me këte koncept. Mendoj se Diaspora asht faktori numer tre pas Ibrahim Rugovës dhe NATO-së bashk me UÇK per çlirimin e Kosovës dhe shtetbamjen e sajë sepse me dekada ka nda kafshaten e bukes per ta ndihmue Kosovën. Dhe sot pas çlirimit si falemnderim per kontributin e mergatës kur vim verës në vendlindje në kufi na presin taksidaret e kompanive të sigurimeve të Kosovës dhe na marrin nga 50-65 euro per nji muej qendrim si sigurime të makinave tona të cilat veç paraprakisht janë të sigurueme me sigurime KASKO dhe me KARTONIN E GJELBËRT  të sigurimeve nderkombëtare në shtetet ku neve jetojmë.

Nuk flas per mergaten tonë në shtetet tjera, sepse nuk e kam atë mandate. Unë flasë per mergaten shqiptare në Norvegji, shtet ky ku personalisht jam pjesë e politikes së saj sepse jam deputet i Asamblesë komunale në Sarpsborg si dhe kandidat per Deputet Regjional ( FYLKKES TING ) këte vit në zgjedhjet e vjeshtës. Plot pergjegjësi e them se Norvegjia si asnji shtet tjeter në botë diskriminon mergimtarët shqiptarë. Neve e kemi tretmanin si shtetas të rendit katert apo pestë këtu. Neve në asnji rast nuk mund e shenojmë se jemi të lindun në shtetin e Kosovës, zyrtaret na e fshijnë emnin Kosovë dhe e shkruejn Serbija. Neve na vdesin ma të dashtunit e familjes në vendlindje dhe nuk kemi mundësi ta arrijmë varrimin e tyne sepse Norvegjia asht i vetmi shtet europian nga i cili nuk operon asnji lidhje direkte me aeroplan. Me nagazhimin tim dhe ndihmen e gazetarit Shemsi Bunjaku në vitin 2008 pata bind kompaninë NORWEGIAN që ta hap linjen e udhtimeve per në Prishtinë, por kjo linje operon vetem në kohen e sezonës së pushimeve verore nga mesi i qershorit deri në fund gusht. Në vjeshten e vitit 2012 perseri u interesova dhe vuna kontakt me kompanin irlandeze RYANAIR e cila operon me bileta shumë të lira dhe Ambasadori i Kosovës në Suedi z. Lulzim Peci më kercnojë që mos të perzihem unë sepse nuk qenkam i thirrun unë per ta ba atë punë, gjithçka duhet me shkue permes ti se ai asht Ambasador. Ky mjeran ambasadori më tha se organet e shteti të Kosovës veç janë në kontakt me nji kompani turke e cila fluturon nga Kopenhagen. Harroj ambasadori i Kosvës Lulzim Peci se në Norvegji ka 14.700 shqiptarë me qendrime të rregullta (shumica shtetas norvegjez) dhe se ata nuk mund shkojnë në Kopenhagen per ta shfrytzue kompaninë turke atje. Lojna të pista po luni me mergimtarët z. Dedushaj, tash nga Oslo operon nji linje permes Stambollit me nderpremje atje e pastaj per në Prishtinë. Pse gjithçka e jona po duhet me u kacavjerr në çengelet e turqve?!

Mergimtarët shqiptarë në Norvegji janë i vetmi minoritet që e shofin të zitë e ullinit me rregullue lejeqendrime per bashkëshortet e tyne në Kosovë. Sot vetem në Sarpsborg e Fredrikstad (dy qytete afer që i njof mirë mergimtaret tanë aty) janë 22 raste ku njeni bashkshort asht ilegalisht në Norvegji dhe ban jeten me shumë skepticizem e mundime.

Ka edhe shumë e shumë halle tjera z. Dedushaj që neve na mundojnë dhe mendoj se nese qeveria e Kosovës vërtetë mendon per neve si pjesë e saj, duhet me na pyet se cilat janë hallet tona dhe të shef pastaj sa dhe si mund të na ndihmojë. Të na ndihmojë në integrimin tonë këtu ku jemi, të na ndihmojë në arsimimin tonë të kulturës atnore dhe të na ruen nga asimilimi. Sot në Oslo nuk ka asnji shkollë të mirëfillt  të mesimit plotsues në gjuhen shqipe. Ka disa mesues të zellshem që vullnetarishtë pa asnji cent punojnë me femijet tanë dhe ata në mungesë të lokalit shkollor oret e mësimit i mbajnë në lokalet e xhamijave të cilat fatkeqësishtë në Oslo i kemi me bollak. Nuk e mshef se jam kunder xhamijave derisa dikush ato i quen shqiptare sepse ato nuk janë shqiptare, por janë arabe e turke muslimane, por protestoj edhe per faktin se si mund të mbahet mesimi me nxansa në nji skutë të nji lokali e në skuten tjeter ndigjohen disa mjeran burra në namazet e tyne dhe lutjet   që i thonë në gjuhen arabe?!

Pra z. Naim Dedushaj mendoj se nuk mund ta bani juve as askush tjeter asnjë koncept as draft per neve perderisa asnji here nuk i keni ndegjue problemet tona dhe hallet tona. Ejani njihere e ndegjoni ato, shifni dhe perjetoni ato e pastaj mund të merrni mundimin me ba Draftë strategji apo çka të doni tjeter.

…!

Z. Naim Dedushaj bani vërejtje se Selim Nengurra ka dalë nga tema dhe ai tha se fjalët e Selimit i merr si pyetje. Filloj tu pergjigjet ngapak dhe shkurt disa nga ato ankesa… Asht interesant rasti per kerkesat per ti pague sigurimet per veturat tona në kufi kur shkojmë në Kosovë.

Z. Naim Dedushaj tha se e din këtë ai personalisht dhe e din edhe qeveria dhe i vjen shumë keq per këte. Mirëpo tha se, Kosova nuk mund bahet antare e KARTONIT TË GJELBËRT  perderisa nuk asht antare e OKB-së.

Të dashtun lexues të ZSH-së! Të dashtun lexuesit e mi besnik. Unë Selim Mustafë Nengurra, sot me 19.04.2013 në ora 13.30 shkova në kompaninë e sigurimeve të Norvegjisë GJENSIDIGE  dhe aty bana kerkesen që të gjejnë ligjin që parashef antarsimin e nji shteti në kompaninë e KARTONAVE TË GJELBËRT. Aty nga nepunsja zonja Martha Raaben mora pergjigjen se kusht asht që shteti ti ket RREGULLAT DHE LIGJET E TRAFIKUT TË NJEJTA ME ATO NDERKOMBËTARE EUROPRENDIMORE.  Insistova se a asht kusht antarsimi në OKB? Ajo ma tregoj rregulloren dhe ligjin per këtë rast, pra nga kjo po del se z. Naim Dedushaj ka genjye masen tonë të tubueme me 15 prill 2013 në Oslo. Unë due të besoj se z. Naim Dedushaj nuk ka njohuni per këte, due të besoj se ati i asht thanë ashtu nga shefi i ti, dhe ai e lidhi kalin ku i ka thanë i zoti , por kjo asht RRENË E KULLUEME. Zyrtarja norvegjeze e kompanisë së sigurimeve zonja Martha Raaben mori shembull Marokon si shtet që asht antar iOKB-së por nuk asht antar i Kartonit të gjelbërt shaku se atje rregullat e trafikut janë ndryshe nga ato nderkombëtare europrendimore.

Dhe per fund unë i thamë z. Naim Dedushaj (dhe lexuesve të ZSH-së ) se shkaku pse neve na i vjelin eurot per sigurime të makinave në kufini e Kosovës asht jo pse Kosova nuk asht antare e KARTONIT të GJELBÊRT, por per shkakun se asnjihere nuk asht kerkue antarsimi i Kosovës në agjensinë e KARTONAVE TË GJELBERT.  Nuk asht kerkue sepse  Drejtor i kompanive të sigurimeve të Kosovës asht vëllau i Kryeministrit Hashim Thaçi z. Gani Thaçi. Eurot na merren neve tuj ja pi gjakun diasporës, per me i mbush kontot e klanit familjar Thaçi.

Nga ky çast ftoj mergimtaret e të gjitha shteteve të mbledhim nji peticion dhe ti dergojmë Hashim Thaçit e ta njoftojmë se neve nuk pajtohemi me plaçkitjen dhe haraqet që na ban ai e klani i ti mafioz kur neve vijmë per ta pushue dhe per tu çmall me Atdhe e familjaret tanë atje.



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora