E premte, 26.04.2024, 06:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Masakra e Llovcës

E enjte, 11.04.2013, 07:41 PM


Demir KRASNIQI:

 

MASAKRA E LLOVCËS

 

  pesë  prill , nëntëdhjetë e nëntë –

N’ fshatin  Llovcë , ka ra një  gjëmë !

Shumë  policë , paramilitarë –

Bënë masakër mbi shqiptarë  !

 

Këto fallanga  t’ serbijanit ,

Vijnë nga fshati i Pasjanit ,

N’ Karadak , n’ fshatra t’ kësaj ane ,

N’ fshatin Llovcë,  bënë kasaphane !

 

Gjëmë e vaj mori Malësia ,

Vrasin njerëz , djegin shtëpia !...

N’ këtë masakër të pa parë –

Masakruan  këta  shqiptarë :

 

Vranë Rabit Tahir Dalipin  ,

Vranë Xhevrije Ramë Zeqirin  ,

Vranë Xhemail Kadri Halimin   ,

Vranë Sami Abdyl Xhelilin   ...

 

Vranë Avdi Selver Rexhepin ,

Vranë Rahim Bajram Ymerin  ,

Vranë Nexhmije Riza Azemin  ,

Na e vranë Driton Xhelilin   ...

 

Vranë shqiptarët e pa mbrojtur ,

Aty mbeten dy t’ plagosur –

Nazmi Hajdini , Marigonë  Azemi ,

N’ zemrat tona do t’i  kemi !

 

Mbasi n’ Llovcë e kryen  krimin –

Për Pograxhë morën  drejtimin ...

Duan shqiptarëve t’ua marrin shpirtin –

E kanë vra Nazim Rashitin !

 

Thërrasin varret mbi bregore ,

Për çdo vjet n’  përkujtimore 

Ju  të gjallët , mos na harroni ,

Pak ma tepër  t’ na   nderoni !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora