Kulturë
Sejdi Berisha: Kufiri i Dritës
E merkure, 10.04.2013, 07:50 PM
Poemë kushtuar
Koshares
Sejdi BERISHA:
KUFIRI I DRITËS
-Poemë (si popullore)
kushtuar Koshares-
Heu Prekaz o histori,
Eu Gjllogjan o
trimëri,
Oj Koshare oj
vendosmëri,
Na nderuat e na
bashkuat,
Për t’luftuar për t’u
çliruar,
Për ta hequr ndryshkun
dhe hirin,
Për ta thyer e për ta
shlyer edhe kufirin,
Të kësaj toke – Iliri,
Këtë e bënë djemtë
trima për liri.
1.
Një djalë nga Zhegra e
Gjilanit,
Me shpirt poeti,
piktori por edhe luftëtari,
Ky është Agim
Ramadani,
Bën dritë në Dukagjin
ndër të parët dhe i pari.
Ky artist e poet,
Artin dhe poezinë e
kishte zgjedhur rrugë të vet.
Këtë e kishte me
gjithë mend;
Në pikturë e në
pëlhurë,
Shprehte vizionin e
ardhmërisë,
Kështu, në vitin 1998
u bë anëtar
I Akademisë Evropiane
të Arteve.
Ishte kjo një dëshmi,
Sa kulturë dhe në
shpirt kishte madhështi,
Kishte marrë edhe Medaljen e Art Grand-Prix.
Por, dielli, drita e
liria,
Përcjellë e kanë me
zërin e porosisë,
Që t’ia kthejmë dritën
Dardanisë.
Dhe Agimit, të madhit
trimit,
I trokasin vargjet që
i shkroi;
“Një jetë tjetër” e
kishte pagëzuar librin,
Në mars 1998 në
Gjocaj-Jasiq,
Kishte thënë pa
luftuar nuk bën hiq.
Pikturoi, shkroi poezi
dhe luftoi,
Të gjitha këto sa mirë
u koordinuan,
Në Brigadën 138 sa
shumë u tubuan;
Në Koshare ia kanë
mësyrë,
Aty është një kufi që
duhet thyer,
Se çka s’ke ndi’ e çka
s’ke pa’
Nuk ka mundur për t’u
takuar
Vëllai me motër, motra
me vëlla
As s’kanë mundur kurrë
më u pa.
Andaj, këtu në Koshare
U këndua, u luftua…
Sa n’Rrasë të Zogut e
sa n’të Koshares,
Sa në Vrojtore, te
Lisat e Zi,
Vende këto që me
shekuj janë n’histori.
Vjen Agimi me shokë
t’vet,
Si strateg kurrë pa u
mbërthyer,
Kishte ardhur koha
kufirin për ta thyer.
Me nëntë prill ’99,
U gëzua toka edhe
qielli,
U hoq guri, rrezoi
dielli:
Në Koshare histori,
Edhe luftë edhe
madhështi.
Por, dy ditë më vonë,
Edhe më shumë trimat
po luftojnë;
Më njëmbëdhjetë prill,
Ushton Kosova, dëgjon
Malësia,
Tek fillon jeta dhe
pavdekësia
E një djalit, e një
viganit,
Përjetësia e Agim
Ramadanit.
Pushon pak poezia,
edhe brusha për pikturë,
O, Agim sa i madh je,
Në Koshare u bëre
dritë e pashuar!
U varrose në Bajram
Curr
Për t’mos vdekur
kurrë.
Do të këndohen këngë
E do t’shkruhen poezi
pa pushuar fare
Agim Ramadani është
fanar në Koshare.
Duke shkruar këngë e
poezi,
Gjeneratat do ta kanë
lakmi!
2.
Në Koshare e në
Dukagjin,
Këtë gjithkush mire e
di,
Kanë luftuar djemtë e
Kosovës,
Edhe ata që ia diten
vuajtjet e saj.
Ndër më t’parët ishte
djalë azgani,
Adem Bajram Selmani – tropojani.
Gjithmonë trimat në
Tropojë,
S’kanë duruar pranga
as robëri,
Këtë Ademi e dëshmoi:
Kurrë nuk iku as nuk
shkoi.
Në qershor ‘98
Ra dëshmor për Kosovë
dhe liri,
Shumë të tjerë vijnë
pas tij.
Janë do fshatra edhe
n’mal edhe në vrri,
Kanë djem trima
Që nuk e bëjnë dert
jetën për liri.
Te Juniku, aty është
Jasiqi,
Ku gjithmonë i bëri
ballë armikut,
Ka djem që bëjnë
mrekulli
Siç është Avdyl Ali
Jasiqi.
Ky djalosh kurrë
s’kishte harruar
Se si familja gjithnjë
i ishte keqtrajtuar.
Kjo e kishte godit
gjithnjë Avdylin,
Dhe, në mars 1998
bëhet ai i mirë ushtar,
Katër muaj rresht
asnjëherë pandarë
Bënte luftë në Junik e
në Jasiq
Me armik, me
paramilitarë.
Me njëzetë e tetë
korrik ’98,
Fusha e minuar në
vendin Zhare
E bëri Avdylin yll të
lirisë,
Kështu lufta ia nisi,
Seç krenohen prindërit
Ali e Zize Jasiqi.
3.
Është një ditë
historike,
Që nuk shlyhet kurrë,
As sot e kësaj dite:
Më nëntë prill ’99,
Kështu kjo datë kishte
qëlluar
Të hiqet një gur
ogurzi
Në tokën
shqiptare-Iliri.
Janë do trima në
Koshare,
Që për jetë nuk
lodhen fare.
Në këtë betejë patën
privilegj
Që të bëhen dritë e
pashuar:
Agush Loku, Rifat Çelaj
e Ramiz Krasniqi,
Rrahman Tafa e Bashkim
Jasiqi.
Mos u mërzitni për ne,
o djelmni,
Por vazhdoni luftën
për liri
Sikur kështu thanë
këta trima
Zemër lua e të shpejtë
si vetëtima.
Abush Loku i Kotlinës së Kaçanikut,
Me familje dhe
historikisht
Kishin shpirt lirie
dhe të tilla aspirata
Të gjithë përherë
Merrnin pjesë në
protesta dhe n’demonstrata.
S’bënte punë të punosh
as mekanik,
Thoshte Alushi
Se çdo kund ishte nga
një armik.
Në fund t’janarit ’99
ai shkon në Papaj;
Edhe aty si mekanik
por edhe si ushtar,
Ishte përcaktuar të
jetë atdhetar plotësisht,
E kishte kryer edhe
kursin tankist.
E kishte Agushi një
dëshirë si shumë të tjerë,
Ta thyejë kufirin
shqiptaro-shqiptar,
Më nëntë prill ’99 hyn
n’histori,
Bien dëshmor duke e
asgjësuar një kufi.
U varros në Bajram
Curr
Për të mos vdekur
kurrë,
Por e kishte një
porosi pa të keq as panik
Që të prehet në
Kaçanik.
Tash Abushi atje bën
dritë,
Natë për natë e ditë
për ditë.
Po këtë ditë
Nuk po ndahet as Rifat
Çelaj.
Djalosh ky i Leçinës
së Skënderajt,
Pa i bërë as njëzetë
vjet
Shpirtin e kishte të
madh dhe aspak të qetë,
Në fillim me përtesë
dhe mallëngjim,
Merr një rrugë plot
mundim.
Është nisur djali për
Gjermani,
Por kur arriti Rifati
n’Hungari,
I thotë shpirti
shpejtë kthehu për në Shqipëri.
Atje të presin shokët
e lirisë,
Që donë t’ia kthejnë
dritën Dardanisë.
Më katër mars në Papaj
arrin Rifati,
Aty vendoset sepse
vedit s’i gjet qare,
Për t’u kyçur në
Brigadën 138 në Koshare.
Mirë ia dinte hujin
mitralozit të këmbësorisë,
Me vullnetin e zemrës
t’atdhetarisë.
Nëntë prilli ishte
edhe i tij,
Pa caktim as ditë
kohore,
U bë dritë në
Vrojtore.
Nuk mendonte për
vetveten,
As për t’ia dërguar
familjes
Në vend të lajmit zi
një urim,
Por qante për dy
shokët
Dhe për komandantin Bashkim.
Thotë Rifati: do t’na
shihni
Si dritën deri në
qiell këtu n’Koshare,
Pra, këndoni prore
Edhe për t’Koshares
Vrojtore.
Lëshon zërin Rrahman
Tafa:
A po mbahi more djem;
Sot e thyem një kufi.
Mos u mërzitni se jemi
bashkë,
Tash nuk jemi të
ndarë;
Do të pushojmë e do
t’këndojmë për lirinë,
Kështu ecën për
atdhetarinë,
Thotë ky djalë i
Carralevës,
Nga familja me
traditë,
Edhe për luftë edhe në
demonstrata,
S’u hamend as nuk u
korit.
Në trazirat e vitit
nëntëdhjetë
I vëllai, Aliu bëhet
dëshmor,
Ka të tillë shumë në
Kosovë.
Por, të flasim edhe
pak për Rrahmanin,
Lë katër fëmijë dhe
emigron,
Por malli për liri
asnjëherë s’e lëshon.
S’është mahi kur ke
vullnet për liri;
N’Grykë të Carralevës,
në Llapushnik,
N’Grykë të Rancës dhe
n’Qafë të Duhles,
Fortë ia shtrëngojnë
këmbëzën pushkës.
Shumë aksione për
liri;
Për të bërë edhe më
shumë,
Rrahmani me njëqind e
njëzetë të rinj
Vendos si kurkushi
I bashkohet komandant
Mujë Krasniqi-Kapuçi.
Duke sjellë armatim,
Dikush merr plagë e
dikush s’ka shpëtim;
Njëmbëdhjetë prilli
ishte ditë e veçantë fare
Çdo gjë është lëkundur
në Koshare:
Bie Rrahmani – bëhet
dritë.
Bie edhe një meteor në
këtë ditë
Ishte i përgjakshëm ky
mejdani
Aty prehet edhe Agim
Ramadani.
Ishte betejë te Rrasë
e Koshares,
Gjaku i tyre ia shton
vlerën
Edhe tokës, edhe
farës.
Ra Rrahmani, bën dritë
Agimi
Bën roje edhe Ahmet
Isufi.
Është shumë nderë,
Për t’u prehur në këtë
tokë
Tash Rrahmani në
Carralevë
Përgjithmonë pushon me
shumë shokë.
4.
Në këtë datë
madhështore
Shokëve t’vet nuk u
ndahet Ramiz Krasniqi,
Por as Bashkim
Ramadan Jasiqi.
Ramadani si luani:
Jam nga Deja e
Rahovecit,
Jemi shtatë vëllezër
Që kemi zemër e
vullnet,
Për Kosovë të gjithë
me vdek’ krejt!
Në protesta e revolta
kemi treguar,
Se Kosova duhet
çliruar.
Me dymbëdhjetë maj
’98,
Ia ka filluar djali në
Ratkoc,
Nuk harrohet as në
betejat
Në Rahovec e
Bellacerkë.
Ndërsa, më tre shtator
Ia ka nisur për
t’marrë orë.
Më vonë, së bashku me
shumë luftëtarë
Është nisë drejt
rrugës së lirisë;
Njëherë në Kalimash,
E pastaj, pa pushuar
fare
Ia mësyjnë Frontit në
Koshare.
Me nëntë prill ’99,
Të forcuar e dorë për
dore,
Ramiz Krasniqi bëhet
dritë në Vrojtore,
Nëpër male me drunj
t’pishës,
Heu, shumë luftoi
Ramizi
Nën komandën e Hysen
Berishës!
Edhe Bashkim Jasiqi,
Që studioi histori e
gjeografi,
I dëshmoi botës për
vendosshmëri,
Jetën për ta dhënë,
Për atdhe e për liri
Asnjëherë nuk duroi
robëri.
E dëshmoi këtë më të
vërtetë
Me dhjetë prill
nëntëdhjetë e tetë,
Në Shtabin e Ushtrisë
Çlirimtare u kyç
Në vendlindje – në
Jasiq.
Ishte por si luani,
Në Brigadën 138 “Agim
Ramadani”,
U bë dritë e u bë hi
Për ta thyer një kufi.
Vritet në Vrojtore –
në Koshare,
Këtu me dëshmorë tjerë
tash pushon
Përgjithmonë është
këngë
Të cilën gjithkush e
këndon.
5.
Harun Beka, haj medet,
Don për të vdekur
krejt:
Në prill më datën
dhjetë,
Ky djalë trim i
Gushafcit të Mitrovicës,
Vazhdon rezistencën
dhe heroizmin e familjes:
Më 1994, nëntë meshkuj
të kësaj sofre,
Maltretohen e
kërcënohen
Për ta lëshuar
përgjithmonë Kosovën.
Por qëndrojnë
heroikisht,
Për t’luftuar shumë vendosmërisht
Edhe kur u vranë pa u
bërë dreka
Nebih, Mehmet e Jahja
Beka.
Harun Beka emigron në
Gjermani,
Përgatitet për t’u
flijuar për shqiptari;
Nuk shëtiti por vuri
kontakte për Kosovën,
Në Turqi, Poloni,
Shqipëri e çak n’Rusi!
Pesë prilli ’99 mos të
harrohet,
Le të mbahet mend:
Sigurisht, keni
dëgjuar e keni parë,
Vjen n’Koshare
Harun Beka me
tridhjetë ushtarë
Dhe, më nëntë prill
merr pjesë
Në rrënimin e kufirit
që këtë tokë
Padrejtësisht e kanë
ndarë.
Tri ditë më vonë,
kiamet i madh,
Vdes Haruni ky vigani,
Edhe komandanti, Agim
Ramadani.
Atë ditë, qante tokë e
qante bar,
Në Koshare ejani sot
t’u tregojmë
Sa djem t’fortë në te
pushojnë!
6.
Më dhjetë prill,
U shndërruan në dritë
të pashuar,
Arben Jusufi, Driton Veliu,
Sylejman Shala e Emri Curri.
Janë këta trima të një
toke,
Për t’u bërë diell i
këtij dheu
Lanë vëllezër, familje
e nënat loke,
Është Arbeni i
Cërnicës nga Gjilani,
Që nga koha e Turqisë,
I lufton familja për
të treguar ç’është vatani.
Në Papaj e në Babinë
Ka ushtruar fa fije
droje,
Për t’u përjetësuar në
Vrojtore.
Bashkë me trimat bie
edhe Driton Veliu
I Polacit
t’Skënderajt;
Për t’luftuar ka
traditë familjare,
Këtë gjithkush fort
mirë e din,
Si në Novi Pazar e
n’Kollashin,
Edhe në Luftën e Dytë.
Kudo në front, arave
dhe fushës
Ishte përkrahës i
Shaban Polluzhës.
Kur dëgjoi për luftën
n’Prekaz,
Pa hamendje u nis për
n’Kosovë;
Qysh atëherë, si të
ishte vet kapedani,
Kishte lidhje me
eprorët,
Rrustem Berisha e Agim
Ramadani.
Në aksionin e
“Feniksi-t”,
Asgjëson
armiqtë-ushtarë,
Nuk e koritë as vetën
as t’parët e fisit,
Më nëntë prill, në
pikën e zjarrit,
Përjetësohet në Shkozë
t’Mulliqit
Driton Veliu-shpirti i
nënës pika e djalit.
Nuk harrohet viti
1913,
Kur gjyshi i Emri
Currit
Vritet me
gjashtëmbëdhjetë vetë.
Kjo i lë vragë trimit
për liri,
Më njëzetë janar ’99
Kyçet në Njësinë
Speciale,
Më pesë prill arrin
n’Koshare.
N’Rrasë të Koshares
Emriu lufton:
Unë po vdes o shokët e
mi,
Shkoni deri në fund
Për ta fituar të
shtrenjtën liri,
Se për jetë palla
s’m’han,
Por më vizitoni
ndonjëherë në Elez Han.
Nga Vidishiqi i
Mitrovicës,
Është familja e Sylejman
Shalës,
Që ka dhënë oficerë pa
dermane,
Edhe luftëtarë të
Kadri Bistricës
Dhe Perandorisë
Osmane.
Babai i trimit minator
tridhjetë vjet
Ka luftuar për bukë e
për liri,
Në lëvizjet të viteve
’89-’90,
S’rrinë rehat fusha,
male as kodra,
Te Ura e Gjakut se
ç’po vritet Selman Vojvoda.
Sylejmani për nëntë
vjet punon në Gjermani,
Shtëpia e tij ishte
çerdhe për ushtri,
Me nëntë prill me
shumë shokë ishte n’kufi
Tri ditë më vonë
shuhet jeta e djalit ri,
Në Shkozë t’Mulliqit
nën një bli.
Aty u vra edhe Driton
Veliu:
Ngritu, o Driton,
Ta shikojmë edhe
njëherë Dukagjinin,
Ta shohim bjeshkën
edhe vrrinin.
Tani këta trima i kanë
varret në Koshare
Me gjakun e tyre është
ushqyer toka shqiptare.
7.
Se ç’kanë nisur lulet me qelë,
Për t’u mbajtur mend
kjo pranverë.
Genc Bytyçi nga Gjakova,
Nuk shkruan drama si
Kolë Jakova.
Në fillim kishte
shkuar djali në Gjermani,
Por një zë e
shqetësonte atje në shtëpi,
Është ai zëri për
t’luftuar për liri.
Pa hamendje, i
vendosur
Bashkohet në Brigadën
138.
Ishte trim e jo mahi,
Në çdo anë po jehonte
pushka e tij,
Kështu ishte pa
ndërprerë e pa pushuar.
Më trembëdhjetë prill
Ra heroikisht – u bë
dritë
Në Koshare mund ta
vizitoni për çdo ditë.
8.
Një ditë më vonë,
Bashkim Idrizi, Fisnik Salihu,
Korab Binxhiu e Mujdin Aliu
Shumë luftojnë për
këtë tokë
Bashkë me ta edhe
shumë shokë.
Bashkim Idrizi, ishte lindur
Në Ditë t’Flamurit,
Ishte trim dhe azgan:
I mbronte nxënësit e
qytetarët
Nga t’pandershmit e
nga huliganë.
Në qershor ’98 u bë
ushtar në Junik,
Mori krahë në betejat
e Kallavajës,
Të Dobroshit e në
Nivokaz,
Kishte forcë edhe
maraz,
Duke luftuar me
mercenarë,
Mu te Rrasa në Koshare
Shpejtë u ngrit një
lapidar,
Tash pushon në
varrezat gjakovare.
Ky Fisniku i
Morinës së Gjakovës,
Nga studimet ik në
Malishevë,
Për t’u bërë ushtar i
mirë e mendalosh
Flakë qiste në Junik e
në Dobrosh.
Ishte në njësitin
elitë,
Për t’luftuar e për
t’zënë pritë,
Për ta thyer kufirin,
Me plotë zemër e pa
frikë;
Por çfarë ndodhi me
Fisnikun,
Mori plagë në vendin
Shkozë,
E përqafoi tokën si
mikun.
As plagëve s’u është
frikësuar,
Kjo me trima kështu
ndodhë,
Kishte vendosur të
vdes për Kosovë.
Edhe një djalë
gjakovar,
Nga familje
intelektuale,
Ishte ky Korab
Binxhiu,
Dëshira për liri don
ta qiste fare,
I ndërprenë studimet
në Juridik,
Për t’luftuar me
armik.
Për fillim kishte
emigruar n’Belgjikë,
Kur i shkon mendja se
ka ik’,
Ishte kthyer në
atdhe-shiste lodra e sheqerka,
Por as kjo s’bëri
punë,
Me shokë tjerë,
Në Baballoq e në
Gllogjan u bashku’n.
Nuk pushonte prej
dashurisë e prej dertit,
I madhështonte betejat
e Gllogjanit, Vokshit,
Të Rastavicës,
Strellcit e t’Prejlepit.
E pastaj, të
përgatitur e pa panik,
Me shumë shokë e
komandant Ramushin,
Ia mësyjnë drejtë për në Junik.
U luftua pandërprerë
dymbëdhjetë ditë,
Bie Korabi në Rrasë
t’Koshares,
Tani Korabi nuk është
mal
Por është dritë çdo
natë e çdo ditë
Luftojnë trimat,
Që kanë ardhur nga
t’gjitha anët,
Nga Kosova, Shqipëria,
Mali i Zi e Maqedonia.
Një prej tyre është
edhe Mujdin Aliu,
Nga Opoja e Tetovës;
Erdhi në Dukagjin,
Për t’i ndihmuar
Kosovës.
Ishte në Njësinë
“Skënderbeu”-speciale,
Ra dëshmor te Rrasa në
Koshare,
Kështu bëri se nuk
mund duroi,
Tani prehet në
vendlindje, në Poroj.
9.
Në muajin prill, datë
pesëmbëdhjetë,
Afrim Selmanaj nga Savrova e Shtimjes;
Nëpër Rijekë e Itali
se ç’kalitej djali i ri.
Luftoi gjithnjë
pandërprerë,
Më pesëmbëdhjetë prill
në Koshare,
Ra Afrimi, por s’u vra
fare.
10.
Hiç betejat s’po
pushojnë,
Duke kënduar të gjithë
luftojnë;
Kësaj radhe Fadil
Maloku, Gëzim Morina,
Kasim Uka e Selver Kryeziu, Xhevat Nitaj,
Zekri Dardhishta e Zeki Shulemaja,
Shtatë djem të ri si
luajë,
Biejnë dëshmorë,
Kishin thënë se janë
dasmorë.
Fadil Maloku, nga Gjocajt e Junikut,
Kërdi bëri në shumë
beteja,
Në çdo vend i zuri
priten armikut:
Në Gllogjan, Junik, në
Voksh
E në shumë vende të
tjera,
Më gjashtëmbëdhjetë
prill,
Ra dëshmor në Rrasë në
Koshare,
Oh sa ëmbël po pushon
Në këto fusha n’këto
livadhe,
Bashkë me shokë e
luftëtarë,
Nga Kosova, Italia,
Franca dhe Algjeria.
Gëzim Morina nga Gjergjajt e Gllogocit,
I familjes atdhetare
Nga Drenica e vendi
mbarë,
Vatër e lirisë dhe e
Ballit Kombëtar.
S’ishte vetëm por me
shokë,
Prej fillimit deri
n’mbarim;
Luftoi Gëzimi
n’Kleçkë, Malishevë e Gllogjan,
Pa panik edhe n’Junik.
I mbyll sytë trimi
n’Shkozë t’Junikut,
Për t’ia zbardhur
fytyrën Kosovës,
Për të ngelur histori
në rreth t’Gjakovës.
Në Ponashec, Smolicë e
në Bërjahë,
Lufton Kasim Uka
kurrë pa ia nda’.
Babë Ibishi e Nëna
Fanë,
I kanë rritur tetë
fëmijë,
Edhe Kasimin me
trimëri.
Amanet oj nëna ime,
I ke edhe shtatë drita
e bëhu trime,
Se pa luftuar nuk kam
qare,
Jemi disa shokë në
Koshare;
Nëse e vëreni datën
katërmbëdhjetë prill,
Mirë ta dini e mbani
mend prore,
Është vrarë Kasimi në
Vrojtore,
Është vrarë Kasimi
është vrarë trimi.
Nëse më te keni
dëshirë për t’u takuar fare,
Janë do rreze që bëjnë
dritë
Ku tjetër pos
n’Koshare.
Në Rogaçicë, në
Kamenicë,
Janë disa t’ri që s’i
matë toka as njeriu,
Në mes tyre është edhe
Selver Kryeziu.
Kur kishte qenë në
Kroaci,
Shumë kishte menduar
për Kosovë e për liri.
Kur është kthyer në
atdhe,
Fortë e fortë ishte betuar,
Për Kosovë kam për t’u
flijuar:
Më njëzetë e nëntë
prill ’99,
Nuk dorëzohet pa u
shkri,
Në Rrasë t’Koshares
është bërë fli.
Paska lindur n’Voksh
të Deçanit,
Mu në vitin 1978,
S’është kokëfortë por
trim me fletë
Xhevat Nitaj i pathyer,
Paskan thënë dhe ashtu
ka qenë
Djemtë e Vokshit kudo
paskan luftuar,
Bjeshkëve, vrrinit,
anë e kënd Dukagjinit,
E, Xhevat Nitaj ndër
të parët,
Edhe n’thyerjen e
kufirit.
Në Korbaliq të
Kaçanikut,
S’është lindur Azem
Bejta as Gjergj Fishta,
Por është ky Zekri
Dardhishta,
Që e njofti tërë
Kosova në luftë n’Koshare;
Babë Musliu e nënë
Habibja,
U thonë djemve tjerë
krenohi o trima.
N’krah me lirinë asgjë
nuk është sevdaja,
Kështu paska thënë Zeki
Shulemaja,
Që është lindur në
Prishtinë,
Për t’luftuar për
shqiptarinë.
Në Brigadën njëqind e
tridhjetë e tetë,
Ky djalosh
përgjithmonë paska mbet’;
Te Rrasa e Koshares
janë do Pishnaja,
Tani aty prehet Zeki
Shulemaja.
11.
Në tetor gjashtëdhjetë
e nëntë,
Paska dalë një zë i
pari,
Se është lindur Halil
Bajraktari.
Si të gjithë djemtë e
Kosovës,
Prej Podujevës në
Rrafsh të Krushës,
Paska qenë në krah të
Shaban Polluzhës.
Ishte trim, s’ia
kishte dronë frikës,
Ra në Shkozë të
Molliqit,
Ndërsa prehet në Polac
t’Drenicës.
S’kalon ditë pa u
ndezur nga një dritë,
Këtë Kosharja
mirë e vërente e mirë e ka dit’,
12.
Në këtë vend po pushon
Edhe luftëtari Gëzim
Sahiti.
Nëna Monë i kishte
shtatë fëmijë,
Por Gëzimi s’kishte
fare rehati,
Nuk pushoi as në
Itali,
Se një zë e thërriste
për liri.
Gëzim Sahiti nga
fshati Pojatishtë,
Ishte i vendosur djalë
babëloku,
Në njësitin e
komandant Shiqer Maloku.
13.
Në prill ’99 me datë
nëntëmbëdhjetë,
N’altar të lirisë hiq
më pak se dhjetë vetë:
Aziz Gashi e Hysen Temaj,
Ilir Hoxha, Izet Morina e Luan Gashi,
Mejdi Korrani, Shefqet Mustafa,
Xhafer Lipoveci, Bejtë Kajdomçaj e Sali Çekaj.
Janë këta djem të
Kosovës,
Janë trima të lirisë e
dëshmorë t’atdhetarisë.
Aziz Gashi nga Balinca e Malishevës,
I tregoi vendlindjes
dhe tërë trevës,
S’bëhet rehat trupi i
tij,
Në Slloveni as
n’Gjermani.
Gjashtëmbëdhjetë orë
luftë pandërprerë,
Te Rrasa e Koshares i
jep fund:
Kështu e ka lufta, o
shokët e mi,
Krenohuni se gjaku ynë
është liri.
Hysni Temaj nga Kushnini i Prizrenit,
Ka dëshmuar për
rrjedha t’historisë,
Se si gjyshërit e tij
Ishin luftëtarë të Ali
Pashë Gucisë.
Në fillim në Zonë
t’Drenicës,
E më vonë në Dukagjin
e në Smolicë,
Tani, Hysni Temaj
prehet në Landovicë.
Luan Gashi i Hoçës Vogel,
Gjashtëmbëdhjetë vjeç
emigroi në Gjermani,
Gjithnjë ishte në
demonstrata pa pushuar,
Kalitej Luani për
Koshare.
Më nëntë prill ’99,
Vet i tetëdhjetë e
pesti luftëtarë,
Thyen kufirin
shqiptaro-shqiptar.
Rrasa e kësaj toke
është krenare,
Që luftuat dhe u
flijuat,
Për t’bërë dritë në
Koshare.
Mejdi Korrani i Pozhoranit të Gjilanit,
Menjëherë inkuadrohet
në ofesnivën e parë,
Ishte si Feniksi, sa
te ara sa te lisi.
Punët me program i
kishte pykë,
Sa në njëren sa në
tjetrën grykë:
Në betejat n’Grykë të
Cërnalevës,
Në Llapushnik, Kleçkë,
Ramc e Petrovë,
Në Reçak e në Luzhak.
Se ç’po thoshte Mejdiu
i Pozhoranit:
Të mos luftosh në
Koshare,
Është njësoj si të mos
kishe luftuar fare.
Shefqet Mustafaj i Gllogjanit,
Gjithnjë ishte në sy
t’armikut;
S’është habi as çudi,
Kur t’vëllanë me pesë vjet burg ia dënojnë,
Jo pse i adhuronte
vajzat as zonjat
Por pse ishte pjesëtar i grupit “Shqiponjat”.
Ishte në Zvicër e
Gjermani,
Merrte zemër e
trimëri.
Pas qëndresës së
Haradinajve në Gllogjan,
Shefqeti shumë zemërohet,
bëhet azgan,
Këtë shumë mirë
gjithkush e din
Luftoi në Baballoq,
Gramaçel e n’Carrabreg,
Në Rastavicë, Loxhë,
Raushiq
E në tërë Dukagjin.
Më nëntëmbëdhjetë
prill ’99,
Bie Shefqeti te Rrasa
e Koshares;
Të gjithë trimërinë
dëshmi e kanë,
Tani djali prehet
n’Gllogjan.
Ilir Hoxha, nga fshati Dushanovë e Prizrenit,
Nga familje e
përndjekur,
Kështu Iliri ishte
pjekur,
Më tridhjetë mars ’99,
Me shumë djem të
Dushanovës
Trup e tërthor i bijnë
Kosovës,
Në Kalimash kishin
shkuar,
Në Koshare për
t’luftuar.
Më nëntëmbëdhjetë
prill,
Lufton Iliri, vesh nuk
merr,
Edhe kur qëllohet me
snajper,
Ra për liri dhe Iliri,
Për ta bashkuar tokën
dhe rrënuar një kufi.
Izet Morina, nga Astrazubi i Malishevës
Është kalitur dhe
është zemëruar;
Më njëzetë e nëntë
korrik ’98,
Po ia vrasin mixhën e
vet,
Shkoi Izeti në kurbet,
Në Kroaci dhe
Gjermani,
Por nuk lihet atdheu
në robëri.
Kthehet djali në
Koshare:
Dëgjo Astrazub e oj
Malishevë,
Sa ëmbël qenka të
prehesh
edhe në këtë trevë!
Xhafer Lipoveci i lindur në Gjakovë,
Po lufton në Smolicë
ky trim i ri,
Në Nec, Rracaj dhe tek
Lisat e Zi,
Më nëntëmbëdhjetë ’99
– lajm i ri:
Pak pa ra terri vritet
Xhaferi.
Edhe Bejt Kajdomçaj,
Nga Dedaj të Hasit të
Prizrenit,
Si shumë luftëtarë të
tjerë,
Merr aminin e lirisë,
Edhe privilegjin e përjetësisë.
14.
Ali Thaçi kishte nëntë
fëmijë,
Hamëz Thaçi ishte njëri prej djemve të tij,
Më nëntë prill hyri
n’histori,
Së bashku me shumë
trima
E kishin thyer një
kufi.
Dymbëdhjetë ditë më
vonë,
Në një luftë të
përgjakshme,
Të gjithë kanë thënë,
Ra Hamza trimërisht,
Duke luftuar e duke
kënduar.
Afër Prizrenit në
Dushanovë,
Nazim Lushaj organizonte demonstrata,
Në qytet edhe në
shkollë.
As bukëpjekës në Deçan
nuk ishte i qetë,
Ushton Kosharja, liria
e thërret,
Ra Nazimi për atdhe si
më i pari,
O, sa bukur,
Mbi trup të tij gufon
bari.
15.
Në Gjakovën trime e
t’kuqe,
Dukagjin Vula fëmija më i madh n’familje,
Punonte për kafshatë
goje,
Por liria i bënte
roje.
Plagë të rënda kishte
marrë,
U vra djali për Kosovë
e Dukagjin,
Dhe tani prehet në
Gjakovë
Shumë i nderuar ky
trim.
16.
N’Rahovec e në Reti,
Paska lindur një djalë
i ri,
Është Bekim Thaçi
që luftonte për liri.
Në Kukës qenka
bashkuar me vullnetarë,
Të plagosurve në
ndihmë u ka dalë;
Më njëzetë e shtatë
prill ’99,
Po luftonte në Rrasë
t’Koshares,
Me shumë djem e
luftëtarë,
Po atë ditë tokës së
Kosovës,
Gjakun ia kishte falë.
Po këtë ditë – datë
njëzetë e shtatë,
Në rras t’Koshares po
këndon,
Se, për liri jetën e
dhuron;
N’Shajne të Dragashit
nuk mbajnë zi,
Por krenohen edhe pse
kanë pak mërzi:
Fetah Sylejmani është ngritur lapidar në kufi.
Kështu këndojnë sot dy
fëmijët e tij:
Në Rrasë, me vullnet e
pa frikë,
Me tromblon dhe
automatik,
Bie Fetahu bëhet
dritë.
Tash prehet në Sharrin
legjendar,
Kush të dojë këtu mund
të kthehet,
Këtë dritë për ta
parë.
17.
Një ditë më vonë,
E tërë Kosharja po
ushton,
Luftojnë do trima me
krahë si fleta,
Të gjithë ishin në
njësitin “Delta”;
Aty është edhe Shpëtim
Bojku,
Djalë i ri nga Peja e
Haxhi Zekës,
I lë namin me trimëri
vetës.
Tash, te Rrasa e
Zogut,
Është një monument
historik,
Në te stoliset emri i
Shpëtimit,
Bashkë me te të gjithë
bëjnë dritë.
Këtu, n’këto vise,
Nuk matet dita as ora,
Se prej këndej shihet
e tërë Kosova.
Trimat, në këtë vend
prehen e nuk presin,
Nga këtu me sy të etur
të gjithë përshëndesin;
Më njëzetë e tetë
prill merr vesh vrrini
Sot u vra trim
Shpëtimi!
Milazim Mavraj nga Saradrani,
Ky student i
makinerisë,
Sot ia fali trupin
tokës e jetën lirisë.
Ky bir i kësaj toke,
Që pasardhës la tre
fëmijë,
Pat dhuruar edhe shumë
para për ushtri.
Rrasë e Koshares është
ai vendi,
Ku me njëzetë e tetë
prill
U përjetësua Milazim
Mavraj – “Çeçeni”!
Janë tre vëllezër e
një motër,
Gjithnjë në protesta e
të pakënaqur,
Një prej tyre-Jusuf
Hoxha,
Atij zemra i ishte
shkrumbuar në mërgim
Andaj e thërret atdheu
shqim;
Vjen në Durrës e deri
në Kukës,
Shtegton maleve e
lugut arës,
Deri sa arrin në çuk
t’Koshares.
Më njëzetë e tetë
prill
Ra dëshmor – nuk
harrohet,
Prehet në Kleçkë në
Varrezat e Dëshmorëve.
Po këtë ditë si
përhera,
Luftojnë djemtë që nga
Shkupi e Gjakova,
Edhe Hasan Latifi
nga Kumanova.
18.
Po afrohet prilli për
t’përfunduar,
Sinan Thaçi nga Zajza e Prizrenit,
I jep zemër e detyrë
vedit,
Amanetin e t’parëve në
vend për ta çuar.
S’është qetësuar në
mërgatë,
Kishte thënë e kishte
menduar:
Më mirë është në
Kosovë
Për të ngrënë bukë
thatë.
Në Brigadën 138 “Agim
Ramadani”,
Te komandant Skënderi
është rreshtuar
Armikun për ta
luftuar.
Paska mbrojtur shumë
ushtarë të lirisë,
Dhe në fund bëhet
rreze e ardhmërisë.
Kështu bëri edhe Shaban
Hajzeraj
Nga Veriqi i Istogut,
I familjes me traditë
të luftës
Për luftë dhe shumë të
besës,
Gjyshërit e tij
bashkëluftëtarë të Azem Bejtës.
Prej Kalimashi drejtë
në Koshare,
Luftoi Shabani pa u
trembur fare.
19.
Më 1912 lufton familja
Musiqi në vend t’vet,
Asnjëherë nuk është
dorëzuar kurrën e kurrës,
Ishte bashkëluftëtare
e Shaban Polluzhës.
Kështu ishte në
vazhdimësi,
Edhe Lutfi Musiqi
nga e lashta Vushtrri,
Ishte ky një
intelektual,
Që studioi në Angli.
Por, atdheu e ftoi
gjithnjë,
Tek radhitet në
Brigadën “Agim Ramadani”,
U japë zemër të gjithë
shokëve e luftëtarëve;
Më tridhjetë prill
bijnë granata,
I thotë vetës: mos u
dorëzo, o Lutfi,
Se shkon loti në
familje e në shtëpi.
Oh sa është madhështi,
Prehet Luta në
Vushtrri.
Se ç’po bën dasmë
fshati Polluzhë,
Për Rifat Kastratin
i cili kështu e deshi fatin,
Familja Kastrati janë
të malit edhe të fushës,
Por edhe të gjakut të
Shaban Polluzhës
Prej fillimit e prej
të parit,
Ishte në miqësi me
familjen e Rifat Jasharit.
Nënë Sofija e babë
Xhelili kishin tetë fëmijë,
Por Rifati sikur ishte
më dai;
Shkoi n’mërgim për t’u
njoftuar me atdhetarë,
Më pastaj në Kosovë
për të ardhë,
Në Koshare për
t’luftuar,
Në këtë vend për t’u
përjetësuar.
Tash prehet në Polac
dhe bën dritë,
Është diell që kurrë
s’ka për t’u fikë.
20.
Një sportist gjakovar
gjithmonë i parë,
Për t’luftuar vendim
ka marrë,
Xhafer Thaçi djalë i malësisë
Kampion evropian ka
marrë rrugën e lirisë;
Lamtumirë nënës i
kishte thënë
Në rrugën e shenjtë
kur është nisë:
Ndoshta s’kthehna
asnjëherë,
Por ta dish se më ke
gjithmonë me nderë.
Mori rrugën për
Gllogjan,
Shumë beteja i
zhvilloi në Ratishë e Gllogjan,
Por as kjo nuk i del,
Vazhdon në Jabllanicë
e n’Gramaçel.
Bie dëshmor në
Vrojtore,
Pra dëgjo, oj Kosovë,
Prehet Xhaferi në Varrezat
e Dëshmorëve
Bën dritë në Dukagjin
edhe n’Gjakovë.
21.
Hajt moj nënë e mos
baj dert,
Mirë e di ç’bën Besim
Rexhepi,
Jemi familje me
traditë,
Kjo s’është lehtë, por
s’kam faj
Të gjithë e dinë në
Ferizaj.
Nëse shkoni në
Koshare,
Pa u takuar me te, te
Rrasa
Nuk bën fare;
Vritet djali Besim
Rexhepi,
S’është i vetmi, as i
pari por as i treti.
22.
Thërret Besimi, Sinani
e Jusufi,
Po ku je, o Rifat
Guxhufi
I Kaliqit të
Prishtinës:
Mësyja Rrasës e
Vrojtores.
Kam marrë plagë për
liri,
Janë të ëmbla si
bakllavë,
Po pushoj përgjithmonë
në “Majagllavë”,
Se, është maji, e
lulet kanë dale!
23.
Vazhdojnë lulet për të
çelë,
O, sa fortë na ka
marrë malli
Për këtë pranverë,
Për ta parë Kosovën e
lirë,
E, ujë Peje për të
pirë.
Kur i dëgjuan trimat
këto fjalë,
U trimëruan Januz
Zjenullahu, Shabi Kajolli,
Murat Aliu, Florin Maliqi e Ramush Shatrolli,
Edhe Behxhet
Shabani e Haxhi Kajolli.
Thanë ta bëjmë tonin
karakollin;
Janë ra trimat për një
ditë,
Më pesë maj pikë më
pikë!
Kishte Shkupi shumë
Kajolla,
Kështu flisnin tre
sokola,
Shabi Kajolli paska thënë pa fije tute:
I kemi dalë përballë
ushtrisë turke,
Kemi luftuar më
armikun fyt për fyt
Edhe në atë Luftën e
Dytë.
Në Shkup t’Vjetër kemi
dyqan,
Jemi mësuar për
t’luftuar me kapedanë,
Tash, n’Rrasë të
Koshares ja ku jam!
Bini djema se po vjen
pranvera,
Do të çelin lule e
kurrë më therra,
Thotë Shabi duke
kënduar,
Pas vetes i kam lënë
edhe katër djem,
Katër djem e mijëra
trima,
N’katër anë po shkon
oshtima!
Kishte punuar në
Gjermani për nëntë vjet,
Në Kosovë vjen apet,
Por kësaj radhe më
shumë shokë
Vjen drejt n’Koshare;
Këtu është vendi për
t’luftuar,
E më vonë, edhe për të
pushuar.
Kështu bëri Ramush
Shatrolli
Nga fshati Pleshinë,
E ndjeu Shkupi, edhe
Tirana me Prishtinë.
Murat Muhamed Ali,
Një mik i lirisë nga
Algjeria,
Tash e njeh tërë
Kosova dhe Shqipëria.
La prind, familje
atdhe,
Për Kosovë u bë pre;
N’Rrasë të Koshares ra
dëshmor,
Përgjithmonë për këtë
tokë është madhor.
Januz Zejnullahu i Gjylekarës së Vitisë,
Studijoi gjuhë në
Siri,
Jo për Azi as për
Arabi,
Por për t’u ngjeshur
me dituri.
Kudo që predikoi si
imam,
Në Dobrosh, Kravariç,
në Vuthaj e n’Gjylekar,
E kishte kombin në
radhë t’parë.
Seç lufton Jonuzi në
Koshare,
Plotë duart bomba –
hyn n’bunker,
E hodh n’ajr një
asqer.
Me pesë maj, Jonuzi
ndërron jetë:
Komandant Rrustem
Berisha,
Kishte thënë për te në
Koshare,
Kudo, nëse doni edhe
te Roshkodoli,
Në këtë shekull kishe
lindur,
Edhe një Mic Sokoli!
Florim Maliqi i Sadovinës së Ferizajt,
Rrugë kishte marrë për
n’Koshare,
Pa u mëdyshur as
hamendur fare,
Për t’luftuar dhe për
t’u martirizuar.
Behxhet Shabani nga fshati Baks,
S’ishte i ri por shumë
naks;
Nuk pushonte në
protesta e demonstrata,
Kishte shkuar në Tuz e
Kroaci,
Në Slloveni dhenë
Itali,
Kishte mësuar edhe
shumë gjuhë,
S’është frikuar as për
forcë e as për fjalë;
Një ditë shumë ishte
mërzit,
Kishte vendosur rrugë
për t’marrë.
Ka ardhur koha,
Vuajtjet të marrin
fund
Në Dukagjin edhe
gjithkund,
Kështu i kishte thënë
nënës dhe familjes.
Behxhetit kurrë s’i
huqte kamza,
Kështu luftone ai me
nofkën “Hamza”.
Bie dëshmor si të
tjerët,
U varros në Koshare –
n’kopshtin e ri,
Të gjithë e kanë emrin
liri.
Por ishte dhimb e
shumë mall,
Shtatëmbëdhjetë vjet
djalin
Familja se kishte
parë,
Rivarroset në
vendlindje, haj medet,
Prehen eshtrat e
Behxhetit
Pranë të afërmve
t’vet.
Ra dëshmor dhe nuk
humbi,
Haxhi Kajolli, që n’Koshare erdhi nga Shkupi.
24.
Bijnë dëshmorë trimat
e ri,
T’i numërojmë një nga
një:
Afrim Krasniqi nga Malisheva,
Ai rritët në Prishtinë
dhe kalitet për lirinë,
S’kishte më shumë se
trembëdhjetë vjet,
Kur Afrimi në
demonstrata të studentëve,
Për shumë gjëra sa
mirë shërbente.
Shumë të rinjve u
sillte ushqim,
Ua shuante etjen,
Për çdo ditë u
siguronte lajme edhe gazetën.
I bashkohen edhe dy
shokë:
Pelle Christop dhe Cim
Sundin;
Kur arrin djali
n’Koshare,
E kishte edhe një
veti,
S’mund të flinte pa e
shkruar edhe ndonjë poezi.
Për t’ia lexuar të
gjithë ia marrin,
Sidomos ato që i
kishte shkruar
Për luftëtarët dhe
komandantin, Adem Jasharin.
Me gjashtë maj ’99,
Lufta dhe pena e tij
pushojnë,
Veprat e tij s’mund
t’i harrojmë.
Liman Rekaj nga Muhaxheri i Ferizajt,
Nga një familje me
prejardhje
Nga Popoci i
Leskovcit,
Ka qëndruar me fuqi
t’Zotit;
Shkon Limani në Angli,
Por shpejt u kthye
n’atdhe,
Në tokë t’vet edhe
njëherë me le.
Është nisur për
n’Koshare:
Pak aftësohet te
Elshani,
Pastaj bëhet luftëtar
Në Brigadën “Agim
Ramadani”.
Njazi Rexhepi, nga Sllatina e Vitisë,
Fort dëshmon se babë e
gjysh
I kishte pas trima të
lirisë.
Të gjithë dimë për
masakrën e Tivarit,
Axha i tij ishte
dëshmi e tërë këtij kalvarit,
Babai Ramizi më 1968,
Ngrit flamurin në
fshat t’vet.
Me gjashtë maj Njazi
Rexhepi ra n’Koshare,
Tash e përgjithmonë
bën dritë natë e ditë.
Safet Qemajl Rexhepi nga fshati Zhiti në Viti,
Gjithmonë e
familjarisht,
Armikun e kishte
mërzi.
Edhe pse i ri,
Pak djali shkon në
Gjermani,
Nuk rri shumë dhe
kthehet në Dukagjin;
Sa i ri por shumë
trim,
Ra Safeti për liri –
kështu thonë,
Në Koshare prehet
përgjithmonë.
Tafil Osmani nga Kçiçi i Vogël i Mitrovicës,
Që t’parët e tij ishin
luftëtarë t’Azem Galicës,
Me sistemin s’është
pajtuar,
Për këtë nga shkolla
është përjashtuar.
Emigron në Gjermani e
Itali,
Por askund Tafili
s’gjen rehati.
Më nëntë prill,
sikurse shumë luftëtarë,
Ka marrë pjesë në thyerjen
E kufirit
shqiptaro-shqiptar.
Shokët e luftës se
ç’kanë thënë,
Çdoherë në luftë e
paska kënduar një këngë,
Ishte kënga
“Besa-Besë”,
Të cilën e këndonte
Në mbrëmje edhe
n’mëngjes.
Më këtë këngë paska
fjetur,
Përgjithmonë i gjallë
për t’mbetur.
25.
Të nesërmen paskan
vdekur edhe dy trima,
Të cilët në beteja
ishin si vetëtima,
S’janë shqiptar, por e
kanë dashur shumë lirinë,
Është Francesco
Guizepe Bider nga Italia,
Shumë luftëtarë kishin
ardhur në Kosovë:
Nga Holanda,
Danimarka, Gjermania e Italia,
Nga Spanja, Irani e
Japonia,
Nga Amerika, Suedia,
Anglia e Algjeria,
Në front të luftës
ishin përherë,
Siç ishte nga Franca Patllard
Arnaud Pierre.
26.
Muaji maj, data
njëmbëdhjetë,
Edhe sa trima sot
paskan rënë e nuk kanë vdekë:
Rrustem Loshaj, Urim Mehmeti, Nikollë Dodaj,
Naim Orllati, Izet Beqiraj e Kreshnik Ademaj,
Emin Kryeziu, Ali Ivaja e Fatos Ademaj,
Besim Nuha e Ali Hasi,
Të gjithë trima e të
shpejtë si shkreptima.
Xhevdet Loshaj nga Carrabregu,
Shumë kishte bartur
armatim,
Por thoshte: më shumë
për fshatin tim,
Erdhi kjo ditë që të
bëjë Xhevdeti dritë.
Urim Mehmeti nga fshati Cernicë
Me Arif Zeqirin shkon
në fshatin Pjetërshticë;
Pak më vonë, pa u
hamendur e pa folë,
Shkon n’Tropojës
Vuqipol,
Gjatë tërë kohës,
Siguron e përcjell
armatim,
Për t’luftuar për
çlirim.
Depërton në rrugën
Pejë-Gjakovë
Nën granatim e
mitralim,
Pastaj shkon në Hereq,
Dubravë e në Gllogjan,
Për t’u vendosur në
Prapaqan.
Kishte detyra shumë
t’vështira të vëzhguesit:
Në pikat-Rrasë e
Zogut, Padeshë e Kamenicë,
Gjithkah shkonte,
fshat më fshat edhe n’Smolicë.
Më nëntë prill se
ç’kishte ndërmarr Urimi,
Që nuk dinte se
ç‘është pushimi:
Më njëmbëdhjetë
pjesëtarë të Policisë Ushtarake,
Dhëmbë për dhëmbë e
flakë për flake,
Don ta merr karakollin
në Koshare.
Dhe të nesërmen, me
përkrahjen e artilerisë,
Luftuan shumë e hollë
e hollë,
Tash karakolli ishte
nën kontroll.
Çfarë po ndodhë një
ditë më vonë,
Komandantin me shumë
ushtarë
Urimi tek po i mbron,
Fill pas kësaj trimi
pushon!
Shumë ishte zemëruar,
Nikollë Dedaj nga Dujaka e Gjakovës,
Për kësi trimi rrallë
keni dëgjuar.
Rrallë keni dëgjuar e
rrallë keni parë,
Në të hyrë t’Gjakovës
Edhe babën ia kishin
vrarë.
Nga Zvicra e deri në
Dukagjin,
Iu kanë dukur Nikollës
vjet dyqind.
N’Rrasë të Koshares
qenka ra,
Se si prehet këtu
përherë,
Mund të ktheni
ndonjëherë.
Naim Arllati nga Brestovci i Rahovecit,
S’keni parë as s’keni
dëgjuar,
Aq i ri djali lirinë e
ka përqafuar.
Kishte hyr në Brigadën
124,
Të udhëhequr nga
Skënder Hoxha,
Për gjithçka Naimi
vraponte fluturim,
Në detyrën e korrierit
për furnizim me armatim.
Më njëmbëdhjetë maj
’99,
Luftë e madhe është
zhvilluar,
Të gjithë luftojnë sa
nuk pëlcasin,
Vrahet Naimi bashkë me
komandant Ali Hasin.
Kreshnik Ademaj nga Peja – Katundi i Ri,
Edhe ky djalë trim por
shumë i ri,
Qumësht kosove nëna i
kishte dhënë n’gji,
E kishte lënë tërë
familjen për liri.
Kishte thënë: nuk kam
ardhur në kazerma t’rri,
Por të luftoj për
atdhetari.
Ra Kreshniku në
Koshare,
Aty ku gjaku i tij
lagu tokën,
Në atë vend është
mbirë lulja,
Ka aromë për tërë
botën.
Tash moj nënë ke
mbetur pa mua,
Por jam këtu me shokë
duke pushua’.
Izet Beqiraj nga Baballoqi i Deçanit,
Ishte shpresa e
familjes:
Shumë punoi djali
n’mërgim.
Por, për çdo ditë
kishte parë kishte dëgjuar,
Se si janë vëllezërit
duke luftuar;
I tregoi vëllait Brahes,
por edhe Gazmendit,
Ja, ia mbërrina në
Kosovë,
Në Koshare për të
shkuar,
Atje janë djemtë e
Kosovës e t’Dukagjinit,
Po e ndërtojnë një
kala,
Deri më tash askund në
botë,
Të tillë nuk ka.
Pritni pak, thotë
Izeti,
Pa u vrarë për atdhe,
Nuk e dini ç‘është
gëzimi as lezeti;
Kam një vajzë edhe një
djalë,
Edhe këta atdheut i
qofshin falë!
Edhe një djalë i
Katundit t’Ri,
Për Kosovë është bërë
fli,
Është Fatos Ademaj
që nuk duronte robëri.
Nëna Hale kishte tre
fëmijë,
Por Fatosi e vëllai
Feimi si vetëtima,
Me shumë shokë në
Koshare hynë këta trima;
Në luftë s’vdiset edhe
kur vdiset,
Nuk vrahet edhe kur
vritet,
Hej, mbi varrin e
Fatosit,
Bari idhnak shumë po
rritet.
Emin Kryeziu nga Rogaçica prej Kamenice,
E familjës bujare e
partiotike,
Sa është kthyer nga kurbeti
në Koshare,
Pushon Emini me shumë
shokë në këtë tokë.
Ali Ivaja nga Cërnilla e Ferizajt,
Kur i kishte vetëm
pesëmbëdhjetë vjet,
Nga armiku maltretohet
e keqtrajtohet,
Por vetëm kalitet,
asnjëherë nuk dorëzohet.
Edhe pse punoi në
Greqi e Gjermani,
Pas betejës në Prekaz,
niset Aliu për në atdhe,
Për të vdekur si me
le.
Në shumë beteja ka
marrë pjesë:
Në Bardh të Madh,
Suharekë e Malishevë,
Është koha më e mirë
për liri në pranverë.
Bëhet dritë në
Koshare,
Për t’u përmendur
gjeneratë pas gjenerate:
Thotë nëna: o, Ali
Jetën kurrë për liri
s’e mate!
Ali Hasani nga Cërmjani i Gjakovës,
Ishte mësues që
shpërndante dituri,
Mirë e dinte se nuk ka
shkollë as mësim,
Pa pasur edhe liri.
Kështu, Aliu i edukoi
t’rinjt e Dushkajës,
Të luftojnë e të
mësojnë,
Që atdheun ta
çlirojnë;
S’kishte kursyer djem
as vedin,
Ishte bashkë me
Visarin dhe Armendin.
Edhe motrën Atifete,
Shumë e kishte
porositur,
Për t’iu ofruar ndihmë
t’plagosurve,
Gjithnjë të jetë e
përgatitur.
Me njëmbëdhjetë maj
Se ç’po ndodhë në
Padesh,
Vriten këta trima
atdhetarë.
Së bashku me ta edhe
tjerë ushtarë.
Besim Nuha nga Mitrovica,
I ka rrënjët nga
familja bujare,
Që ndihmoi popullin pa
dilemë fare,
Me ushqim, mbulojë e
veshmbathje.
Ishte përkrahës edhe
me minatorë,
Prej viti në vit, prej
nëntori në nëntor;
Pas shumë lëvizjesh e
punë të tjera,
Mbërrin për t’pushuar
pak,
Në t’Tiranës Laprak,
Pastaj merr rrugën për
n’Koshare:
Mori nënë, more
vëllazni,
Mos u mërzitni për
Besimin,
Se n’këtë vend e keni
trimin.
27.
Muharrem Mehmeti e Ilmi Bajraktari,
Sikur shtyhen kush
t’vdes i pari;
Muharremi i Pakashticës,
Ka nis vetën për ta
ngushtuar,
Në mërgim paska
shkuar,
Por masakrat në
Dukagjin e n’Drenicë,
S’e kthejnë djalin në
Podujevë as n’Pakashticë,
Por drejtë te Pishat
në Koshare,
Për t’luftuar e për
t’u ngjitur në lapidare.
Ilmi Bjaraktari ishte trim pa presedan,
Po luftonte me nofkën
“Oçalan”.
Ishte lindur në Bllaç
t’Dragashit,
Është treguar jo vetëm
prej tashit;
Si nxënës e si
student,
Me zemër çelik, me
shpirt i madh,
E ka lindur nëna për
Sharr.
Emigroi në Rumani,
Zvicër, Itali e Austri,
Me kurbet ishte djegur
e përvëluar,
Më tetë maj ’99
n’Kosovë djali tek po shkon,
Tash dihet se ku bën
dritë dhe ku pushon.
Përkujtohet gjithmonë
dhe tash,
I pushon trupi në
Dragash.
28.
Hasan Çerkini nga Zaskoku i Ferizajt,
Po bisedon në Gjermani
Me disa shokë djem
dai,
Do të shkojmë në
Kosovë,
Në Kosovë e drejtë
n’Koshare,
Për liri nuk na
dhimbset shpirti,
Nuk i japim as pesë
pare.
Shkrep diçka dhe bëhet
dritë;
Paska rënë Hasani te
Maja e Kokës,
Për t’ia shtuar namin
atdheut dhe tokës.
Abaz Thaçi nga Osdrini i Ferizajt,
S’e ka harruar
asnjëherë traditën:
Më mirë është të
vdesësh se të kesh frikën,
T’parët e Abazit
paskan qenë
Në shumë çeta në shumë
prita,
U kanë prirë Shaqir
Smaka, Kamer Loshi,
Nak Berisha e Azem
Galica.
Abazi edhe më shumë
kishte mbërri;
Për trimëri e dituri
kishte kryer edhe akademi,
Ishte ngjeshur me
njohuri në Zagreb,
Për t’u bërë edhe
n’Koshare strateg.
N’Rrasë të Koshares ka
luftuar,
Trim i madh është
dëshmuar:
Të gjitha sulmet i qet matanë,
I vjen radha të prehet
në Tiranë,
Në Tiranë prehet dhe
shumë tregon,
Prej atje me liri tërë
Kosovën e rrezaton.
29.
Në muajin maj, datë
tetëmbëdhjetë,
Është zhvilluar edhe
një betejë e vërtetë:
Bijnë do trima për
liri,
Në Koshare s’ndalet
lufta e vihen prita,
Të gjithë armiqve u ka
hyr frika.
Bën Lulzimi haj
medet,
S’po kam dert unë për
veti,
Por u vranë Fitushi,
Burimi e Safeti!
Katër drita ndizen
përnjëherë,
Përnjëherë e
përgjithmonë.
Le të mburren babë e
nanë
Dhe të gjithë kënd
kanë
Këta luftuan për
vatan.
Thotë Fitushi,
mor Burim:
S’e kam ditur se je
burrë edhe kaq trim,
Nëse kam fat për të
shpëtuar,
Shumë këngët kam për
t’i kënduar.
Ky Burimi me
plagë shumë,
I thotë Safetit,
po ku je more lum,
T’përqafohemi fortë e
fortë,
Të tregojmë për zotësi
e unitet,
Kjo na duhet sot e
gjithmonë
Të gjithëve këtë t’ua
lamë amanet!
Janë këta pra, Lulzim
Zenelaj
nga Reçani i
Suharekës,
Fitush Kukaj e Burim Graçenci,
Që të dy nga
Prishtina,
Dhe, Safet Gjinovci
nga Makërmali,
Në Skënderaj thonë
s’ka pasur kësi djali.
30.
Vetëm një ditë më
vonë,
Afrim Gashi nga fshati Hajvali,
Në vendin e luftës
paska mbërri;
Tek Pishat – në vendin
Shkozë,
Bien Afrimi për
t’pushuar një pikë fare,
Ku pos tjetër veç
n’Koshare.
Faik Çabrati nga Planeja e Prizrenit,
Qysh i ri
gjashtëmbëdhjetë vjeçar,
Kishte marrë një rrugë
të mbarë;
Nëpër fusha nëpër
male,
Ka ndihmuar Ushtrinë
Çlirimtare.
Edhe në betejat
vendimtare,
Lufton djali pa asnjë
frikë,
Pushon tash në
Varrezat e Dëshmorëve
Në Landovicë.
31.
Januz Krasniqi është i lindur në Dushanovë,
Prej atëherë sikur
është përcaktuar,
Për të vdekur për
Kosovë.
Viti njëmijë e
nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë,
Për familjen Krasniqi
mbahet mend,
Kur armiku kinse për
armë s’i la vend;
Më dhjetë korrik ’98,
Në Shtabin e Vrrinit
kur ka shkuar,
Për liri Januzi është
betuar,
Më vonë djali qenka
hidhëruar bash,
Me shumë shokë tek po
shkonte në Kalimash,
Në Koshare Jonuzi
luftoi,
Aty ra dhe kombin
nderoi!
Mentor Humolli i Lupçit Poshtëm të Podujevës,
Lë studimet edhe
mësimet,
Shkon në luftë vendin
për ta çliruar,
S’bën të jesh i
robëruar.
Edhe në vitin 1990,
Për liri e jo për
vete,
Heroikisht vritet
motra Ylfete.
Nuk i frikësohej as
dajakut as stupcit,
Merrte flakë në
demonstratat e Lupçit.
Thotë Mentori, edhe
unë qare s’pata
Pa marr pjesë në
demonstrata;
Në vazhdim e më vonë
në Brigadën 138,
Kalitet e përgatitet
Mentori,
Për liri për t’luftuar
dhe për të vdekë.
Ra dëshmor në muajin
maj, datë njëzetë e një,
Prehu djalë e dert mos
ke,
Si shumë trima edhe ti
sot je!
Nazim Buduri nga Hoça e Prizrenit,
Don t’i tregojë botës
tërë miletit
Se do t’ia lë namin
vetit;
Babai i tij edhe si
bari e duke ruajtur fushën,
Mbante lidhje me
Muharrem Bajraktarin
Edhe me Shaban
Polluzhën.
Këtij djali, policia
po i bënte tortura t’mëdha,
Por luftës për liri
asnjëherë s’iu nda.
Thotë Nazmiu:
Bieni djema për liri,
Unë asnjë plagë nuk po
e ndi’.
Xhemshir Islami nga Mikushnica-keni dëgjuar,
Me shumë shokë luftën
e kishte filluar:
Mikushnica ka hitori,
po për besë,
Që nga viti 1924 e
deri në ate dyzetë e pesë,
Kështu ishte edhe në
vitin 1912,
Vazhdon lufta për
atdhe e pavarësi,
Si kudo në shqiptari.
Vjen Xhemshiri nga
Gjermania në Koshare,
Për ta bërë armikun
batare.
Në maj, datë njëzetë e
një,
Xhemshiri i mbyllë
sytë,
Duke luftuar me
armikun,
Gjoks me gjoks e fyt
për fyt.
32.
Sa i vështirë e sa i
rëndë është kurbeti,
Atje paska lindur Hamdi
Sheremeti,
Në Helibran të
Gjermanisë,
Rritët e piçet për
idealin e lirisë.
Shumë dasma dhe shumë
festa,
Hamdiu këto i
shndërronte
Në demonstrata e në
protesta.
Janë tubuar shumë
luftëtarë,
Në Kosovë duan me
ardhë.
Më njëzetë e katër maj
’99,
Në Koshare ra
djaloshi,
Por s’u bë kiameti,
Këtu u përjetësua
Hamdi Sheremeti.
33.
Ismet Mustafa nga Çerkezi – Kumanova,
Mirë e dinte se ç’po heqke
e tërë Kosova;
Ditë për ditë e pak
nga pak,
E pezmatoi masakra
n’Reçak,
Elektricist me
profesion,
Nuk kursehet por
rrastë lufton.
Në Koshare shumë
dëshmohet,
Tash prehet në Çerkez
të Kumanovës.
34.
Imer Kryeziu nga fshati Pagarushë,
Shumë herët mendja iu
kishte mbush’,
Në Koshare ishte
shembull e krenari,
La pas vetës
dymbëdhjetë fëmijë,
La më të madhen
pasuri.
Në muajin e luleve,
datë njëzetë e tetë,
Ra Imeri dhe ndërroi
jetë,
Shumë krenohen mal e
fushë,
Edhe fshati Pagarushë!
35.
Gëzim Berisha nga Gllogoci,
Ra dëshmor ky djalë
fisi,
Me vullnet të madh
luftën e nisi.
36.
Ramadan Salihu nga Zaskoku i Ferizajt,
Në demonstrata e
revolta,
Nuk është vetëm,
Por më të gjithë
vëllezër edhe motra;
Për padrejtësitë donte
t’i tregonte botës,
Merrte pjesë në të
gjitha vendet e Evropës.
Mbaron shkollë të
mesme e fakultet nis,
Ne Këln e Vuppertal të
Gjermanisë,
Por s’ka mundur për
t’duruar,
Me shumë shokë është
bashkuar,
Për n’Kosovë të gjithë
janë t’filluar.
Luftojnë trimat në
Koshare,
Me tridhjetë maj se ç’po
këndonte Ramadani,
Pastaj pushon trimi si
t’jetë fjetur,
Përgjithmonë rri i
qetë zemër luani.
Gazmend Berisha me prejardhje nga Çeskova,
Kësi trimi nuk lind
Peja as Gjakova,
Nënë Ryva e babë
Zeneli,
Kishin rritur
dymbëdhjetë fëmijë,
Të gjithë të besës e
për liri.
Në Koshare me pesë
qershor,
Tek po shtohet edhe
një dëshmor.
37.
Milazim Shala i Baballoqit në Dukagjin po lufton;
Pas masakrës në
Gllogjan e në Drenicë,
Është radhitur ndër
luftëtarë,
Në rreth t’Gjakovës
ishte ndër t’parë.
Lufton djali në Carrabreg,
në Prejlep,
Në Jabllanicë e në
Rastavicë.
Djersët në luftë janë
të ëmbla e jo të njelmëta,
Kur lufton Milazimi së
bashku me njësitin “Delta”.
Në muajin maj me datë
tridhjetë e një,
Luftë e ashpër se ç’po
bëhej tek Piramida C-1.
Nëpër male, fusha,
kodra e nëpër bokë,
Mbahet mend:ra
Milazimi me katër shokë.
Xhemajl Fetahaj nga fshati Raushiq,
Ishte student i
historisë,
Edhe ai, me shumë
shokë luftës ia nisë.
Nuk e pengonte vapa,
shiu as shtrëngata,
S’bën punë burgu as
gjashtë vjet,
Në demonstrata del
Xhemajli me shumë vet,
Në Pejë, Istog e në
Gjilan,
Në Prishtinë e në
Deçan.
Ky Xhemajli është i
kullave dhe i oxhaqeve,
Kishte arritur shumë
edhe në pajtimin e gjaqeve.
Kishte ardhur koha
t’emigrojë,
Por këtë dhimb
Xhemajli smundi ta përballojë,
Andaj, shumë të rinj
ai i bashkoi,
Shumë djelmosha i
kishte bashkuar,
Drejtë në Koshare për
të shkuar.
Po luftonte si
drangua,
Me shumë shokë ishte
bashkuar;
Rrasa e Zogut tash
ndriçon,
Në këtë vend edhe
djali i Fetahajve
Përgjithmonë pushon.
38.
Ernest Zariqi nga Prishtina,
Në Brigadën 138,
Po lufton si trim me
fletë.
Për ta mos zgjatur
fare,
Ra dëshmor Ernesti,
Ku tjetër veç se në
Koshare.
39.
Remzi Xhaferi nga e Shkupit Haraçinë,
Shumë e deshi dhe e
ëndërroi këtë lirinë;
Për shumë vite e
maltretojnë,
Shtëpinë sa herë ia
kontrollojnë,
Ky djalosh kishte
luftuar në Kroaci,
Pastaj kthehet në
Kosovë,
Për t’luftuar për
çlirim e për liri,
Për t’u bërë i
pavdekshëm te Bunkerët,
Për t’u flijuar si të
tjerët.
Babë Demushi se ç’po
thotë:
Djalë Remziun nuk e
kam rritë kot,
Për ate nuk më rrjedh
asnjë pikë lot,
Në Koshare do ta
vizitoj,
Ditë për ditë e mot
për mot!
40.
Fatmir Kerqeli nga Liskoca e Kamenicës,
Nga familja atdhetare
e shumë bujare,
Nuk ka ndenjur në
Gjermani,
Paska shkuar në Koshare,
Ftuar e ka e shtrenjta
liri.
Më datën dhjetë
qershor,
Fati i Mirë ra
dëshmor,
Tash n’Koshare
gjithnjë pushon,
Gjithkush trimat i
nderon,
Por edhe shumëkush
Fort e shumë u lakmon.
Haziz Tola nga Potoçani i Rahovecit,
Shumë mirë armiku e ka
njohur,
Në demonstrata e në
protesta,
Se betejat i
konsideron si festa.
Edhe ky, po ashtu me
dhjetë qershor,
U bë dritë e meteor.
41.
Arsim Rexhepi, nga një vend i quajtur Sazli,
Kishte vendosur për
Kosovë për t’u bërë fli.
Nënë Halidja e babë
Rexhepi,
I kanë rritur gjashtë
fëmijë,
Për atdhe e për liri.
Nga Solingeni i
Gjermanisë,
Ia kishte mësyer
Arsimi tokës së Shqipërisë;
Pa humbur kohë e plotë
vullnet,
Niset për n’Koshare
trimi drejtë.
Aty u bë dritë për t’u
kënduar prore,
Paska rënë trimi në
Vrojtore.
42.
Bylbyl Breqani nga Markaj në Shqipëri,
Iu bashkohet
kosovarëve për liri.
Edhe gjyshëritë e
këtij trimi,
Ishin pjesëtarë të
revolucionit për demokraci,
Në Luftën e Dytë,
Axhallarët e Bylbylit:
Cen Selimi e Shaban
Sadiku,
Luftuan kundër çdo
armiku;
Kanë luftuar pa u
trembur aspak,
Prej Korçe deri
n’Sanxhak.
Djalë Breqani, djalë
azgani,
Më eprorët Rrustem e
Hysen Berisha,
Por edhe më shumë
tjerë luftëtarë,
E thyen kufirin
shqiptaro-shqiptar.
Bylbyl Breqani duke i
tërhequr
Trupat e disa shokëve
të vrarë,
Trimërisht ra në të
lirisë altar.
Por, edhe më shumë për
t’u nderuar,
Bashkia Bajram Curri e
Komuna Bujani në veri
E shpallen Bylbylin
qytetar nderi.
43.
Ali Fejzullahu nga fshati Bajgorë,
Kurrsesi nuk duroi
robëri,
Në ushtrinë sllave
dezerton,
Prej aty shkon në
Itali.
Kishte vendosur për të
luftuar për liri.
Në Koshare lufton Aliu
çdo ditë,
Më njëzetë e pesë
qershor kumtoi lajmi:
Në Koshare edhe një
lule u fik.
Tash vepra e tij folë
Aliu prehet n’Varrezat
e Dëshmorëve në Shipol.
44.
Bujar Jasiqi bashk me t’vëllanë 18 vjeç,
Biejnë dëshmorë si dy
bineçë.
Gjyshi i tyre, Ramë
Jasiqi kishte thënë:
Ja armët e mia,
Amanet dua me ua lënë,
Të luftoni dhe Kosovën
ta çlironi,
Edhe pse i kam
nëntëdhjetë vjet,
Kam dëshirë së bashku
me juve
Në luftë të shkoj apet!
Djalë Bujari, djalë
sugari,
Luftoi n’Junik, në
Gjocaj e n’Jasiq,
Më njëzetë e pesë
qershor,
Së bashku bijnë dy
meteorë,
Dy vëllezër: Bujari e
Besniku,
Në një minutë, në
t’njëjtën orë.
Të flasim pak edhe për
Besnikun,
Shumë i ri por me
vullnet e zemër zjarr,
Bashkë me t’vëllanë në
beteja paska dalë;
Përveç n’Gjocaj, Junik
e në Jasiq,
Shumë dallohet në
betejat në Dobrosh,
Në Hereç, Gramaçel e
në Isniq.
45.
Këtë këngë të gjatë e
t’lavdishme,
Që të gjithë do ta
kujtojnë e do ta këndojnë,
Me një trim të veçantë
do ta përfundojmë.
Është Sali Çekaj
i lindur në Broliq të Deçanit;
Do të flasim pak
histori prej nga vjen familja e tij.
Nëse për fshatin Belle
keni dëgjuar,
I cili nga armiku disa
herë është djegur e përcëlluar,
Por asnjëherë nuk
është zhdukur as dorëzuar.
Është me rëndësi për
t’u treguar,
Njëzetë e dy burra të
këtij fshati,
Nga hordhitë e Malit
Zi kanë qenë pushkatuar,
Edhe dymbëdhjetë trima
tjerë të këtij vendi
I pushkatojnë armiqtë
pa skrupull e drojë
Të cilët çerdhen e
kishin në Pejë e Bellopojë.
Po ashtu, si për inat
e s’është në pyetje habia,
Këtë fshat e kishte
djegur edhe Italia.
Sali Çekaj e filloi
shkollën në Prapaqan,
Kurse të mesmen e
mbaron në Deçan,
Vjen gjithnjë djali
duke u pjek’
Ka kryer edhe
fakultet,
Fakultet për drejtësi,
Por për ta mbrojtur
edhe të shenjtën liri.
E ka filluar dhe e ka
kryer me vullnet,
Çdo punë dhe
aktivitet.
Kur ka hyrë në UÇK-ë,
I zbaton të gjitha
detyrat hë për hë;
Në aksione t’shumta në
Deçan,
Në Baballoq e në
Çakorr,
Nëpër shi e nëpër
borë,
Me shumë trima e me
shumë shokë,
Pas një shekulli në
Kosharë,
E ka thyer murin e
Berlinit shqiptar.
Ra dëshmor n’Rrasë të
Koshares,
Ia la namin tërë
Kosovës edhe babës!
Shihni e dini, or
vëllazni,
Në Koshare është
ngritur një lapidar,
Për të mësuar të
gjithë histori,
Por, edhe mend për të
marrë!...
Këtë madhështi nuk
mund ta ndërtojë,
Asnjë dorë as
muratorë,
As arkitekti dhe as
fjala e plakut,
Por vetëm e vetëm
Forca dhe vlera e gjakut!