Kulturë
Kadare në garë për çmimin “The Independent”
E enjte, 11.04.2013, 07:06 PM
Kadare në
garë për çmimin britanik “The Independent”
BRITANI-
Gazeta londineze The Independent, boton sot listën e shkurtër, prej 6
shkrimtarësh, që janë në garë për marrjen e çmimit The Independent Foreign
Fiction Prize 2013.
Në këtë
listë bie në sy emri i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, që me romanin
“Darka e gabuar” (në anglisht The Fall of the
The
Independent Foreign Prize, është i vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të
botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe. Nga lista e gjatë prej 16
shkrimtarë dhe 13 gjuhë, kjo listë është shkurtuar në 6 autorë dhe 4 gjuhë:
(Darka e gabuar) e Ismail Kadare, Dublinesque e Enrique Vila-Matas (Spanjë),
The Detour e Gerrband Bakker (Danimarkë), Traveller of the Century e Andrés
Neuman (Spanjë), Bundu e Chris Barnard (Afrikë), dhe Trieste e Dasa Drndic
(Kroaci).
Bien në
sy skualifikimi nga kjo garë e nobelistit Orhan Pamuk, me librin e tij “Silent
house”.
Shkrimtarja
Elif Shafak, një nga anëtarët e jurisë së këtij viti, tha se lista e shkurtër e
gjashtë titujve, “reflekton një larmi magjepsëse stilesh, zhanresh dhe gjuhësh
nga e gjithë bota.”
Ndërsa
Antonia Byatt, drejtore e Arts Council England tha, “Ky shortlist i fortë
nxjerr në pah pasurinë dhe larminë e letërsisë nga i gjithë globi, të cilën
lexuesit këtu mund ta shijojnë dhe eksplorojnë falë aftësive të pabesueshme të
përkthyesve”.
Fituesi i këtij çmimi do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në 20 maj 2013. Vlera e tij është £10.000 dhe ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.