E premte, 26.04.2024, 01:44 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Avni Klinaku: Jo Uashingtoni, por shovinizmi serb

E merkure, 10.04.2013, 06:01 PM


Jo Uashingtoni, por shovinizmi serb po e mban peng përfundimin e çështjes shqiptaro-serbe

Deklarata e Daciqit “se me shqiptarët do të merrej vesh për këmbim territoresh, por këtë nuk e lejon Uashingtoni”, nuk është as e sinqertë e as nuk paraqet të vërtetën e plotë. Deri sa Serbia e Daciqit vazhdon të mbajë gjallë frymën shoviniste ndaj Kosovës dhe ia bën asaj të gjitha obstruksionet mundshme ndërkombëtare, deri sa Daciqi dhe Serbia e tij shtyp pa mëshirë shqiptarët e Kosovës Lindore, deri sa Serbia dhe daciqët e saj vrasin e dëbojnë shqiptarët nga Mitrovica e fshatrat shqiptare përreth saj, deklarata e tij “për këmbim territoresh” nuk mund të merret si serioze dhe nuk paraqet akoma zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptaro-serbe. Gjithkush e ka të qartë se prapa kësaj deklarate fshihet një shovinizëm i ri. Daciqi dhe Serbia duan që ta marrin veriun e Kosovës deri tek ura e Ibrit (!), ndërsa qenka të gatshëm t’ia japin Kosovës Luginën e Preshevës, dhe Kosova të mbetet e mbërthyer për jetë nga Pakoja e Ahtisarit.

Zgjidhje përfundimtare të çështjes shqiptaro-serbe mund dhe duhet të ketë, por ajo mund të arrihet vetëm mbi bazën e një reciprociteti të plotë në mes të shtetit të pavarur të Kosovës dhe Serbisë. Ai reciprocitet duhet të bëhet në mes të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, në njërën anë dhe Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut, në anën tjetër. Mitrovica nuk guxon të mbetet e ndarë dhe nuk duhet hyjë në kuadër të këtij reciprociteti. Në pjesën veriore të Mitrovicës dhe fshatrat shqiptare përreth është kryer spastrimi etnik dhe aty duhet të kthehen shqiptarët.  Përpjekja e Qeverisë së Kosovës që sipas Pakos së Ahtisarit ta krijojë një komunë serbe në pjesën veriore të Mitrovicës është krejtësisht e gabuar dhe me pasoja afatgjate. Bisedimet me Serbinë, duke i bërë lëshime shovinizmit serb, nuk kanë dhënë e as që do të japin rezultate.

Avni Klinaku

Kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Prishtinë, 9.4.2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora