E shtune, 27.04.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Jeton Kelmendi: Poezi nga Edith Lomovasky-Goel

E marte, 19.03.2013, 09:00 PM


POEZI HEBRAIKE NË GJUHËN SHQIPE

Edith Lomovasky-Goel

Edith Lomovasky-Goel u lind në Argjentinë më 1952 dhe emigroj në Izrael me 1972. Është autorja e 14 vëllimeve poetike, të botuara në gjuhën spanjolle dhe dy në hebraishte, ndërsa është gjithashtu artiste edhe në artet figurative, ilustratore dhe përkthyese. Më 2010 ajo hapi projektin reciprok të përkthimeve poetike, ku përkthen në gjuhët hebraike dhe spanjolle, por është njohëse edhe e gjuhëve tjera. Ajo u diplomua për Spanjisht dhe studime Latino-Amerikane, në Universitetin Haifa. Studimet master për Edukimin Gjuhësor në Shoqëritë Multikulturale tek Kolegji Levinski, me fokus në projektet kërkimore “Diskursi Social Izraelit”, në raportet ndërmjet civilizimit dhe IAF. Interesimi i saj është sidomos në letërsinë periferike, me fokus jo-hegjemonik. Edith Lomovasky –Goel studioj në Itali tek Akademia e Arteve të Bukura në Florencë dhe Kaligrafinë Zen dhe Pikturë nga Zen Masteri Joponez, Katsuo Ishii, i cili akoma është profesor i saj. Edith ka qenë Presidente e Shoqatës Izraelite të Shkrimtarëve Spanjisht-folës në Izrael.  Poezitë e saj janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja siç janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Portugalisht, Rumanisht, Gjermanisht, Suedisht dhe Shqip. Poezitë e Edith Lomovasky janë botuar në shumë antologji anë e kënd botës, ndërsa ka marrë disa çmime siç janë: Lucia Palacios - Venezuelë, Cosquein 5 Argjentinë), Voces Neuvas, Torremozas (Spanjë), Rey Vendo (Meksikë), Bartolome Mitre (Argjentinë), Soliloquio Teatral (Meksikë). Përveç shkrimeve vështruese për librat poetik, ajo është një artiste aktive, duke ju qasur në mënyrë përkushtuese dhe të vazhdueshme ndaj artit në përgjithësi.

Prezantime nw Izrael dhe jashtë vendit: Në mars 2001: Solo Big në Institutin e Artit Bashkëkohor Almada, Lisbonë, Portugali. Mysafire Nderi e kryetarit të komunës, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Portrete të grave indiane Amerikano-hispanike. Patrocinate nga qyteti dhe me mbështetjen e Ministrisë izraelite e Punëve të Jashtme. Në nëntor 2002: Ka marrë pesë në Takimin e ‘Mujeres i Letras’, Shtëpia e Lirë (Casa de Libro) në Barcelonë. Në nëntor 2003: Takimi Ndërkombëtar i Grave poetëve në Meksikë dhe Oaxaca. Patrocinatja nga Instituti Mixteca dhe Ministria izraelite të Punëve të Jashtme.  Në prill 2005: Takim ndërkombëtar poetik në Berlin, Gjermani. Dialogu ndërmjet shkrimtarëve hispanike dhe gjermanishtfolës. Në gusht 2005: Takim Ndërkombëtar: Gjinia dhe Identiteti, shkruar në Amerikën Latine dhe në Izrael, Shkrimtarëve femra Pikë-takimet e spanjisht dhe latino-amerikane, Hebraisht Studimeve Universitare, Mount Scopus, Jeruzalemi.

 

Poezi të zgjedhura dhe përkthyera në anglisht nga vetë autorja

 

1. Shkretëtirë

 

Grimcat e trupave pazëshëm zhduken

Përmes zllotëve të një kënge

Në një maskë

Në frymëmarrje

Përmes frikës

Duke ngalur një anie

Pa qiell.

 

Kjo shkretëtirë ka humbur

Të gjitha oazat e saj

Në vendin ku planeti prek Perëndinë.

 

Nëse vetëm mundem

Do ta humbi peshën e padurueshme

Të atdheut.

 

2.

Atje është gjithmonë fundi i trupave

Ndërsa duke shëtitur

Në shëtitoren tuaj

Unë jam kapiten anije

Majat e pishave në ultinë

Kapërcej

Mbi gishtin tip.

 

Pa e ditur përkohësisht

Nëse po shpëtoj

Prej aktit final

Apo nga fasha.

E pranoj se isha një udhëtare, ose e pa-biletë

Ne të gjithë i përkasim

Një qyteti të humbur

Në pafundësi të savanave.

Ndërsa i shtrirë në shtratin e dashurisë dhe vdekjes,

Çdo gjë është e mundur në shikimet tona.

 

2. Tela Aviv verë 2003-dimër 2003 gjithmonë i njëjtë qielli

 

Ne kemi

Akoma

Mori

Ushtime

Nga një dritare

Tek dritarja tjetër

Tek dritarja tjetër

Tek dritarja tjetër

Te një detë tjetër

Te një lum tjetër.

 

Njerëzit belbëzojnë

Disa herë Babylon

 

Ky qytet sigurisht nuk

Duket i klonuar në Amsterdamin tim

 

Në dritën e këtij trafiku të ethshëm

Kjo nuk është as djep

As festival i ndonjë gjëje të vërtet

Që ka lindur

Sepse kishte për të.

 

Një procesion i sycamores

Ia plasë në

Dhe ma jep mbrapa

Një lloj të dështimeve

Në një verë të palëvizshme

Gjithmonë një dhe vetme.

 

Gjithmonë se qielli bukurishëm

Ky vend ka marrë shijen e thartë

Të një premtimi të pa-mbajtur

Në sytë e secilit.

 

Bulevardi Har Tzion

Wonnabe

Wonnabe

 

Kjo nuk është Brazil jo edhe në më të mirën e gjitha festivaleve

Me shfaqjen e mysafirëve të lartë

Punëdorja e madhe e duartrokitjeve.

Hapat kanë qenë kujdesshëm numëruar

Në të mirë të kurseve salsative

Duke vallëzuar një salse të rreme,

Kjo salsë është gjithmonë e pangopur për salsen tjetër

Tjetër lëkur i duhej

Tjetër lëkurë mungonte.

 

Dhe gjithë ky ritëm pushton një tren

Që kurrë nuk përsërit veten

Nuk ka rrugë, nuk ka ishuj, kjo nuk është as ishull, atje nuk ka afërsi atje

Është metali i djegur në ketë qiell, të cilën e meritojnë më tepër një bazilikë,

Se kjo rrugë vrazhdësie që prek shpirtrat tanë dhe zërat tanë

Në at rrugë nuk ka mbetur buzëqeshje.

 

MP3 e Institutit Kazalite Cervantes të miqësisë

Nuk ka miqësi nuk ka institute

Mund ta prekë një salsë tjetër, tjetër dhomë, rrugë tjetër të keqe

 

Kjo nuk është Kuba dhe nuk do të jetë

Kjo nuk është Barcelona

Edhe pse do të mjeshtërosh rrezatimin e një agimi

 

Do të qëndrojmë këtu të gjithë vetëm

Përgjithmonë

Të gjithë vetëm në maskim.

 

Thirrja sundon këtu

Përmbi zërat

Dhe kërthizat nën qiellin e hapur

Nuk janë ndoshta kërthiza të vërteta.

 

Është vetëm një thirrje hije

Tek

Miami-jennifer-lope-enrique-iglesias-roderigo latino-ay si latino no no-nosotros por favor-telenovelas-big kisses-big swearing-poemas-en las telenovelas-për disa minuta-nën lëkuren e tjetrit.

 

Ijë - gjysëmzhveshur-por-më-beso-dhe-t'i-shih-nga-çfarë-ju-shihni-nuk-është-çfarë-ju-të merrni

 

Çudoja jonë është më shumë një mashtrim sesa trup i prekshëm

 

Jetë përjetimeve sa patetike

 

Telenovelat banojnë

Në anën tjetër dhe lëkura parashtron këtu

Akoma mushama dhe shikon tjetër jetë ndjenjën e tyre

Askush s’u përgjigjet pyetjeve

Askush s’kërkon falje, ose përulet

Për më tepër askush s’pyet për shuplakën e tjetrit

Për ta parë fatin e vet

Me i fol të gjitha gjërat që mbajmë paemër.

 

Nuk mund të qajmë

Ndoshta jemi bërë nga një gurë i djegur

Jemi më të mirët e më të mirëve

Ende mund të ndihemi aq të vetmuar

Absolutisht ndryshe

Kaq shumë thika janë gati të shpërthejnë

Çdo gjë shpërthen

Shpërthejnë asgjëtë.

 

Çdo gjë është akoma e njëjtë

 

Nuk ka dramë

S’ka këngë

Nuk ka përjashtime

Nga rregullat.

 

3. Pa heshtje

 

Çfarë torture

Këto këmbë pa shpirt

Këta sy pa buzëqeshje

Ky procesion i  gjatë i armeve

Makut në dritë.

 

Sa zëra lutës

Bilaadi*

Moledet*

Drejt grykës së shpellave tona

*Atdheu në arabisht dhe hebraisht

 

5. Përshkrimi i zonës

 

Fëmijët janë akoma duke qarë

Në varret e tyre boshe

 

Hëna qanë brenda secilit

Dhe çdo shtrat

 

Prehja e ngushëllimeve

Ku kanë shkuar të gjithë ata

 

Një kujtesë e vullkanit

Është akoma duke pushtuar

 

Holokausti i ëndrrave

Hedhur në agim

 

Njëqind metra

Nën tokë të mallkuar.

 

6. Me çfarë merren shpirtrat tanë

 

Me çfarë merren shpirtrat tanë

Kush pushton vogëlsinë

Tonë

Shpejtë

Të armatosur

Me guximin e një njoftimi të vagët.

 

Një orë alarmante

Është gjithnjë duke këmbëngulur

Nga ana ime.

 

Kush është shëruesi

Kush len mbi ne

Shenjen e tij definitive.

 

Çka është thelbësore

Në kokëfortësinë korrente

Të qepallave tona.

 

Çdo ditë lëkundemi në plumba dhe bisturi si atje të ishte një

Zog i dalë në korridoret në dhomat e urgjencës Dhe çka do të

Korrigjojmë ku dhe kurë ndoshta skedojmë vetëm vdekjen tonë

Kohën e pritjes dhe serish feja tjetër na premton kuti magjike

 

Por kush shpëton

Trupi:

Dashuria

Shkenca

Thika e hershme.

 

Apo ndoshta

Mrekullia

E disa brishtësive imagjinare

Duke kërkuar azil.

 

Disa ëmbëlsi imagjinare

Gjallë

Shpërndajnë muzikën e një reje të largët.

 

7. Shtatzënësi

 

A e din

Rastësisht

Çfarë po mbani në barkun tuaj?

 

A jeni e sigurt se mund të mbështeteni në

Çdo shënim

Çdo qelizë

Çdo zë

Çdo grimcë e Oksigjenit

Që derdhet në

Qarkullim të gjaknxehtësie?

 

Ja mbajmë brenda

Të gjitha inkognito

Deri në fund dukshmërisë

Deri në pafundësi vjen për të qëndruar.

 

8. Vizitë turistike

 

Po pikturoj muret e mia

 

Desert

Nën një emër shije vere

Zvarritjet nëpër rrugë

Si një viktimë

Apo murtajë

Duke pritur për shpjegimin e fundit.

 

Dikush arriti

Në brendinë e tregut

Dhe tani

Tjetër shkretëtirë shfrytëzon.

 

Planet po fluturojnë mbi gjumnajen tonë.

 

Ligjet e devotshme të Universit

Na kanë lënë

Një plejadë të plagëve

Dhe kodin e gëzimit

Akoma të plasaritura.

 

Po qëndrojmë këtu

Në ketë ishull të turpshëm

 

Muret e shtëpisë sime

Më përqafojnë

Me momentumin baltor të tyre

Pak më afër mirësisë.

 

Kjo baltë,

Lindur në qetësi,

Është akoma duke shikuar Nënë Bërje.

 

Një këngë rrethore inicion

Tjetër lavires.

 

Një bark gjigant ma mbanë tani trupin  e përgjumur, muret kanë marrë ngjyrë

E shpirtrave, Përqafimi i nënës kurrë nuk vdes, ajo kurrë s’ka lindur Ne akoma jemi përmalluar për përqafimin e dashur anonim i cili nuk arrin kurrë te na Dimri arrin nën krihet e dhomës time të gjumit, në mitrën time të madhe atje është një etje e brendshme më hedh nëpër rrugë.

 

Në korridor ka një kënd të vendit tjetër gjelbrak tjetër kohë

Tjetër fe pa frikë pa sakrificë pa të shkuarën  borxheve tona.

 

9. Dalja e paparaparë

 

Ta dish

Është mision i pamundur

I Astronomisë

 

Kapërcej yjet

Po shoh

Guximshëm, burrë i padurueshëm

Pra vetëm besimi

Në vetminë  e tyre

Në mes të kafazit të tyre të paralizuar.

 

Jeta gjithmonë ndodh

Nën fatin

E tjetër trotuari

Takojmë njëri-tjetrin

Asnjëherë takuar.

 

Kurrë vërtet prekurazi

Shpirtrave tjerë.

Është vetëm rreth

Hedhjes tonë larg

Me gëzim

-Kurrë në paqe-

Drejt një hapësire të kerubinjëve thyera.

 

Po shkoj për në salto

 

Kush do të hedh

Në neton e thesarit.

 

Sa vështirë është

Ta gjesh kohën më të errët rrugicave parkuese në planet tona sa lehtë është të kthehem mbrapa në shtëpi dhe rivendos paqen një ajër komod në ushtimë në  zërin tonë në çelësin e derës tonë që leh

Një kafshe që përçuese në kthimin tonë.

 

Sa komod është

Jo të takoj ndokënd

Duke u kthyer vetëm

Mos të pres përsëritjen e premtimeve

Premtimet

Elokuente e zërit që monologun me iluzionet e tij me imtësinë e

Skenës së tij të vogël në fronin e pasqyrës së Narcisë që ka kohën e

Tij në vjeshtë.

 

Kur flladi intim i venave tona dhe kërcënimet e trupave tonë

Me acarin e pashpjegueshëm ndjeshmërisë së trupi tonë të heshtur.

 

Është i pafajshëm

Për të ndarë një të huaj

Me geishat virtuale

Të gjitha ato

Perfekt

Pafundësisht

Si vetvetja.

 

10. Malibu, Kalaja. Nes Tziona

 

Dikush

Posedon një pallat lehtë të thatë

Bosh

Përgjithmonë.

 

Qentë e Malibusë

Ankohen për një zbrazëti

Që kurrë nuk mund ta plotësojnë.

 

Amviset

E Maribusë

Ankohen për një shmangie në guximin e tyre

Ato kurrë nuk mund ta plotësojnë

Pronaret e Malibusë

-Gjithmonë në bërje-

Kurrë nuk ankohen

Për çka nuk dinë

Ata kanë marrë ketë zbrazëti të madhe

Në guximin e tyre

Në duart e tyre

Në mollën e syve të tyre.

 

Vajzat e përsosura të Malibusë

Banojnë dhomave të tyre të uritura

Ato zakonisht shpejtë

Nuk e dinë se ato kanë marrë një zbrazëti të madhe

Në barqet e tyre

Në duart e tyre

Brenda syve të tyre.

 

Arkitektura në Malibu

Kufjet në një premtim

Biologjik

Lufte.

 

Mesdheu Malibu

Pse nuk e quajnë atë

Qartazi

Rëra numër një

Rëra numër dy

Dhjetë mijë...

 

Prej këtu

Mund ta shohin vetën

Shtëpitë,

Fortesat,

Shtrëngatat

Rërat

Qielli

Aeroplanët.

 

Asgjë

Për të shkruar për shtëpinë.

 

11. Sekuencat

 

Zjarri mund të na ndihmoj jashtë xhunglës sonë arrogant

Vizitova linjën Sepia nën peizazh

Drejtuar në terrenin ideal për fara.

Megjithatë, nuk ka fara.

 

12

Lule të lehta imponojnë vetën me forcën mishit tyre

Nga dëshirat e tyre të mjaftueshme në çdo jetë e një agimi definitiv.

 

13

Dy male përballen me njëra-tjetrën kurrë si ndrijnë gjurmët

Ecëtari nxjerr lutjet e tij dhe vazhdo zbathur trupin dhe shpirtin.

 

Zemra rritet.

 

14

Një rresht i pemëve të afërta ndalet nga

Për të vazhduar horizonti-lyerjen nga një zjarr vicioz-

 

Pastaj , në rrugët drejt Çajit Gjelbër Përherë shënon moment tjetër.

 

15

Një tulipan dominon skenën

Hija e një lepuri të padukshëm duket i hutuar në tokën e zezë.

 

16

Dikush diçka

Është duke treguar

 

Atje është një kërcënim

Në at fluturim

 

Këto janë metale ajrore

Duke fluturuar përmbi lulet afër.

 

17

Hija e madhe e një zogu

Bënë kullotjen e një kafshe të vogël

 

Breshëri diçka në të dyja

 

Ndoshta gjurmë të një zjarri fizik

Lënë gjurmët e veta

 

Ndoshta kjo është e gjitha me petalet e kuqërremta

Vazhdueshëm në ajrin gri

 

Përfundimisht

Zogu i madh

Vazhdon

Apo më mirë,

Është ngulitur

Në një enë invazive.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora