E premte, 26.04.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Mendime

Shyhrete Gosalci: ''Pakoja Ahtisaari'' dhe gozhda e Nastradinit...!

E enjte, 01.05.2008, 04:35 PM


"PAKOJA AHTISAARI" DHE GOZHDA E NASRADINIT..!

Nga Shyhrete GOSALCI*

Kjo, "Pakoja    Ahtisaari"  na i  ka nga ngatruar keq punet. Nga njera ane Kosova shpallet e pavarur ,nga ana tjeter askush nuk respekton sovranitetin e saj. Shikoni se  c' fare po ndodh: Shteti i vetquajtur "Maqedoni", jo vetem nuk e njeh pavarsine e Kosoves, por kerkon nga teritori i  saj 2500 ha toke.

Politikanet e Kosoves, te cilet me fjale betohen, se do ta ruajne si te shenjte pavarsine e saj, e kane pranuar ndyshimin e kufijve ekzistues. Ku e gjene  karshillekun ky Grujevski dhe aleatet e tij shqipefoles?

Me siguri tek bashkefajsija e politikaneve shqiptare te cileve me shume interesohen per kariget e tyre te thyera  se sa per fatet e kombit.

Po kush je ti more zotri qe  tjeterson pronen e tjetrit?

Kush je ti qe nxjerr ne treg si monedhe   shkembimi token e Atdheut tend?.

Si ta quajm kete qendrimin tuaj z. Thaci,  si akt patriotik apo...?

"Pako Ahtisaari" i detyron qe te pergjigjen keta zotrinj.

Pse, ore edhe  fryme do te marim ne shqiptaret me lejen e "Pakos Ahtisaari?J

Jo zotrinje, planet  i kini bere pa hanxhine.

As nje centimeter toke shiptare nga trualli  i Kosoves nuk do munde te marre Grujevski dhe bandat e tij.

Nje marveshje kolaboracioniste edhe mund te behet, por flaka e zjarit qe do te ndizet pasketaj do te djege te gjithe politikanet antikombetar shqipefoles si dhe miqte e tyre sllavomaqedon.

Fakti qe qeverija e "Maqedonise" nuk ka kurajon ta deklaroje njohjen e Kosoves provon mosekzistencen e vet si shtet i pavarur.

Gruevski syte, mendjen dhe urdhrat  i merr nga Beogradi. Mjafton  per  kete  si argument fakti qe ne "Samitin e Ohrit", Kosova nuk ftohet me justifikimin se kur u caktua samiti nuk ka qene e pavarur. 

Mirepo, ne Kosove asnje politikan nuk shqetesohet per kete. Ne te kunderten atje te gjithe jane optimist se shteti fqinje “strategjik”se shpejti do ta njohin "Pavarsine e Kosoves".

Por "Maqedonia" nuk  e di  ne cilin kostelacion eshte vete. Shtet pa emer, shtet qe emerin ja heqin dhe ja vene sa her te duan . Mirpo ne Kosove mendojne  ndyshe. Aferim.

Ecim me tej. Nje burre  i madhe  i kombit shqiptar dikur paska  thene:

” Shqiperine  ne nuk do ta lejome te behet han pa porta ku te hyje derri dhe dosa”, dhe me te vertet Shqiperia dyert  i kishte te blinduara per dekada per armiqte e kombit shqiptar. Tani skane mbetur  me as dyer as dritare.  Por, edhe Kosova eshte Shqiperi.

Shtrohet pyetja, a ka kufi "shteti i pavarur Kosoves"?! A respektohet integriteti i tij teritojal?!

Se ja pershembell, digjen doganat, hidhen bomba  “molotov”  mbi shqiptaret, vriten ish luftetaret e UCK-se dhe nuk ka asnje reagim  prej strukturave pergjegjese..

Kjo puna e "Pakos se Ahtisaarit" na kujton ate perallen e njohur  shqiptare te gozhdes se Nastradinit, i cili shiti shtepine, por nuk shiti gozhden e ngulur ne dhomen e gjumit dhe bente c'bente dhe ne mes te nates futej ne dhome me te drejten e prones mbi gozhden. Dhe, ky avaz vazhdoi deri sa pronaret e vertere braktisen shtepine. Edhe politikanet  serbe, ashtu si dikur Nastradini, duke keqeperdorur te drejten kulturore dhe fetare nuk lene rast pa shfrytezuar, per te demonstruar sovranitetin e tyre mbi “Kosoven dhe Metohine”, sic kane qejf te deklarohen ata.

Tashme, sic dihet pak pas shpalljes se "Pavarsise se Kosoves" zbriti Samrxhic (sic ai vetdeklarohet minister per kosoven). Ky  kelysh  i Miloshjevicit,  me pamjen e nje maloku provincial te pa gdhendur, provokon dhe ndez turmat serbe ne veri te Mitrovices , shumica e tyre, gangster me  te ardhur nga Republika Serbe e Bosnjes dhe iken pa i hyre as edhe nje gjembe ne kembe.

Poliikanet shqipefoles  u betuan  se nuk do ta lejone te hyje ne Kosove , mirepo per cudi, Ai duke bere karshillek futet jo vetem ne veri te Mitrovices, por edhe ne enklavat serbe, ne Gracanice, Cagllavice dhe Ranilluk.

Po keshtu edhe kryetari ”moderator” favorit  i perendimit  Z.Tadic vjen pa pyetur askende per te festuar pashket ne Kosove. Dhe, kjo vizite behet ne kohen kur ne Serbi se shpejti do te behen zgjedhjet  parlamentare dhe  me cdo mjet synohet qe ato te behen edhe ne Kosove.

Po perse mor  zotrinje  politikane, Kosova do te behet koka e qerozit ku sojsezet  politikane serbe te shkuajne me laps kopjative cfare te duan?!

A thua per kete u vrane dhe u gjakosen Jasharet , Haradinet, Pajazitet dhe qindra e qindra  luftetare te tjere idealist te UCK?!

 Zotrinje politikane, dilni zot Pavarsise se Kosoves,  ose iu hapni rrugen  atdhetareve te vertet te cilet do te dijne, jo vetem ta mbrojne pavarsine por edhe te luftojne per bashkimin kombetar.

Serbia nuk le rast pa provokuar, kurse shqiptaret nuk dine cfare te bejne me ”pavarsine”.

E pa pare dhe e pa degjuar kjo!?  C'do te benin rilindasit tane mendje ndritur po te ishin gjalle ?!

Me siguri do te shkulnin floket dhe mjekren nga habija dhe nga inati.

Parlamenti  i Kosoves  “betohet”se do te nxjerre nje rezolute qe nuk do te lejoje te zhvillohen zgjedhjet e Serbise ne teritorin e saj. Me pas kryetari  i   kuvendit, Z. Krasniqi, deklaron se nuk ka nevoje per nje vendim te tille .

Dakord, Kosova eshte nje shtet me sovranitet te kufizuar por, brenda hapsirave shtetformuese qe u lejohen nga "Pakoja Ahtisaari"  institucionet duhet te veprojne me vendosmeri dhe me kompetence.

Pyetja shtrohet fare thjesht, a do te behen zjedhjet serbe ne shtetin e pavarur te Kosoves ?

Aka ndonje politikan te pergjegjshem atje qe munde te thote me  siguri se zgjiedhjet  serbe ne  Kosove nuk do te zhvillohen?

Fatkeqsisht dhe me dhimbeje e them nuk ka. Nga Prishina, korespodentja e  TOP  CHANEL, Znj. Alma LAMA,

na jep lajmin e gezuar se zgjedhet serbe ne Kosove mund te mos zhvillohen.

Po ky eshte sihariq.

Me thoni ju lutem kur  ka ndodhur qe  Franca  te kete  zhvilluar zgjedhje ne Belgjke, apo Gjermanija ne Zvicer, ose Spanja ne Portogali? Kur?  Asnjehere.

Ketu del nje pyetje e thjesht, a e njohin seriozisht pavarsine e shtetit te ri te Kosoves  institucionet nderkombetare vendimarese, te cilat e kane pranuar nje rrealitet te tille?

Ne se po,  atehere duhet te  ushtrohen plotesish kopentencat nga organet e zgjedhura dhe nga ekzekutivi. Eshte shume i lexueshem fakti, qe pasi nga organet e Kosoves merret nje vendim, shpesh ai anulohet nga faktori pergjegjes  nderkombetare pa dhene as nje sqarim.

Kjo "Pakoja Ahtisaari" paska qene vetem nje dhurate per pakicen serbe ne Kosove, pra vetem nje e drejte eksluzive e tyre.

Shqipitaret nen "Maqedoni", qe per nga numeri po i afrohen popullsise sllavo-maqedonase, nuk  i kane dhe nuk mund t'i gezojne keto te drejta.

Po keshtu as  shqiptaret e Kosoves Lindore: Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit.

Perse keto standarte te dyfishta?

Do desha t'ia beja nje pyetje Zotit Ahtisaari, nese eshte e drejte dhe e moralshme qe serbet ne Kosove te kene me shume te drejta se shqiptaret ne Serbi?.

Problemi shtrohet   nese shteti   i   Kosoves ka te drejte te interesohet per bahkekombasit e vet ne Serbi,  ne  po ate mase qe interesohet edhe shteti serb per bashkeatdhetaret e vet ne Kosove?

Fakti qe Lugina e Persheves gradualisht po zbrazet, nga emigracioni, duhet t'i alarmoje pushtetaret ne Prishtine

dhe ne Tirane, si dhe te gjitha partite partite politike shqiptare, ne te gjitha karhinat e Shqiperise Natyrale,  per ta ndaluar kete hemoragji demografike, pasi  edhe atje eshte dhe jeton nje pjese e trupit te Shqiperise se coptuar padrejtesisht.  Kjo popullsi dhe ky teritor nuk mund te anashkalohen nga klasa politike.

Por, eshte per te ardhur keq, kur shikon se si partite kryesore ne Kosove nderhyjne duke krijuar alenca te dyfishta ne "Maqedoni" dhe ne "Luginen e Persheves", produkti i te cilave me se shumti jane grindjet dhe sherret e pa principta.

Une  bashke me shoket e mi,  ish luftetare te UCK se lavdishme , mendojme se ende prioritare mbetet zgjidhja e ceshtjes kombetare.

"Pakoja Antisari"  nuk eshte celsi magjik, qe automatikisht do te zgjidhe  problemet tona kombetare.

Partite politike luftojne natyrisht per te ardhur ne pushtet, por, megjithate mbeten hapsira bashkepunimi.

Ne gjykojme se, ne momentin ne te cilin jeton ceshtja jone kombetare, organizimi i nje Kuvendi Mbareshqipetare do te ishte  i dobishem, per mos me thene i domosdoshem.

Ne po ecim drejt kesaj rruge, thirrja jone eshte:      

EJA EDHE TI, BASHKOHU ME NE, ASNJE NUK ESHTE I TEPERT....!      

*Zv. Kryetare e Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar            

Prishtine, 1 Maj 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora