E diele, 28.04.2024, 09:35 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Ministrit të Punëve të Jashtme të Norvegjisë

E hene, 28.04.2008, 06:29 PM


Selim Hasanaj
MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË NORVEGJISË ZOTNI THORVALD STOLTENBERG , LETER E HAPUN

Nga Selim Hasanaj

(Këtë leter ja pata dergue Shefit të atëhershem të Diplomacisë Norvegjeze në gjuhen norvegjeze. Tani të perkthyem po e bajë publik në zemrashqiptare.net, djali i këtij ministri sot asht Kryeminister i Norvegjisë dhe quhet Jens Stoltenberg).

ZOTNI MINISTER
Kurr nuk e kamë andrrue se nji ditë unë do ti shkruej leter ministrit të P.J. të Norvegjisë e aq ma pak nji këso letre me plot mllef dhe reagime.
Unë jamë shqiptarë nga Istogu i Kosovës dhe tani po bahen 26 muej që jetojë në Norvegji ku ende po pres per lejeqendrim permanent në azilkerkesen time. Këtë pergjegje e pres nga Departamenti i migrimeve që ju në norvegjishte po e queni UTLENDINGSDIREKTORATET ose me shkurtesë UDI. Para se të vija këtu isha si azilkerkues në Suedi ku jetova dhe prita 18 muej cka do të thotë se unë dhe familja ime kemi 44 muej jete në Skandinavi. Edhe para se të vija në Skandinavi unë kamë pas nji njohuni të bollshme per te. Unë nga kjo njohuni kisha krijue bindjen se shtetet skandinave e në veqenti Suedia dhe Norvegjia janë shtete me të drejta dhe demokratike në botë. Dhe se paskam pas të drejtë u binda që në kontaktin e parë me organet suedeze në Jönköping ku erdha ma së pari. Këtë mendim e kamë edhe tani dhe do ta kem gjithmonë per këta dy popuj ( suedez, norvegjez), por më vjen keq që bindjen time paska individ sikur në rastin konkret personalisht ju zotni Minister Stoltenberg, individ që ishte dasht ta ruajn dhe zmadhojnë e begatojnë HUMANIZMIN tradicional të këtyne dy popujve, fatkeqësishtë ti dhe të tjeret si ti me veprimet e juve po e zbehni dhe sillni në pikpyetje këtë humanizem.
Unë dij se Norvegjia asht shtet demokratik, dij edhe cka asht demokracia, por e dij edhe se cka ndodhë kur me emen të Demokracisë paraqiten tipa hipokrit, byrokrat dhe politikaj tendencioz e të njianshem. Më vjen keq por me disa raste konkrete unë jamë bind se tip i politikanit të tillë jeni ju personalisht zoti minister Thorvald Stoltenberg. Unë jetojë në strehimoren e refugjatve në Hamar, dhe këtu kemi rastin ta percjellim programin satelitor të TV Beogradit kështu që pata rastin ta percjell edhe viziten tuaj të fundit në Beograd dhe pershendetjet e perqafimet tua të perzemerta me Sllobodan Millosheviqin e Dobrica Qosiqin si dhe shumë kasap të tjerë serb të Ballkanit. Dhe nese u referohem atyne që raportuen reporteret e TV Beogradit , nuk kamë qare pa ju ba pyetjen: A JENI JU VERTETË NORVEGJEZ?! Pergjigjen po i jap vetes time vetë sepse jo shumë moti pata rastin të ju shof edhe në TV shtetnore norvegjeze NRK ku ju demostruet para popullit norvegjez per miqësinë tande me njifar shkine nga Serbia që quhet Smilja Katiq. Unë me këtë rast u binda se kjo shkinë shumë moti JUVE ju ka deh trunin me SLIVOVICËN SERBE dhe ju ka mbush barkun me SRBSKI PASULJ SA SVINJSKIM REBRIMA ( fasule serbe me brinj të derrit) dhe ju sot jeni SERBO-NORVEGJEZ i natyralizuem.
Drakulla i Ballkanit , Sllobodan Millosheviqi në prezencen tande u flet gazetarve se si juve jeni pajtue në të gjitha pikat gjatë takimit tuej zyrtar. Andaj vjen pyetja , se per cfarë mirkuptimi dhe per cfarë qendrimesh juve ndat mendimet dhe u pajtuet?!
A ishit të nji mendimi me planin paqësor Wens-Oven per ndamjen dhe coptimin e Bosnes dhe Hercegovines?! Per pranimin e të ashtuquejtunave Republika Serbe në kroaci, në të "DREJTEN " serbe në Kosovë si dhe në perkrahjen e Serbisë per okupimin e Kosovës dhe masakrimin e shqiptarve atje!
Pra zotni minister nese njeriu guxon tu referohet atyne fjalve që i folen reporteret e TV. Beogradit atëherë vertetë krijon njeriu bindje se Ju nuk ndryshoni shumë nga Sllobodan Millosheviqi dhe nga Dobrica Qosiqi sepse në të kunderten juve nuk do pajtoheshit me asgja me Millosheviqin e Qosiqin.
Unë jamë nji qytetar i thjeshtë, pikrisht per shkak të pushtetit të miqve tu nuk pata mundësi as ti perfundojë deri në fund studimet në Fakultetin Juridik, andaj ndoshta ka shumcka në diplomaci që unë edhe nuk e kuptojë, ama ju sigurojë se mjaftë mirë e dij se cka asht posti i shefit të diplomacisë së nji shtetit. Andaj per të dytën herë ju bajë pyetje; a ishit NORMAL kur u pajtuet me Millosheviqin dhe Qosiqin?! Me siguri se jo! Unë mendojë se kishte me qenë ma e arsyeshme, ma humane sikur Ju të kishit shkue në Kosovë dhe atje të kontaktoni perfaqësues të popullit shqiptarë, këtë jua thamë jo pse unë mundohem të ju sygjerojë juve të baheni mik i popullit tim, por pikrisht per shkak të pozites tande dhe funksionit që ki si dhe per hirë të këtyne mijra shqiptarve azilkerkues në shtetin tand Norvegjinë. Ti e dinë se janë me disa mijra shqiptarë që presin me nga 2-4 vite meshiren e UDI suaj , dhe se ata pos që kanë perjetue ndjekjen ma brutale dhe ma cnjerzore nga trojet dhe shtepitë e veta, ku sot gradualisht neper shtepitë , vendet e tyne të punes dhe pasunitë e tyne po vendosen kolon të rinj serb nga viset e luftes në republikat tjera të Jugosllavisë por vendosen edhe refugjat malazez nga Vraka e Shqipnisë të cilet në anen e rrethit të Deqanit po bajnë kerrdi në popullin shqiptarë. Dhe pikrisht këta shqiptarë të shkretë edhe në Norvegji po perjetojnë padrejtësinë ma të madhe sepse fati i tyne asht gjithmonë i mvarun nga raportet që Ministria e juve i merr nga Beogradi, nga njerz që ministria e jote i paguen me paga të majme të cilet juve ju raportojnë se a asht apo nuk ashtë dikush nga shqiptaret i ndjekun politikisht, por juve fatëkeqësisht po harroni sado që jeni njohës i mirë i Ballkanit se atje zyrtaret shtetnorë janë komplet të korruptuem dhe kjo donë të thotë se nese dikush ka vetem 100 D.Marka blen "VERTETSINË" e dokumentave që UDI-ja e juej i kerkon per dhanjen ose jo të lejeqendrimeve per shqiptaret azilkerkues në Norvegji.
Unë po jua perkujtojë se mjaftë bukur e flasë gjuhen norvegjeze andaj permes kësaj letre JU FTOJË NË NJI DUEL NË TV. TUAJ NRK në lidhje me Jugosllavinë dhe problemet e saja. Per nji duel të tillë ju ftojë si individ dhe jo si perfaqësues i ndonji subjekti kulturoro-politik shqiptarë , sepse dij se ju keni shenime dhe e dini se unë jamë Kryetar i Nendegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës ( LDK) në Fylken ( kantonin)Hedmark. Nese e pranoni nji duel të tillë ju garantojë se në radhë të parë ju dhe Qeveria e juej , por ma së shumti populli norvegjez do ta kishit rastin të mësoni shumcka per Jugosllavinë, per shqiptaret, per Kosovën dhe per popullin serb mikun e juve.
Prap po i këthehem situates së azilkerkuesve shqiptarë në Norvegji. Unë nuk po kuptojë se cka po mendon UDI-ja me atë IN TIL VIDERE ( deri në nji vendim tjeter) duke u vazhdue qendrimet e perkohshme shqiptarve në Norvegji! Cka po pritni të ndodhë në Jugosllavi që ma në fund UDI-ja të merr qendrim të prem per fatin tonë?!
A mund ta queni HUMAN raset kur familje të tana me nga 3-4 fëmijë të vegjel qendrojnë nga 3-4 vite neper strehimoret e Norvegjisë dhe ku këta fëmijë kanë shkue nga 4 vite në shkollë, kanë krijue rreth shokesh dhe kanë mesue gjuhen norvegjeze e me të madhe kanë harrue shqipen dhe veq kësaj në Kosovë miku yt Millosheviqi i ka mbyll shkollat per nxansat shqiptarë në gjuhen shqipe , por UDI-ja e juaj pothuej cdo muej ju zgjat agonin me IN TIL VIDERE. Familje të tana jetojnë në ankth sepse nese e presin mbramjen nuk e dinë a do ta presin agimin aty ka kanë jetue disa vite dhe ku posa kanë fillue të integrohen. Dhe per qudi tanë kjo ndodhë sepse Ministria e juve udhëzon UDI-në se si të veprojë deri në rastin tjeter. Gjithcka e keni lidh me rrethanat në Jugosllavi, ndersa atje bahet luftë dhe kjo luftë shifet haptas se së shpejti do ta perfshijë mbarë rajonin në mos edhe ma shumë. Jeni vetem Juve që këto nuk i shifni! Nuk keni faj , juve me Serbinë keni miqësi të vjeter, miqësi të cilen e ndertuet gjatë Luftes së Dytë Botnore me crast disa rob të ikun të luftes ju bashkangjiten forcave tuaja clirimtare dhe u vranë në NORLAND dhe TROMS per clirimin e Norvegjisë. Unë kamë pas fatin dhe kamë jetue në Narvik ku kamë pa pllaken perkujtimore me emnat e tyne. Po ju tregojë se duhet të turpnoheni se si prapa sejcilit emen dhe mbiemen shkruen SERBER. Aty vec emnave Millosh, Radovan e Milladin e sa e sa emna tjerë që janë serbomalazez kishte edhe Anton, Antun, Franc, Jozhe, që padyshim janë slloven dhe kroat pastaj; Tahir, Fikret, Ramiz, Mujo pa dyshim janë boshnjak e shqiptarë. Me këtë po demantojë rrenen e serbve që si populli ma i madhë i Jugosllavisë e ka ba te shteti dhe populli Norvegjez në lidhje me këta martirë të luftes. Nuk kanë qenë të gjithë serb që ata në gjakun e tyne ta ndertojnë miqësin e perjetshme me Norvegjinë dhe norvegjezet, aty ka pas edhe të tjerë, e pse jo me siguri edhe shqiptarë.
Vetë Sllobodan Millosheviqi në prezencen e juve para kamerave të reporterve foli per këtë miqësi. Megjithate unë i gëzohem faktit se fjalet e tij ishin ILUZION. Sepse mbas krejtë asaj që serbet po bajnë në hapsinat e ish ( per mue) Jugosllavisë mund të ketë vetem ndonji norvegjez i sojit tand që i konsideron serbet per popull mik. Pjesa dermuese e norvegjezve po i quejnë ata FASHIT dhe RACIST.
Populli norvegjez tradicionalisht human dhe i drejtë ma në fund po e njef të verteten e MITIT SERB. Ndersa se a jeni ju mik personal i serbve dhe Serbisë le të mbetet e vertetë sepse ajo asht qashtje e jueja personale. Por unë po jua perkujtojë kohen e nacizmit gjerman kur asnji diplomat nuk kënaqej duke bisedue me Hitlerin , por të gjithë pregatiteshin se si të mbrohen nga AI. Po quditem se si ju si diplomat me pervojë nuk po shifni në Sllobodan Millosheviqin nji Hitler të ri ndoshta edhe ma të keq se ai i pari!? Jo juve bisedoni miqësishtë dhe perqafoheni me te!
Unë me Millosheviqin do të isha pershendetë vetem me dhunë , por sikur kjo e keqe të më ndodhte unë në rastin e parë do ta shkurtoja doren time sepse nuk ka detergjent që do mund të ma pastronte doren pas pershendetjes me te. Dora e Millosheviqit asht e zhytun deri në brryla me gjakun e pafajshem të civilve në Slloveni, Kroaci, Bosne e Hercegovinë, Kosovë etj.
Unë jamë i vetdijshem se jo vetem Millosheviqi por 90 % e popullit serb janë të mbytun në gjakun e popullsive civile të pafajshme. I vetmi faj i tyne asht se nuk janë serb!
Juve zotni minister i dini të gjitha këto, por juve nuk u hanë palla. Per juve me randësi asht të jeni mik me serbet.

Selim Hasanaj
Hamar:10.11.1992



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora