Mendime
Skender Korça: Himni i Republikës së Kosovës
E diele, 27.04.2008, 06:00 PM
HIMNI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Skender Korça
Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan
A kanë mbetur në mungesë të himnit pa u ngritur flamujt në Kosovë, apo janë ngritur duke belbëzuar në heshtje himnin kombëtar
Shpesh është thënë hapur: Demokracia që propagandohet kudo në hapësirën kosovare është një mashtrim që vazhdon t’i bëhet popullit shqiptar në Kosovë, pa e vrarë mendjen se ku është pikëmbrritja në rrugën pa krye, pa organizim dhe pa koncept. Marrëveshje pas marrëveshjesh, kompromise politike të ndyra me protagonistë “serioz”, përballë sakrificave sublime dhe gjakut të derdhur për liri, pavarësi .
Ndalemi në 17 shkurt 2008. Pavarsia, dita më e lumtur e çdo shqiptari të Kosovës por edhe atyre anë e kënd botës. Flitet shumë për termin “Himni i shtetit”, ku politika kosovare hesht e kujdesëshme ndaj “klimës demokratike se mbas shpalljes së Pavarsisë është harruar himni dhe ky popull tash më nuk ka asnjë interes të dijë se çfarë do jetë apo nuk do jetë Himni i shtetit të vet”.
Ende jemi shumë larg asaj që kërkohet. Shpesh tentojmë që të keqen, pasivitetin dhe mos azhuritetin ta kërkojmë jashtë vetes sonë. Këtu duhet të ndalemi dhe me përgjegjësi të analizojmë ngjarjet brenda nesh. E keqja vazhdon të gjallojë çdo ditë e më shumë brenda nesh, atë duhet ta zbulojmë, ta denoncojmë, ta shporrim tutje, duke flakur një herë e përgjithmonë farën e fjeturit se proceset tona politike duhet të kanë konceptin shumë më shumë ndërkombatarë për të harruar sensin e kombëtarës. Himni a do jetë ndërkombëtar apo çfarë???
A kanë mbetur në mungesë të himnit pa u ngritur flamujt në Kosovë, apo janë ngritur duke belbëzuar në heshtje himnin kombëtar
Për ironi të fatit, kohë më parë nën rregjimin pa concept ekspeditiv, të shpejtë të bëhen dhe të avancohet shenjat dhe simbolet shtetrore, të mësohet himni si abetarja , kjo gjë mbetet qëllimisht diskriminuar, duke rrezikuar të deformojë vlerat e identitetit kombëtar.
Përballë këtij pasivizimi, qëndron shteti dhe politika jonë në Kosovë, ose “ajo ndërkombëtare që nuk na ka inponuar një himn shtetror” në Kosovë. Kjo është edhe një pafuqi për të bërë minimumin, duke e ngarkuar veten me përgjegjësinë e rëndë historike. Qoftë për flamurin shtetror i cili u pa në ditën e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës. Sa e sa zëra ishin njeherë në një kohë se “privatisht” është nxjerrë një flamur, e tash ky i Kosovës qenka “përpunuar thuaja me tender me të gjitha standardet ndërkombëtare” madje flamur që shtrenjët eshtë paguar me gjak në të gjitha luftrat që ka bërë ky popull në Kosovë, gjatë historisë së tij.
Himnin që u mësaum të këndojmë, edhe pse ne dy versione në Kosovë, është synonim iI saj që ka kombi dhe i thuhet kombëtare, për dallim nga një himn i mundëshëm në Kosovë, që do këndohet vallë në sa gjuhë?
Në TMK dhe në të gjitha vendet dhe institucionet ku ngritet flamuri i Republikës së Kosovës, qoftë në ato vende ku duhet edhe kënduar himin e shtetit tonë, qoftë në përfqaësime së paku sportive, a thua se si do belbëzohet për të kënduar këtë himn që mundet të jetë edhe multinacional, eksperiencë kjo e bazuar në flamurin shtetrorë.
Nuk është askush kundër nacinaliteteve të tjera në Kosovë, por përkundër jemi duke u përpjekur me mund dhe me shpirt të i integrojmë në Kosovën e pasluftës,por kjo gjë nuk po ndodhë me asnjë kusht. Andaj nëse na duhej urgjent një flamur si ky që sot e kemi pranuar se është flamuri i shtetit të Kosovës , në të cilin pos një harte përkufizuese që është kosovare dhe asgjë më shumë, a thua do kemi një himn që do ruhet vlera e këtij populli apo kombi shqiptar në kufirin e medales tjetër të Shqipërisë mëmë, ku kemi ende resolute 1244-she?
Po vallë një dizajn i ri, zot mos jep të ndodhë, po na e ndanë Mitrovicën, nuk do kemi as atë hartë Kosove në flamur se do i “ mungojë në cep kogja i mirë” , kurse sa për himnin as që do na bjerë mend tash të flasim, sepse për të dijmë të belbëzojmë apo ta lujamë kokën në një vepër instrumentale duke i shtrënguar dhëmbët se çfarë na ka gjetë….Gjyshër e prindër këndoni për të kënduar himnin kombëtar sepse do mbetet vetëm ai që do këndohet në Shqipëri, kurse në Kosovë me këtë politikë kështu pa asnjë koncept të kombit në Kosovë, do ju kujtohet se dikur e keni ditur dhe prapë keni për të belbëzuar sepse nuk do ju kujtohen as fjalët e himnit kombëtar. Mos e harroni se në Evropën e bashkuar, të gjithë shtetet e EU-s kanë himnin e vet shtetor që kanë zgjdhur dhe kënduar vetë, sepse aty ku kombi dhe shteti ka fjalën , Evropa nuk shkelë mbi vlerat e kombeve dhe popujve…