E hene, 29.04.2024, 05:29 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Optimizmi i ndryshimeve dhe pritjes në Kosovë

E hene, 28.04.2008, 09:21 PM


Skender Korça
Optimizmi i ndryshimeve dhe pritjes në Kosovë

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Një klasë politike kudo në botë por edhe në Kosovë mundet të kthehet në shëmbëlltyrën më te keqe të vesit politik, të natyrës pa moral politik, të përfshirjes në krimin politik dhe ekonomik, në shëmbëlltyrën e modelit më të keq të vetepërgjegjësisë kriminale dhe të papërgjegjshmërisë njerëzore e politike, duke u kthyer në një organ mafioz në shpinë të popullit të kosovës nëse optimizmi popullor nuk do ketë kufinjë.
Tash më jemi ranguar më poshtë se dikur në vendin e katërt në botë për optimizëm verbal, optimizëm ky që pa kulm mbi kokë dhe pa shtet ishte vërtet për libër Ginisi.
Nuk duam të mbesim më shëmbëlltyra e njerëzve amoralë të pabarabartë dhe kafshuese edhe midis tyre, që e sajdisin veten me ëndërrat që shohin natën dhe në mes të ditës me diell, mbi këtë polittikë në Kosovë pa prekje konkrete të gjërave dhe rastit të fatal në Kosovë. Populli dhe optimizmi tash më po flet apo nuk është kuptuar dhe nuk do e kuptojnë ende se janë katandisur në kulmin e mjerimit të tyre moral dhe politik, përballë zërit të protestës së rinisë  së pa punë, kosovarit të pa pasaportë dhe pa guxim të kaloj në shtetin fqinjë në Maqedoni dhe Republikën e Malit të zi me pasaportë të Republikës së Kosovës,
Është optimistike dhe kjo se do jemi edhe më optimistë. Populli vazhdon të vegjetojnë nënë efektin e ëndërrës optimiste  si substancë narkotike të ampulave politike të tipit europian, të cilat u kanë depërtuar thellë në gjak të kosovarëve dhe pa dashur më ndryshuar dhe me punaur në Kosovë do përpiqn të ruajnë këtë situatë sepse jemi optimistë ende se do bëhët punë dhe do ja dalim. Është një thirrje për punë e jo të e keqkuptoni se me optimizëm do ja dalim….Është një dallim shumë I vogël në mes të optimistëve dhe atyre që shohin më real: Dallojnë rrethanat informative sepse ata që nuk janë optimistë kanë informacione më shumë se ata që janë otimistë se do bëhet mirë. Informacione këto që vijnë natyrshëm nga rrjedhja e ngjarjeve në klimën dhe rrafshin politik të Kosovës. Të mbështetur në entusiazmin e tyre të politikbërjes pa politikë, ata kanë shprehur paradoskin logjik të jetës së tyre të trazuar në vite e dekada. Është optimistike kjo???
Rinia shqiptare në Kosovë do të dijë t’u kthejë  këtë optimizëm në revoltë por është me kujdes sepse shtetin nuk duhet ngatërruar në dogma dhe në përralla por ai kërkon të kalohet nga gjendja optimistike pa mbështetje ne ate faktike për të ndryshuar rrethanat. Hipokrizia politike është bërë pjesë gjymtyrale e një trupi të sëmurë astmatik, që mbart në vetevete gënjeshtrën dhe mashtrimin. Këtu lindin edhe optimizmi i pashoq se (s) do ja dalim.
Populli nuk do ta gëlltisë më karremin që i ka ofruar papërgjegjshmëria politike në këtë kohë të vështirë. Ai do ta gjejë forcën e tij në gjenin shqiptar në traditën e tij të hatashme, që do ta ngrejë Kosovën nga balta për t’i dhënë asaj vendin e merituar në radhën e kombeve të qytetëruar të Evropës. Këtu tashmë kështu e ndryshuam me fjalë së paku teorinë e optimizmit. Kështu në Kosovë na duhet të ndreqin me ngut të metat dhe të dëshmojë qytetar: unitet, aftësi qeverisëse e shtetformuese. Ata do të dinë t’i japin zemrën, shpirtin dhe gjakun e tyre një vepre të re, që t’i kthejë dinjitetin kombëtar vetvetes dhe Kosovës, qytetarëve të saj. Kështu nuk na mbeti asnjë teori optimistike…Vajtimet optimistike se ishalla nuk rrëzohen bosh strategjitë dhe ato shterpë, besimi optimistik si duket ja ka kthyer shpindën, sepse të vetdijsuarit dhe jeta në shtetin e  formuar dhe të njohur nuk të le më të jesh shablloni i pathyer i  kësaj teze, por puna është element se prapë se prapë po themi me termin e shenjtë     ”duhet” ndryshuar këtë optimizëm me punë….
Të gjitha këto ndryshime besoj se do ndodhin në vazhdim të dallimit shumë të madh të optimizmit të tepruar pa asnjë shpresë së do ndryshojnë rrethanat dhe çdo gjë që nga e para dhe asaj që duhet të  mos rrimë duarkryq për të na e ndryshuar veten tonë tjetri.
Këto dallime as nuk i takojnë planit të parë e as të dytit por ato ndeshen me rrethanat e kohës dhe realitetit që të gjitha mbulohen me gjendjen faktike se çfarë po ndodhë këtu, pjesë logjike e së cilës do bëhet durimi i qytetarit tonë…Durimi nuk është optmist, as pesimsit por lutemi që të mos jetë formulë që kënaqë barazinë e optimizmit dhe persimizmit në Kosovë, sepse nuk dihet se si do ndryshojmë veten tonë dhe rrethanat nëpër të cilat po kalojmë si shtet i sapo formuar dhe si qytetarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora