E diele, 28.04.2024, 09:38 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tradhtarët qenkan të shumllojshëm

E merkure, 30.04.2008, 06:47 PM


Selim Hasanaj
Asht ky nji artikull të cilin e shkrova dhe u botue në RILIDJA që atbotë dilte në Zvicerr. Isha i detyruem të shkruej dhe bajë publike maskarallakun e njifar Enver Gashit sepse askush tjeter nga shqiptaret dhe të ashtuquajtunat institucione të tyne në Norvegji si p.sh. Dega e LDK-së, SHIPSHN ( Shoqata e intelektualve të pavarur shqiptar në Norvegji), LASH-i ; SHKSH "RILINDJA" etj nuk ndiheshin per së gjalli. Sejcili nga ta që e kontaktoja dhe kerkoja bashkpunim per reagim vetem shante Enver Gashin por asesi të reagojnë institucionalisht. Posa unë u këtheja shpinen ata i telefononin Enverit ose i thonin kur e takonin se duhet të ruhet me kujdes sepse Selim Hasanaj ka vendos ta rraf. E tillë pra ishte mergata e jonë e besa ashtë edhe sot këtu në Norvegji. Se cka ndodhi ma vonë do ta kuptoni nga botimi i kësaj shkrese dhe pas kësaj edhe të nji tjetre që asht epilogu i ngjarjes ku unë i vetmuem në luften time per ta mbrojt moralin e popullit tim, mbeta viktimë dhe e pësova.

TRADHTARET QENKAN TË SHUMLLOJSHEM

Këto ditë të vështira kur Drenica Martire digjet e bahet shkrumb nga forcat e cmenduna të lugatve të Ballkanit, në Norvegji del nga shtypi romani per të rinjë " LELA " i shkrimtarit Erling Pedersen nga qyteti Larvik. Rumani banë fjalë per nji familje shqiptare nga Lipjani që bastiset per mbajtje të armve nga policia serbe dhe pa e paraqitun aspak cmendunin fashiste të policve serb autori ndanë librin në dy akte dhe aktin e parë e perfundon ma shpejt se sa e fillon dhe perqendrohet në atë të dytin ku me nji mënyrë tendencioze dhe me nji dhelpni perfide gjoja se asht mik i shqiptarve ai e pershkruen fatin e Leonora Kokës ( që ky në roman e thrret LELA) të cilen e dhunon policia serbe kur bastisë shtepin e tyne per të kerkue armë dhe nga ky dhunim Lela mbetet shtatzanë. Babai i Leles arrestohet dhe denohet me tre muej burg. Kur ai këthehet nga burgu dhe kupton se vajza i ka mbet shtatzanë nga dhunimi ai nuk mund ta perballojë këtë "turp " "zakon ky tipik i shqiptarve" dhe fillon ta rraf vajzen pa mëshirë dhe pasi frigohet ta vras ai vendos ta dergojë në kryeqytet dhe atje ta shes në ndonji shtepi publike. Pra Erling Pedersen banë zbulim epokal të shtepive publike neper qytetet shqiptare në Kosovë. Dhe per qudi pa e spjegue tutje se cka ndodhë me Lelen ky kalon në pershkrimin e rrugës së familjes KOKA nga Lipjani me nji maune per në Norvegji. Gjatë udhtimit ilegal e fshefun pas plackave të ngarkueme në maune Lela lind nji vajzë dhe të posalinduren e pagzon me emnin LIRIE që don të simbolizojë lirinë e Leles, zbrazjen e mllefit të saj kunder dhunuesve serb. Vijn në Norvegji dhe ajo që në kontaktin e parë me këte shtet dashunohet në nji të ri që edhe ishte polic. Por kur babai "TIPIK" shqiptar mëson per këtë dashuri e rraf Lelen pamshirshem e edhe të dashurin e saj dhe ky anise polic fare nuk tenton të kundervihet , por kur babai merr thiken dhe don ti mbys atëherë ky reagon dhe shpeton edhe veten edhe Lelen nga vdekja e sigurt nga nji babë primitiv i cili që të jetë i tillë mjafton të jet shqiptarë.
Pra ashtu sikur e fillon romanin në mënyrë perfide ashtu edhe e perfundon at në mënyrë misterioze dhe e pershkruen se si babaj shqiptarë e merr familjen dhe këthehet mbrapa në Kosovë ku anise i kanoset vdekja e sigurt nga pushtuesi serb , por ma mirë vdekja se sa ti martohet vajza me nji norvegjez të krishten.
Pra ky roman që shkurtimisht e pershkrova këtu , në mënyren ma tendencioze, pa as edhe nji të vetmin argument paraqet babën shqiptarë si tiran, vandal dhe vrases të femiut të vetë, edhepse e dhunueme per baben shqiptarë LELA asht nji lavire, asht turpi i familjes dhe duhet të shitet në shtepi publike. Dhe së fundi as dashninë e vertet të vajzes baba nuk e pranon sepse i dashtuni qenka i krishten dhe per ta denue at duhet ta martojë me nji plak atje në Lipjan në familjen Meta. Per këtë martesë edhe merr msitni të majme.
Unë personalisht reagova në gazeten lokale SANDEFJORD BLAD si dhe gjeta numrin e telefonit të shkrimtarit dhe e kontaktova personalisht me telefon. Patem nji bisedë të zakonshme dhe kur unë i spjegova atij se do të ketë reagime sepse romani pershkruen poshtersishtë nji ngjarje e cila këtu në Norvegji do të ketë ndikim negativ per rininë shqiptare dhe moshataret e saj vendor. Dhe se paraqet poshtersishtë baben shqiptarë dhe kjo aspak nuk qendron me realitetin, shkrimtari Erling Pedersen u shqetsue dhe më spjegojë se ai këtë roman nuk e ka si produkt i fantazisë së tji , dhe se ai kurr nuk ka dijt se ka dikun shqiptarë, as Kosovë, por ai ka nji komshi shqiptarë i cili ka shkrue nji liber dhe në promovimin e librit të tij asht njoftue me te. Ky asht Enver Gashi nga Dobraja e Ultë e Lipjanit dhe se Enver Gashi i ka dhanë jo vetem iden per ta shkrue Romanin por pothuej se i ka diktue tanë kohes sepse vetë nuk ka mund ta shkruej pasi nuk e dinë gjuhen norvegjeze. Pederseni nga Enver Gashi i paska mësue traditat shqiptare dhe per ta shkrue romanin ka marr si temë dhe motivë dhunimin e nji vajze të re .
Enver gashi asht jurist ( kështu asht prezentue) dhe me 1996 ka botue romanin "NJI DESHTIM I PAPRITUN". Jeton në Larvik të Norvegjisë dhe ka miqësi të ngusht me Erling Pedersen-in. Andaj unë pas kësaj po e dergojë këtë shkrim në RILINDJE që kështu publikisht ti thamë Enver Gashit nji TË MARROFT ZOTI. Sepse sot kur neve ma së shumti kemi nevojë per miq dhe perkrahes nga popujt e Evropes, sot kur të gjithë neve duhet ta bindim boten se jemi shqiptarë e jo musliman, që jemi popull me traditë dhe kulturë të lashtë sa vetë toka, por që jemi popull i okupuem nga fqinjet kanibal dhe se pikrisht okupimi dhe ndamja ka ndikue që neve të jemi të varfen dhe të shperndahemi rrugve të Evropes per të kerkue shpetim. Enver Gashi per ta fitue simpatinë dhe per ta ba mik nji norvegjez i spjegon atij marrina e cmendurina dhe ky racist antishqiptar e proserb rrenat e pallavrat e Enver Gashit i perpunon në fantazinë e vet dhe shkruen romanin LELA. Sot ky roman në Norvegji po banë bujë sikur VARGJET SATANIKE të Salman Rushdiut. Besoi se Enver Gashi do e kuptojë gabim maskarallakun e vet kunder popullit të vetë, po due të besojë kështu e nese jo atëherë Enver Gashi ma mirë ta mohoj vet publikisht se asht shqiptarë.

Selim Hasanaj
Sandefjaord-Norvegji 16.03.1998



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora