E diele, 28.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Divergjenca dhe konvergjenca e partive politike te koalicionit PDK-LDK

E marte, 29.04.2008, 06:43 PM


Skender Korça
Divergjenca dhe konvergjenca e partive politike te koalicionit PDK-LDK

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Historia jonë politike e pasluftës në arkivin e vet të kësaj kohe dhe atë modernitetit që sot ka, nuk e di a është PDK apo LDK brenda vetes me kapacitete të shkëlqyera të dhuntisë së njeriut politikan për të udhëhequr dhe për të qenë në koalicion kurrë të menduar dy subjekte si kjo PDK-LDK pas zgjedhjeve të 17 Nëntorit në Kosovë.
Ky koalicion, i cili ka “dhënë kontributin” e tij jo vetëm në të mirë të mbijetesës së popullit të Kosovës, por dhe në shërbim të mbarë botës së qytetëruar, duke u bërë pa hezitim pikënisje dhe pjesë e kulturës botërore, model që në divergjenca të mëdha qoftë ideologjike dhe poltike e programore vetëm për të rrëmbyer pushtetin bëjnë koalicion gjithëherë të brishtë. Kjo plejadë njerëzish të respektuar, me të cilët sot kemi të drejtë të “krenohemi”,me tipat ministra, janë sfondi dhe prapavija politike e mrekullueshëme e pasurisë sonë politike dhe bagazhit politik. Nuk po flasim për të gjithë sepse disa vërtetë meritojnë.
Madhështia e këtij koalicioni tashmë i ka kaluar kufijtë e realës sepse me asnjë pikë konvergjente nuk tangojnë askund së paku në një pikë të përbashkët, kur edhe në Shqipëri së paku me aq antagonimza politik e majta dhe e djathta po punojnë për të refromuar gjerat atje , kurse kjo në Kosovë mbetet qështje e divergjencave të thelluara në çdo aspekt, edhe spe bashkë janë në qeverisje.
Po flasim tash që pos punës 100 ditore të Qeverisë, po shohim edhe parametrat funksional se si po ecin bashkë këto dy subjekte poltike në një koalicion të përkushtimit dhe sakrificës për të punuar. Shumë figura nga  ky koalicion së paku ata të marrë nga LDK në poste ministrore, nuk e arsyetojnë vetën me asgjë se janë ministra,punojnë për të qenë ministra por nuk kanë asnjë imunitet në partitë e tyre e lërë më në kolaicion më PDK. Nuk janë ata që për të mbrojtur vlerat e identitetit të vetë poltik apo te vetë koalicionit janë bërë figura të konvergjencës politike por janë aty për të qenë njëherë në jetën e tyre ministra.
Kjo është divergjenca e jo konvergjenca e mashtrimt optik se këto dy subjekte kanë diçka të përbashkët as që do kanë ndonjëherë në skenën politike kosovare. Ky koalicion i takon tash më gjuhës së dëgjimit e jo programit, për t’u  munduar të arsyetohen krerët e PDK-së të eksistojë ky koalicion kështu si është. Sa “kontribut të mahnitshëm në mbijetesë” po jep ky koalicion është parë në këto 100 ditë dhe pas atyre ca ditë të filluara pas 100-shit të përfolur.
 Vite më parë,  një njohës i mirë e edukatës profesionale të të mësuarit në leksionin e tij tha “Nga mënyra se si vihet nota në shkollat tona unë shikoj të ardhmen e kombit”. Këtu ne po themi se si është formuar në pritje të gjatë me moton se “Do bëhet Qeveri konstruktive “ ky koalicion ashtu po reflekton edhe divergjenca e tij.
Është një postulat brilant që sot meriton të jetë i stampuar mbi kapakun e çdo regjistri në historikun politik kudo, por dhe në memorien tonë historike, për t’i kujtuar brezit të ri dhe kujtdo se e ardhmja e politikës është e lidhur jetësisht me konvergjencën politike se kurrsesi më këtë çfarë po ndodhë në Kosovë.
Pa mendoni se sa talentë politikës si të shkëlqyer kanë qenë të detyruar të garojnë nën simbole të koalicionit të këtyre partive politike në Kosovë. Kush ka të drejtë t’i paragjykojë? Askush. E paragjykuar këtu do të mbetet emblema e shpërfytyruar e politikës dhe e shtetit me një qeveri të brishtë çdo herë si kjo me indiferencën dhe mosnteresimin, në kushtet kur ethet e pushtetit politik për interesa të ngushta po e kancerojnë më tej jetën tonë të vështirë. Kjo është divergjenca logjike dhe shumë e dhimbshme….
Sa do ishte konstruktive dhe konvergjente në program kur LDK-ja deklaron një emër poltik që të përfaqsojë një ministri, e pas një kohe ndërrohet ky ministër dhe merrë një minstri tjetër për të drejtuar. Kjo është divergjenca edhe e delegimit edhe e pranimit të tij nga krahu i atij që pranoi koalicionin me LDK-në. A thua nuk ka pasë më emra nga kabinetet poltike që të dërgohet direkt një emër tjetër nga dy partitë që të mos përzihen afintetet e sapo mësuara në një ministri e pastaj ti dallashitet në minsitrinë tjetër ministrit kalimtarë e endacak….Kjo është divergjencë në kuadra apo mungesë nga dy palët për kuadra…
Nësë kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk dua asnjë ministër nga LDK-ja  që dikur ishte ministër në qeverinë e kaluar, sepse nuk ja vlenë, ateherë pyesim në si ka hyrë me këtë parti në koalicion pra  PDK-ja dhe vetë shefi i saj me njerzë të këtillë, sepse nëse thua se ka qenë qeveri e dështuar , si ka mundur kryeministri tashëm me keta njerzë me formuar një qeveri stabile dhe konvergjente me kuadra që vijnë nga LDK-ja kur e di mirë se tjetër brum nuk të është servuar në këtë koalicion….
Nëse tash me këto situata që përjetojmë nuk mund të vazhdojë pafundësisht të brishtët e koalicionit PDK-LDK, për të mos akuzuar njëra tjetrën se po i bëjnë sabotazhë ekzekutivit, ajo do të ketë fundin e saj. E vetmja kjo është KONVERGJENCA që pritet me ndodhë. Shpqrbërja e kabinetit qeveritar….
Kjo politikë ka pranuar tashmë elitën drejtuese të koalicionit me këto divergjenca që ndodhet, brenda dhe jashtë eksekutivit. Në këtë kah zhvillimi progresist, nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë kurrë apeli për politikan që kanë parë herët këto divergjenca, intelektualë e strateg politikës kosovare, të cilët po kuptojnë se ka ardhur koha për aksion politik drejt mospranimit të diktatit politik e shumë divergjues dhe përmirësimit të vlerave të historisë politike në Kosovë, sepse tash më opozita është shumë më konkurruese se vetë ironia opozitare e PDK-së nga e kaluara. LDK jep tash për tash për problemet që ka përbrenda saj vetëm kahje divergjente të theksuar në koalicion, sepse as ministrat e LDK-së që janë tash për tash në këtë qeveri nuk besoj se do janë më LDK-ë sepse kanë telashe shumë për brenda saj.
 Zëri kumbues i elektoratit të PDK-së së paku atyre që ishin festiv në ditën e fitorës së PDK-së në mbrëmjen e rezultateve të para të 17 Nëntorit 2007 bërtisnin “Jo me LDK-në, jo me LDK-në” por ata nuk u dëgjuan kurrë, sepse nuk do flisnim as në për këto divergjenca në të këtë kohë.
Nga koalicioni i kaluar LDK-AAK, LDK-ja ankohej se ministrat e AAK-së po i bënin sabotazhë qeversië dhe eksekutivit, sa që në ekstrem kishim “dy kryeministra” një të AAK-së z. Çekun dhe një të LDK-së z. Haziri që kontrollonte shumicën e ministrave të LDK-së, kjo është përfolja e shkrimeve të gazetave….Edhe këta ishin me divergjenca por duke çaluar e mbanin disi pushtetin dhe qeverisjen….
Në analizën e fundit të vetë përbrenda dy partive është ky disponim: LDK është pjesë e dështuar e këtij koalicioni, sikur që mendon edhe vetë PDK se çka ka bërë me këtë koalicion. PDK e ka kuptuar edhe vetën njejtë….. Të dihet mirë se këto janë divergjencat që e brejnë çdo politikan të këtyre partive dhe shumë më shumë qytetarin.
Për ta mundur balancin e strukturës patjetër të tregohet se PDK është pjesa e koalicionit që ka ftuar LDK-në çdo herë në media dhe në emisione shkojnë nga dy të PDK-së dhe një i LDK-së sepse tërë ky koalicion është divergjent në besim dhe askush nuk e di sa do ecë kështu.
Andaj nëse në teorinë matematike mësohet se minus herë minus behët plus, mos mendoni se në politikë divergjent herë divergjent bëjnë nje herë konvergjent sepse këta ikin ne infinit keshtu divergjent si janë dhe kanë qenë përherë…..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora