E diele, 28.04.2024, 11:18 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kush janë viktimat e Evropës

E merkure, 30.04.2008, 06:37 PM


Selim Hasanaj
KUSH JANË VIKTIMAT E EVROPES

Nga Selim Hasanaj

Në gazeten ditore ma të madhe në Norvegji VERDENS GANG që nifet me shkurtesen VG , me 18.08.1998 ishte botue artikulli me titull SERBET VIKTIMA DHE MARTIR TË EVROPES që per autor kishte serbet; Bozhidar Gajiq dhe Nikolla Kaliniq që të dytë serb me vendbanim diku në Norvegji. Artikulli ishte i shkruem në gjuhen norvegjeze dhe unë i bana replikë këtij shkrimi tendencioz dhe i mbushun me rrena e trillime. Reagimin tim të botuem po në VG në norvegjisht unë tani po e perkthej per lexuesin e zemrashqiptare.net dhe po e botojë në gjuhen shqipe.

Nji fjalë e urtë serbe thotë: PAPIR TRPI SVASHTA ( letra duron gjithcka). Jo rastësisht e perdora këtë thanje serbe meqense edhe po bajë replikë me dy serb. Ju zotnij Bozhidar Gajiq dhe Nikolla Kaliniq në shkrimin e juve tendencioz, të pa bazë dhe me plotë rrena e trillime shkrueni aq paturpsishtë në VG sa jamë i bindun se as lexuesi ma i padijshem nuk i beson rrenat e juve. Nuk ka njeri normal që kishte me shkrue ato që ju i shkrueni por edhe as nuk ka njeri normal që nuk i vjen neveri nga trillimet dhe rrenat e shkrueme në shkrimin e juve. Pushka nuk mshifet në thes thotë nji fjalë e jona e urtë. Andaj se kush asht Serbia dhe serbet bota tani ma veq e ka marr vesh , sikurse edhe e ka marr vesh se kush janë viktimat dhe martiret e pafajshem. Megjithate ju më detyroni të ua perkujtojë se nese duhet të flitet per VIKTIMË , atëherë pa asnji dyshim se i tillë asht populli shqiptarë. Dhe ja pse.
1. Me 1879 fuqitë e mëdhaja të Evropës i dhanë perkrahje Serbisë , Malit të Zi dhe Greqisë në pushtimin dhe kolonizimin e trojeve shqiptare. Populli shqiptarë nuk u pranue si faktor dhe kjo i dha sinjalin e gjelbert per ofensivë ushtarake Serbisë e cila me falangen e vetë pushtuese i pushtojë dhe shkatrrojë vendbanimet shekullore shqiptare tue fillue që nga Pllana që ju i thueni Velika Pllana, pastaj Nishi, Vranja, Prokupla, Leskofci etj, etj.
Së paku 250 - 300.000 shqiptarë u vranë e maskruen, nuk u kursyen as gratë , fëmijet dhe pleqet e pambrojtun. Mbi 350.000 të tjerë u shperngulen me dhunë në Kosovë e edhe në Turqi. Edhe sot e kësaj dite këto familje kanë mbiemnat e fshatrave nga kanë ardhë dhe vendoret i quejn Muhaxher dhe jo per qellim të keq por vetem tua mbajnë të gjallë brezave që vijnë , kujtesen se ata janë të perzanun nga tokat e tyne atje nga rrethinat e Beogradit. Pra kjo e verteton se deri jo fort moti Serbia ka kjen vetem pashallaku i Beogradit sepse pjesa jugore dhe jug-lindore e saj ka kjen shqiptare.
Mali i Zi me Knjaz Nikollen pushtojë Plavë, Guci, Hot, Grudë, Podgoricë, Ulqinj e Rozhajë dhe rrethe dhe kështu trojet shqiptare u tkurren per qindra mija hektar.
2.Edhe me 1913 prap fuqitë e mëdhaja të Evropës per shkaqe të interesave të tyne gjeoplitike dhe gjeostrategjike , jo vetem se e aprovuen dhe nuk e permirsuen gabimin e mahershem , por ato i ndan toka tjera Serbisë dhe Malit të zi ndersa Greqia pushtojë Camerinë dhe synonte pushtimin e Shqipnisë jugore. Po jua perkujtojë se ishin marr vesh që Greqia dhe Serbia të ndajnë trojet shqiptare së bashku dhe mos të egzistojë ma Shqipni as shqiptarë. Edhe këtë kohë mbi 350.000 shqiptarë të tjerë u shperngulen me dhunë nga trojet e shtepitë e veta. Po aq u shperngulen në shkretinat e Anadollit në Turqi.
3. Me perfundimin e Luftës së Dytë Botnore trojet shqiptare serisht u okupuen nga Jugosllavia tani shtet i ri i formuem në baza të bashkimit të republikave të popujve sllav. Dhe Serbisë ju dha e drejta e kolonizimit dhe robnimit të Kosovës si dhe Malit të Zi e okupimit të Malësisë dhe qyteteve shqiptare atje ndersa Kosova Jugprendimore komplet ju dha nji populli që as që egziston, por që e imagjinojë Tito si pjellë të veten vetem e vetem per ti shpernda trojet shqiptare dhe shqiptaret neper shumë Republika të Jugosllavisë. Pra ju dha Maqedonisë Republikë e pa popullsi maqedone. U hudhë posht Rezoluta e Bujanit që i garantonte shqiptarve të drejten e vetvendosjes. Edhe gjatë këtij riokupimi forcat partizano-cetnike serbomalazezomaqedone banë kerrdi , vranë me dhjetra mijra shqiptarë, dogjen dhe shkatrruen pothuej tanë Kosovën dhe Kosova ju aneksue Serbisë si pjesë e sajë me dhunë.
4. Të gjitha perpjekjet e shqiptarve nen Jugosllavi per të drejta të barabarta dhe liri kombëtare pushteti i Jugosllavisë i shuan me gjakë. Burgjet e Jugosllavisë ishin dhe janë gjithmon të mbushuna plotë me të burgosun shqiptarë.
Besojë se mjafton me këto argumente sepse nuk kamë qellimin ti marr VG-së krejtë faqet e saja per ti demantue rrenat e Gaiqit dhe Kaliniqit në shkrimin e tyne shpifark dhe tendencioz. Lexuesi e kupton dhe e dinë se nese dikush asht VIKTIMË në Evropë atëherë pa dyshim janë shqiptaret të cilet janë të coptuem dhe të okupuem padrejtësishtë nga fqinjet e tyne jugosllav dhe greket.

HUMANIZMI

Tutje zotni Gajiq dhe Kaliniq ju ankoheni se si sipas juve Norvegjia e posaqërishtë mjetet mediatike të saja qenkanë të njianshme dhe po e merrkan anen e shqiptarve në Kosovë dhe sipas juve kjo nuk qenka humane. Unë po quditem se si ju nuk keni turp të flitni per humanizem.
Cka menduet ju zotnijë, se gazetaret norvegjez janë të verbet dhe budallenjë!? Fatmirsishtë ata sot janë profesionist dhe punet e veta i kryejnë me profesionalizem dhe gjithmonë faktet dhe informatat nga tereni atje në Kosovë dhe gjetiu nëper Jugosllavi i sjellin në mjetet mediatike këtu në Norvegji ashtu si ato vertetë janë, pra korrekte sado që me to shumëherë e trishtojnë qytetarin e vet i cili nuk mund të besojë në ato që gazetat shkruejn e që në realitet serbet i kanë ba dhe i bajnë kunder shqiptarve. Vetem nji gja juve ju ka shpetue nga truni dhe keni shkrue korrekt. Vertetë janë gra, fëmijë dhe pleq atje në Kosovë që po e pësojnë ma së shumti sepse forcat ushtarake, policore, militare dhe paramilitare serbe cdo sulm apo ngacmim nga ana e UCK-së po hakmirren në popullin civil të pafajshem dhe duerthatë. Andaj masi edhe vetë e keni pranue në shkrimin e juve nji fakt të till juve serbet nuk keni të drejtë të kerkoni humanizem dhe mirkuptim nga dikush perderisa vetë jeni VRASËS DHE DHUNUES.

LIRIA, RUEJTJA E RENDIT DHE QETSISË SË SHOQNISË

Juve zoti Gajiq dhe Kaliniq sulmoni mjetet mediatike norvegjeze dhe ankoheni se sipas juve këto nuk po shkruajkan korrektsisht per ato që po ndodhin në Kosovë dhe gjetiu në botë. Ju per krahasim merrni konfliktin në Irlanden e Veriut ku ju akuzoni gazetaret norvegjez se si ata per sulmet e IRA-S në policinë irlandeze shkruejn se janë ba sulme terroriste ndersa per sulmet e UCK-së në forcat policore serbe thonë dhe shkruejn ndryshe.
More zotnij, po si nuk keni turp të bani krahasime të tilla. A nuk e dini se në Irlandë bahet luftë fetare dhe se atje asht normale që aksionet e IRA-s të quhen terroriste perderisa ato drejtohen kunder shtetit dhe forcave shtetnore. Në Kosovë , Serbia asht okupuese dhe forcat e saj atje janë forca pushtuese. Andaj aksionet e UCK-së nuk mund të thirren ndryshe pos LUFTË PER LIRI DHE DEMOKRACI. Ushtaret e UCK-së jo vetem se nuk janë terrorist ashtu si juve doni ti detyroni gazetaret norvegjez ti thrrasin , por ata janë HEROJ sepse luftojnë per lirin e vendit të vetë.
Unë ju thamë aferim gazetarve norvegjez nese asht ashtu si ju i akuzoni, por fatkeqësishtë edhe kjo asht nji rrenë e juve tipike serbe sepse unë sado që lexojë dhe percjell gjithcka shkruhet dhe flitet per Kosovën këtu në Norvegji, deri sot shumë pak lexova dicka reale dhe korrekte. I kamë ruejt artikujt me dhjetra sosh ku shkruhet shumë negativisht per shqiptaret dhe teper mirë per serbet.

MULTIKULTURALIZMI

Juve tutje ankoheni në gazetaret norvegjez se si ata sipas jush po akuzojkan serbet per shperngulje të dhunshme të shqiptarve nga Kosova. Ashtu asht. A po harroni se serbet dicka të tillë vepruen edhe në Kroaci dhe Bosne e Hercegovinë?! Si po harroni se juve gjatë shekujve keni veprue me dhunë kunder të tjerve e panderpre kunder shqiptarve qyshkur zbritet nga stepat e Karpateve. Andaj nuk ju kuptova se per cfar multikulturalizmi flisni juve në shkrimin e juve?! Unë juve ju garantojë se populli shqiptarë, por edhe minoritetet tjera në Kosovë shumë ma mirë do ta ken jeten dhe sigurinë nen pushtetin e kujdoqoftë, edhe të UCK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me Dr. Ibrahim Rugoven në ballë se sa e kanë sot jo vetem shqiptaret në Kosovë por edhe minoriteti serb atje me pushtetin pushtues, të psikopatit Millosheviq.

DIALOGU

Sa e quditshme. Juve kerkoni që shqiptaret duhet të dialogojnë. Ama si të bahet dialogu kur policia dhe forcat tjera të falanges serbe granatojnë fshatna, vrasin civil, dhunojnë femna , djegun shtepitë dhe pasunitë e shqiptarve, dhe në këto rethana juve kerkoni dialog. Si ore zotnij nuk thatë se duhet të ndalet dhuna serbe në Kosovë e pastaj të ulen palet per dialog?! Duhet të pajtoheni me mue se juve serbet jeni mjeshter të pakontestueshem per rrena. Andaj edhe punen e dialogut unë po ua hudhi poshtë dhe po ua perkujtojë të gjitha ato marrveshje që i neshkruet dhe i thyet në Kroaci, në Bosne e Hercegovinë dhe edhe në Kosovë. Andaj jua thamë se me juve nuk dialogohet. Me juve duhet të flitet me fjalor të njejt. Pra me dhunë. Kjo u deshmue vetem pas disa bombave të NATO-s kur juve u gjunzuet dhe shkuat në Ohajo në SHBA dhe ndodhi marrveshja e Daytonit.

KUJDESI INSTITUCIONAL PER FEMIJË

Edhe këtu i pergëzojë mediat norvegjeze. Vertetë nuk kanë cka shkruejn per fëmijet, nxansat dhe studentat serb atje në Kosovë. Ata i kanë të gjitha, bile me tepricë. Ata i kanë të dy prindet të punsuem dhe me të ardhuna. Kanë shkolla të shkojnë per të mesue. Janë të sigurt rruges per në shkollë dhe anasjelltas, bile , bile kanë edhe mundësi të rrafin fëmijet dhe moshataret shqiptarë dhe per këtë kurr nuk denohen. Andaj asht shumë e sinqert pse mediat norvegjeze janë të prekuna dhe trishtohen per ardhmeninë e fëmijve shqiptarë në Kosovë. Këta ma teper se tetë vite mësojnë neper shtepia shkolla neper podrume ku nuk kanë as banka per tu ulun. Vec kësaj jetojnë me ankthin se a do të mbrrijnë të gjallë nga shkolla në shtepi !

NDEGJUESHMENIA QYTETARE

Këtu do të pergjigjem shkurt sepse jamë i sigurt se mediat norvegjeze do ta karakterizonin si TERRORIST sejcilin pushtues që do guxonte ta sulmojë dhe okupojë Norvegjinë. Juve serbet duhet të jeni të lumtun se deri sot juve nuk ju kanë quejt terrorist anise ata shkruejn per nji vend të okupuem nga serbet sikur asht Kosova. Asht ligj or zotnij. Cdo forcë që okupatori perdorë asht terror ndersa cdo hap që ndermerr populli i okupuem asht Luftë Clirimtare.
Dhe per në fund kamë nji porosi per juve zotri Gajiq dhe Kaliniq si dhe per të gjithë serbet që jetojnë në Norvegji. Mos humbni kohë dhe mos shpenzoni energji të bindni mediat dhe edhe popullin norvegjez nese pas krejt asaj cka keni ba dhe po bani atje në Kroaci, Bosne dhe në Kosovë keni probleme të integroheni në boten demokratike norvegjeze dhe evropiane. Askush juve nuk u ka faj . Fajin e keni vetë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora