E premte, 01.11.2024, 12:36 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Tefik Selimi: Arti i poetit Xhevat Latifi

E enjte, 13.12.2012, 07:52 PM


Arti i poetit Xhevat Latifi  është art i mendimit të thellë...

Nga Tefik Selimi

Nuk ka më bukur se ta krijosh poezinë e ta këndosh si “këngë”. Pse jo? Kjo bëhet vlerë më e përjetuar dhe më sublime. Pra, poezia është art i thellë dhe përjetues. Është art pak më “delikat” se llojet tjera të letërsisë. Shih për këtë, Lasgushi ynë i madh, lidhur me poezinë, ai ka shtuar, “Më shumë vlen një varg, se një studim” apo “Me një varg të thuhet shumë!”. Kjo është ajo bota e “fortë”e artit poetik. Kjo është dhunti natyrore. S’ka me artin e jetës! Poetët e mëdhenj kanë jetuar me artin e bukur, por edhe e kanë përfunduar jetën keq. Kush e do artin, ai jeton pa e parë jetën, por edhe pa e shijuar të bukurën e jetës. Vepra e mëdha janë të krijuara më artin e bukur. Edhe poeti gjilanas, Xhevat Latifi është nisur në këtë rruga të artit. Është poet që e respekton “ligjin” e krijimit poetik. Poezia e tij është një botë “tjetër” nga krijuesit të tjerë. Ajo është e dalë nga jeta e njeriut tonë. Kjo poezi të përkujton artin mocartiane, “Jeta buzëqeshë edhe kur i ke sytë me lotë”. Poezi që të  pushton dhe të lë pa frymarrje. Dhe, në kuadër të "Vjeshtës letrare...", manifestim kulturor i organizuar nga Ars Club “Beqir Musliu”, i Gjilanit, të shtunën, në sallën e KK-së të Gjilanit, u mbajt takimi me dashamirët e fjalës së shkruar, ku është prezentuar poezia e krijuesit Xhevat Latifi, gjilanas. Ky poet është autor i dy vëllimeve poetike. “Vdekja kushton shtrenjtë” dhe “Shi në flokun tënd”. Xhevat Latifi, si shtuan folësit, është  i tëri poet. I tëri krijues që në poezinë e tij e ngërthen jehun poetik. Ky krijues ka bërë emër në letrat tona. Me këtë rast, iu bë prezantimi i dy veprave të tij poetike” “Vdekja kushton shtrenjtë” (1996) dhe vepra e dytë e tij “Shi në flokun  tënd” (2004). Andaj, duke shfletuar librin me shënime kritike të Razi Brahimit “Kur flasim për poezinë”, që është një vepër e çmuar për mendimin kritik, na është e udhës ta përsërisim mendimin e trajtuar që flet për poezinë shqiptare që në fillim të tekstit në fjalë thuhet: “Qenka vështirë të shkruash dhe kur je e kur nuk je poet”! Po nga ky vlerësim jam nisur të  bëj fjalë edhe për poezinë e Xhevat Latifit, krijues nga Gjilani, i cili, në vete sikur mësheh një botë sa “intime”aq figurative e meditative. Pra, poezia e tij është art i qëndrueshëm si vlerë poetike. E krejt kjo thënie e mendimit kritik bie te bota krijuese e poetit në fjalë, i cili, poezinë jo vetëm që e shkruan dhe e “rikëndon”, por vargu i tij është një artikulim i rrallë i vokacionit poetik. Flamur Maloku, studjues, tha se, sot është kohë me shi. “Edhe atë ditë, kur më ra dorë vepra e poetit gjilanas, Xhevat Latifit, ishte kohë me shi. Kjo kohë po koincidon me një “moment” si diçka tamam poetike. Poetët e duan shiun, por e duan edhe natyrën qëdhe  i jep shije arti. Takimi ynë me poezinë e Xhevat Latifit është spontanitet në vete  dhe kjo “botë” e tij arti puçet me poezinë e sotme. Është poezi që e krijon figurën, krijon një botë të re. Kjo botë poetike e këtij autori e “provokon” fati i jetës së njerëzve. Prandaj, teksti mbulohet me sprovim të fatit e të jetës së njeriut. Pra, krijohet një poezi, një lotë, por krijohet dhe një fantazi krijuese”. Ndërsa, Ymer Topanica, studjues, shtoi  se koha e ëndrrat të këtilla kanë lindur më “shtratin” e letërsisë. “Dua ta përmendi Borhesin, sepse, duke lexuar poezinë e poetit gjilanas, Xhevat Latifit, po më kthen te ky krijues i madh i artit, i cili, me ato pak vepra letrare, ka hyrë sigurtë në pjesët e letërsisë sonë të qëndrueshme. Sepse, edhe poezia e poetit gjilanas përkon me “ëndrrat e kërkimit të floçkës e të dashurisë”. Teksti i autorit në fjalë është i mbushur me ironi, por kjo ironi nuk dëmton figurën e poetit që e paraqet në vargjet e tij poetike. Pra, në poezinë e Xh. Latifit vërejmë një luftë të pabarabartë, ku krijuesi nuk heq dorë nga refleksimet e drejtëpërdrejta. Me fjalë të tjera, uni i tij ëshë si një farsagë që përherë është në kërkim të këndimit”. Avni Rudaku, studjues dhe krijues, tha se, poezia e këtij autori e ruan figurën, ironinë e “sende” të tjera. Poeti apo poezia e tij nuk e mallkon subjektin. Prandaj, poeti mbetet si kujdesar i kohës dhe i sublimes. Mandej, duke lexuar poezinë e dy përmbledhjeve poetike të Xh. Latifit, sikur njeriu e sheh kohën, e sheh vetën, por të gjitha këto shprehje poetike qëndrojnë lart dhe meditojnë. E vëren se pozia e autorit është e lirë dhe e ruan sublimën. Por, ajo që qëndron më fortë, te  ky krijues artikulohet arti univerzal. Njeriu, poezinë e autorit në fjalë e sheh si qendër. Pra, është meditative dhe reflekton me tone të thella poetike. Këtu është i ngulitur arti i përkushtimit”. Linditë Ramushi, poete gjilanase, ka shtuar se, poezia e Xhevat Latifit të tëheq dhe është një “magji’ që të pushton për moment. Pse jo? “Kjo poezi të ngacmon dhe është një provokim për nxitje të reja. Arti është mishërim i shpirtit. Te kjo poezi vërejmë se janë prekur “sende” matematikore, pra është bota e tij refletuese dhe shumë tërheqëse. Kur e lexon poezinë e autorit, sikur të prek në zbulimet dhe protagonistët e autorit. Poezia e tij jep mesazhe për të njohur vetën tonë”. Nexhat Rexha, studjues dhe poet nga Dardana, tha se, te dy veprat e këtij krijuesi të dalluar gjilanas janë vlera të dëshmuara poetike, të cilat në vete ngërthejnë realitet dhe dëshmi kohe. “Xhevati është i tëri poet, poet i zërit kryengritës e atdhetar. Kjo refletohet sidomos te vepra “Vdekja kushton shtrenjtë”, në të cilën autori paraqet vlerat e tij poetike dhe si temë kanë përditshmërinë e jetës sonë. Këto “kërkesa” të tij jo vetëm që japin sinjalizime për vlerat e mirëfillta letrare, por ato komunikojnë me indivitualitetin e tij krijues. Janë poezi e mesazheve të larta në rrugëtimin për sakrificën atdhetare. Bie fjala, poezitë e kësaj natyre janë: “Ashti ynë”, “Formula e pagëzimit”, “E sëmura e Ballkanit”, “Fëmijët e Kosovës”, “Ora e trishtimit”, “Lisi i thinjur” etj”. Arsim Halili, krijues nga Bujanoci, tha se, te poezia e Xhevat Latifit shoh progresionin në asimetrinë poetike, pra nga qendra tek drita. “Po e citoj Boalon, një kritik arti, i cili, në një rast, ka shtuar: “Para se të mësoni, të shkruani, mandej mësoni të mendoni”. Pse jo? Xhevat Latifi ka progres të madh në artin poetik. Ai e ka vlerë të lartë artin e poezisë. Ai herë njeriun e sheh mbisundues, herë mbijetues. Poeti shton: “Në çdo pikë të fytyrës tënde/ Piklohen numrat arabë”. Kjo poezi e tij ka vlera univerzale. Me këtë rast, poeti shpalos para lexuesve leksikun poetik dhe është në kërkom të kësaj që mungon si: liria, drejtësia, ndërgjegjja, humanizmi, dashuria, përkushtimi etj. Pra, kjo poezi është krijim sintezë. Poezi realiteti e kohe. Aziz Mustafa, poet, tha se, kjo poezi të jep shpirt dhe gjak për të jetuar. Ka në vete figurë ritmike arti. Këtu flet arti, flet poezia... “ Tahir Arifi, studjues i letërsisë, tha se, Xhevati është i tëri poet i temave medituese. Pra, aty ka art që gjakon dhe jeton me këtë dhunti krijuese. Vërtet, jeta kushton shtrenjtë. Arti i poetit në fjalë është art i mendimit të thellë. Por, tek ky aurot është prezente edhe poezia e dashurisë unvierzale, e cila botë krijuese të përkujton krijuesit e më hershëm, si: B. Musliun, R. Elmazin e disa të tjerë”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora