Mendime
Pirro Prifti: Prof. Lirim Muhaj gabon shënjestër
E merkure, 03.10.2012, 07:45 PM
Prof. Lirim Muhaj
Nga Pirro Prifti
Në shkrimin e
Prof. Lirim Muhaj `I përndershmi Janullatos dhe “hajduti” At Nikolla
Marku` të botuar me dt. 2 tetor 2012 tek gazeta SOT (por që i përgjigjet
një shkrimi të KOASH-të Gazetës Shqiptare?!), ka gabuar rëndë shënjestrën, gjë që nuk është e zakonshme për një Profesor
të rangut të tij.
Gabimi i shënjestrës
së Profesorit të nderuar ka qënë tip me një `gur vras dy zogj`, por në fakt
guri ka rënë (pa dashje) në kokën e
Profesorit.
Përse? do të
lindi pyetja.
Së pari sepse
I nderuari Profesor Lirim Muhaj ka marrë në mbrojtje një `hajdut të vogël` dhe
thotë si pa dashje ; ..hajdut është por
nuk ka vjedhur ndonjë gjë të madhe sepse Greqia ka vjedhur tokat shqiptare…`,
pra , me fjalë të tjera: `..le të vjedhë e shajë
sepse e mbrojme ne `Profesorët` e politikës dhe historisë shqiptare.. `.
Po c`Jë këto krahasime koti i nderuar Profesor, - dhe, e c`lidhje ka akuza për
vjedhje ndaj At Markut e ngritur nga Institucioni i KOASH ndaj tij me problemet
historike të Shqipërisë me Greqinë?
Po c`lidhje kanë i nderuar Profesor, akuzat ndaj At Markut të ngritura nga
institucioni i KOASH me problemin e
pellazgëve?
Po c`lidhje kanë i nderuar Profesor , akuzat ndaj At Markut ngritur nga
Institucioni i KOASH me Shën Kozmain e Etolisë? I cili erdhi në një territor
kur nuk kishte as Shqipëri dhe as Greqi? Apo jo?
Nga shkrimi Juaj, I nderuar Profesor Lirim Muhaj
, del se juve ose ju ka orientuar njeri
për të ngritur shpifje dhe akuza ndaj Drejtuesit të KOASH, Prof. Janullatos dhe vetë institucionit KOASH
duke drejtuar me matur komunitetin ortodoks, ose ju e keni marrë kot fare gradën
e Profesorit - duke parë inkoherencat e mendimit tuaj të shprehura në fraza të
paqarta dhe krejt pa lidhje me titullin që i keni vënë shkrimit.
Po , pse mor
I nderuar Profesor Lirim Muhaj, e ka fajin Janullatos që ka ardhur në 1992 dhe
ka 20 vjet rresht në Shqipëri, -për
problemet historike të paqarta mbi prejardhjen e Pellazgëve?
Po pse mor I nderuar Profesor Lirim Muhaj, c`lidhje ka Eposi i Homerit - me
Kryepeshkopin Janullatos dhe KOASH?
Po pse mor I nderuar Profesor Lirim Muhaj, c`lidhje ka Pisistrati që ka
folur shqip - me Kryepeshkopin Janullatos dhe KOASH?
Po përse more I nderuar Profesor Lirim Muhaj, c`lidhje kanë gomarrllëqet e
tipit që shkuani ju: …`Përvetësuat emrat
e maleve, pyjeve, qytetet, tempujt, perënditë, shkencat. Edhe sot gjithë
shekujt që pasuan nga vitet 700-600 para Jezuit, vazhdoni t’i vidhni e t’i
shfrytëzoni çdo element të kulturës pellazgo-ilire dhe çdo gjë që është bërë
nga popujt që formonit perandorinë bizantine dhe i keni vënë etiketën “made in greece ”. Niveli juaj shkencor
besoj se do t’u ketë afruar tek e vërteta se sa është raporti midis asaj që
përvetësuat nga kultura pellazgo-ilire, nga ajo që lulëzuat në shekujt V-IV
para Krishtit. Për kujtesë, nga përvetësimet e kulturës bizantine bie në sy më
shumë shqiponja e Zeut, e Pirros së Epirit, e Skënderbeut dhe e shqiptarëve të
sotëm, e cila pasi u bë simbol i Bizantit, u përvetësua dhe u bë krenari për
rusët, serbët, gjermanët. Nuk jam në moshë të re të më mposhtë nacionalizmi
tipik ballkanas dhe përvetësimi grek, por letrat s’kanë karakter shkencor ndaj
s’përdora referenca për çka u shkruajta më lart e më poshtë…..`- -me Kryepeshkopin Janullatos dhe
KOASH?
Po pse ore i nderuari Profesor Lirim
Muhaj, Kryepeshkopi Janullatos dhe KOASH e ka fajin se shqiptarët nuk e kanë
gjetur vehten në Europë por u konvertuan në myslimaneë?
Po pse ore i nderuari Profesor Lirim Muhaj, - e ka fajin Kryepeshkopi Janullatos dhe KOASH, që
Shqipëria u nda në 4 sanxhaqe?
Po pse ore I
nderuari Profesor Lirim Muhaj, - e ka
fajin Kryepeshkopi Janullatos, që bejlerët dhe pashallarët e trevave shqiptare nënëshkruan Kahrarnahme-në
më 1878 duke e dërguar në Kongresin e Berlinit, në të cilën nuk shkruhej asnjë
fjalë për trevat shqiptare?
Po pse ore i nderuari Profesor Lirim
Muhaj, e ka fajin Kryepshkopi Janullatos për atë që thoni ju se …` Pse u penguan zbulimet arkeologjike në Dodonën
pellazgjike, pse u pengua nxjerrja e barkave të lashtësisë, mbytur në detrat e
Greqisë së sotme? Në stilin e tyre të ndërtimit, mos vjen gjë era Iliri?..`
Ndjej
keqardhje të vërtetë për një Profesor të kalibrit tuaj për të gjitha akuzat ngritura e të pavërteta nga ju ndaj
Kryepeshkopit Janullatos dhe KOASH në shkrimin tuaj; duke vepruar kështu, i keni
nder dhe keni justifikuar veprimet e një `hajduti të vogël`- At Marku.
Kështu, apo
jo?
Apologji, për
një individ që ka ofenduar dhe dëmtuar KOASH dhe Kryepeshkopin ligjor
Janullatos, duke e justifikuar me sharje, akuza, shpifje dhe plot pasaktësi
historike (për të cilat nuk duhej të kishe titullin Profesor)! Turp Profesor.
Duhet të
rishikoni edhe një herë shkrimin tuaj dhe ta tërhiqni ose të kërkoni falje; për
mendimin tim- për gabimet, gafat
historike të cilat keni përdorur për të justifikuar dhe rritur kredibilitetin e
një të ashtuquajturi `prift at Marku` dhe shokëve të tij anti-ashqiptarë dhe
anti-integrim, duke fshehur veprën e tij të dënueshme. Kjo nuk ju nderon.
Për një
Profesor si ju, shkrimet tuaja historike do të jenë të vlefshme deri në momentin
kur ju nuk do të përdoreni nga politikanët apo nga individë të tjerë që e kanë
halë në sy KOASH dhe Kryepeshkopin Janullatos.
Përse nuk
merresh i nderuar Profesor Lirim Muhaj,
me Bashkësinë Islame të cilit ju i përkisni se dhe atje ka plot risi, por e gjeni më komode të godisni KOASH dhe Janullatos?
Përse nuk
merresh I nderuari Profesor Lirim Muhaj me Politikanët shqiptarë dhe drejtuesit
e shtetit që kanë mundësuar apo kanë lejuar që Shqipëria të dalë në ankand
shitjesh?
Sigurisht nuk
ta mban, sepse asnjë lidhje nuk ka KOASH me problemet politike të Shqipërisë me
Greqinë, asnjë lidhje nuk ka KOASH dhe Janullatos me Historinë e Shqipërisë dhe
të shqiptarëve si puna juaj që, për c`do
budallallëk historik apo politik tonin, kërkoni t`ja vishni komunitetit
ortodoks, Kryepeshkopit Janullatos dhe KOASH.
Së dyti
shkurtimisht, në këtë shkrim të ulët dhe pa asnjë argument shkencor e aq më pak
ligjor, Profesori i nderuar Lirim Muhaj, ka treguar vehten e tij ashtu si nuk
ka qënë, por tashmë- të metamorfozuar
dhe të konvertuar në një Profesor klientelist dhe pseudo-patriot.
E them këtë
sepse ka qënë dhe mbetet komuniteti ortodoks insipiratori dhe patrioti më
i bësuar i kësaj Shqipërie të pavarur, 100 vjetorin e të
cilës do të festojmë në nëntor 2012.
E them këtë
se nuk jeni vetëm ju inderuari Profesor Lirim Muhaj që respektoni Fan Nolin, por në rradhë të parë
jemi ne komuniteti ortodoks që e respektojmë atë përpara teje sepse Noli ka dalë
nga ne dhe jo nga sëra juaj, prandaj nuk ka përse të na hiqesh super patriot.
Së fundmi,
meqënëse jëni një intelektual i Fierit dhe meqënëse jeni njeri i letrave dhe
keni botuar disa shkrime shkencore të cilat i kam lexuar ( por nuk jam në të
gjitha dakort), meqënëse keni dhe një gradë shkencore Profesor ju sugjeroj të
mos e përlyeni atë gradë shkencore duke mbrojtur At Markun, sepse ai jo vetëm që
nuk përfaqëson askënd, por duke hedhur gurë mbi KOASH dhe Kryepeshkopin
Janullatos, ka shkelur ligjin, dhe ju I nderuar, mendoj se duhet ta respektoni
atë (pra, ligjin).
Mos u mërzisni për punët e Ortodoksisë, KOASH dhe Kryepeshkopi Janullatos janë legjitimë, Autoqefalia është e siguruar, dhe vetëm njerëzit që po ju përdorin - janë armiqtë e vërtetë të Shqipërisë. Sa për ofezat në emrin tim, unë jua kam falur sepse jam I përgjegjshëm për atë që mbroj dhe nuk ngatërroj historinë-politikat- me fenë, dhe as diskutoj se kush dhe pse është Kardinal tek kisha Katolike apo kush dhe pse është Myftiu I Tiranës dhe I gjithë Shqipërisë tek Komuniteti Islam. Gjithkush, le të kruhet aty ku I dhëmb, dhe mos e kruaj shpinën e tjetrit pa leje …pasojat dihen. Në Testamentiin e ri ka një shprehje të madhe: `secilit I mjafton trishtimi I ditës që po ikën`.
Shënim. K.O.A.SH –Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
Komentoni
Artikuj te tjere
Elida Buçpapaj: Heshtje kriminale ndaj grevistëve
Avdi Ibrahimi: Reagim ndaj rrenave të Haxhi Kuçit !
Leon Duhanaj: Unitet politik dhe plan ekonomik
Haxhi Kuçi: Kunder replike ndaj Avdi Ibrahimit
Hilmi Saraçi: Rrjedha të dëmshme nga privatizimi
Besnik Lajqi: Në mesin e një familje katolike
Blerim Rrecaj: Halle, derte, shtigje…
Rudina Xhunga: Takimi me Salman Rushdie
Gjergj Meta: Our lady of Shkodra
Rexhep Shahu: Artan Fuga kërkon shumë
Bekim Rexhepi: Vallja e monopolit demokratik
Halit Elshani: Ku vajtën Kaini e Stalini!
Pirro Prifti: Nard Ndoka politikan i lëkundur
Zejdush Kastrati: Kush, kujt, po ia kthen…?!
Faton Mehmeti: Ngritja dhe rënia e Behxhet Pacollit
Selim Nëngurra: Turpi që hahet me bukë
Gjon Lulgjuraj: Kujdes! Tentativa për një përgënjeshtrim te ri ndaj Malësisë
Ismet Uka: Luftuam e sakrifikuam për shtetin
Fritz Radovani: Besë-lidhja e Malësisë... apo Lufta Nac-Çl?
Ramiz Dërmaku: RTK qerdhe e korrupsionit