E premte, 26.04.2024, 11:19 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Vatikani, shtetet islamike, Izraeli, njohja e shtetit të Kosovës

E hene, 17.09.2012, 08:43 PM


VATIKANI, SHTETET ISLAMIKE - IZRAELI - NJOHJA E SHTETIT TË KOSOVËS

Nga Xhevat Rexhaj

Mali e pranoi Kosovën ! më vonë Mali : Jo more ne se pranuam Kosovën? Nigeria e pranoi Kosovën! Më vonë Nigeria: Jo more se pranuam Kosovën... dhe kështu Kosova mbetet ende në mal, mbetet në fusha, dhe mbetet qështje e pazareve të ndyta me kompjuterë e me mobilie të dhuruara, për politikaj të rrugaqërisë diplomatike, si të Kosovës ashtu edhe të shteteve të ndryshme të maleve dhe shkretëtirave afrikane, shkurt me Kosovën luhet një kanibalizëm pis diplomatik nga vet pseudo politikajt dhe pseudo Institucionet shtetërore që sot që të gjitha janë nën kthetrat e marrëzis dhe mafioizmit të çmendur politikanesk.

Një shtet që mëton të ec drejtë dhe të ketë ngritje normale në të gjitha fushat e jetës për të cilat duhet të punojnë Institucionet dhe vet shoqëria në përgjithësi, nuk mundë të ketë ardhmëri të lumtur nëse nuk ka brenda vetes vlera dhe moral njerëzor e kombëtar. I tillë është edhe rasti ynë me shtetin tonë, që pas shumë shekujsh robërie nënë thundrat e shumë armiqëve e pushtuesëve edhe sot  e kësaj dite përpëlitet sikur të ishte në pelena foshnjore, që të gjej një rrugë të qartë reth të ardhmës, por kjo nuk po ndodh në realitet, ngase vet Institucionet e shtetit janë pengesa kryesore që një gjë e tillë edhe të ndodhi, siç po ndodh.

Që e gjitha mos të duket e zezë duhet të mbetemi realist se megjithatë Kosovën e kanë njohur më shumë se 80 shtete të botës, dhe me këte deri dikund është arritur një sukses i parë , por e gjitha si rezultat i shteteve mike, që kanë shqiptarët në pergjithësi, dhe vet Kosova në veqanti. Në këtë vazhdë një rol të rëndësishëm e luajti dhe e luan edhe selia e Shenjtë në Vatikan, ngase edhe pse jo haptazi ata kudo proklamojnë që Kosova të njifet nga sa me shumë shtete, por në këtë mjegull të krijuar rreth Kosovës edhe thehen shumë shtiza të fuqive botërore, dhe gjithashtu edhe të religjioneve të ndryshme që ka sot  në botë, e më së shumti në mes të krishterimit, islamit dhe deri dikund edhe orthodoxizmit të njohur hebrait?

Nëse kalojmë shkurtazi nepër historinë e shekujve të kaluar ne do të vijmë në përfundim se trungu shqiptarë dikur ishte i tëri i një besimi, dhe ai ishte besimi i krishterë, kjo dihet nga të gjithë shqiptarët kudo. P au ndalur në atë se si ndodhi që pas pushtimeve të egra osmano-turke në trungun dhe në vet jetën e shqiptarëve u fut edhe një fe tjetër  ecila ishte si rezultat i pushtimit vërtet të egër turko-sulltanë, disi filloi edhe një ftohje në vet gjakun shqiptarë, duke ditur kohën dhe rrethanat e asokohshme , dhe rolin që luante vet feja. Megjithatë toleranca dhe vetëdiaj e shqiptarëv që një here të çliroheshin nga kthetrat e huaja ishte shumë e madhe ,dhe thuaja se religjioni nuk ndikoi fare në arritjen e caqeve të caktuara për liri, siq ndodhi me 1912 dhe në fund me 1999, kur krijohen edhe dy shtete shiptare. Kur të gjithë shqiptarët me eufori e pritnin që liria të sjelli më shumë të mira, mirëqenje dhe zhvillime ekonomike e kulturore, në truallin shqiptarë filloi me të madhe të futet një virus shaktërrimtarë i cili do të krijonte huti jo,vetëm në mesin e shqiptarëve, por edhe në mesin e shteteve dhe kombeve mike që na çliruan nga çizmja sllave. Me futjen dhe financimin marramendës, në trojet shqiptare u instaluan sekte të caktuara dhe shumë të rrezikshme nga disa vende mike të Serbisë dhe Rusisë që veten e quajnë shtete islamike, dhe me këtë filloi një rënje e simpatisë nga shtete mike që bënë aq shumë për shqiptarët, ngase me këte në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare u fut me një këmbë një levizje terroriste me pasoja afatgjata për vet kombin shqiptarë, dhe për vet Evropën demokratike, çka edhe thuhet haptas nga shumë qarqe diplomatike të botës demokratike. Kur me 2008 en, Kosova fitoi edhe njohjen formale të pavarësisë, qështja ndër më kryesoret për popullin dhe për vet Institucionet e Kosovës ishte njohja sa më e madhe e saj nga shumë shtete botërore që Kosova të mund të futej në OKB dhe në Institucionet e tjera ndërkombëtare aq të nevojshme për shtetin dhe zhvillimin ekonomik, dhe të mirëqenjës shoqërore si shoqëri  e dal nga lufta me shumë trauma të ndryshme, në të gjitha fushat e jetës. Në fillim Kosovën e pranuan thuaja se të gjitha ato shtete të cilat edhe kishin dhënë dritën e gjelbërt kur u bombardua Serbia, dhe të cilat me shumë mund e shpenzime enorme kishin bërë që Kosova të çlirohej, por pas një turi të madh të njohjeve nga shtetet të cilat edhe në aspektin religjioz përbehene nga të krishterë, nuk pasuan asnjë njohje nga shtetet e shumta që religjion kanë islamin. Në fillim kishte shumë analistë e kinse intelektual që thoshin se Kosovën së pari do e njohin shtetet islamike se kinse Kosova përbehet nga një popull me shumicë të besimit islam ?( çka duhet thënë haptazi se kjo tezë është e rrjeshme dhe shumë e gabuar, ngase në Kosovë ka vetëm një numër shqiptarësh që janë fanatik të islamit, ndersa të tjerët janë shumicë që mund të quhen edhe laik ngase feja nuk ju intereson aq shumë), përkundrazi shtetet islame as nuk e morën parasysh faktin se kinse këta besues të islamit ishin të sakatuar dhe të gjenocidizuar nga armiku serbo-sllave qe i takon besimit orthodox, e që në realitet për islamiket kjo fe është armike e madhe e tyre sepse edhe izraelitet janë të tillë? Megjithatë kjo tregoi se shtete islame nuk e kanë problem aspektin fetar të shqiptarëv, por atyre ju intereson ta ruajnë miqësinë me Serbinë dhe Rusin e që indirekt janë armiqë tanë edhe vet islamikët, ngase janë miqë të armiqëve tanë. Nga ana tjetër Selia e Shenjët, pra Vatikani që kishte luajtur një rol të madh edhe në histori karshi shqiptarëve, kur dihet se vet shqiptarët janë pjesë e historisë së Vatikanit duke dhënë gjatë historisë edhe Papë e edhe shumë Kardinal të njohur në botë , pra Vatikani ishte gjithnjë në anën e shqiptarëve. Me këte rast duhet sjellur në mendje disa shënime rreth kësaj qështjeje për të cilën edhe sot e kësaj dite flitet se pse neve ende nuk po na njef si shtet Vatikani? Para se të përgjigjemi në këtë pyetje duhet ndalur, pra siç u ceke deh më lartë në histori të faktuar se çfarë roli pati Vatikani në çlirimin e shqiptarëve si me 1912 e ashtu edhe me 1999:

Citoj Z. Zef Bushati: “Ne shekujt e veshtire ndihma dhe mbeshtetja e Selise se Shenjte nuk ka munguar per Shqiperine dhe shqiptaret. Keshtu p.sh., Papa Kalisti III i dha Skenderbeut titullin "Athleta Christi"(Atlet i Krishtit), e beri kryegjeneral dhe e ndihmoi me para e me ndihma te tjera, Ne gusht te vitit 1464 Papa Piu II kerkoi te vinte ne Shqiperi, me qellim qe te kurorezonte Skenderbeun mbret te Epirit dhe te shuguronte kardinal Pal Engjellin, por mjerisht nje semundje e papritur nuk e la ta realizonte kete deshire; Pali II ne vitin 1466 e priti Skënderbeun me nderime te veçanta dhe i dha 5000 dukata; Skënderbeu udhëhiqte popullin shqiptar ne lufte kundër ushtrive Otomane. Papa Klementi VIII, ne vitin 1595 dha ndihme ne te holla për çlirimin e Shqipërisë. Një vit me vone, me ane te nipit te vet, kardinalit Cinco Aldobrandini, ndihmoi lëvizjen shqiptare dhe ne vitin 1597 anijet e Papes u perpoqen te clirojne Vloren; Urbani VIII ne vitin 1624 nxiti patriotet e Ohrit per t'u bashkuar kundër osmaneve Papa Klementi XI-Albani (1700-1721), Papa me gjak dhe origjine shqiptare, inicio Kuvendin e Arberit me 1703, si dhe ndermjetesoi prane Republikes se Venedikut per te ndihmuar krahinen e Kelmendit ne luften kunder pushtuesve.

Pas vitit 1912, kur Shqiperia fitoi pavaresine, kisha katolike (zv.kryeminister Dom Nikoll Kacorri) e zhvilloi aktivitetin e saj relativisht me ne liri, duke kontribuar ne ringjalljen shpirterore e morale te vendit, ne vecanti ne fushen e arsimit. Ne vitin 1919, perfaqesuesit e Shqiperise ne Konferencen e Parisit derguan imzot Bumcin tek Benedikti XV, ne menyre qe ai me fuqine e tij morale te nderhynte per te shpetuar Korcen e Gjirokastren, te cilat do t'i aneksoheshin Greqise. Pas Luftes se Dyte Boterore, me ardhjen e komunisteve ne fuqi, u veshtiresua shume veprimtaria e kishes katolike ne Shqiperi. Shkollat e seminaret katolike u mbyllen, disa ipeshkev e prifterinj u vrane dhe shume klerike u arrestuan. Ne vitin 1967 Shqiperia u shpall shteti i pare ateist ne bote. Kjo solli si pasoje mbylljen e 2,169 kishave dhe xhamiave. Nga 7 ipeshkev dhe rreth 200 prifterinj e 200 murgesha, qe kishte ne vitin 1945, mbijetuan vetem nje ipeshkev dhe rreth 30 prifterinj e po aq murgesha, te gjithe tashme te moshuar dhe me shume vite burgu mbi supe. Cdo perpjekje e Selise se Shenjte per t'u afruar me Shqiperine binte ne vesh te shurdher, bile edhe mesazhet e urimit te Papes per vitin e ri ktheheshin mbrapsht.

Me Papen Gjon Pali II u intensifikuan perpjekjet e Selise se Shenjte ndaj vendeve komuniste te lindjes e ne kete kuader dhe ndaj Shqiperise ne predikimet e tij, psh., me 5 tetor 1980 ne Otranto, ne nentor 1982 ne Sicili perpara komunitetit arberesh. Ne nentor 1983, Papa shpalli muajin e lutjeve per lirine fetare ne Shqiperi. Ne 26 shkurt 1984 nga Bari, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II u lut per shqiptaret ne Shqiperi para nje turme prej 50,000 besimtaresh nga i gjithe rajoni i Puljes, ku u shpreh se "shqiptaret zene nje vend shume te vecante ne zemren e tij".

Me transformimet e medha qe ndodhen ne Shqiperi ne fillim te viteve '90, te cilat sollen ndryshime ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut duke lejuar lirine e besimit dhe distancimin nga politika e periudhes moniste, bene qe te fillonin kontaktet e para edhe me Shtetin e Vatikanit. Ne pergatitje te terrenit per te hyre ne kontakte te drejtperdrejta dhe per te hedhur hapat e pare per vendosjen e marredhenieve midis Shqiperise dhe Shtetit te Qytetit te Vatikanit ndikuan ndjeshem edhe vizitat e Nene Terezes ne Shqiperi. Me 7 shtator 1991 u vendosen marredheniet diplomatike ne nivel ambasadoresh. Ne vitin 1992, Ambasadori pare shqiptar prane Selise se Shenjte, Willi Kamsi, u prit nga Shenjteria e Tij Papa Gjon Pali II dhe i dorezoi Atit te Shenjte letrat kredenciale. Me pas, ne vitin 1996 z.Pjeter Pepa, e pas tij ne vitin 1997 z.Jul Bushati dhe ne vitin 2002 (10 Maj) Zef Bushati.

Ndersa Selia e Shenjte ka akredituar prane qeverise shqiptare ne vitin 1992 Nuncin e pare Apostolik Imzot Ivan Dias (sot Kardinal i Bombei-it) dhe aktualisht eshte Nunc Imzot Giovanni Bulaitis.

Pas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne mes te Shqiperise dhe Selise se Shenjte u krijuan mundesite per rritjen e bashkepunimit dypalesh. Nje pike kulmore eshte vizita e Papes ne Shqiperi me 25 prill 1994. Atit te Shenjte iu rezervua nje pritje e shkelqyer nga populli shqiptar Se bashku mysliman, ortodoks e katolik pa dallim priten njeriun e madh qe rrezoi komunizmin ne europen lindore. Vizita e Shenjterise se tij qe nje mbeshtetje morale dhe politike per Shqiperine.

Ne daten 26 nentor 1994, u mbajt nga ana e Papes Gjon Pali II Koncistori per caktimin e 30-te kardinaleve te rinj, nder te cilet ishte dhe kardinali i pare ne historine e katolicizmit shqiptar Mikel Koliqi, 92 vjec, i cili ka qene i burgosur per 38 vjet. Gjithashtu Seline e Shenjte ne Vatikan e kane Vizituar Presidentet dhe Kryeministrat e Shtetit Shqiptar mbas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne vitin 1991, te cilet jane pritur ne audience nga Papa Gjon Pali II dhe tani nga Papa Benedikti XVI.

Selia e Shenjte mban marredhenie diplomatike me 170 shtete dhe merr pjese ne 43 organizata te ndryshme nderkombetare me statusin e antarit ose te vezhguesit te perhershem. Qe nga viti 1964, Selia e Shenjte ka statusin e vezhguesit te perhershem ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe merr pjese ne Komisionin Ekonomik per Evropen me statusin e keshilltarit. Gjithashtu, Selia e Shenjte i ka dhene nje mbeshtetje efektive financiare Fondit te Kombeve te Bashkuara per Femijet, si dhe ka marre pjese aktive ne Komisariatin e Larte per Refugjate te Kombeve te Bashkuara. Ne praktiken e OKB-se, Selia e Shenjte njihej si Qyteti i Vatikanit. Pas shkembimit te letrave mes Sekretarit te Shtetit te Selise se Shenjte dhe Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, ne vitin 1957, u percaktua qe marredheniet e OKB-se te mbaheshin me Seline e Shenjte. Selia e Shenjte u pajtua me statusin e vezhguesit te perhershem per disa arsye. Ne radhe te pare, kjo i siguron asaj liri shpirterore, sepse ajo shpesh do te ishte e detyruar te abstenonte per shkak te natyres se saj. Ne radhe te dyte, statusi i vezhguesit eshte me pak i kushtueshem se sa statusi i anetarit dhe i ka te gjitha mundesite per te vene ne qarkullim deklarata, per te marre te gjitha dokumentet e organizates dhe per te qene e pranishme ne procesin e marrjes se vendimeve.

Qe ne fillimet e Keshillit te Evropes, Selia e Shenjte i ka dhene mbeshtetjen e saj morale kesaj levizje evropiane. Papa Gjon Pali II dergoi nje perfaqesues te tij personal gjate konferences pergatitore qe u mbajt ne maj te 1948 ne Hage, e cila coi ne krijimin e Keshillit te Evropes. Selia e Shenjte ka treguar vazhdimisht se eshte ne favor te Keshillit te Evropes, sidomos ne lidhje me perpjekjet e Keshillit te Evropes ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. Nuk dihet publikisht, nese Selia e Shenjte ka kerkuar ndonjehere te behet anetare e Keshillit te Evropes, megjithate ajo eshte vezhguese e perhershme e tij qe nga nentori i vitit 1970. Edhe ne BE nuk dihet nese ka ndonje kerkese nga ana e Selise se Shenjte per t'u antaresuar por ajo merr pjese rregullisht nepermjet perfaqesuesit ne nivel ambasadori, Nuncit te saj Apostolik. Selia e Shenjte eshte anetare ne OSBE (Viene) ne CE-CDCC (Strasburg), ne UNHCR (Gjeneve), ne UNCTAD(Gjeneve),etj. dhe me statusin e vezhguesit te perhershem ne UNESCO, IOM, CE, ONU, UE, IFAD, etj, etj.

Roli i Selise se Shenjte ne diplomacine nderkombetare eshte mjaft i madh, aktiv dhe i rendesishem. Ne procesin e negocimit te marreveshtjes se Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me BE-ne nje kontribut dhe ndihme te cmuar mund te jape edhe Selia e Shenjte nepermjet perfaqesuesit te saj ne BE. Ne kete kuader eshte i rendesishem intensifikimi i marredhenieve diplomatike me Seline e Shenjte ne te gjitha nivelet. Me 23.5.2002 parlamenti miratoi ligjin nr.8902 Per ratifikimin e "Marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Selise se Shenjte per rregullimin e marrdhenieve te ndersjellta."Ky eshte dokumenti zyrtar me i rendesishem, qe rregullon marrdheniet midis dy shteteve. Pervec diplomacise me tej, marredheniet me Vatikanin jane karakterizuar nga marredhenie bashkepunimi ne fushen e kultures, arsimit, shendetesise dhe ne sigurimin e ndihmave materiale, sanitare dhe ushqimore. Persa i perket bashkepunimit ne fushen e Arsimit, vleresohet inisiativa e Selise se Shenjte, per hapjen e Universitetit Katolik ne Shqiperi, si shprehje e kontributit te saj per edukimin e brezit te ri shqiptar. Ne kete aspekt edhe qeverite shqiptare ne te gjitha takimet dypaleshe kane shprehur angazhimin e tyre per mundesimin e hapjes sa me pare te ketij Universiteti. Gjithashtu, ne qytetin e Elbasanit eshte ngritur nje Fakultet katolik i Mjekesise, diplomat e te cilit njihen nga B.E, si dhe eshte ne proces ndertimi i spitalit "Zoja e Keshillit te Mire" ne Tirane. Jane ne proces edhe nje sere investimesh ne fushen e arsimit dhe te shendetesise. Inisiativa e Papes Gjon Pali II per Shenjterimin e Nene Terezes gjeti perkrahjen e mbare opinionit boteror dhe ky hap perben vleresim edhe per kombin shqiptar. Ne te gjitha takimet dypaleshe eshte evidentuar fakti se Shqiperia eshte nje shembull i qarte dhe garanci e bashkejeteses dhe mirekuptimit midis besimeve fetare...” fund citati.

Nëse jemi realist dhe nëse jemi mirënjohës, pa dhënë asnjë shkas që dikush të merr këtë shkrim si diç kundër fesë islame që ushtrohet te ne shqiptarët, ne duhet të ruajmë respektin më të madh për Selinë e Shenjët ngase aty gjithmonë shqiptarët e patën deren hapur sepse ishin dhe mbeten pjesë e historisë së Vatikanit, dhe vetëm nëse numrojmë të mirat që bëri Papa Vojtilla , atëhere ne kemi pse të jemi krenar që mbetemi pjesë e civilizimit evro-perëndimor.

Tani të ndalemi te një pyetje që sot e gjithë ditën shtrohet nga shumë shqiptarë, besa të të tri besimeve që ushtrohen në këtë komb, pse nuk po e njef shtetin e Kosovës ende Selia e Shenjtë? Në njëren anë kemi besimtarët e besimit islam që kudo shprehen dhe shkruajnë se ja Vatikani nuk po e njeh  Kosoven edhe pse ka të tillë që thonë se shqiptarët dikur ishin të gjithë të krishterë, e besa edhe sot ka shumë të besimit krishtër, ata thonë se kjo tregon se krishterimi është kundër shqiptarëve?, duke luajtur me letra hapur se kjo as nuk do te ndodhi fare se kinse Vatikani mbanë anën e Serbisë? Këto kukludime me prapavijë të caktuar nuk qëndrojne fare, nëse bazohemi në fakte dhe dokumente të periudhave historike të cilat u cekën edhe më lartë, Vatikani do ta njihte Kosovën në aspektin diplomatik dhe zyrtar qysh ditën e parë pas rishapalljes së pavarësisë, ngase realishtë Vatikani e ka njohur dhe pranue Kosovën qysh në kohën e të Madhit të shqiptarëve Presidentit Ibrahim Rugova,  dhe kjo nuk do koment ngase është më se e vërtet. E pse sot ende nuk ka notë verbale për njohje të Kosovës, atë duhet kërkuar në vet situatën dhe marrëdhenjet apo në gjeostrategjinë e shumë fuqive botërore që luajnë shpesh edhe në kurrizë të kombeve dhe shteteve të vogla. Duke ditur se ne shqiptarët jemi mbi 90% pro amerikanë dhe pro evropian, është më se e logjikshme që nëse na njef sot ne Vatikani ,atëhere Kosova duhet ti fshij duart se ndonjëhere do të na njohin shtete islamike, nëse ne sot na njeh Vatikani atëher Serbia dhe Rusia do ua mbajnë te hundët aleatëve të tyre islamiko-arabik, duke ju thënë se ja se çfarë myslimanesh janë shqiptarët, ose ja se shqiptarët janë që të gjithë me mendime dhe me historinë e kaluar kur ishin të gjithë të krishterë. Këtu edhe qëndron krejtë probblemi se pse ende nuk kemi njohje zyrtare nga Vatikani, e që në realitet Vatikani edhe përmes emërimit të Kardinalit neve na ka pranuar si shtet, dhe është shumë me vend që këtë ende nuk e ka bërë zyrtarishtë duke dhënë shansin që vendet islamike e arabe të na pranojne.

Qështje në vete është edhe mos njohja e Kosovës nga Izraeli, një vend i vogël por me një rëndësi të madhe gjeopolitike, një shtet që edhe sot e kësaj dite ka një lobi fenomenal dhe shumë të fort në SHBA, një shtet që rrezikohet edhe me egzistencë nga fqinjët arab, andaj këtu është gjithashtu një problem i madh se pse këta ende nuk e pranojnë Kosovën. Mospranimi i Kosovës nga Izraeli sigurishtë se lidhet edhe me atë që u cek më lartë , apo rasti me Vatikanin, Izraeli menjëher do e pranonte Kosovën si shtet, por edhe me këtë rast Kosova do të rrezikohej që asnjëhere mos të pranohej nga më shumë se 50 shtete islame mike të Serbisë, sepse islamikët do të gjenin arësye duke thënë se edhe shqiptarët qenkan miqë me izraelitet e kundër kinse palestinezëve. Kur jemi te Palestina, duhet përseritur një gjë që të gjithë e dinë mirë se vet ambasadori i palestinës në Beograd ka thënë haptas se Palestina kurr nuk do ta njoh Kosovë??? Atëher çfarë na lidh ne shqiptarëve me arabët, jo asgjë dhe asgjë. Që Izraeli nuk e njeh ende Kosovën është edhe qështje që i sygjerojnë vet Amerikanët duke ditur reagimin e arabo-islamikëve.

 

Po shtetet islame, pse athua këto shtete të një besimi që kanë edhe  disa nga shqiptarët nuk po e pranojnë Kosovën, po pse këto shtete që janë kundër të gjitha besimeve që lidhen me Krishtin nuk po ia pranojnë shtetin një populli “vëllla” sipas besimit, e nga ana tjetër dita ditës investojnë para të pista në ndertime xhamijave dhe në financime të grupeve radikale islamike, pse athua këto shtete po e lëdhatojnë dhe po e duan ende Serbinë? Me këto pyetje sot përballen shumë shqiptarë, pa marr parasysh besimet e tyre, por shqiptarë të vërtet që vetes i thonë shqiptarë e jo mysliman-shqiptar, apo katolikë shqiptarë, e dijnë edhe përgjigjen, dhe kjo është se arabet apo islamiket ishin dhe mbesin miqët më të mirë të Serbisë, Rusisë dhe Kinës, dhe për këte Kosova edhe shumë vite nuk do të njihet nga këto diktaura islamike që shkatërrojnë popujtë e tyre. Islamikët nuk duan të e pranojnë Kosovën ngase e dijne shumë mirë që shumica shqipëtare është aleate natyrale e SHBA se, dhe vendeve mike evroperëndimore, islamikët e Arabisë e dijjnë se shqiptarët do të jenë për mote mirënjohës vendeve dhe kombeve që e çliruan nga zgjedha dhe gjenocidi serbo-sllav, pra arabo-islamikët e dijne se shqiptarët asnjihere nuk ishin pjesë e shkretëtirave dhe errësirave arabe, por ishin pjesë e civilizimit dhe njerëzimit evropian, andaj për këtë arësye Kosova nuk do të njihet nga vendet islamike, dhe te e fundit siç thotë populli “ bor e madhe “ se spo na duhen fare as këto njohje nga miqët e armiqëve tanë.

Nëse të gjitha këto shkase, pasoja dhe të mira përmblidhen në një atëher do te dali fushës se Kosova sot gjëndet në një senduiq, ku lidhen dhe daldisen interesa të ndryshme gjeopolitike e që mjerishtë një rol kyq dhe vendimtarë po luan feja, andaj ne shqiptarët nuk duhet të bijmë pre e feve, jo ne nuk duhet të tregohemi më islamik se islamet, me të vetmen arësye që kinse ata të na pranojne si shtet, nëse Izraeli jeton dhe prosperon si shtet i fort dhe shumë i zhvilluar ekonomikisht e ushtarakisht edhe pa u njohur nga shtete islame, të tillën mund ta bëjme edhe neve, por me një kusht nëse i përmbushim standardet demokratike, nëse e ruajmë shtetin dhe nuk e vjedhim shtetin, nëse  e duam me vepra e jo me fjalë shtetin, atëher e ardhmja e jonë do të jetë e ndritshme. Ne ishim, jemi dhe duhet të mbesim pjesë e zhvillimeve demokratike me vlera evro-perëndimore, ne duhet të bëjmë më shumë punë për shtetin dhe kur ne të jemi të zhvilluar në të gjitha fushatë jetësore ,njohjet vijne më shpejt, ka edhe 120 shtete të botës që nuk na kanë njohur, dhe nese të tjerat na njohin atëher për njohje nga Rusia, Serbia e miqët e tyre arabo-islam nuk do të kemi nevoi fare....

Kur shqiptarët e Kosovës, vriteshin, masakroheshin, përdhunoheshin gjinia femërore, digjeshin për së gjallli trupat e tyre, dhe bëhej spastrimi etnik e gjenocidial nga ana e serbo-sllavëve, shtetet arabe, Gadafat, Sadamat, Rafsanxhanat, Mubaraket, Asadet e të tjerë e përkrahnin me para dhe me armatim Serbinë. Nga ana tjetër, SHBAja me aleatët e saj dhe tanë, e sulumuan dhe e bombarduan Serbinë si dëshmi e dhëmbjesë dhe ndihmës për shqiptarët, atëhere nese ne shqiptarët i harrojmë këto fakte dhe dëshmi të kohës do të mallkohemi edhe nga Zoti e lëre më nga aleatët tanë që edhe sot e gjithë ditën po na qëndrojne afër, se përkundrazi Serbo-Rusia do të na shkelte përseri.

Falenderime për mote; SHBAsë, kombeve Evro-perëndimore në krye me  Gjermaninë e Anglinë, Australisë, Kanadasë, Japonisë, Zvicrrës, Vatikanit në krye me Papa John Palin e Dytë-Vojtilla, Nanës Tereze, Familjes Jashari dhe Hyjnorit të shqiptarisë që krijoi këtë aleancë me botën e demokracisë Presidentit Ibrahim Rugova-themeluesi i Dardanisë sonë.



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora