E premte, 26.04.2024, 05:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Një margaritar në duart e lexuesve të vegjël

E premte, 24.08.2012, 08:39 PM


NJË MARGARITAR NË DUART E LEXUESVE TË VEGJËL

Doli nga botimi libri “ Porosia e gjyshit”. poezi për fëmijë i autorit Ismet Krasniqi.

Botoi Klubi i Shkrimtareve “Vorea Ujko”, Klinë 2012 

Nga Gjon Neçaj

Para disa kohësh, në një takim krijuesish, pata fatin të takohem në qytetin tim, Bajram Curri, me Ismet Krasniqin, i cili tashmë ishte bërë i njohur për të gjithë tropojasit, e më gjerë në Shqipëri, për rolet dhe interpretimet e tij shumë të pëlqyera nga shikuesit e shumtë, madje adhuruesit personalizonin episode dhe batuta të roleve të tij.

Në të vërtetë unë nuk kisha njohje as dijeni për krijimtarinë e tij, teksa krijuesit nga Klina,tashmë me emër në trojet shqiptare, Prend Buzhala e Gjon Gjergjaj, më thanë se Ismeti është një nga krijuesit më prodhimtarë të Klubit Letrar “Voreo Ujko “ Klinë.

E kështu u miqësuam me autorin e thekshëm të fjalës së shkruar dhe aktorin e lakmueshëm të artit kosovar.Tashmë miq e të pandarë në aktivitete letrare e kulturore këndej e matanë Amësisë së Epërme, Ismet Krasniqi zën vend në krye të odave të letrarëve të Tropojës e qarkut përreth,duke lexuar e rilexuar tashmë edhe veprat e tij.

Aktori dhe krijuesi Ismet Krasniqi  i përket asaj race krijuesish dhe interpretuesish ,adhuruesit e të cilit mbeten të mahnitur nga krijimtaria e tij e larmishme.

Pas debutimit të sukseshëm në poezi për të rritur,vargjet e të cilit të kujtojnë krijimet e aedëve të hershëm të veriut, apo vargje të Fishtës, tashmë Ismeti është shtruar këmbëkryq me lexuesit e vegjël, e si gjysh i kujdesshëm,shkruan vargje të mrekullueshme,siç janë edhe në librin që paraqet lexuesve të vegjël,i cili është  një margaritar i bukur në duart e vogëlushëve.

Në këta rreshta, në rolin edhe të recensentit të këtij libri të adhurueshëm për lexuesit e vegjël, çka ne krijuesit jemi shumë borxhlinj ndaj tyre, pasi në këta dhjetëvjeçarët e fundit në Kosovë dhe Shqipëri, pak është lëvruar kjo gjini ( pra poezi për fëmijë), komentet dhe sugjerimet do t’ua lëmë lexuesve dhe mendimet e tyre do kenë vlera të jashtëzakonshme për krijuesin brilant, Ismet Krasniqi.

Për krijimtarinë letrare dhe artistike të Ismet Krasniqit kanë folur dhe shkruar shumë krijues dhe kritikë në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, ku vlen të theksohet profesionalizmi i Prend Buzhalës, Sejdi Berishës, Hajdin Morinës, Hasan Hasanramaj, prof.dr.Zymer Neziri, Sejmen Gjokoli, Mikel Gojani, Ermir Dizdari, Lefter Çipa, Mark Mesuli, Riza Lahi, Enver Petrovci, Ali R. Berisha ,etj.

Pamëdyshje, Ismet Krasniqi është një enciklopedi e kulturës shqiptare, e në kulmoren e krijimtarisë së tij aktrimore dhe letrare, shkëlqen si një margaritar i çmuar, siç paraqitet edhe me librin me poezi për fëmijë “Porosia e gjyshit”.

Duke i uruar suksese dhe krijimtari të mbarë në të gjitha fushat, njëherazi falënderojmë Ismetin dhe jam i privilegjuar që m’u dha mundësia të shkruaj këto fjalë modeste dhe si recensent i librit, ftoj vogëushët ta lexojnë librin e gjysh Ismetit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora