E merkure, 01.05.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E hene, 20.08.2012, 05:27 PM


Shahin Ibrahimi


Mirënjohje detit

E ndjej në shpirt detin
Me valët e tij bisedoj
Aq ëmbël më përkëdhel fytyrën
Sa të fshehtat e zemrës i tregoj.

E ndjej çdo ditë më mbrënda meje
Natën ditën në çdo kohë
Ai më ngroh gjakun në deje
Qoftë dhe në acarin e ftohtë.

Për herë pranë tij jam e do jem
Në mbrëmje dhe mëngjeze
Aromën e tij me dorë e prek
Më kthen frymën e tij në rreze.

Qetë,i ngrohtë,më pëshpërit
Më vesh me blunë e tij të ëmbël
Dhe flas me të si babë e bir
Çdo natë e shoh në ëndërr

Prej tij këshillë kërkoj pa ndjerë
Të më mbrojë nga të marrët
Dhe ai mes meje hyn përherë
Si në rininë e largët.

Ah deti im,si të kanë bërë
Askush stë mbron e stë del zot
Dikur me plazhet sërë sërë
Tani me plehra e me lot.

Të vodhën kripën kaltërsinë
Ca maskarenj e tartakutë
Mes rërës varg pallatet nxijnë
Dhe epshet shfryjnë banda me hajdutë.

Çfarë të bëj unë,të flas me diellin?
Ti derdhë mbi tokë rrezet e nxehta
Këto kohëra veçse përbindsha pjellin
Me trup e mëndje tek kuleta.

Sa shumë më dhimsesh deti im
Çtë bëj më parë për ty
Të shoh dhe shpirti më mërdhin
Të shoh dhe psherëtij Shahin Ibrahim.

Mirënjohje detit

Ti që në shekuj shumë ke parë
Banorë të urtë dhe të këqinj
Por kurrë si këta kaq shumë barbarë
Që mbjellin vetëm zi


Dallëndyshja

Me cicërimën e saj ajo vajtonte
Xhelozinë e njerëzve me cmirë
Me sy një plagë më tregonte
Mu dhimbs,ndaj nxora psherëtimë.

Unë i dhurova shikime të sinqerta
Me krisma të ardhmen donin tja ndalonin
Më pyeste mos kish bërë faj e shkreta
Në kopenë e reve lirinë shijonim.

E kish të freskët gjakun ende
Në tokë e ulën të pa frymë
Askush s`mësoi,çkish bërë e shkreta.
Nën këtë qiell të nxirë si tym.

Ajo na jepte vetëm këngë
Dhe cicërima pa pushim
Por njerzit sot janë pa mënd
Me plumb ja kthyen si shpërblim.

Ditën ma bëri sakate mallëngjimi
Mëngjesin ma rrembeu,kjo kohë pa mëshirë
Vera mu bë dimër dha hije dëshpërimi
Dhe dita shpejt ndrroi fytyrë.


Falmë bijë.

Falmë bijë e uruar
Se linde në diktaturë
Ata dhe diellin ta mohuan
Ty të zunë të bukrën hënë.

Ideja e tyre djaj mbi djaj
Krijoj vuajtje të pa fund
Mbolli përçarje në çdo skaj
Sa dhe gurëve ju ndrroj vend.

Për ide më kishin rrethuar
Malli ndrydhur në tel me gjëmba
Jetime,me libra je edukuar
Pa dëshira dhe pa ëndra.

Se vetë jeta ka yndyrë
Njeriu mendohet dhe e zgjedh
Se ajo na mbush me frymë
Që me veten mos me u ndesh.

Shkollën e mbarove shkëlqyer
Dhe prej tyre urrejtje more
Prej meje ta bënë zemrën vrer
Bursë stë dhanë,ngele përmendore.

Zemra nuk ka vargje të bujshme
Kur bën errësirën shtëpinë e vet
Se dallgët qetsohen mëngjeseve
Erërat qeshin kur vallzojnë retë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora