Kulturë
Daniel Gazulli: Qeverisje në formën e grushtit të shtetit
E diele, 19.08.2012, 05:05 PM
Egjipt: Qeverisje
në formën e grushtit të shtetit
Nga Daniel Gàzulli
Në një shkrim
të disa kohëve ma parë me titull “Egjipti: Nga do të randojë balanca?”, si të gjithë
ju, shpresoja se gjilpana e balances do
të randonte në kahje demokratike, qoftë për të miren e popullit egjiptian vetë,
ashtu edhe për të ardhmen e gjithë popujve arabë, për vetë peshen e madhe e
specifike që ka Egjipti në rajon.
Nuk kaloj
as një muej dhe një fazë e re, e të ashtuquejtunës pranverë arabe, po njeh të paprituna
të rrezikshme për të ardhmen.
Presidenti
i ri Muhammad Morsi, para zgjedhjeve një personazh anonim, edhe mbas zgjdhjeve
u duk se do të hidhte hapa të matun, jo të llojit të shesheve, pse nuk gëzonte
as ndonjë mandat të posaçem e me peshë, kur dihet roli i randësishëm që kanë pasë
gjithmonë në Egjipt Forcat Armatosuna,
ose ma saktë, i ashtuquejtunit Këshill i Naltë i Forcave të Armatosuna. Nuk
pritej pra ndonjë ndryshim i madh, pse Kushtetuta (inegzistente) apo ligje të tjera
në fuqi nuk i njihnin atij të drejta të posaçme.
Po ja që në
pak dit Morsi u ba Presidenti i gjithëpushtetëshëm i Egjiptit, me fuqi të plotë
e të pakontrolueme e të pakontrollueshme nga asnjë institucion, pse Kushtetuta
nuk egziston (e asht në dorën e tij nëse do të ketë një Kushtetutë), me një parlamentet
të deligjitimuem, por sidomos me marrjen e funksionit të Komandantit të Përgjtihëshëm
të Forcave të Armatosuna, ose ndrysh e thanë, me eliminimin de facto të Këshillit
të Naltë të Forcave të Armatosuna.
Jo ma
larg, po pikërisht me 17 gusht Morsi largoi nga detyra të gjithë gjeneralët e
fuqishëm të Këshillit të Naltë, përfshi ministrin e mbrojtjes, gradoi gjeneralë
dhe emnoi aty oficerë pranë forcës së tij politike, Vëllaznit Muslimanë,
anulloi çdo masë që kufizonte pushtetin e Presidentit dhe ruente ekuilibrat në mes
legjislativit, egzekutivit, Presidentit dhe pikërisht Forcave të Armatosuna, me
tradita diçka ma demokratike në shetet si Turqia dhe Egjipti, të paktën me frymë
laike. Jo vetëm për nevojat e tij, por edhe tue pasë përvojen paraprirëse të Erdoganit
në
Por
rreziku i një rebelimi të ri, i një rikthimi kësaj radhe të kundërshtarëve të tij
në Sheshin Tahrir janë ma se të mundëshme.
Masa e
tij e papritun, dërgimi në pension i oficerëve të naltë, tue i dekorue të gjithë
parapraksiht me dekoraten ma të naltë në Egjipt, Kollaren e Nilit (ironi tipike
arabike), një masë e paparashikueme në legjislacionin egjiptian, ngjan si
grusht shteti nga nalt. E kur grushti i shtetit vjen pikërisht nga presidenca,
rrziqet mund të jenë nga ma të paparashikueshmet.
Asht
intrigues fakti se gjithë këto masa, shkarkime e ndryshime, u priten në heshtje,
pa ansjë kundërshtim. Papritë, noteri teknokrat i Kajros u ba një president i
gjithëpushtetëshëm pa e përligj pushtetin e tij të pakufizuem nga asnjë bazë ligjore,
sa që tashti analistët pyesin: Cili asht afati kohor i presidences egjiptiane?.
Sigurisht,
gjeneralët e fuqishem egjiptianë, të vjetrit qofshin apo të rijtë, nuk premtojnë
asgja të mirë në favor të demokracisë, por kalimi i çdo pushteti në dorën e një
njeriu të vetëm rrezikon ta kthejë vendin shumë vite mbrapa e të sjellë edhe
ngjarje ndërkombtare jo pa rrezik, sidomos në fushen e shahut të Lindjes së Afërme,
ku rregullat e lojës kanë pak vlerë.
Probleme
ende ma të randësishme e ma të rrezikshme janë të ngutshme në qeverisjen e
vendit. Marrja prej Morsit të një pushteti me premisa diktatoriale ka shumë mundësi
që së shpejti të mos kënaqë jo vetëm popullin egjiptian, jo krejt pa tradita
demokratike, veçanarisht opoziten, por edhe vetë forcen politike që e mbështetë,
Vëllaznit Muslimanë. Sheshi Tahrir mund të marrë përsëri flakë. Aq ma tepër
tashti premisat janë edhe ma të mëdha për shkak përkeqësimit rrënimtar të gjendjes
ekonomike.
Nëse
presidenti nuk gjet rezistencë në xhveshjen e Forcave të Armatosuna nga
pushteti i tyne politik, kjo nuk do të thotë se nuk do të ndesh rezistencë tek
forcat përparimtare, kritike ndaj pushtetit të egzagjeruem të forcave të armatosuna,
por njëherësh edhe të vetëdijshme se këo forca ishin barrierë e randësishme
ndaj rrezikut të ekstremizmit islamik në pushtet. Por tashma gjeneralët e rijë të
gaduem e të emnuem nga Morsi në funksionet ma të nalta, konsiderohen njerëz afër
Vëllazënve Muslimanë, tue humbë kështu mbas 60 vjetëve karakterin laik të Forcave
të Armatosuna, çka po ngjet edhe në Turqi. Ky asht një hap mbrapa me pasoja të paparashikueshme.
Mbas pak
ditëve, me 24 gusht, pritet një manifestim i ri e i fuqishëm në Sheshin Tahrir;
kësaj radhe parashikohet që protesta të mos jetë e përqendrueme vetëm përballë pallateve
të pushtetit, por në mbarë vendin. Opozitarë të regjimit të ri, por edhe
nostalgjikë të regjimit të vjetër të Mubarakut, nuk do ta kenë të vështirë ta
akuzojnë raisin e ri të Kajros: Në pak muej vendi ka humbë mbi 30% të forces
ekonomike me bazë turizmin, tashma i pasigurtë qoftë sot, ashtu edhe për një të
ardhme të afërt.
Vallë Egjipti
do të gjendet para thanjes së vjetër: Ra mbreti (Mubaraku), rroftë mbreti (Morsi)?
Vështirë që
një popull jo pa tradita të lejojë rikthimin e një regjimi diktatorial të tipit
të shteteve të Afrikës Qendrore.
Troku i
Morsit nuk mund të mos jetë i rrezikshëm edhe për atë vetë, por mbi të gjitha
me ndikime aspak pranverore në të gjithë rajonin.