| E premte, 24.08.2012, 08:39 PM |
NJË MARGARITAR
NË DUART E LEXUESVE TË VEGJËL
Doli nga
botimi libri “ Porosia e gjyshit”. poezi për fëmijë i autorit Ismet Krasniqi.
Botoi
Klubi i Shkrimtareve “Vorea Ujko”, Klinë 2012
Nga Gjon Neçaj
Para disa
kohësh, në një takim krijuesish, pata fatin të takohem në qytetin tim, Bajram
Curri, me Ismet Krasniqin, i cili tashmë ishte bërë i njohur për të gjithë tropojasit,
e më gjerë në Shqipëri, për rolet dhe interpretimet e tij shumë të pëlqyera nga
shikuesit e shumtë, madje adhuruesit personalizonin episode dhe batuta të roleve
të tij.
Në të vërtetë
unë nuk kisha njohje as dijeni për krijimtarinë e tij, teksa krijuesit nga
Klina,tashmë me emër në trojet shqiptare, Prend Buzhala e Gjon Gjergjaj, më thanë
se Ismeti është një nga krijuesit më prodhimtarë të Klubit Letrar “Voreo Ujko “
Klinë.
E kështu
u miqësuam me autorin e thekshëm të fjalës së shkruar dhe aktorin e lakmueshëm
të artit kosovar.Tashmë miq e të pandarë në aktivitete letrare e kulturore këndej
e matanë Amësisë së Epërme, Ismet Krasniqi zën vend në krye të odave të letrarëve
të Tropojës e qarkut përreth,duke lexuar e rilexuar tashmë edhe veprat e tij.
Aktori
dhe krijuesi Ismet Krasniqi i përket
asaj race krijuesish dhe interpretuesish ,adhuruesit e të cilit mbeten të mahnitur
nga krijimtaria e tij e larmishme.
Pas
debutimit të sukseshëm në poezi për të rritur,vargjet e të cilit të kujtojnë krijimet
e aedëve të hershëm të veriut, apo vargje të Fishtës, tashmë Ismeti është shtruar
këmbëkryq me lexuesit e vegjël, e si gjysh i kujdesshëm,shkruan vargje të mrekullueshme,siç
janë edhe në librin që paraqet lexuesve të vegjël,i cili është një margaritar i bukur në duart e vogëlushëve.
Në këta
rreshta, në rolin edhe të recensentit të këtij libri të adhurueshëm për
lexuesit e vegjël, çka ne krijuesit jemi shumë borxhlinj ndaj tyre, pasi në këta
dhjetëvjeçarët e fundit në Kosovë dhe Shqipëri, pak është lëvruar kjo gjini ( pra
poezi për fëmijë), komentet dhe sugjerimet do t’ua lëmë lexuesve dhe mendimet e
tyre do kenë vlera të jashtëzakonshme për krijuesin brilant, Ismet Krasniqi.
Për
krijimtarinë letrare dhe artistike të Ismet Krasniqit kanë folur dhe shkruar
shumë krijues dhe kritikë në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, ku vlen të theksohet
profesionalizmi i Prend Buzhalës, Sejdi Berishës, Hajdin Morinës, Hasan
Hasanramaj, prof.dr.Zymer Neziri, Sejmen Gjokoli, Mikel Gojani, Ermir Dizdari,
Lefter Çipa, Mark Mesuli, Riza Lahi, Enver Petrovci, Ali R. Berisha ,etj.
Pamëdyshje,
Ismet Krasniqi është një enciklopedi e kulturës shqiptare, e në kulmoren e
krijimtarisë së tij aktrimore dhe letrare, shkëlqen si një margaritar i çmuar,
siç paraqitet edhe me librin me poezi për fëmijë “Porosia e gjyshit”.
Duke i uruar suksese dhe krijimtari të mbarë në të gjitha fushat, njëherazi falënderojmë Ismetin dhe jam i privilegjuar që m’u dha mundësia të shkruaj këto fjalë modeste dhe si recensent i librit, ftoj vogëushët ta lexojnë librin e gjysh Ismetit.