E premte, 02.05.2025, 12:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Engjëll Koliqi

E merkure, 22.08.2012, 05:35 PM


Engjëll Koliqi

MBAS DORËS SË PARË

Kemi pritur

Vetëm pak

Dhe kemi filluar

Pa humbur kohë

Vullnetarisht

Me serinë e akteve të bekuara

Të dashurisë

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

FERIZAJI I ZEMRËS SIME

Atje në Ferizaj

Më kanë mbetur shumë kujtime

Atje

Mu atje pata

Shkrepëtimat e para

Të dashurisë

Atje është qyteti i bukur

Ferizaji im i rinisë

I kujtimeve të bukura

Të dashurisë

Edhe në këtë stinë të pestë

I gjallë

Dhe i flaktë

...

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

MEGJITHË ZEMËR

Ju konfirmojmë

O njerëz vullnetmirë

Unë edhe mbretëresha

Jemi këtu

Në fronin e dashurisë

Megjithë zemër

Dhe me të gjithë kapacitetin e shpirtit

Do e çojmë përpara

Mirësinë

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

SI PROTAGONISTË

Ne themi

Se në dashuri jemi

Argatë të devotshëm

E gjithnjë të gatshëm

Është e vërtetë

Mirëpo po jua konfirmojmë

Gjithmonë jemi prijës

Dhe protagonistë të parë

Gëzuar!

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

DUKE PRITUR

Mendja shkon gjithkah

Shumë fakte dalin

Dhe shumë dukuri

Të gjitha i shohim

Ngushtë të lidhura

Me dashuri

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

ME VENDIMIN E RADHËS

Të gjitha vendimet re mëparshme

Anulohen

Dhe merr udhë

Epoka e lulëzuar

E dashurisë

Për të ndërruar botën

Me shije të kënaqësisë

Olginate (Lecco), 13 maj 2011

E PARA ËSHTË STUBLLA

Kudo që shkoj

Në mbarë atdheun tim

Qytetet e bukura

Dhe çdo vendbanim

I adhuroj

Por me ligje dashurie

Që nga fëmijëria

Dhe rinia

Në vendin e parë

Gjithherë kam Stubllën time

Që më ka sjellë në jetë

-

Stublla historike

E para vatër e Shkollës Shqipe

Në historinë tonë

E para është gjithmonë

Olginate (Lecco), 13 maj 2011

NË ÇASTIN E FUNDIT

I janë hapur shtigjet

Dashurisë

Dhe bota jonë pret

Kthesën e madhe historike

Olginate (Lecco), 13 maj 2011

EDHE NË VAZHDIM

Vallëzojnë intereset

Dhe...

Sa duket në rregull

Sa gjithçka duket absurde

...

Edhe në vazhdim bëhen

Gjëra të pritura

Dhe të papritura

Ne shpresojmë

Dhe besojmë

...

Ollginate (Lecco), 13 maj 2011

KEMI FITUAR

Në misionin tonë të dashurisë

Kemi pasur shumë vështirësi

Edhe kemi vuajtur

Por në fund të fundit

Kemi fituar

Sepse tani komandojmë

Botën e dashurisë

Olginate (Lecco), 13 maj 2011

EDHE PA VENDIM

Ne nuk tërhiqemi

As nuk dorëzohemi

Që sot

E deri në amshim

Zotohemi që

Edhe pa vendim

Do të bëjmë

Shumë mrekulli dashurie

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

KUJDES I PËRHERSHËM

O njerëz vullnetmirë

Të jemi në lëvizje

Gjithherë bashkë

Të kemi shumë kujdes

Përherë

Në çdo situatë

Dhe çdo minutë

Kemi përgjegjësi

Për atdheun

Dhe për botën

Me plot dashuri të jemi

Për mbarë njerëzinë

Kujdes

Kujdes

Dhe kujdes!

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

BRENDA HIPOKRIZISË

Me një regji të caktuar

Zgjërojnë vallen

Krimet e të gjitha ngjyrave

Që mund t’ua hapin rrugët

Edhe tragjedive

Medet!

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

KANË NISUR

Në të gjitha kopshtet e regjimit tonë

Duket stina e pestë

Kudo kanë nisur

Të lulëzojnë gjithnjë e më shumë

Lulet e dashurisë

...

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

NË SHTEGUN E RI

Marshojmë

Gjithnjë e më fuqishëm

Me flamurin e dashurisë

Të përqafuar nga fati

Mbi krahët e mrekullive

Në shërbim të njerëzisë

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

NË FLAKËN E SHPIRTIT

Me bekimin hyjnor

Të të bukurave mrekulli

Me dekret

E me venom

Ngrohet e piqet

E shenjtërueshmja dashuri

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

JEMI DHE DO TË JEMI

Në çdo pëllëmbë

Të tokës së shenjtë dardane

Jemi

Dhe do të jemi gjithmonë

Gurë të fortë

Të kështjellës historike

Dhe t’amshuar

Të dashurisë

-

Gëzuar!

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

KUR SHOHIN TË GJITHË

Kërkohen masa të reja

Dhe hapja e të gjitha rrugëve

Pastaj me shumë kënaqësi

Nisen në marshimin e amshuar

Nën flamurin e dashurisë

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

KUR HAPEN ZEMRAT

Ndryshon bota

Stina e pestë hyn në valle

Dhe kudo komandon dashuria

-

Gëzuar

Dhe përpara!

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

EDUKATË DASHURIE

Kudo që mblidhen

Dy e më shumë njerëz

Në botën tonë

Në çdo reliev

Dhe në çdo çast

Ka vetëm një edukatë

Ajo e dashurisë

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

ME VONESA

Në marrjen e vendimeve

Për çështje jetike

Andej në botën e tyre

Dalin me vonesa

Sigurisht

Për qëllime të caktuara

Garlate (Lecco), 13 maj 2011

?

?

?

?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx