Kulturë
Flet këngëtarja e mirënjohur Valbona Halili
E marte, 21.08.2012, 06:27 PM
Më pëlqen
veshja dhe kënga popullore tiranase
Nga Albert ZHOLI
Gjithmonë
e palodhur me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Gjithmonë me atë buzëqeshjen e
saj karakteristike që ta bën bisedën të ngrohtë dhe miqësore. Koncertet e saj i
kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, por ajo gjithmonë edhe pse kërkesat i ka në rritje,
do të këndojë në skenat shqiptare, aty ku mori duartrokitjet e para dhe dëshifroi
perspektivën si këngëtare. U rrit në skenë por edhe studioi për kanto, pasi këto
studime i dhanë lëmimin e zërit, perfeksionimin e tij, por që e lidhën dhe më shumë
me këngën popullore.Dhe pse çdo vit ajo nxjerr këngë të reja ajo nuk e mohon se suksesin më të madh e ka
arritur me albumin “Hall me burrë, hall pa burrë”.
Si ndihet
Valbona këtë verë?
E mbushur
me punë. S’kam kohë të marrë frymë. Lëvizje të shumta mbushur me aktivitete dhe
dasma. Dihet vera është shumë e ngjeshur për ne këngëtarët popullorë se helbete
martohen bota (qesh).
Kështu është
për të gjitha këngëtaret?
Besoj se
po. Përderisa unë jam plot punë mednoj se dhe koleget po kështu do të jenë.
Ndiheni e
lodhur?
Kënga është
profesion për mua, pra ëshët punë. Çdo njeri kur në punë ndjen kënaqësi kur shpërblehet
nuk lodhet kurrë. Njeriu mërzitet nga puna kur nuk shpërblehet për atë që merr
dhe kur kaon në punë rutinë. Unë s’kam punë rutinë pas lëviz në vende të ndryshme,
me njerëz të ndryshme dhe me vlerësim maksimal.
Kur punës i heq këta dy elementë ajo ktheht në bezi. Shyqr që jam shumë e
kënaqur.
Ju shkoni
në shumë dasma sidomos në Shqipërinë e mesme, gjatë këngës nuk tundoheni për të
marrë pjesë ën gëzim si dasmorët?
Ahaaaaaaaaaaaaaaa…
Aspak. Unë e di vendin tim. Kurrë nuk jam tunduar. E kam edukuar veten me këtë lloj
pune.
Kjo do të
thotë që nuk pini në tërë ato dasma?
Jo! Nuk
pi përveç pijeve freskuese. Madje ato pa gaz. Ushqim ha sa për të thyer paksa
urinë. Nuk jam tamaqare në të ngrënë.
Në lidhje
me këtë, je dehur ndonjëherë pa dashje?
As me
dashje as pa dashje. Pijet alkoolike nuk janë pronë e imja. Thjesht si kam qef
dhe nuk paragjykoj asnjë. Se mendoj veten time të dehem . Më duket se s’do të jem
më Valbona.
E thashë kur
nuk je në punë, kur je mes miqsh..
As athere.
Nuk e them se dua të hiqem që jam e arrirë, por thjesjt nuk më pëlqen pija. S’kam
qenë kur mike me të. Ndoshta unë kam të tjera huqe. Pastaj të them të vertetën
nuk kam parë ndonjë këngëtare që të pijë. Ndoshta është një ligj i heshtur që këngëtaret
e kanë pranuar nën zë.
Ushqimi i
preferuar?
Ushqimi
tradicional tiranas dhe frutat.
Pse çdo
gjë e lidh me Tiranën?
Se di. Ngaqë
jam tironse dhe në familje kemi ca tardita që koha nuk na i ka zhvleftësuar por
na i ka forcuar me kalimin e viteve. Edhe kur dal jashtë gjithmonë këmbëngul në
gjellët tradicionale. Më janë bërë pjesë e vetes.
Po ndonjë
vegle muzikore je munduar ti biesh?
Kam
tentuar por s’ja kam arrit. Besoj se defit i bie. Nuk mbahen dy kungij nën një sqetull.
Po vetë si
i ke mardhëniet me kuzhinën. A gatuan?
Kam qef
por s’kam kohë. Kur kam kohë të them të vëretten gatuaj me merak. Nodnjëherë bëhem
dhe dembele pasi e lodhur kam dëshirë të më shërbejnë (qesh).
Mërziteni
shpesh?
Me tënë të
drejtën jam tip i qeshur, jam njeri i paqtë. Por dhe zemërohem dhe ndodh që zemërimin
e mbaj brenda. Kjo më dëmton, por ç’ti bëj ashtu jam. Më pëlqen humori dhe
pozitiviteti në familja dhe në shoqëri.
Çfarë bëni
kur mërziteni?
Zë dhe këndoj
ose shikoj televizor.
Cila është
shprehja më e përdorur kur mërziteni?
Ta marrë e
mira ta marrë. Nuk dua të shprehem keq. S’dua të bëhem pjesë e debatit pa
rezultat.
Kur
ndiheni e emocionuar?
Kur më ftojnë
në emisione televizive. Dua të jem e sinqertë ndaj kam emocione.
Por ju si
trembeni spektatkleve si i trembeni emisioneve televizive?
Kur jam për
këngë e kam mbledh mendjen se mikrofonin e kam për diçka tjetër, por kur flas
jashtë këngës stepem. Edhe vetë çuditem. Por është fakt.
Jeni tip
kureshtare?
Aspak. Jam
tip i qetë që s’më interesojnë thashethemet. Kureshtja të devijon nga realiteti.
Cilat janë
problemet e femrës shqiptare sot?
Së pari
papunësia dhe mos vlerësimi sa duhet në jetë.
Kjo do të
thotë se shoqëria shqiptare është ende maskiliste?
Mund të them
se po. Ende shoqëria shqiptare vuan nga ky fenomen. Femra për çdo ditë po fiton
terren , por jo aq sa e kërkon koha.
Veshja e
prefeuar?
Në përditshmëri
veshja sportive, në skenë veshja popullore tiranase.
Kur
ndiheni më keq?
Kur më gënjejnë
sy më sy.
Je
supersticioze?
Në përgjithësi
po, por jo shumë fanatike.
Je
besimtare?
Jam një besimtare
korekte. Ndjek rregullsiht ritet e besimit tim. Besoj në zot pasi ai më ka
ndihmuar.
Mardhëniet
me librin?
Dua ti
kem të mira , por s’më lë koha.
I
kushtoni shumë kohë lukut?
Aq sa
duhet për një femër, por kurrë nuk e teproj. Ruaj gjithmonë sensin e masës.
Cilat udhëtime
të pëqejnë më shumë. Me makinë, avion apo anije?
Me makinë
sepse ndalon dhe shijon më shumë
E kujtoni
ende këngën e parë të daljes suaj në skenë?
Sigurisht
po. E mbaj mend shumë mirë. Ka qenë kënga “Një natë me Hënë” unë jam prezantuar
në spektaklin “12 në Hollivud”, kompozuar nga mjeshtëri Fatmir Lela dhe
orkestruar nga Shpëtim Saraçi. Ishte një ditë mrekulli. Një ditë që më hapi
dyer. Kjo këngë shënoi fillesën e rrugës së suksesit tim. Që atëherë nuk i jam
ndarë më kësaj rruge të vështirë dhe të bukur.
Keni kënduar,
por edhe keni studiuar. Ju keni mbaruar shkollën për kanto?
Ambiciet
e mia i kam bazuar në shkollimin tim. Në vitin 1988 kam mbaruar për kanto. Pikërisht
në ato vite kur po liberalizohej jeta shoqërore dhe komunizmi ishte në grahmat
e fundit. Në ato vite paraprirëse e liberalizimit ishte muzika, ku njerëzit
shpreheshin më hapur dhe frika sikur ishte larguar. Kënga popullore ishte lënë paksa
në hije.
Na kohën
që studionit a jeni marrë me aktivitete?
Kam marrë
pjesë në aktivitetet e shkollës, në dekadat e majit që bënte shkolla. Por të jem
e sinqertë kur kam mbaruar Liceun Artistik atëherë fillojnë aktivitet e mia të mirëfillta.
Fillimet e mia kanë përfaqësuar shkollën tonë. Kur mbarova Liceun Artistik unë u
aktivizova me Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. M’u desh të bëja shumë punë, sepse
zërin nuk e kisha ende të formuar.
Dhe çasti
magjik “12 në Hollivud”?
E vërtetë.
Ashtu mbetet në jetën time. Një moment magjik. Hyra në këtë konkurrim me
mendimin jo se do të fitoja (sepse ishte dalja për herë të parë në skenë të tillë),
por doja të shihja se deri ku arrinin mundësitë e mia. Vija mbas një fatkeqësie,
humbjen e nënës. Dashuria për të, dëshira e saj për të kënduar, ajo ndjesi që kisha
brenda vetes se duhet të arrija diçka, bënë që të gjeja forcat e të prezantohesha
sa më dinjitoze në këtë spektakël. Jam pritur shumë mirë deri në gjysmëfinale. Ndoshta
nuk shkova në finale sepse unë isha në një festival që u zhvillua në Turqi me
një grup folklorik. Rëndësi ka që jam pritur mirë. “More djalë me sytë e zinj”
“Eja të lutem”, janë këngët me të cilat kam debutuar.
Suksesi
dhe albumi i parë..?
Pas
suksesit më lindi ideja për album. Ai do të ishte prezantimi më i mirë para
publikut tim. E hodha hapin. Me kompozitorin e talentuar të këngës popullore,
Fatmir Lela, realizova albumin tim të parë. Ai ishte shtysa që të realizoja këtë
album. Ai më futi në këngët e Shqipërisë së Mesme, ku Valbona përfaqësohet edhe
sot, pa i ndarë edhe trevat e tjera. Kam qenë një nga këngëtaret e para që kam
realizuar një album. Atëherë nuk kishin dalë akoma shtëpitë diskografike. Unë të
gjitha tekstet i kam të shkruara dhe kompozuara nga Fatmiri dhe të regjistruara
tek studioja e Shpëtim Saraçit. Albumi titullohej “Një natë me hënë”. Ka pasur
sukses, si brenda dhe jashtë vendit. Thuajse u përpi. Më dha shumë krahë.
Tashmë vite
të tëra në skenë. Aktualisht sa albume keni realizuar gjithsej?
Për
momentin kam realizuar albumin tim të katërt. Albumi i dytë është “Sa më mungon,
o nënë”, këtë ia dedikoj nënës time. Ky album u realizua në vitin 1996. Albumi
i tretë u realizua në vitin 2007 dhe titullohej “Hall me burrë, hall pa burrë”.
Ka një titull intrigues.
Në sa
vende të botës keni shkuar dhe keni kënduar?
Thuajse
gjithë Europën. Më shumë në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi.
Keni
studiuar për kanto, keni hequr dorë përfundimisht nga kjo lloj muzike dhe i
jeni përshtatur vetëm këngës popullore?
Isha shumë
e dashuruar me këngën operistike, por koha, jeta bën të vetën. Tashmë, më mirë jam
me këtë zë që kam tek kënga popullore, them se jam mirë këtu ku jam. (qesh)
box
Pushimet
e Valbonës
Po ku i
kalon pushimet Valbona? Ajo thotë: “Sa herë vjen sezoni i pushimeve ne jemi të ngarkuar
me punë, kjo nuk ndodh vetëm me mua. Por them se është periudha e vjeshtës, apo
më mirë e dimrit. Jemi të kundërtit e njerëzve. E ka profesioni. Kur të tjerët
bëjnë plazh, ne argëtojmë të tjerët. Më pëlqen më shumë t’i bëj jashtë pushimet”.
box
Huazimet
dhe kënga autoktone shqiptare
“Në materialet
e mia nuk ka pasur huazime, janë gjithmonë materiale dhe kompozime të reja, pa
lënë mënjanë materialet e vjetra (të ripunuara), të mbështetura në tabanin
popullor. Këtë e kam kërkuar dhe vetë, por ka qenë dhe zgjedhja e vetë kompozitorëve
me të cilët kam bashkëpunuar. Kënga po huazohet shumë, por është publiku ai që i
dëshiron dhe i mirëpret autoktonet. Publiku është lodhur me këngët e huazuara”.