E premte, 02.05.2025, 12:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Cikël me vjersha

E merkure, 22.08.2012, 06:21 PM


LUAN KALANA

Cikël me vjersha

 

Trashëgimia  e Kombit

 

nga amanetet e Ditero Agolli
                                                        …rikthim  pas vitesh

" Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ....”    [ nga intervista me Dritero Agolli )

1

- De v o l l i

simbol i P U N E S ,
                    monument i Shqipërisë,

                         për atë të këndoni…


       poetit Skënder Rusit,
Drejtor i Bibloteksë,
Korçë

Ju poetet e ndritur të Devollit,
për devollin të ligjrëoni,
në vargje kur të këndoni,
Devollin ta lakoni,
simbol të punës,i mençurisë,
për Atë, të dridhëroi. !
…………………………….
Sa ishte gjallë Driteroi,
na e la me gojë,
-” Mbaj vesh, i madhi Rusi,

poeti i Vishocicës e i Korçës,

m'i mblidh nga janë Skënderët,

të gjithe syreshët e letrave,

mos më harro dhe Demollin,
Ju bilbilat e Moravës,
i kam thënë e Thanit ,
andej përtej oqeanit,
shtroi "luanët" në një sofër,

ju kam si trashëgimtarë,
të luginës të Devollit...
– Kur të vdes mos u lodhni,
s’dua salltanet të madh,
vetëm sazet e devollit,
devolliçen ta fluturoni..
Nuk dua as var e nishan,
trupin jua kam falur,

bëni si të doni,
hirin ta shpërndani,
anembanë  Devollit,
në fushë,lumë e në mal.

-Nuk dua që për varin tim,
ata që rëmojnë mender aletë
të bëhem "shër shë la fëm",

ata që  lëpijnë koskat,

të përmiren vareve si qentë...

...Nuk kish faj i shkreti,
si qe bërë mileti.
Ju a la amanet,
ju kish mik për jetë..

-Fli i qetë atje në qiell,

se je kaluar mbi retë,
s’të arijnë dot,as me raketë...
Devolli , djepi ,
që përkundi devollinjtë,
do te jete për jetë...

 

2

-Devollin ,

djepi që perkundi devollinjtë,

për atë të përkushtoi …


S.Begollit,
Drejtor i Muzeut  ” Dritero Agolli “,
Menkulas  ,Devoll

 

Të njohin të gjithë
si burrë me talent,
për veteranët,Menkulasin ,
njeri i palodhur, je bërë copë,
bën çmos gjithnjë ,
……me letra në duar,

s'le gjë pa shkruar
– Të lumtë per Muzeun,…
boll tani  për  mua …
mua të më kujtoni,
– Devollin mos haroni,
Jua  le  ”amanet “,
amanetet s’i tret dheu,
për Atë të flijoi !
…………………………………………………………….
U mblodhën nga ishin e s’ishin,

takëme si qëmoti,

koka pa lesh në kokë,

me mjekër mysibet në tokë,
shkencëtarë shkrimtarë,profesorë,

shyqyr qe s'ishte e Nastradinin ,

do kishte sjellë e gomarë,

mirë qe s'kishte  babanarë,

se do t'ju vinin samarë.
Pa pritur e pa kujtuar ,
ca sylesh dalin nga tema,
llomotisin e bërtasin,
shfrytëzojnë rastin,

për Dritin llomotasin.
 "-Dritero Agolli gjeniu i letrave,
“s’na qenka shqiptar “.?!
Sjellin argumenta ,
si ëndrat me diell.
U ngrit një filo  grek,
foli e pështolli,
“qirje ,pedhjaqi,katallavenos”,
asnjë s’e dëgjoi.
-Driteros Agollaqi,hoqi allvanos,
Devolli,Bilisht e Koricaqi,
janë Vorio Epiror,...
-O pika të rëntë,

më tu mbylltë e mendjes,

nga mbive ti ,o baloz i zi,

c’janë këto broçkullaqis.. ?!
Aq foli sa jarget e bënë elaq
mjekrën e gjatë,si bishti i kalit.
"-Kur ishte pedhiaqi Dritoraqi,
shkonin me të atin Rizaqin,
mbushnin ujë nga lumi,
kullosnin lopët në Pocrovë,
nën kodrat e Shagut,
nga tokat ,nga ana jonë…"
-S’ke faj mor i mjerë ,
se kur u ndanë kufijtë,
i moren  tokat,  viste tona ,

qytete,fshatra Kostur e Janinë,

harruat tim zot, pashë Alinë,

s'këkërinit, ua punoi qindin,
kusuret i kanë superfuqitë,
Evropa putttt…. plakë..
ju a lanë si kockë të lëpijtë,

mallkuar qofshin,

ndatë Nënën nga fëmijtë...

...Pa foli e një sërb,
shkja i fëlliqur,
me sy të çakaritur,
-”Mos haroni se Sadetja
e shoqja nga Shkodra,
është Montenegro,…
me origjinë  puro serbe,…
Pas tij një sllav i pabesë,
-Dritorovski është rus,
ka një djalë me gruan e parë,

kur ishte student ne Moskë,

e la me barë e mori në Tiranë
mbesa e Carit  të Parë …..
...E ç’t’ju them pallvra si përralla,
Mbylljen e bëri kryetari,
një vendali nga Qirkazani,
....-Me që ra fjala,
do them e unë dy fjala,
Kur  erdhi Driterani,
me një Allbenia delegacioni,
e bëmë synet,sipas zakonit…..
-Më tu mbyllte ,or gazep,..,
çfarë po llomotet, o turi sqep

ç’je ti or dordolec.?!...
..Shpërtheu gazi në sallë,
u shkulën se qeshuri,
u këputën oshkuret,
bollkat  tërë shurë...
Mirë që u mbyll me aq,
do ishin bërë mëmelaq...
-Dritero, prehu i qetë,
Ti je mes nesh,
qentë do të lehin ,
s’harrojnë zakonin e vjetër,
por ti do të mbetesh,

biri i Menkulasit,
devolli për jetë..!

3

Devollin, ylli që bën dritë …

më shumë ta doni,..
B.Gjozës,

Kryetar i shoqatës " Miqtë e Driteroit"

Bilisht

 

“Ju vëllzer devollinj,
më thërisni miqtë e mij,
kam shume miq në Botë ,
i kam miq të mirë,

t'i pish ne gotë.
Ti njihni e ti respektoni,
Devollin ta nderoni,
kurrë mos e turpëroni,
Devollin,yllin qe bën dritë
Shqipërinë më shumë ta doni !”
………………………………
Kur Driteroi ish gjallë,
sillej Zaimi*nishani  vërdallë,
ca kopukë ca shejtanë,
për shaka e kishin mësuar,
i jepnin nga një cigare,
ai murmurriste nëpër dhëmbë,
Pas i vinin fëmijë ,
edhe qen e zagarë,
me ta flinte e në gjumë.
-E dini cfare thoshte ??
-Driti ma ka fëcur,

Dritero s'ka më,ka vdekur,..
Asnjë s’ja merrte për shumë,
...Kur Driteroi ndëroi jetë,
edhe Zaimi kish vdekur,
Thonë se ish bërë enjgjëgll,
u dilte e në ëndër.
...Zaimi nisi avaz tjetër...
Asnjë s’e mësoi,
ngrihej me natë,
merrte sokakët me radhë,
trokiste derë më derë,
pa vinte e Ponçarë,
me atë zënë e hollë,
qante me tërmënt:
-Driti është gjallë,
Driti ështe gjallë..!!!
…Një natë pa errur mirë,
llapsi i gjithë fshati,
një si flakë ra mbi fshat,
në kodrat sipër mbi Koshnicë,
kishte rënë një yll me dritë.
U alarmua fshati ,
dolën nga shtëpitë,
burra,gra e fëmijtë,
u sulën rendën në kodër,
t’shohin çna polli...?!
Aq ndriste ylli ,
sa sytë t’i verbonte,
llapste gjer poshtë nga jazi
edhe Dobranjin e ndriçonte.
Sipër yllit ,në majë të tij ,
një njeri qëndronte,
si pishtar flakeronte..
Të gjithe thirrën si në korr,
-Driti,Driti është gjallë,
Driti është si yll,
trupi i lëshon dritë!

 

4

–  ” Nobel-in ” në Devoll ,

ta sjellësh sa më parë…

 

Pr.Dr.Leonard Barolli,
Tokio, Japoni

 

Uroj nga shpirti im i gjallë,
je shkencëtar i rallë,
në Devoll të na sjellësh,
Nobelin sa me parë !
………………………………
Pritëm tëre jetën,
kishit ju merak,
ish nxënesit tanë,
devollinj të denjë,
të merte Driteroi,
Nobelin e Letrës,
….e merrte një tjetër.
Njeherë u gëzuam,
u bëmë me fletë,
Kadareja,burazeri i Driteroit ,
dy kollosët e kombit,
panë e ç’panë,me hir e pahir

pas Nënë Terezës shqiptare,

që me shenjterinë çuditi botën
Nobelin ,mezi ia dhanë.
….Driteroin pa gjë s’e lanë,…….
ështe një çikë banale,            
ato përposh,” topet ” e dashit.
popullore, pak vulgare,
por ka hijeshi,….
Nobelin e Ismalit,
e vumë në Muze,
s’ja lamë në Paris,

se ja merrnin prapë,
e kemi në Tiranë .
….Atë të Driteroit,
……………………………
” topet ” e dashit,
i vumë mbi dyer,
i varën në makina,
i kemi si shenjë,
mos bien në sy.!
-Dritero ,ri i qetë,
ti Nobelin e ke marë ,
që më të gjallë,
e more me famë..!
Tokën do të rëmojmë ,
shkencën do thërrmojmë,
do shpikim një gjë të re,
Ti do e marresh vesh,

…edhe përmbi re !

5

-Devollin simboli i punës ,

ta qëndisni si shqipja në flamur !

 

piktorëve të rinj
L.Babit dhe Dh.Dangllit,

Bilisht ,Devoll

 

Ju piktorët ju kam për kokë,
jemi  me të dy nga një anë,
lumi Devoll na ndan mëhallë ,

me Dangllinjtë jemi pe nje fshati,

unë në Menkulas,Babi në Ponçarë.

......Në arë kur të shkoni,

mos harroni të prashitni,

ju që diellin pikturoni,
tokën me bel ta punoni,
në çdo plis ju do të lexoni,
amanetin tim të gjallë...

Kur të dilini nga sinori,
të skalisni piramidat,
Shqipëri – Devoll,
të mos shuhet kurrë.

Në Kapështicë në doganë,
tek portali Shqipëri,
nën flamurin kuq e zi,
poshtë emrit Albani,
vini emblemën ” Devolli “.

...Anembanë ku jetoni,
nëpër mure të sklupturoni,
plot figura e portrete,
djem ,burra devollinj.

Baballarët kryelartë,
me qe e parmendë në arë,
qe çajnë  si ugare,
në tokë kur hedhin farë.

Burrat trima devollinj,
me pushkë për liri,
me drapërinj e kosa në duar,
korin barin si kombanjë.

Gratë tona devollesha,,
kapelekashtat faqekuqet
porsi gonxhet lulekuqe.

Cupat me të rinjtë në arë,
kornin me lelek e pallamarë,
ditën me shatë prashitin në arë,
natën me shtija gdhijnë...

Djemtë tanë porsi asllanë,
me mistri e me çekanë,
zbukuruan tërë dynjanë,
vila e kështjella anembanë.

Devolleshat me kostume kombëtare,
sa bukur lozin dardharen,
djemtë që hedhi devolliçen,
këmbet i ngrehin në hava.

Mos harroni djemkat e fshatit,
nga jazi e lumi për t’u larë,
zenë cironka me sepete,
siç zenë thëllezat me leqe...

Nënat,vajzat si princesha,
kur gatuajne arin e bardhë,
thurin fanella e me grepe,
si hyjni si perëndesha.

Kur Ju të ngjyrosni,
amnetin mos haroni,
Devollin simbol i punës
shqipje në flamur ta pikturoni!

 

6

Për Devollin të dridhëroi,

emrin tim mos ekzagjeroni,

Shqipërisë,devollinjve tu kushtoi...

Kryedaktorit të gazetave

të Devollit, shkrimtarit K.Nake

 

Ju që qendisni ato letrat,

e di jeni ustallarë, kalemxhinj,

me zonjën Ervehe ne Tiranë,

Mirin inxhinjerin e Devolli.net

Mirën, profesoren e Prishtina.press

ju kam miqtë më të rinj...

Dikur në rini në gazetari,

kam bërë padashje e gabime,

partive shumë mos i besoni,

emrin tim mos ekzagjeroni,

nuk është në nder të Devollit,

Shqipërisë,devollinjve t'ju kushtoi,

vargjet si lumi mos i pushoni,

për kombin ,shqipen të dridhëroi...

Devolliu si shqiptar s'ka të sharë,

paçka se ca i thonë kokëtrashë,

ashtu siç ha bukën me torbë,

si plisat e malet i bën fusha,

prandaj gratë s'lodhen së gatuari,

devolliu di  edhe të këndojë,

devolliçen e ngre tym në tavan,

eshte i çëkes dhe i penës,

eshte trim me yll ne ballë...

Mbi Ju, bien ato këmbana,

Ju do të hani edhe të sharra,

nuk dua tua heqin kafshoren,

për  Mua,të çmendurin e tokës,

i tillë paskam qënë, mi bëni hallall...

-"Dhe ky plis nga herë ish i fortë,

shkova në Evropë,brodha në Azi ,

(në Boston kuvendova e me Fan Nolë)

por kudo ,nga flokët gjer në thonjtë,

(me opinga,fustanella e qillota)

...mbeta devolli..."

 

I pavdekshmi Dritero,sipas amanetit tuaj,të kemi lënë një penxherkë te vogël [dritare ]për të përcjellë amanetet edhe bejtet tona që i shndëruam në këngë popullore,ato iso të Devolli,që ti i ke aq shumë për zemër,zërin e trevës të begate të Devollit do ta dëgjosh , devolliçen me këngët e bilbilave….

 

LUAN KALANA

ish mësues i gjuhës dhe i letërsisë

Menkulas,Devoll

 

P.s.

Gjuha e shkruar është e folura e vjetër shqipe, e Devollit.

Ditero,jo me - ë-,kështu e thërrasin në Devoll.

qillota,-pantallona të modelit te vjetër,me lidhëse anash nën gjunjë.

fustanella,-veshje tipike kombëtare e burrave të devollit.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx