E premte, 26.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Ilir Muharremi

E shtune, 11.08.2012, 11:28 AM


Ilir Muharremi

Nuk e dijë

E dua Frojdin të më tregon për kuptimësinë  e ëndrrave
Por,jo koha e ka shkelur atë,
Jetojmë në atë as vetë që nuk e dimë që jetojmë, por vetëm duhet të jetojmë,
Oh jetë, pse erdhe,prapë,ku isha, për të identifikuar se ku jam
NUK KA përgjigje, qëllimi mistik, enigmatik, vuajtje dhe shtytje
E dijë një rrugë të shkurtër, atë që krejt e dinë, rrugën e krimbit,
Asnjë nuk u kthye për të treguar, të gjithë, ikën, unë i dehur, i menduar, i heshtur,
Vdekja- përjetësia e jetës, jeta gjykon vdekjen për pa njohuri
Vdekja buzëqesh.....
Krejt enigmatikë, labirint... vazhdim për të arritur dikund.... prapë se prapë lodhje dhe kthim....


Jeta

Jeta është zgjidhje kënaqësi dhe lakmi
Lojë drejt të panjohurës
E unë prapë dehem në momentin e humbur me dëshirë
Shprehem në pakuptimësi për tu dukur më i lartë, por jo
Barazia është për gjithë dhe prapë barazi
Piedestal, lakmi për fitore, humbje
Vlera e pa njohur drejt labirintit



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora