Kulturë
Kujtim Mateli: Dodona ka patur vetëm një dhe ajo është në Dëshnicë të Përmetit
E shtune, 11.08.2012, 09:05 AM
odona
Nga Kujtim Mateli
Lexova me interes shkrimin e
numrit të djeshëm të autores Lirim Muhaj “ Sa Dodona ka Pellazgjia” dhe mendoj
se ka hapur një rubrikë që gjithnjë e më shumë po u intereson shqiptarëve,
sepse tek Dodona kërkojnë rrënjët e origjinës së tyre. Autorit i intereson
numuri i Dodonave dhe thotë se janë indentifikuar katër Dodona:
e para e malit të Tomorit, e dyta e Çamërisë, e treta sipas studiuesit Kujtim
Mateli në Dëshnicë të Përmetit, e katërta sipas studimit të Astrit Sahitajt.
Në përfundim të shkrimit arrin në përfundimin: “ Madje Dodona ka patur kudo ku
jetonte populli i Pellazgjisë, sepse ishin faltore dhe lidhje shpirtërore me
perënditë pagane. Në epokën pas Krishtit, Patriarkana janë tre, por kisha ku
besimtarët krijojnë lidhje me Zotin dhe Jezusin janë me mijëra. (Lirim Muhaj
“ Sa Dodona ka Pellazgjia”, gazeta “Republika, datë 1 gusht 2012.)
***
Po sa Dodona ka në të vërtetë Pellazgjia?
Po për
të shkuar më tej duhet të sqarojmë se çfarë emërtohej me emrin Dodonë: tempulli
apo qyteti? Për të
përcaktuar se çfarë është Dodona, do të bazohemi mbi ato që na thonë autorët e
vjetër.
Stefani Byzantini, në veprën e tij “Mbi qytetet dhe popujt” na thotë:
Stefani
Byzantini (shek. VI pas Krishtit)
“Dodonë, qytet
i Molosisë në Epir, ku ndodhet Zeusi i Dodonës, që është i pari në Dodonë dhe
Dionisi thotë: Dodona e Epirit shtrihet pa masë” 1)
Ndërsa Kostandin Porfyrogjeneti thotë:
Kostandin
Porfyrogjeneti (shek. X pas Krishtit)
…Kryeqyteti
i Epirit të Vjetër është qyteti i Dodonës, ku gjendet lisi që flet për misteret
e perëndive 2)
Pra, sipas këtyre dy dëshmive, por edhe të shumë të tjerave që janë të qarta,
me Dodonë nuk emërtohej Tempulli apo Orakulli. Emërtimi Dodonë ka të bëjë me
qytetin. Tempulli dhe Orakulli u kushtoheshin Perëndisë kryesore të pellazgëve,
që ishte Zeusi. Pra kemi Tempullin e Zeusit dhe Orakullin e Zeusit. Po në
raport me qytetin ku ndodheshin kemi: Tempulli i Dodonës dhe Orakulli i
Dodonës. Pra tempulli dhe orakulli i qytetit të Dodonës.
Arrijmë kështu në përfundimin se Dodona ka qenë qytet dhe ka qenë vetëm një.
Sipas Stefan Bizantinit ishte brenda territorit të Molosisë. Sipas Konstantin
Porfyrogjenetit ishte brenda territorit të Epirit të vjetër dhe kishte vlerën e
kryeqytetit.. Pra kemi qytet, tempull dhe orakull.
***
Po ku ndodhet
Dodona? A është ajo në jugperëndim të Janinës në luginën e Carakovistës , atje
ku e caktoi Karapano? Për këtë le t`u drejtohemi dëshmive të shumta të autorëve
të antikitetit.
Barthelemeu, J.J. Voyage du Jeune Anacharsis en Greçe dans le
milieu du quareieme siècle avant l`ere vulgare, Paris 1790.
Ky udhëtim i
Jeune Anacharsis në territorin e Greqisë dhe një pjesë në Epir është kryer në
shekullin e IV para Krishtit duke na lënë të dhëna të një rëndësie të veçantë
edhe për objektin e këtij shkrimi.
“ Mali i Pindit
ndan Thesalinë nga Epiri. Ne e kaluam atë poshtë Gomfit dhe hymë në tokën e
Athamanëve. Nga aty ne do të kishim mundur të ktheheshim tek orakulli i
Dodonës, i cili nuk është shumë larg, por do të na duhej të kapërcenim male që
tashmë ishin mbuluar nga dëbora dhe që dimri është shumë i ashpër në këtë qytet…” 3).
Pra, mali i Pindit është kaluar (kapërcyer) poshtë Gomfit dhe pastaj kanë hyrë
në tokën e Athamanëve.
Po ku është toka
e Athamanëve?
Vendosjen e
Athamanëve e gjejmë të qartësuar te Straboni,(për vendndodhjen e të cilëve nuk
ka patur kundërshtime K.M.) i cili flet për fiset që banuan rreth Pindit.
Straboni,
Gjeografia, libri IX.
“Pjesa tjetër
është ajo perëndimore, të cilën (banonin) etolët, akarnanët dhe amfilohët
dhe prej epirotëve athamanët dhe molosët, si dhe toka e quajtur dikur e
ethikëve, e gjitha rreth Pindit” 4).
Pra, athamanët kanë banuar në perëndim të Pindit.
Nëse Dodona do
të ndodhej në luginën e Carakovistës nuk ka arsye që Anacharsis të shkruante se
për të vajtur në Dodonë “do të na duhej të kapërcenim male që tashmë ishin
mbuluar nga dëbora dhe që dimri është
shumë i ashpër në këtë qytet…”.
Tjetër dëshmi:
Barthelemeu,
J.J., Voyage du Jeune Anacharsis en
Greçe dans le milieu du quartieme siècle avant l`ere vulgare, Tome troiseme,
Paris 1790,
“Në një nga
vendet veriore të Epirit, ndodhet qyteti i Dodonës” 5).
Kjo dëshmi e plotë, e qartë, e thënë pa as më të voglin dyshim, e vendos
Dodonën në veri të Epirit. Kjo dëshmi e rrëzon qënien e Dodonës në luginën e
Carakovistës.
Po për ekzistencën e Dodonës
në veri të Epirit na flasin Athanas Stargjiriti; Pindari (libri VI, fq.2) dhe
Straboni (libri VI, fq. 190); Didymos (libri VI, fq.12) dhe Eustathi (libri VI,
fq.14; Pindari, Nemeas, 4. fq. 84, Eskili, tragjedia “ Lutëset”,
Polibi etj.
Polibi:
“ Dorimahu, me të marrë fuqinë në dorë, hyri në pjesën e sipërme të Epirit
dhe kur arriti në faltoren e Dodonës, dogji portikët e tempullit, prishi një
pjesë të madhe të kushtimeve dhe rrëzoi edhe muret e faltores” 6) .
Skylaksi, Lundrimi, Illyrioi. “Apollonia është pesëdhjetë stade larg
detit; anës qytetit shkon lumi i quajtur Aia. Kurse nga Apollonia në Amanti
janë treqind e njëzet stade. Ky lumë
zbret në det, duke qenë tetëdhjetë stade nga Oriku, që është më thellë
në detin Jon nga gjithë Orikia, kurse nga Amantia është larg 60 stade. Fqinj me
gjithë këta, në viset e brendshme, janë atintanët, sipër Orikisë dhe Kaonisë
gjer në Dodonë” 7).
Pra atintanët janë fqinj me apoloniatët, orikasit, amantët dhe kaonët. Nëse do
t`i drejtohemi terrenit konkretisht, atintanët janë banorët e krahut të djathtë
të Vjosës në rrethin e Tepelenës, të cilët kishin në përbërjen e tyre dhe
bylinët (të cilët u shkëputën më vonë). Po rrethi i Tepelenës (krahu i djathtë
i Vjosës) është në kufi me Dëshnicën ku ndodhej Dodona, duke vërtetuar kështu
dëshminë e Skylaksit.
Dëshmia e Skylaksit vërtetohet edhe nga Pindari
Neoptolemeu themeloi Bylisin.
Stefan Bizantini, Mbi qytetet dhe popujt.“Byllis, qytet i Ilirisë, pranë
detit, ndërtuar nga Neoptolemi i myrmidonëve” 8).
The Odes of Pindar, published by
Francis Lee, A. M., London 1810, (Nemean 4, vargjet 70-74).
“Neoptolemeu
sundonte në Epir qetësisht në pronat e veta,
Ku kope të
panumërta kullotnin ultësirave
Dhe kodrave që
lartësoheshin të veshura deri në majë,
Duke u nisur nga
lisi i shenjtë i Dodonës
Deri në brigjet
e detit.9
Kodra të veshura deri në majë ka vetëm rrethi Mallakastrës dhe i
Tepelenës, të cilat kufizohen me pyjet e Dëshnicës ku ndodhej Orakulli i
Dodonës.
Këto dëshmi si
dhe shumë të tjera, të cilat janë pasqyruar në librin “Dodona ndodhet në
Dëshnicë të Përmetit”, flasin për ekzistencën e Dodonës në Veri të Epirit dhe
nuk gjendet qoftë dhe një thënie e vetme që të thotë se Dodona ndodhet në mes
të Epirit.
****
Si ishte ndërtuar Dodona dhe pozicioni i saj gjeografik.
Hesiodi
“Është një
fushë, Hellopia, shumë pjellore dhe me luadhe të mira,
e pasur në dele
dhe në qe këmbëharkuar;
këtu banojnë
burra me shumë kope gjedhësh
dhe një sasi e
pasur fise mortarësh;
këtu, në pjesën
më të fundit është ndërtuar Dodona;
këtë Zeusi e
deshi që të jetë një faltore
e vyer për
njerëzit…” 10).
Straboni 8.7, Eustathi 8.9
Tempulli i
Dodonës ndodhet në shpat (në brinjë) të malit Tomar 11).
Apollodhor Tekniku (libri VIII, fq.
13) dhe Eustathi (libri V, fq. 12 dhe libri VIII, fq.11) thonë se lumi
Dodon ose lumi Selijvet kalon pranë kësaj faltoreje, që është në një vend
moçalor dhe jashtë qytetit të Dodonës; tjetër është faltorja (hijerorja) dhe
tjetër është shtëpia hijerore(e shenjtë) 12).
Eustathi dhe Apolondori e ndajnë qartë Dodonën në tri pjesët e saj:
a) Faltorja e
orakullit e cila ndodhej pranë lumit;
b) Tempulli ose Shtëpia hijerore e cila ndodhej pranë qytetit të Dodonës sipas
përshkrimeve të Homerit dhe Eskilit.
c) Qyteti i Dodonës, i cili kishte tempullin dhe orakullin. Orakulli ndodhej
jashtë qytetit.
Pra,
qyteti i Dodonës shtrihej në fund të fushës Hellopia, në shpat të malit ku
bashkë me qytetin ishte dhe tempulli, si dhe orakulli jashtë qytetit të
Dodonës, pranë lumit të Dodonës, në një vend moçalor.
****
Po a e plotëson ndonjë nga këto kushte qyteti në luginën e Carakovistës?
U drejtohemi atyre që ka thënë vetë Karapano.
Kostantin Karapano, Dodonë e ses ruines.
Lugina e Dodonës, sot lugina e Carakovistës, ndodhet
Në veriperëndim ajo lidhet me me luginën e Kurendës, e cila zgjatet në veri
drejt degës së lumit Thyamis, duke u kufizuar me malin Oliçka dhe bashkohet me
luginën e Sulit dhe të Paramithisë.
Pjesa e poshtme, që është dhe pjesa kryesore, ka gjatësi
Kostantin Karapanos, Dodonë et ses ruins.
“Në pjesën e poshtme, ujrat që rridhnin nga burimet e shumta të malit Tomaros
formonin disa këneta të cilat duhet të kenë qënë relativisht të mëdha, meqë
gjithë luginës i kishin dhënë emrin vend moçalor. Jashtë kënetës, kishte
gjithashtu livadhe të bukura me kullota të pasura ku kullotnin, sipas Hesiodit,
dhen të shumta dhe qe këmbëharkuar”14).
Kostantin
Karapanos, Dodonë et ses ruins.
Në këto kushte, Dodona kishte shumë pak ara të punuara dhe për pasojë duhet të
ketë qenë e varfër në prodhimet bujqësore.
Një lumi, të cilit disa autorë të vjetër i japin emrin e Dodonës, ishte formuar
nga një pjesë e ujrave që buronin në këmbët e malit Tomaros dhe që rridhte në
luginën e Dodonës. Në këtë vend kullotash dhe kënetash kishte një vend të
ngritur dhe të dalë dhe ky ishte vendi ku ishte vendosur tempulli i Zeusit. 15).
Këto pjesë që përshkruan Karapano, na japin disa të dhëna për luginën e
Carakovistës. Në pjesën e poshtme, ujrat që rridhnin nga burimet e shumta të
malit Tomaros formonin disa këneta të cilat duhet të kenë qënë relativisht të
mëdha, meqë gjithë luginës i kishin dhënë emrin vend moçalor. Pra, në këtë vend
moçalor ndodhej pylli i shenjtë. Dhe pranë pyllit një faltore që ishte një
ndërtesë ku rrinin priftërinjtë që merreshin me përgatitjen e përgjigjes për
atë çfarë kërkonin njerëzit që kishin shkuar atje dhe ndoshta edhe një tjetër
për njerëzit që pyesnin për fatin e tyre. Por pranë kësaj faltoreje (këtyre
ndërtesave) kalonte një lumë që ishte me dy emra: lumi i Dodonës ose lumi i
Selijvet. Pra lumi ishte në udhën e tij, në shtratin e tij, ndryshe nuk do të
quhej lumë dhe ndanë këtij lumi ishte faltorja, pylli i shenjtë dhe tokat
moçalishte. Kjo gjë nuk ndodh me përshkrimin që bën Karapano, po as me atë që paraqet
sot lugina e Carakovistës ku mungon lumi. Një lumë nuk ka se si të zhdukej,
sepse atë e prodhon një mjedis i caktuar dhe jo vullneti i njerëzve. Përderisa
mjedisi në luginën e Carakovistës nuk e prodhon sot një lumë, nuk e ka prodhuar
as në të shkuarën.
****
Po lugina e Carakovistës nuk plotëson as thëniet e Strabonit dhe Eustathit që
qyteti dhe Tempulli i Dodonës ndodhet në shpat (në brinjë) të malit Tomar.
Në luginën e Carakovistës jo vetëm që nuk është në shpat të malit, të malit
Uliçka i pretenduar si Tomari i lashtësisë, po as në rrëzë të tij, ai ndodhet
në krahun tjetër të luginës, në kodrat e Kozmirasë.
Dodona e Karapanos, në Jugperëndim të Janinës nuk plotëson asnjë kusht nga to
që thonë autorët e vjetër.
Kushti i parë: Autorët e vjetër thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit,
Dodona e Janinës ndodhet në mes të Epirit.
Kushti i dytë: Orakulli i Dodonës ndodhej ndanë lumit me emrin Dodon ose
quhej edhe lumi i Selinjve. Në luginën e Carakovistës nuk ekziston lumi.
Kushti i tretë: Dodona ndodhet në shpat të malit.
Ishin këto
dëshmi që bënë që Zoto Mollosi ta kundërshtonte ashpër vendosjen e Dodonës në
luginën e Carakovistës duke thënë:
“Këto që thotë z. Karapano, nuk kënaqin asnjë shkrimtar të ri grek, përveçse
disa shkrimtarëve të huaj sipërfaqësorë që nuk e vizituan ndonjëherë këtë vend
e nuk e studiuan truallin e Epirit”16), duke i dhënë kështu një goditje të fortë
Karapanos dhe Akademisë Franceze që njohu studimin e Karapanos si një vlerë
shkencore.
Po Dodonën e Karapanos e ka kundërshtuar edhe Sami Frashëri
Sami Frashëri,
Encikopedia, vëll. III, faqe 2172
Dodona ka qenë
një qytet në Epirin e vjetër, d.m.th. në Vilajetin e Janinës, i çquar me
tempullin e pashëm dedikuar adhurimit të Jupiterit, Atit të hyjnive.
Vendi i këtij
qyteti dhe tempulli akoma nuk është diktuar si duhet.
Z. Karapano prej Arte, prezanton se, pas disa gërmimeve dhe vjetërsinave
arkeologjike të zbuluara ndërmjet Janinës dhe Artës, Dodona duhet të jetë atje
e për këtë ka botuar edhe disa broshura; por ky vend nuk pajton me
karakteristikat që na njoftojnë Omiri dhe historianët e poetët e tjerë të
lashtë. Omiri e karakterizon Dodonën me frazat: "shumë në veri".
"tepër e ftohtë dhe me borë". dhe "shumë e lartë". Mirëpo
gërmadhat që ka zbuluar z. Karapano janë në një fushë të ulët ku s`bie kurrë
borë". .....
Atëhere Dodona
duhet kërkuar në tjetër vend. Afër qytetit të Beratit, kah ana veriore e
Vilajetit të Janinës, ka një mal të lartë e të vetmuar dhe të njohur me emrin
Tomor, i cili konsiderohet i shenjtë 17).
Perikli Ikonomi është dijetari i tretë që nuk u pajtua me
vendndodhjen e Dodonës në afërsi të Janinës. Gjeti mospërputhje të
konsiderueshme midis thënieve të autorëve të vjetër dhe vendndodhjes së
ashtuquajturës Dodonë në afërsi të Janinës. Ai jep një sërë argumentash të
cilat hedhin dritë dhe të bindin se Dodona nuk ka ekzistuar ndonjëherë në
Janinë.
Megjithatë, Dodona mbeti në Janinë, edhe pse e dyshimtë.
****
Po edhe gërmimet
e mëvonshme arkeologjike nuk e vërtetuan dot Dodonën në afërsi të Janinës.
C- Gërmime epirote (Në Epir) prej
Dhim. Evangjellis
I- Gërmimi i
Dodonës i vitit 1935 faqe 213.
Dodona historike
" e denjë për t`u vënë re (vlen të vihet re) se nuk u gjet asnjë relike arkitekturale i mundshëm për t`iu atribuar kohëve arkaike. Ciladoqoftë katastrofa që mund të ketë pësuar ierorja (tempulli) dhe prej cilësdo lëndë të prishëshme që mund të kenë qenë ndërtuar godinat (ndërtesat), sidoqoftë, do të kishte mbetur ndonjë copë tjegull prej balte, vërtet e vogël, por provë e sigurt e ekzistencës së ndërtesave të njëkohëshme ( të kohës). Tjegullat e gjetura ( shih më poshtë) arrijnë ndoshta deri në fillim të shekullit të Pestë. Por ( nga ana tjetër) të pranojmë se nuk u ndërtuan fare ndërtesa gjatë kohës së lashtë, kjo është shumë e vështirë, sepse edhe sikur (edhe po ) të supozojmë se orakulli funksiononte nën qiellin e hapur ( në shesh të hapur) në pyllin e hirshëm, ku ishte lisi i shenjtë (krahaso Procesverbalet e shoqërisë Arkeologjike 1929 faqe 108-109), sidoqoftë, do të duhej një farë ndërtese për priftërinjtë dhe ruajtësit e dhuratave (dedikimeve) të çmuara, që i dedikonin (falnin) Zeusit pasanikët, të cilët shkonin për t`u falur, ose mbretër, bile dhe qytete të tëra ( ato që përmenden për shtëpinë e shenjtë dhe për statujën e perëndisë, u referohen probabilisht kohëve më të reja). Është edhe kjo çështje një nga problemet e shumta që shtron gërmimi i Dodonës” 18).
******
Po cili është ky
vend në veri të Epirit që i plotëson të gjitha thëniet e autorëve të vjetër?
Kjo është lugina e Dëshnicës, ku gjendet lumi që deri para viteve `60-të ishte
i mbushur me vende moçalore rreth tij me pyje me lisa, që deri në vitin 1967
qëndronin si të shenjtë dhe nuk u pritej asnjë degë. Aty është fusha Hellopia e
përshkruar nga Hesiodi, fusha që shtrihet në lindje të qytetit të Këlcyrës dhe
që Pukëvili kur kaloi aty gjatë vizitës së tij shkroi: “Vendi ku bashkohen
katër luginat është i pasur në bimë kultivuese, ndërsa malet që i rrinë rrotull
paraqesin një skenë me pyje të dendur apo me maja të zhveshura, një kontrast i
thellë piktorest, skenë e vlefshme për penën
e Titianit apo Salvator Rosës”.19)
Thënia e Hesiodit se Dodona shtrihej përtej fushës së
Hellopisë dhe dëshmitë e Strabonit dhe të Eustathit se Dodona ndodhet në shpat
të malit, e identifikon atë me vendin që sot quhet kalaja antike e Këlcyrës,
ndërtuar 400 metra lartësi mbi qytetin e Këlcyrës.
Në shpat të malit ndodhet qyteti i Dodonës dhe banorët thonë se pllajës së
malit ndodhen 1200 shtëpi, ndërsa tempulli është përsipër qytetit, atje ku
ndodhet kalaja antike
Lumi i Dodonës është lumi i Dëshnicës i
cili rrjedh përgjatë rrëzës së malit të Trebeshinës (Tomari i lashtësisë) dhe
ku ka qenë orakulli i Dodonës.
Bibliografia:
1- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq.422.
2- Koço Bozhori-Filip Liço, burime tregimtare bizantine
për historinë e Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, faqe 18-19.
3- Barthelemeu, J.J., Voyage du Jeune
Anacharsis en Greçe dans le milieu du quareieme siècle avant l`ere vulgare,
Tome troisieme, Paris 1790, faqe 388.
4-Ilirët dhe iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq.163
5-Barthelemeu, J.J.,
Voyage du Jeune Anacharsis en Greçe dans le milieu du quartieme siècle
avant l`ere vulgare, Tome troiseme, Paris 1790, faqe 393
6-Ilirët dhe iliria te
autorët antikë,Tiranë 2002, fq.56.
7-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq. 36.
8- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002,
fq.418
9-The Odes of
Pindar, published by Francis Lee, A. M., London 1810, (Nemean 4, vargjet
70-74), fq. 401.
10-Hesiodi, Carmina, Ilirët dhe iliria te autorët antikë,Tiranë2002, fq.14.
11- Aravatinos, P. Pragmateia peri Dodonis, Janinë 1862,
fq. 37
12-Perikli Ikonomi, Tomorri dhe Dodona pellazge, Tiranë
2008, fq. 21.
13- Kostantin Karapano, Dodonë e ses ruines, Paris 1878, marrë me shkurtime fq.
7,8,9.
14- Kostantin Karapanos, Dodonë et ses ruins, Paris 1878, fq.148-149.
15-Kostantin Karapanos,
Dodonë et ses ruins, Paris 1878, fq. 150-151.
16-Perikli Ikonomi, Tomorri dhe Dodona pellazge, Tiranë 2008, fq. 37.
17-Arkivi i Institutit të Historisë, Monumentet e artit
dhe kulturës, Dodona.
18-Arkivi i Institutit të Historisë, Gërmime epirote (në
Epir) prej Evangjellis,Dh, fq. 30-31
19-Pouquevilli, F. Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly, first published 1820, faqe 57
*Ky shkrim është botuar në gazetën “Republika” datë 3
gusht 2012, si përgjigje ndaj shkrimit të z. Lirim Muhaj “ Sa Dodona ka
Pellazgjia”, gazeta “Republika, datë 1 gusht 2012.