E shtune, 27.04.2024, 12:53 AM (GMT+1)

Mendime

Remzi Limani: Individualiteti krijues dhe shoqëria (3)

E merkure, 25.07.2012, 07:59 PM


INDIVIDUALITETI KRIJUES DHE SHOQËRIA (3)

(Liria e fjalës dhe e shtypit)

Nga Remzi Limani

Njeriu lind natyrshëm dhe natyrshëm fillon të mësoj bëlbëzimet e para për ta formuluar fjalinë e memdimit të lirë. Në kontekst të fjalës dhe shprehjes së lirë individuale, njeriu jep dhe merr mendime nga më të ndryshmet, në cilësinë e socializimit, në funksion të së vertvetës dhe të shoqërisë. Pra, fjala në cilësinë e lajmit të mirëfillt duhet t`i ketë krihët e fluturës së lirë. Mendimet e ndërsjella, opinionet, vështrimet analitike dhe investigimet duhet të kuptohen si shtjellime studioze për të arritur deri tek e vërteta e mundshme... Pra, në kuptimin e së vërtetës, shpeshherë informata na vjen si torzo lajm, i dalë nga kabinetet qeveritare dhe kasnecët e tyre dhe pa ndonjë arsyetim të shëndoshë na sevohen nëpër gazeta dhe masmediat të sponsoruara nga vet pushteti. Atëherë, nga ky këndngushtë, për ta nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe, natyrshëm se etika gazetareske na shpien drejt ivestigimeve të reja, ngase, kështu bëhet hulumtimi i së vërtetës si reakcion i natyrshëm, nga i cili dalin në pah të fshehurat dhe ato që nuk u thanë drejtë... Andaj, roli i një gazetari investigues është hulumtimi i së vërtetës, për ta bërë publike dhe të qartë atë që fshihej nën rrogoz... Kjo qasje e gazetarisë profesionele, assesi nuk duhet kuptuar si përzierje në punët e shtetit – përkundrazi, duhet shpërblyer për kontributin e dhënë në zbardhjen e fakteve dhe të vërtetës sonë, ngase, të fshehurat e qëllimshme në terrinën informative, na bëjnë të mos ndihemi komod në rrugëtimin tonë nëpër dritë hëne... Andaj, shtypi i lirë e ka një rol të veçantë shoqërorë dhe si i tillë duhet të pranohet, të përkrahet dhe të sponsorizohet nga vet shoqëria, sepse është në dobi të saj dhe në dëm të manipulatorëve brenda saj.

“Shtypi i lirë, natyrisht mund të jetë i mirë edhe i keq, por çfarë është e sigurt, pa qenë i lirë nuk do të ishte asgjë tjetër pos shtyp i keq... skllavëria është vërtetësi e së keqes”. (Albert Camus).

Në kuptim të kësaj, megjithatë shtypi duhet të jetë i lirë së bashku me fjalën dhe peshën e saj... Nga të pavërtetat e mundshme të shtypit, të cilat pa të drejtë na mvishen si të pa qena, nuk duhet të shqetësohemi asnjëherë, ngase, trillimet nuk zë gjumi – ato flejnë të pa mbuluara... ato, për pak kohë i zë flama dhe... nga teshtitjet e tyre të vazhdueshme do t`i kuptojmë lakuriqësitë e tyre banale... Nga kjo, duhet të kuptojmë: se ne duhet të frikohemi nga vetvetja jonë dhe, për ta eliminuar frikën nga vetvetja duhet të zhveshemi nga pasionet e sëmuara... dhe, pa frikë, me njerëzorën nën sqetull mund të ecim gjithë dynjanë nëpër shkëlqimin e dritës - drejt dhe krahas botës së qytetëruar...

Së këndejmi, çdo ndërmarrje për ngulfatjen e zërit dhe arsyes, është ngulfatje e vetvetës dhe veshja e fronit me petkun e një imazhi të keq dhe të papranueshëm për botën demokratike, fjalën e lirë dhe zhvillimeve të mëtejme shoqërore..



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora