Mendime
Ramiz Dërmaku: Përkujtojmë poetin e madh Ali Podrimen
E merkure, 25.07.2012, 07:29 PM
PËRKUJTOJME POETIN
E MADH ALI
PODRIMEN
ALI PODRIMJA ME POEZIN E PROZEN E VET I DHA FRYMË I SHTRIRË PËR TOKË, I DHA ZEMËR, KUR SHPIRTI DHE ZEMRA E TIJ FILLONTE TË MOLISEJ NË LUFTË.
Nga: Ramiz DËRMAKU
Lajmin e
hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të madh bashkëkohor shqipëtar z.
Ali PODRIMJA (kur ai ishte shkuar për të marrë pjesë në festivalin e poezisë ”Voix
de la Mediterrane” në qytetin e Francës LODEVE” , na shqetësoi të gjithë shqipëtarëve si në trojet
etnike ponjashtu edhe ne në diasporë.
Ditë më parë ne përkujtuam një vjetorin e vdekjes së poetit, kritikut,
gazetarit, editorit penës së madhe të kombit
shqipëtar z. Teki DERVISHI . Siç duket, Zoti e natyra disa njerëzve u
jep aftësinë e jashtëzakonshme krijuse. Këtë dhuratë e pati privilegj edhe
poeti i madh Ali Podrimja, për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar
shpirtin. Zoti e solli tek ne, për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra; për
t’i jetësuar ëndrrat tona të ëndërruara me shekuj për t’u bër realitet
historik, çfarë edhe u bënë. Ali Podrimja me poezin e vet i dha frymë popullit
kur ishte gati pa frymë i shtrirë për tokë, i dha zemër, kur shpirti e zemra e
tij fillonte të molisej në luftë, të vazhdueshme, me armiqtë të cilët na rrinin
në qafë, asnjëherë,me fajin tonë, gjatë historisë tonë të përgjakshme dhe
krenare. Ai ishte fanari ndriçues gjatë rrugëtimit tonë kolektiv, i cili kurrë nuk
e nënshkroi fatin e hidhur të popullit të tij, të cilin na servonin,
pushtuesit, nëpër tavolinat e tyre. Ali Podrimja, kurrë, nuk e nënshkroi fatin
e hidhur e tragjik të shqiptarëve të Kosovës. Të shkruash për një poet dhe për
veprat e tij siq ishte i madhi Ali Podrimja , është njëlloj sikur të shkruash
per dritën që me shpejtësinë dhe ndriçimin zhduk errësirën dhe shpon çdo mur të
gëlqerosur nga injoranca. Poeti i mirënjohur
shqiptar Ali Podrimja në gjithë veprat e
tij na tregoi një dimension tjetër, dimensionin e katërt të kësaj bote jo të asaj
materiale apo ndërplanetare, por të dimensionit të ngritjes si shpirtërore
ashtu edhe intelektuale në një harmoni te plotë për njeriun që të arrij mister
in më të lartë të trurit. Çka mund të themi ose çka mund të shkruajmë të re dhe akoma të panjohur për atë poetin e
madhë Ali Podrimen. Çka mund të them të re
pas gjithë atyre që janë thënë dhe publikuar për artin e tij, për idetë, botëkuptimin,
moralin dhe për rolin e tij në zhvillimin e letërsisë shqipe dhe të kultures
shqiptare? Në krahasim me shkrimtarët tanë të tjerë, për të cilët nuk jemi
kujdesur të shkruajmë gjithmonë sa duhet dhe sa meritojnë, për Ali
Podrimen, është shkruar më së shumti dhe
akoma duhet shkruar sepse ai atë e
meritoi. është shkruar prej studjuesish
të profileve dhe të interesimeve të ndryshme; Për të dhe për krijimtarinë e tij
të gjithanshme duhet shkruar poetët,
historianët, etj.Të gjithë ata që kanë shkruar për poetin Ali Podrimja për shkak se krijimtaria e tij e gjithanshme
u ka dhënë mundësi ta shikojnë dhe ta trajtojnë prej aspektesh të ndryshme. Fati
i veprës dhe i shëmbëlltyrës së tij në mendimin tonë hulumtues ka dëshmuar
mendimin e shkrimtarit të njohur francez, Andre Zhid, i cili në një ligjëratë mbi
Dostojevskin ka thënë „Pavarësisht se sa mund t´i shëmbëllejë një portret
modelit, ai gjithmonë e mban edhe vulën e piktorit, dhe e mban, ndoshta po aqë sa
edhe të vetë modelit. Më i bukuri është ai model që lejon shëmbëllesat më të ndryshme
dhe ofron mundësinë për një numër sa më të madh portretesh". Edhe mbas të gjitha
atyre portreteve që i janë bërë për
poetin Ali Podrimën prej studjuesve të ndryshëm, unë po e quaj poet të madhë të
Letërsisë shqiptare bashkëkohore. Dëshiroj t´ju përkujtoj në fillim se shkalla
e zhvillimit letrar, kulturor dhe përgjithësisht intelektual të shqiptarëve të sotëm
në njëfarë mënyre është e mbërrijtur edhe në saje të nxitjeve frytdhënëse që i
janë bërë në një kohë prej krijimtarisë së Ali Podrimja . Kontributi që i ka dhënë
Ali Popdrimja, zhvillimit kulturor të shqiptarëve
nuk është shprehur vetëm në një plan, ashtu sikundër nuk mund të themi se një krijues
mund të jetë vërtet i rëndësishëm në qoftë se ndikimi i tij s´realizohet në më tepër
se një plan të jetës kombëtare. Ndikimi i krijuesve të mëdhenj, pavarësisht
prej kohës në të cilën veprojnë ata, zakonisht është i shumanshëm dhe kap plane
të ndryshme të jetës së një shoqërie. Se proza dhe poezia e lirikut shpirtëror
të shqiptarëve- Ali Podrimja , i prekë majat e poezisë së sotme bashkëkohore që
krijohet sot në botë, së shpejti, do të binden studiuesit dhe historianët e
rinjë të letësisë shqiptare, njëherit edhe lexuesit e vemendshëm të cilët e
lexojnë poezinë e tij dhe të cilët e kanë pasion letërsinë. Vlerësuesit e artit
të fjalës poetike, ende gjer më sot nuk mundën t’i zbulojnë vlerat e jashtëzakonshme
letrare-artistike në poezinë ë këtij kolosi të letrave tona, për të konstatur përfundimisht,
se poezia e Ali Podrimes, radhitet në Panteonin e letërsive të përbotshme.Vargjet
poetike e të pavdekshme të poetit tonë kombëtar- ALI POPDRIMJA
e shërojnë shpirtin dhe e kënaqin veshin e lexuesit.Kur i lexon
ato,ndjenë këndellje mendjeje e freski shpirti. Me një fjalë:pas leximit të poezisë
së Ali PODRIMJES e ndjenë vetvetën të qetësuar shpirtërisht e fizikisht, së paku,
pë një çast ,njeriu ynë lirohet nga stërngarkesat dhe preokopimet e përditëshmërisë
sonë. Kështu pra, Ali PODRIMJA, me të gjitha forca i luftoi dukuierit negative
,për të luftuar kundër të keqes në jetën tonë, për t’i shpluar e zhveshur
fytyrat e idhujve të rrejshëm ,për ti treguar rëniet , ngritjet , zhgënjimet ,ëndërrat
dhe shpresat tona , për të prekur në dhëmbjet e zgjimit tonë madhështor . Ai u
vdiq por vepra dhe kontributi i tij nuk mund të vdesin, ato do të jetojnë me
shekuj deri sa të jetojë populli. Emri i tij do të shënohet me shkronja të arta
në historinë tonë kombetare shqiptare.
I qoftë i
lehtë dheu i Kosovës