E premte, 26.04.2024, 10:11 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Kandari'' i drejtësisë sonë...

E hene, 23.07.2012, 08:05 PM


“KANDARI”  I  DREJTËSISË SONË...

N? 100 vjetorin e Pavarsis?...

Nga Fritz RADOVANI

I Drejtë asht vetem Zoti, thotë Kleri Katolik. Ai asht Baba i Drejtësisë!

As na nuk po ia prishim qejfin. Po kur shteti asht laik, ose ateist, mbi cilen drejtësi bazohet, ose ma mirë me thanë: Kush asht baba i drejtësisë së tij? – Sa punen na e ka hapë me këte thanje Kleri, joqë edhe kleriket Muslimanë janë të atij mendimi me Klerin Katolik. Shteti ynë, tue pasë punë me tre besime, u detyrue me u shpallë laik. Ahmet Zogu pat mendue me gjetë një kandarë drejtësie prej atyne ma të njohunëve në treg, até me kokerr, mbasi ajo me pjata edhe mund të mos ishte e saktë...Kjo pasaktësi e tyne e ka ba atë lloj peshorje që me u përdorë në shumicen e gjykatave të shteteve që e ruejnë si simbol të vetin. Ndersa na, tue u bazue tek drejtësia turke, mbasi tjeter drejtësi nuk kishim ku me njohë, gjetem mundësinë me ba drejtësi tonen të saktë me pak ndryshime, mbasi betimi i dishmitarit duhej ba perkatesisht me besimin e tij mbi Kur’an apo mbi Biblen...edhe Bibla kerkohej me kenë Ajo e Ortodoksëve në vete e Ajo e Katolikëve në vete. Shkurt me i ra bisedës, kur një person shkonte tek tavolina e betimit, gabimisht edhe mund të vente doren mbi njenin Ungjill tue kujtue se asht Kur’ani... Mbas vitit 1944 u gjet rruga ma e shkurtë dhe u hoqen të gjitha llojet e betimeve fetare, mbasi ata konsideroheshin jo vetem bestytni, por edhe të “rreme”, mbasi vetë Feja u shpall si opium e mandej edhe mashtruese e “masave të gjëra”!! Besoj ju kujtohet mirë ajo kohë!

Për çudi, edhe pse dihej se Kleri Katolik asht “mashtrues dhe shperdorues”, deri vonë, kur gjykata donte me vertetue ditëlindjen e një personi të besimit Katolik, i kerkonte feden e Kishës, që vertetonte daten e saktë të lindjes së tij. Ai Kler Katolik që mashtronte një popull të tanë kishte mërrijtë me “mashtrue” edhe gjykatat e Enver Hoxhës... Ndoshta kjo ngjante se kuadrot e atyne gjykatave vazhdonin me kenë të pashkollë! Ata shkolla partije kishin po... Endè nuk e ka shpjegue askush se si perputhej padrejtësia e fesë me drejtësinë shtetit ateist anadollak!

Kur një person paraqitej para drejtësisë turke për gjykim, porsa fillonte prezentimi i tij, gjykatësi thonte: “Qytetari x... i biri i filanes (emni i nanës) dhe thonë i filanit (emni i babës), dhe vazhdonte me shpjegimet të tjera...” Kjo tregonte se turqëve u dihet saktësisht vetem nana, mbasi baba mundet me kenë edhe dikush tjeter. Nuk ishte aspak mëkat me mendue se kur një burrë mund të kishte edhe 3 apo 4 gra, njena prej tyne edhe ajo mujte me pasë djalin me një tjeter burrë. Kjo nuk ishte pasojë e ligjit të divorcit, që u pat njoh edhe nga gjykatat tona. Kjo ishte ma shumë trashigimi e asaj që quhej moral anadollak, mbasi djali duhet të dinte se “baba i tij dihet vetem nga e ama, po jo nga lidhjet martesore apo ligjore të vume nga njerezit...” Me një fjalë, kur njeriu donte me dijtë nga prindi i vet se i kujt ishte, i ati i thonte shko e pyet nanen tande, se unë s’e dij!... Kjo kishte anen e mirë të veten, se i ati mujte me kenë ma i pasun se burri me të cilin jetonte nana, kështu edhe rregullohej ekonomia e familjes. As babës nuk i vinte keq kur grueja e tij kishte shkue me një burrë ma të pasun se ai, se ma kur ishte pashë apo me titull të naltë, kjo ishte edhe njëfarë nderi që kishte ai burrë në shtëpinë e vet, sepse grueja e kishte nderue kur bylykbashi i kishte shtue fisin me një djalë të gjakut të fisit të vet. Këte fakt e tregonin pa farë vështirësije sidomos gratë e shumë burrave kur ishin të martueme me një burrë të vorfen ose fshatarë, që atëherë quhej “kurrkushi”, pra domethanë askushi. E si do të thonte i biri në shoqni: “Babai im është asgjë!”? – Jo, kjo nuk shkon, sidomos sot kur djali ose edhe vajza e një grueje që nuk ka pasë fat me pasë baben me një titull të naltë, si “dr. prof. ose akademik”, po ndoshta ndonjë roje burgu në kohen e sulltan Enverit, ose ndër brigadat e pushkatimit, apo oficer kufini në kohen e Ramiz efendisë. E si do të thonë sot ai se ishte djali i një “prokurori” që vriste njerëz!? Po udhëheqësit e shtetit tonë pse tregojnë baballarët e vet turqë? – Se e kanë per nder!!

Prandej edhe presidentët tanë kanë gjetë receten e saktë të pergjegjes së vet kur i pyet kush, ose edhe pa i pyetë fare, për me rritë vleren e vet dhe të trashigimisë së fisit të cilit i perket, thonë “jemi vëllezër gjaku me turqit”, pra nuk jemi nga fise apo fshatra të humbuna shqiptare, po jemi nga një fis turk, që pat ardhë nga osmanllijtë me detyrë këtu para 100 vjetësh, të cilin gjyshi e kishte mik dhe ai në shenjë miqësije i pat lanë së shoqes së stergjyshit një djalë të cilin e lindi mbasi “tradhëtarët e vitit 1912”, vune Flamurin...

Nga Ajo datë edhe shumë gra të atyne fiseve që trashiguen këta “vëllezër gjaku” janë quejtë deri vonë “gra me flamur”, që ishin të njohuna për “nder” e nga të cilat prap ma vonë dolen edhe mjaft trashigimtare të tyne, që ishin ndër ndermarrje e fabrika e deri në kooperativa bujqësore “flamurtare të emulacionit socialist”! Edhe sot me e pyet kedo din me të thanë edhe plaka me këte titull të njohuna me “flamur”. Ndersa po të shkoj mendja me rikujtue kongreset e tyne, Nexhmija të mban me orë në tv tue folë për ta, se të gjitha bashkë, kur ishin të reja, njiheshin “me flamur”...E, për fat, nuk e humben këte titull as nga ndryshimet e flamurëve, mbasi edhe sot vajzat e tyne vazhdojnë traditen e pleqëve, ndonse me forumet rinore muslimane të Prishtinës kanë shpalosë flamurin e “vëllezërve të gjakut” të baballarëve dhe të “vëllezërve” që po u flejnë me vajzat e tyne.

Këte “nder” nuk po e tregojnë vetem pushtetarët tanë, po ky lloj nderi paska kenë i njohun edhe nga pushtetarët e Prishtinës, madje nga ma të njohunit e tyne sot. A thue kështu kanë thanë edhe në kohen e turkut!? – Nuk e besoj! E kujt ia mbante me i thanë turkut “vëlla gjaku”? – Po ai të ka vra me i thanë “vëlla” shoku i Bamir Topit apo Hashim Thaçit e Ramë Bujës...Paskan miljona ndër banka, paskan ndertue xhamija, paskan vra e pré Shqiptarë...Jo, mor jo, përderisa të mos hiqen monumentet e Gjergj Kastriotit, Nanë Terezës dhe Ibrahim Rrugovës, asgja nuk kanë ba për me meritue edhe nanat e tyne nderin e flamurit me “hanë e yll”, që valvitet tash 20 vjetë në “Konferencen Islamike”...

Boll u mundue presidenti i çiflikut serb të Tiranës Bamir Topi me ua mbushë menden në një takim në Beograd edhe serbëve, edhe islamikëve të Iranit, se na jemi “një popull asgja” dhe nga kjo prandej edhe “jemi vëllezër gjaku”, sa me ju sa më këta, po nuk mujti me u tregue se “asht i bamë synet edhe nalt edhe poshtë”!!..Duket per këte shkoi në Turqi edhe Sala...”Me u tregue ‘vellezerëve’ se presidentin e ri do t’a zgjedh unë...”

Tradhëtarët e Popullit Shqiptar, të Flamurit dhe Atdheut të Gjergj Kastriotit, në të gjitha kohët kanë dijtë nga erdhën dhe kush ishin “vëllezërit e gjakut të tyre”...

Po kurrë nuk kanë mujtë me parashikue fundin e vet!..



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora