E shtune, 27.04.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Trup e vetëdije

E diele, 01.07.2012, 10:15 AM


Trup e vetëdije

Nga Astrit Lulushi

lulushiastrit@gmail.com

Biseda të gjata - televizive -debate - më shumë politike -  sharje, rrahje - mendimesh dhe debatuesit ndahen më këmbëngulës, dëgjuesit ikin më të paqartë sesa më parë. Mospërputhje pikëpamjesh. Po të ishte kështu, çështjet me kohë do të ishte zgjidhur; përndjekja, hakmarrja, larja  e hesapit, si traditë ekzistojnë. Problemi mund të jetë shumë

më i thellë dhe gjetkë, jo në mendësi, por në trup pa vetëdije, i pa parë ndonjëhere në pasqyrë.

Dihet se kur njerëzit nuk thonë qartë çfarë duan të thonë, ndoshta nuk kanë gjë për të thëne. Vetëm qartësia nuk mjafton. Ka që flasin qartë, por pa kuptim.  Edhe pse e nevojshme, qartësia nuk është e mjaftueshme që dy veta të merren vesh. Shumë gjëra që njerëzit i thonë njëri tjetrit mund të mos jenë të qarta, por arrijnë kryesisht të përçojnë

kuptim. "Fjalët japin më të mirën e mundshme " thotë maksima, sepse vetë gjuha që përdoret është më e mira e mundshme që mendja prodhon.

Si çdo individi që për të folur i duhet një pasuri fjalesh, fjalor, kështu edhe një kulture. Kur qartësia në të folur mungon, kultura gjuhësore ndodhet në fazë foshnjore. Dhe papjekuri gjuhësore, thotë Sokrati, është kur qeveritarët, edhe pse të kualifikuar, janë të

pa-aftë nëse nuk janë në gjendje të konkretizojnë idetë e tyre.

Problemi bëhet veçanërisht i dukshëm kur një gjuhë ka burime që tjetrës i mungojnë ose thuajse e kundërta. Ndonjëherë fjalët harrohen, tjetër herë vijnë lehtësisht. Fakti që një fjalë ekziston dhe pret, nuk është garanci se ajo do të përdoret për të shprehur atë që do.

Disa fjalë mbeten, ashtu siç kanë qenë, të vjedhura, false, premtojnë më shumë sesa japin.

Fjala rrjedh nga të menduarit, proces i vetëdijshëm në tru. Dhe truri nëse nuk përdoret, humbet; është vërtet thesar, por jo i kyçur. Çdo fjalë është emërtim për të përcaktuar kuptim, ide a perceptimin për një objekt të dhënë; dhe sapo fjala krijohet, ajo që ishte 'gjësendi' merr emër të përveçëm, njihet, bëhet fenomen, ekziston.

Ndërgjegjia ose vetëdija cilësohet si shpikja më e madhe e historisë së jetës; është si pasqyra që e lejon njeriun të shohë vetëveten. Para lindjes së jetës, 4 miliardë vjet të shkuara, kur Planeti Tokë u formua, mendja nuk ekzistonte, bota ishte plotësisht pa përvojë dhe e panjohur. Asgjë brenda saj nuk ishte parë, dëgjuar, prekur, nuhatur,

menduar, përfaqësuar ose përshkruar. Si rrjedhim asgjë nuk ekzistonte si 'fenomen' - nga greq. 'phainien' 'pamje', siç shfaqet në syrin e vëzhguesit.

Pra, në atë periudhë të historisë së Tokës, 'pamja' - që krijon ndjenjën subjektive - nuk ekzistonte, sepse për ndjenja të tilla dikush duhet të jetë që ngjarjet të marrin kuptim. Kjo nuk do të thotë se asgjë nuk ndodhte, por vetëm nuk kishte njeri që t'a shihte. Faza

të historisë ku njerëzit edhe pse shohin, heshtin, nuk reagojnë, quhen periudha pamendje, pandjenjë, pavetëdije. Kjo e bën atë pjesë të historisë të humbur, të ngurtë, pashpirt, jo ekzistente, këmbëngulëse të përsëritëshme deri sa të shihet. Si shpërthimi i Madh, në kohën që ndodhi askush nuk e pa, prandaj Bing Bang do të mbetet hije dyshimi,

vetëm thënie, teori.

Të parit e bën njeriun të ndjeshëm, reagues, përgjegjës ndaj asaj që ndodh. Por është niveli i këtij reagimi që përballë të keqes dikush rrudhet e zvogëlohet, ndonjë ngrihet kundërshton, tjetri ikën e të tjerë përshtaten. Ndjeshmëria dhe reagimi janë të lidhura ngushtë, ndërsa qëndrimi që njeriu zgjedh varet nga mendimi.

Mendja është si një lloj magazine ku njeriu ruan përvojat e veta dhe shkon aty e merr prej saj sa herë që ka nevojë për të kryer një punë a veprim të ri. Eshtë evoluimi i këtij dualiteti, mendje - veprim, përse njeriu është gjithmonë në mëdyshje të përzgjedhë; sasi apo cilësi, ndjenjë apo realitetit, ujë apo verë, fjalë vendase apo të huaj. Siç thotë Pikaso, natyra dhe arti duke qenë dy gjëra të ndryshme, nuk mund të jenë e njëjta gjë. Kështu edhe ndjenja dhe realiteti, si dy të ndryshme, nuk mund të përfaqësojnë të njëjten gjë.

 

Për ribotim- Kadri Mani

/etnike@gmail.com/



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora