Kulturë
Cikle poezish nga Engjëll Koliqi
E shtune, 30.06.2012, 07:43 AM
Engjëll
Koliqi
S’TA
KUPTOJ SHFRENIMIN
Mund
të hypësh në qiell,
gjithandej,
në
gjithësinë e pafund të humbesh
...
Mund
edhe të rikthehesh,
shkarravitur
përdhe,
pa
shpirt të mbetesh
...
Unë
gjithnjë jam unë,
nuk
dorëzohem,
as
nuk ta kuptoj shfrenimin
Milano,
22 shtator 2005
MBULUAR
ME ZJARR
Si në
shekujt e mesjetës
Ndeshje
traditash
Me
qëllim të pamotivuar
Duke
u shtyrë mes miteveve në fërkim
Shumë
dashuri të shkelura
Këngë
dhe përkëdhelje i kanë harruar
Duke
u martuar nga më të vegjlit e fatit të pafat
...
Lecco,
2 dhjetor 2006
JEMI
KËTU NE
Mos
ke frigë
Ne
jemi këtu
Për
ty
Dhe
vetëm për ty
Mos u
merakos
Këtu
jemi ne
Për
ty
Plot gatishmëri
Dhe
me dashuri
Milano,
20 dhjetor 2005
SHSHSH
– SHQIP
Shortin
e kanë hedhur
Shqip
Shota
ka filluiar vallen
Shqip
Shtëpia
– themele e kulm gëzon
Shqip
Shartet
psalme bëhen
Shqip
Shtrohet
sofra e madhe
Shqip
Shtrihet
kuvendimi
Shqip
Shpalohet
vendimi
Lecco,
3 nëntor 2001
NË
MES FJALËVE
Ma
shpreh një dëshirë
Ta
fal një besë
Arbëresha
ime
Velenxë
e shekullit të ri
Rri
me shpresë
Ma
thuaj dëshirën bukuri
Edhe
në mes fjalëve n’qoftë
Ta
fal një dashuri
Lecco,
4 nëntor 2001
JU
THËRRAS ME KOHËN
Gjithandej
biejnë
gjethe
mëkatesh
bari
i traditave është tharë
varfëri
vjeshte...
Acari
troket në derë!!!
A ka
kush të nxej’ shpirtin arbëror?!
Koha
thërret!!!
A
është kush gjallë?!
O
shqiptarë!!!
Lecco,
4 nëntor 2001
NUK
TJETËRSOHEM
Unë
jam unë
Do të
më njihni patjetër
Megjithë
ligjet e mia
Megjithë
vlerat
Megjithë
vendosmërinë
Megjithë
traditat
Megjithë
shpirtin
plot
dashuri
plot
shpresë
plot
vendosmëri
plot
besë
Lecco,
4 nëntor 2001
SIPAS
MERITAVE
Në
nisje fluturoje
Mbi
ligje të forcës
Gjithandej
këndoje
Pastaj
hezitoje
Ndërmjet
venomeve
Të
ndalesh o t’vazhdoje
Në
fund vajtoje
Ata
t’kishin dërmuar
Nga
vdekja dot s’shpëtoje
Milano,
26 nëntor 2001
NË
IKJE
Nëpër
rrathë gënjeshtrash
Sillesh
e pështillesh
Dalje
nuk gjen dot
-
N’rrokullisje
t’shekullit
Pluhuri
t’ka mbuluar
Për
jetë e mot
Milano,
26 nëntor 2001
NË
(PA)RASTËSI
Nën
fjolla tymi
Bukuri
e mbuluar
Në
pasditën e stinës së tretë
Të
gjeta
Pa
dashuri
Dashuri
në tru duke bluar
Me
mençuri
Të
preka
Bisht
kohe duke kafshuar
Monza,
24 nëntor 2001
JETËHUMBUR
JE TI
Në
bisht të fjalës tënde
Një
besë është plagosur
Një
dashuri është sakatosur
Mbeturinë
e shekullit të tërbimeve
Kij
mendjen
Të
gjtihë të kanë parë
Duke
shpurdhur e duke sharë
Mabse
ke kuptuar
Vetë
e ke parë
Dhe
je bindur
Në
fronin e pushtuar
Jeta
jote ka përfunduar
Fidencë
(Fidenza), 26 nëntor 2001
RRETH
MULLARIT
Sillen
e pështilen
Në
emër të dashurisë
Gjymtyrë
të besës thyhen
Nëpër
puthje
Sy e
faqe pështyhen
Nëpër
epshe
Shpirt
e ndjenja pickohen
Me
venome të qendrës
Për
ideale të zhveshura
Interese
plot mëkate
Me
lëkurë dhelpëre mbulohen
Parma,
26 nëntor 2001
TË
SHOH...
Me
syrin e kohës së ardhur
Me
mendjen e njerëzisë
Me
ligjet e besës
Me
syzat e së vërtetës
Me
velin e dashurisë
Me
fuqinë e vendimit të marrur
Cesano
di Roma, 26 nëntor 2001
NDËRMJET
KARAKTREREVE TONA
Një
shtrydhje fjale
Pikon
mëshirë
Qeshjet
e shpirtit përsëriten
Zemrat
hedhin valle
Lindë
Rritet
Kurorëzohet
Një e
lavdishme dashuri
Pieçencë
(Piacenza), 1 dhjetor 2001
PËRTEJ
FJALËVE
Ngriten
e shihen shumë të dala
Mullanjë
pështyme
Plot
Lëpirje...
lëpirje...
Histori
pa histori
Dashuri
pa dashuri
Nëpër
orët e jashtëkohës
Në
gjithë shekullin e natës
Luftëra
të mbretërive t’errësisës
Tërbohen
deri në vetëzhdukje
Çeta
djajsh n’ordi
Lodi,
1 dhjetor 2001
PAK
MË ANDEJ
Nëpër
qindëra mijëra rrokullisen
Trushkrumbuar
N’mbretërinë
e gënjeshtërave dalldisen
Milano,
1 dhjetor 2001
TI E
DREQIT FARË
Kur
lumi i realitetit
I
përlan valët vërdallë
Me
gurin e mëkatit n’qafë të lidhur
Lakuriq
mbi zallë
Para
botërave e zotërave
Vetë
u bëre përrallë
Milano,
1 dhjetor 2001
NË
MBRETËRINË E DASHURISË
Duke
u ngjitur shkallëve
N’hapërim
me shpresën
Besa
m’përqafoi
Fati
më përftoi
Stina
m’lulëzoi
Viti
udhë m’liroi
Shekulli
m’hapi derën
Bashkë
me Ty
Brenda
më pranoi...
Milano,
1 dhjetor 2001
NË
MËNGJESIN E KURORËZIMIT
Mëshirë
e dashuri
Nga
stina e natës të dalura
Kërkojnë
histori
Puthje
nën rrezet e agut
Fat
premtojnë
Me dy
riga shi
Bar’
i jetës nis’ rritën
Një
jetë madhështore merr udhë
Drejt
amshimit
Në të
bashkuara dy
Milano,
1 dhjetor 2001
SIÇ
PO SHIHET
Shumë
drunj pa gjethe
Andej
e këndej
Vjeshtë
e tretë
Dimri
troket në derë
Me
ligje acari ngarkuar
Me
shumë përralla
Plot
kopalla
Të
kohës së mbaruar
Gënjeshtëra
zgjuar përherë
Me të
vërtetë
Këndej
e andej
Regjim
epidemishë nën ethe
Lecco,
1 dhjetor 2001
PËRTEJ
LIGJIT
Valle
turpi vlojnë
T’kallaitura
me dashuri
Paligjësi
kalërojnë
Darkë
mbeturinash shtrojnë
Gjithandej
n’anarki
Interese
t’fëlliqta kryqëzojnë
Predha
pabesie drejtojnë
Mbi
të njomen rini
Stinë
e vite tërbojnë
Lecco
– Parma, 1-4 dhjetor 2001
MBETA
GJALLË
Sa e
sa herë u përplasa me vdekjen
Edhe
sot
Gjaku
më rrjedh në damarë
Zemra
vazhdon tik-taket e jetës
Gëzon
fara ime
Këndon
fisi im
Unë
mbeta gjallë
Për
hir të së vërtetës
Fidencë
(Fidenza), 4 dhjetor 2001
NË
SHTATË RREGULLAT
Në
rregullin e parë
Me
ligj natyror rritem
Në
rregullin e dytë
Shpirtërisht
ripërtrihem
Në
rregullin e tretë
Natyrshëm
martohem
Në
rregullin e katërt
Me
bekim të Zotit shtohem
Në
rregullin e pestë
Truall
e vatër i mbroj
Në
rregulline gjashtë
Loken
rikurorëzoj
Në
rregullin e shtatë
Të
gjitha ju dëshmoj
Milano,
4 dhjetor2001
PLOTËSI
Në
dasmat e stinëve
Plot
shend
Në
ndejat e pasdarkës
Plot
aheng
Në
vitrinat e moteve
Plot
histori
Në
poret e jetës
Plot
dashuri
Lecco,
4 dhjetor 2001
NË
PASTËRTINË E SHPIRTIT
Dy
pika djersë
Dy
pika gjak
Dy
pika lotë
Në
pastërtinë e shpirtit
Gjithmonë
t’i ruaj
Një
fjalë e një besë
Një
të vërtetë e një hak
Një
dashuri për jetë e mot
Lecco,
4 dhjetor 2001
KËNDEJ
FJALËS
Brenda
respektit
Ndërmjet
intereseve
Me
rregulla
Diç
kam provuar
Hë
për hë
N’bazë
të projektit
Në
mes fortesave
Pluhuri
e mjegulla
Duhet
harruar
Lecco,
4 dhjetor 2001
FAJTORI
MUNGON
Ai e
ka bërë
Ndoshta
ajo
Nuk e
dijmë ne
-
Nuk
duhej ndodhur
Por
ja...
Fajtor
s’ka ndër ne
Lecco,
4 dhjetor 2001
TË
BASHKËDALUR
S’njohën
fjalë kurrë
As
besë
As
dashuri
Në
shekullin e natës së tyre
Kurrë
s’u ngopën
Duke
dhier e duke kafshuar dashuri
Lecco,
4 dhjetor 2001
KUR
MUNGON...
Kur
mungon fjala
Mendimet
përzihen
Në
mjegullirë humben
Kur
mungon shpresa
Humbet
vullneti për jetë
Njeri
e njerëzi zhduken
Kur
mungon dashuria
Shpirtëra
han urrejtja
Zakone
e tradita tunden
Kur
mungon e vërteta
Dritë
as mot më s’ka
Jetë
me vdekje munden
Lecco,
4 dhjetor 2001
KËTUPARI...
Miu
njëherë kaloi
Nëpër
mustaqe
Udhën
e mësoi
Pasi
nuhati
Dashurinë
ia kafshoi
Në
çdo rast
Kur
erdhi helmoi
Lecco,
4 dhjetor 2001
NËN
HIJEN E TRËNDAFILIT
Në
një stinë dielli e kish përcëlluar
Në
tjetrën dashuria e kish djegur
-
Në
një stinë koha e kish harruar
Në
tjetrën erërat e kishin ngjeshur
Lecco,
5 dhjetor 2001
UNË
ME TY
Ta
preka motin
Me
dashurinë e lehtë
Ta
vodha stinën
Me
diellin e nxehtë
Ta
hapa rrugën
Teposhtë
e përpjetë
Lecco,
5 dhjetor 2001
KUR
HESHTJA IME FLET
Të
shoh shpirt
Me
dashuri e me nder
Në
zemër seç fshehë
Më
shumë se tjetër herë
Një
puthje ngujon
Një
këngë me shend e verë
Një
kujtim të largët
Një
freski si behari n’pranverë
Një
siguri t’besueshme
Një
gatishmëri përherë
Një...
Romë,
17 dhjetor 2001
HARRONI
TË SHKUARAT
Motin
e lig
Temperaturë
e mjegull
Pluhur
e stuhi
Harroni
Të
shkuara qofshin
Me
vetë në furrig
Me
flamat nën sqetull
Me
terr e me zi
Lecco,
31 dhjetor 2001
PROMOVIM
Kujdes-kujdes
Hapni
sy e veshë
Një
mot të plleshëm
Plot
vepra t’përmbushura
Po
jua paraqes
Me
laps e me besë
Lecco,
31 dhjetor 2001
KU
MBETE?!
Ti që
shekullin e ri nise
Kah
ia mbajte
Kah
shkove
Ku
mbete
?!
Ku të
vunë në histori
Çka
të dhanë në gjeografi
Ku
mbërrijte n’dashuri
?!
Ku
mbete
Kah
shkove
Kah
ia mbajte
Ti që
shekulline ri nise
?!
Ku të
lanë në politikë
Në
rrugë a n’parlament
N’teori
a n’praktikë
Lecco,
31 dhjetor 2001
ME
NDËRGJEGJE T’HAPUR
Kodrat
e ditës i kaloj
Edhe
urat e rrënuara
-
Plagët
e stinës i shëroj
Edhe
vitet e harruara
Barrikadat
e intereseve i shkrij
Edhe
mjegullën e ligësisë
-
Zjarrin
e diplomacisë e lëpij
Edhe
akullin e dashurisë
Stubëll,
8 shtator 2002
FRONI
PRET
Hëna
po ikën
Bashkë
me natën
Po
shuhen edhe mitet
-
Dielli
po vjen
Bashkë
me ditën
-
Ndërrim
stinësh
Dashuria
po rritet
Gjithçka
është gati
Për
kurorëzim
Froni
pret
-
Me
stinën e re
Athua
vjen një gëzim
Athua
kemi mbret
Stubëll,
17 shtator 2002
VAZHDON
VALË E JETËS
Në
kalendar
Sot u
bë një kapërcim
Një
hap para
në
shekullin e ri
Gjithandej
e gjithëkëndej
Brenga
e shpresa n’fërkim
Armiqësi
e aleanca
Urrejtje
e dashuri
S’ndalet
kurrë
Valë
e jetës n’vazhdim
Me
teori e praktikë n’projekte
Deri
në pambarim
Gjurmon
e vulosë histori
Lecco,
1 janar 2002
NDËRMJET
VENOMEVE
Një
zjarr dashurie djeg
Një
vendim përcëllon
Me
shkas
Një
interes tërhjek
Një
jetë mbaron
Lecco,
1 janar 2002
NË
HAPIN E PARË
Me
besë po të ftoj
Me
plot krenari
Në
hapin e parë
Në
fron të ngritesh
Në
timen mbretëri
Që në
fillim të garantoj
Në
pranverën e shekullit të ri
Në
hapin e parë
Me
shpirtin tim nisesh
Plot
me dashuri
Lecco,
1 janar 2002
NË
MOTIN E RI
Një
vetëtimë
Zjarr
dashurie seç vlon
Një
bubullimë
E
vërteta alarmon
Bie
shi
Bar
jete mugullon
Harkon
ylberi
Dashuria
frytëzon
Lecco,
2 janar 2002
ME
ËNDËRRËN BASHKËZGJUAR
Mëngjesin
përqafoj
Në
motin e ri
Vdekjen
sfidoj
Me
traditë
Me
venom
Mbretëresha
ime të ftoj
T’vulosim
bashkë dashuri
Lecco,
2 janar 2002
KUR
TË GJETA
Kur
të gjeta
Ndala
orën
Minutat
ia mora
Dhe
sekondat
T’i
dhurova
Bashkë
me shpirtin
Disa
çaste
Me
besë mbushur
Plot
dashuri
Kur
të gjeta
Ndala
shekullin
Motet
ia mora
Edhe
stinët
T’i
dhurova
Bashkë
me shpirtin
N’përjetësi
Me
besë mbushur
Plot
dashuri
Kur
të gjeta
Ndala
Zotin
Bashkë
me shenjtër
Dhe
me engjëj
Parajsën
ta dhurova
Me
shpirtin tim
N’përjetësi
Me
besë mbushur
Plot
dashuri
Lecco,
2 janar 2002
NJË
PËRGJIGJE
Në
vargun e pyetjeve
Kurrë
t’panumëruara
Vetëm
një herë t’u përgjigja
Me
vulën e shpirtit
Ja ku
m’ke
Plot
me besë
Të
ndezur n’dashuri
Lecco,
2 janar 2002
S’MERRET
VESH
Thuaj
fjalë
Është
heshtje
Thuaj
zhurmë
Është
dashuri
-
Ori
drita e pakohë
Ore
moti i pazot
-
Thuaj
dashuri
Është
fjalë
Thuaj
heshtje
Është
zhurmë
Lecco,
13janar 2002
ENGJËLLUSHE
NJERËZIE
Vend
as kënd
pa të
kërkuar s’lash’
Mbretëreshë
Në
prehër të Yllit të Mëngjesit
ulur
isha
kur
të pash’
Nën
rrezet vezulluese s’të njoha
Yllin
e pyeta:
Kush
është?!
Mbretëresha
e bukurisë
më
tha
Perëndesha
e dashurisë
është
vërtetë
Engjëllushe
e njerëzisë
Romë,
janar 2002
NUK
HARROJ
Larg
e afër
Me ty
jam
Afër
e larg
Nuk
harroj
Jetë
e dashuri
S’ndalen
dot
Dashuri
e jetë
Nuk
harroj
N’mendje
e n’shpirt
Të
kam xhan
N’shpirt
e n’mendje
Milano,
27 janar 2002
PSE E
LA ANASH
Psherëtiu
e qeshi
Përnjëherësh
Motin
nxiu
Shpirtin
zhveshi
Shtrëngoi
dhëmbët
Fjalë
kafshoi
Nxeu
kokën
Pështyu
këmbët
Monza,
27 janar 2002
ME
MBRËMJEN
Strukur
ish’rinia
Gjithandej
Shpirtëra
në dridhje
Këngë
t’përflakta
Dhe
këndej
E
ngrysur dashuria
Monza,
27 janar 2002
SHPIRTI
MË S’DURON
m’i
lironi motet
historinë
e gjeografinë
më
shekullin tim
o të
vetëshpallurit padronë
menjëherë
përndryshe
rrebelohem
futem
vetë
gjithsesi
me
timin venom
Lecco, 27 janar 2002
TEJ
PËRFLAKJES
Minutat
m’i kanë kafshuar
Orët
dhe ditët m’i kanë ngrënë
Javë
e muaj m’i kanë humbur
Stinë
e vite m’i kanë gllabëruar
Shekulli
im
Megjithëse
i djegur
Megjithë
plagët që i pikojnë gjak
Megjithë
zemrën e ngrirë
Mbijetoi
dhe shkroi një histori
U
ngrit nga varri
Shekkulli
im i ringjalli
Me
bij e me bija
Me
fjalë e me besë
Me të
bëra e me fakte
Pastroi
plagët
Me
këngën ngadhnjimtare
Po
marshon
Drejt
amshimit
Me
njerëzi
Me
shpresë e me besë
I
bekuar me dashuri
Parma,
30 janar 2002
SI
T’IA BËJ?!
Një
më thërret këndej
Një
tjetër andej
-
Kah
t’ia mbaj nuk di
N’këtë
botë a përtej
!??!
Një
gjë e kam vërejtur
Tek
unë edhe n’gjeti
N’ëmbëlsinë
e dashurisë
I
hidhët është realiteti
!??!
Kur
një më thërret këndej
E një
tjetër andej
-
Të
strukem në botën time
Apo
t’ia mbath’ përtej
Bolonjë
(Bologna), 30 janar 2002
UDHËKRYQ
DASHURISHË
N’udhëkryqin
e kohërave
Një
dahsuri e vjetër
Me
vaj e me këngë
Përnjëherësh
Kërkonte
drejtimin për në botën tjetër
N’udhëkryqin
e kohërave
Një
dashuri e re
Me
djersë e me gjak
Mbuluar
Kërkonbte
drejtimin për në një fole
Firencë
(Firenze), 30 janar 2002
PËR
TË JETUAR
Teket
t’i ngacmoj
Deri
në kufi
Urrejtjen
ta sulmoj
Ta
fal një dashuri
Ende
pa më pyetur
Një
përgjigje ta jap
T’keqen
s’ta bëj t’mirë
Por
edhe të jap hak
Bashkë
me shpirtin
Ta
jap dritën
Bashkë
me dashurinë
Ta
fal´ ditën
Romë,
14 shkurt 2002
DERI
NË AMSHIM
Kohën
e kafshuar
s’ua
fal dot
as
vjeshtë
as
pranverë
as
dimër
as
verë
Me
mundime
rifitoj
gjithçka
edhe
me sakrifica
ribëj
botën time
megjithë
qeniet
në
t’shpirtit pastërti
plot
me dashuri
sot
nesër
sivjet
në
mot
përherë
Romë,
14 shkurt 2002
DUKE
IKUR
Labirinteve
të kohës
Keq
ishin penguar
Me
zorrët nëpër këmbë
-
Rrotë
e historisë i kish’ shkelur
E
ishin shtanguar
Me
shpirtëra nëpër dhëmbë
Romë,
14 shkurt 2002
ENGJËLLUSHA
IME
Rëndon
edhe trenin
Në
gjarpërim mes Alpeve
Kjo
zemër e stërngarkuar
Me
mallin për Ty
Engjëllushe
e stinës sime
-
S’e
gjen dot frenin
N’këtë
mot të rasteve
Ky
shpirt i dashuruar
Dhe
tjetër s’sheh me sy
Engjëllushe
në jetën time
Lecco,
18 shkurt 2002
KUJDES
ME MUA
Po ma
preke ditën
Ta
jap natën e përjetshme
-
Po ma
kafshove stinën
Ta ha
motin krejtësisht
Po ma
preke motin tim
Ta
marr kohën e vlefshme
-
Po ma
gjakose shekullin
Ta
prej jetën n’kokë e n’bisht
Firencë
(Firenze), 18 shkurt 2002
NË
MOTIN E LIG
Ditë
e natë pak kishin dalluar
Të mëdhenj
e të vegjël n’humbje ishin bashkuar
Një
këndej kish humbur këngën
Një
andej n’pafundësinë e kotësive zhytur kish mëngën
Gjithandej
terr
Gjithkëndej
tmerr
Korbi
i zilajmit seç rrinte vëngër
Gomari
i shkretë thoshte – jo jam në ëndërr
Një
plak i kërrusur seç përbehej në rini
Një
çun e një vashë – pandalur kërkonin dashuri
Gjithkëndej
tmerr
Gjithandej
terr
Mëkati
dot s’lëvizte – seç na kishin zënë derë
Stinët
gjithëngatërruar – s’shihej kund pranverë
Dhe
shumë e shumë gjëra që nuk i kam shkruar
Bashkë
me tmerr e err na mbetshin harruar
Romë,
18 shkurt 2002
SOT
NË KOSOVË
Në
grykën e fjalëve
Shfrenim
Si
atëherë
Rrumpalla
plot kopalla
Në
mbretërinë e të marrëve
Pa
çmim
Burg
pa derë
Anguillara
(Romë), 18 shkurt 2002
N’LARTËSI
Mot i
lig
Re –
mjegull
Vetëtima
gjarpërishte
Bubullima
pa cak
Pika
të ngrira pezull
Bracciano
(Romë), 18 shkurt 2002
EJA
DITA IME
Eja
Të
gjithë të presim
E
imja ditë
Mos
ngurro
Moti
është i yni
Mos u
frikëso
Jemi
bashkë në rritë
Eja
Dashuriplote
E
madhja ditë
Romë,
20 shkurt 2002
SA
PËR BE
Erdha
Me
zemrën në dridhje
Me
unin tim
Me
shpirtin n’lajthitje
Tash
jam në kthim
Romë,
20 shkurt 2002
MJERISHT
Me
pikat e lotit
Rrjedhin
dëshirat
Me
pamundësitë
Ëndërrat
parakalojnë
Me
stinët e motit
Ndërrohen
të nxirat
Me
paligjësitë
Tradita
margjinojnë
Me
emrin e Zotit
Përzihen
fëlliqësirat
Me
dreqëritë
Shpirtëra
trazojnë
Bracciano
(Romë), 22 shkurt 2002
NËN
RRUFE
Dashuri
të strukura
ndrojtje
heshtje
e (pa)imponuar
...
Subjekte
të kërrusura
pa
mbrojtje
ligj
i (pa)shkruar
...
Relieve
të padukura
ndotje
mot’
i (pa)trazuar
Firencë
(Firenze), 22 shkurt 2002
Ç’PO
NDODHTE?!
Degëve
të drurit pa gjethe
I
pash’ varur
Shpresat
e dashurisë së plagosur
Diç
më pyeti zemra
Përgjigje
dot nuk gjeta
Orë e
zezë thonin
Në
një ditë të stinëve të ngatërruara
Në
motin e lig
Diç
më tha shpirti
Asgjë
nuk kuptova
Lecco,
25 shkurt 2002
E
PABESUESHME, POR...
Ç’kërkon
këtu
Nën
nënqiellin e dashurisë sime
Më
thuaj
Kush
të solli
Për
cilin qëllim
?!?
Ç’po
bën ashtu
Pse
zdrajohesh mbi ditën time
Më
thuaj
Ç’marrëveshje
këtu të polli
Me
cilin çmim
Monza,
25 shkurt 2002
PRAPA
PERDES
Në
mbretërinë e territ
Me
ligjet e epokës suaj
Dashuri
keni plagosur
Gjithandej
...
Në
lëmshin e sherrit
Me
kodet e lidhura duaj
Liri
keni sakatosur
Gjithkëndej
Milano,
25 shkurt 2002
ME
MENDIMIN
Kujtesa
seç pranon
Të
veshur dashurinë
Me
vulë
Shpirti
vërteton
Me ty
përjetësinë
Eja
pra
Shpirti
seç pranon
Të
veshur dashurinë
Me
vulë
Kujtesa
vërteton
Me ty
përjetësinë
Bolonjë
(Bologna), 25 shkurt 2002
UNË
ME TY E TI ME MUA
Si dy
zogj n’kërkim t’lirisë
I
këndojmë bashkë dashurisë
-
Unë
me ty e ti me mua
-
Jemi
ndalur e po mendojmë
A
t’thyejmë heshtje e t’fillojmë
Për
hir t’shpirtit e t’lumturisë
Thërrasim
stinën e dashurisë
-
Unë
me ty e ti me mua
-
Këngën
dot nuk e ndalojmë
Dashurinë
do e shijojmë
Firencë
(Firenze), 25 shkurt 2002
NËN
SOFRËN E PËRMBYSUR
Gjellën
e derdhur lëpijnë
Mbi
gotat e thyera
Me
fjalët e zjarrit satanik
Sipas
zakonit të tyre
Llomotisin
...
Për
lavditë e traditës së tyre
Këndojnë
një këngë
Pa
artikullim
...
Njëri-tjetrit
ia djegin fytyrën
Gjak
në plagë lëpijnë
Copa
mishi kafshojnë
Sipas
zakonit të tyre
Fletëza
ditari grisin
Firencë
(Firenze), 25 shkurt 2002
ME
DËSHIRËN TËNDE
Në
rrugë jemi nisur
Në
mëngjesin me shi
Pa i
htënë njëri-tjetrit
ku
shkojmë
kur
mbërrijmë
Me
marrëveshjen në heshtje
Ecjen
po vazhdojmë
Me
shpresa t’përbashkëta
Dashuri
të shijojmë
Firencë
(Firenze), 25 shkurt 2002
ME
DËSHIRËN TIME
Udha
do vazhduar
Shpirti
do respektuar
Denjësisht
Dëshira
jote do plotësuar
Dashuria
do shijuar
Firencë
(Firenze), 25 shkurt 2002
TË
GJITHË LE TË NA LAKMOJNË
Më
erdhi dita e re
Zog
në dritaren tënde më bëri
Ohhh!
Ëndërrbardhat
tua
Nëpër
këngët e mia kalojnë
Me
zemër e me shpirt
Këtu
jam i tëri
Ohhh!
Po
rinisim dashuri
Të
gjithë njerëzit le të na lakmojnë
Firencë
(Firenze), 2 mars 2002
Ç’PO
PRESIM
Seç
na thërrrasin
Bashkë
Dëshira
me dashurinë
Për
kënaqësinë
Për
lumturinë
Ç’po
presim?!
Përgjigjemi?!
Në çastin
kohor
N’këtë
mëngjes (para)pranveror
T’përgjigjhemi
zemër
Me
shpirt
Dashurisë
t’i vëjmë emër
Firencë
(Firenze), 2 mars 2002
LABIRINTEVE
TË DASHURISË
Humbem
e drejtohem
Me
melodi t’serenatave
Me
shkrepëtima poetike
Me
përkëdhelje e me puthje
Deri në
arenën e shpirtit tim
Gjithnjë
përbirohem
Prato,
2 mars 2002
M’U
RIKTHE
Më
kërkoje ti
Nëpër
ditë e nëpër stinë
Gjithandej
e gjithkëndej
Labirinteve
të dashurisë
Unë i
tërhequr
S’të
shihja
Mbase
as nuk të dëgjoja
Pse
Tash
i prekur
Me
kaq mall të kërkoj
Velenxë
e shijes sime
Mos
m’i shih gabimet
Mua
pak të ndrequr
M’i
rikthe shikimet
M’i
harro dështimet
Në
emër të dashurisë
Me
besë të njerëzisë
Milano,
2 mars 2002
BASHKË
Me
krahë dashurie
Fluturojmë
Bashkë
Në
mbretërinë e këngës
-
Si
zakonisht
Me
dëshirë zemre
Pa
sherr as pa bisht
-
Me
dritë njerëzie
Natën
shpojmë
Bashkë
Shkëlqimin
ua marrim
yjëve
dhe hënës
Monza,
2 mars 2002
ME
LIGJ E PA LIGJ
Mbi
shkallët e prishura
Dashurisë
së vrarë
I
kanë vënë protezë
Me
ligj e pa ligj
Ngjyra
kanë ndërruar
Duke
i zëvendësuar
Me
ngjyrën e zezë
Përkundrejt
zakonit
Dashnorit
të marrë
Hequr
ia kanë plisin
Me
ligj e pa ligj
Pas
plot përbuzimesh
Gërryer
ia kanë varrin
Duke
ia sharë fisin
Monza,
4 mars 2002
KRONIKË
INSPEKTIMI
Në
nëntokën e rrugës së paudhë
Mbretëri
gjarpërinjsh
Zakone
pa ligje – plot
Fjalë
e fjalime
Urdhëra
e imponime
Premtime
e dështime
Ngatërrim
stinësh
Mot
pa zot
Në
regjimin e paçmim
Të
mbushur me krim
Pafuqi
njerëzie
Vajtime
pa lotë
...
Milano,
4 mars 2002
TË
RILINDUR PAS VDEKJES
Nga
kërthizat e paprera
Gjak
i thithnin njëri-tjetrit
Ditë
kurrë pa parë
T’përlyer
nga jashtëqitjet
Lëpinin
njëri-tjetrin
Në
bythën e palarë
Parma,
4 mars 2002
E
PABESUESHME NJË NDODHI
Do të
ju flas për një ndodhi
Pa
shaka as pa mahi
-
Siç i
thoshte horoskopi
Komedinë
ia polli moti
Thellë
në malin plot vyrtyte
Kishte
hyrë - kafshonte fryte
Ç’prej
se i ka ikur rinia
Lidhur
n’pranga e mba dashuria
-
Atje
n’mal ikur nga vapa
Kafshon
t’reja e lëpin plaka
Ja se
ç’bën pra njaj trimi
Hiç
më i madh s’është se zhapini
-
Dhe
kur malit i doli flaka
Ai
vazhdonte t’lëpinte plaka
Për
ta shpëtuar, syzeza kur e kapi
Kërceu
zhapini e shuplakë ia flaki
Kur e
panë që po i djeg zjarri
Edhe
plakat ikën nga mali
-
Nga
inati e heq edhe plisin
Trim
zhapini që e lëpinte lisin
Por,
kur do Zoti me mrekulli
Seç
fillon një rrebesh shi
-
Nga
shiu i madh seç u fik zjarri
Edhe
zhapini doli nga mali
Pa
shaka as pa mahi
E kam
parë vetë këtë ndodhi
Romë,
8 mars 2002
SHKIJET
Kah
na erdhën retë e zeza
Nga
Karpatet o breza-breza
Na e
nxinë ditën e na e nxinë motin
Na e
fëlliqën fisin e na e shanë Zotin
Nën
rrufe e nën vetëtima
Bythëcullakë
o pa brekë - pa tlina
Me
vrer dreqi e trurin valë
Plot
fobi o përmbi shqiptarë
Nëpër
shekuj e nëpër vite
Historinë
të shkruar me mite
Në
Europë e seç janë të parë
Për
të djegur e për të vrarë
Kanë
larë n’gjak tokën e Ballkanit
Sipas
ligjeve të shejtanit
Shkojnë
e luten o nëpër kisha
Jashtë
hanë njeriun o sikur bisha
Edhe
botës me politikë
Me
zjarr gënjeshtërash ia mbyllin sytë
I
Madhi Zot jo – jo s’ka harruar
Dielli
i tyre ka perënduar
Tash
kur krimet ua pa bota
Si
durojnë më, dita as toka
Le të
ikin o nëpër terr nate
Prej
kah erdhën, o në Karpate
Le të
futen në varr për së gjalli
Edhe
aty do i kafshojë djalli
S’i
duron më dot historia
I
mallkojnë o plaku e fëmija
Orte,
9 mars 2002
NË
KUVENDIN E CUBAVE
Fjalë
pas fjale rrjedhin sharjet
Sheshohen
mëkatet dhe përçarjet
-
Ti i
ke fahet o qen Rrapushi
A
t’kam thënë se je kërkushi
-
Qepe
njëherë more derr shkjau
Klani
yt, kështu na përçau
Klani
juaj si rruspia
Jeni
zhytur te mafia
-
Të
pangopur me t’majme rroga
Trurin
jua ka pirë droga
Rroçkodellë
ju t’Fatosit t’Nënës
Me
Panterën e zezë për dritë të hënës
Seç
na e pëshurrët komunizmin
E
keni dhier internacionalizmin
Kemi
vërejtje nga Greqia
Do
nxjerrë hak mbase Serbia
Problem
na polli kah Maqedonia
Do na
e fusë mirë edhe Rusia
Mbylle
‘iherë or torollak
Ç’ka
Serbia të nxjerrë hak
Të
gjitha ato që ia kemi premtuar
Me
devotshmëri i kemi realizuar
Maqedoncit
n’rrotë të s’ëmës
Vetë
nuk dijtën t’i bien lëmës
Greqi
e Rusi qofshin me marre
Se na
mbetën borxh shumë pare
Qepeni
more tradhtarë
T’keni
turp të quheni shqiptarë
Na e
futët thikën n’rruzë të shpinës
Me
shkije e komunistë mu në mes t’Prishtinës
-
Shporruni
o të pafytyrë
E
keni nxirë kombin mynxyrë
N’rrotë
të s’ëmës me shtatëqindmijë dreqër
Me
komunizëm e me shkije lugetër
Sikur
n’kohën kur ishte Dulla
U
përzien grushta me shpulla
Pam-pam-pam
plumbat kërcasin
Njëti-tjetrin
cubat vrasin
Po
perëndon epoka e kuqe
Bashkë
me turpe e me huqe
Qeshë
qyteti e gëzon katundi
Kriminelëve
po u vjen fundi
Bologna-Milano,
9 mars 2002
SOT E
NË AMSHIM – E DUAM GJALLËRINË
(sot
e 21 vjet më parë)
Nuk
shkon më kjo çorbë
Nuk
përbihet
Kupto
Ne
jemi këtu
Den-babaden
O
shkja – bir shkine
-
Republikë
e Kushtetutë
O me
hatër – o me luftë
-
Tepër na ke
gërryer
na ke
kafshuar
mbi
kokë hypur
na ke
përdhosur
na ke
sakatosur
Stop
Ndal
më
Në
tokën time vetë
Jam
pronar e mbret
Den-babaden
O
shkja – bir shkine
-
Kosovë
po se po
Serbi
jo se jo
Heu
more shkja – bir shkine
Edhe
sot - pas kapitullimit
tërbimet
s’i ndal dot
o i
pafe e i pazot
Me
dorën e tradhtarit
Me
fuqinë e djallit
Vjen
e m’vret pas shpine
-
Megjithatë
gjallë jam
Nuk
vdes kurrë
Shpirtin
të mbjellur në amshim e kam
I
pavdekshëm jam vetë
Den-babaden
N’tokën
time – mbret
E
vogël a e madhe
Është
kjo dhe tjetër s’bëhet
Veç
Tokë Shqiptare
Ik
shkja – bir shkine
Në
shtrat të nënës sate
Atje
në Karpate
Se
s’të shpëton dot krimi
As
OSBE-ja
As
OKB-ja
As
BE-ja
As
frika
As
Amerika
As
Jelcini
As
Putini
-
Tridhjetë
shekuj më parë
Këtu
ish’ Iliri
Dardania
kjo Kosovë
Sot
është Shqipëri
Me ne
që rrojmë
E
duan gjallëri
Sado
që m’ke vrarë
Unë
prapë jam i gjallë
Pra –
shporru o shkja-bir shkine
Se
s’më vrtet më pas shpine
Ik
n’shtart të nënës sate
Atje
në Karpate
Aty
ku u rrite
Me
dreqër e me mite
Atje
me zakon krimi
Të
thërret babë Jelcini
Të
pret vëlla Putini
Ne
këtu jemi
Den-babaden
Edhe
sot
Me
dashuri plot
Me
besë e me Zot
Duam
gjallëri
Në
tokën tonë të lashtë
Që e
quajmë Shqipëri
Milano,
11 mars 2002