Kulturë
Përparim Hysi: Në gjurmë të një enigme
E hene, 25.06.2012, 06:10 PM
Në gjurmë
të një enigme
tregim
Nga Përparim Hysi
Sa më shumë
që kalojnë vitet,aq më shumë më bren dyshimi i një ngjarjeje që e kam përjetuar
këtu e dyzet e pesë vjet më parë. Për pak,kam qenë "pjesëmarrës në vrasje",në
mund të shprehem kështu, dhe them se,në shpëtova nga një vdekje e sigurt,ka qenë
vetëm rastësi. Ka qenë pak dhe fat apo,sado që nuk jam supersticioz, Zoti
zbriti nga lart dhe më foli në veshë:-Mos shko ! Kështu do jetë pa tjetër,se,sa
më shumë ngulmonin ata,aq më shumë dhe
me aplitudë kokëfortësie,qe kundërshtimi im. Se as më shkonte në mëndje se ç'bluanin
me "mokrrat e tyre" dy miqët e mi. Dy miqët e mi,njëri oficer dhe
tjetri civil.
* *
*
Unë e kam
prekur këtë histori të vërtetë dhe në një tregim tjetër,me titull "Arratisja
e toger Myzeqarit",por në po i
kthehem kësaj historie me një version pak ndryshe,kam arsye madhore. Miqtë
e mi (me siguri ata do më kishin vrarë apo do më kishin hedhur në det qoft dhe
kundër dëshirës së tyre ),si oficeri ashtu dhe cicvili u arratisën aty
mesviteve '60-të dhe ngulmonin që t'më merrnin dhe mua me vete,për të ngrënë peshk të pjekur në tjegull.Kuptohet
që dhe mua,në mos do më piqnin në tjegull,do më hidhnin në det,aty ku kishte më
thellë. Do ndodhte kështu,pa një e dy,se si atëhere dhe sot e kësaj dite,për njëmijë
e një arsye,arratisja nuk është një "sport" që më pëlqen. Të pëlqen,nuk
të pëlqen ndodh si me atë thënien:po të lanë për prift,bëhesh dhe dhespot.Pra,kërce,o
prift,nga belaja. Por le t'i lëmë hamendësitë dhe të dalim nga deti në stere.Se stereja mua më pëlqen.A nuk kërkonte stere
Anteu i lashtë,që,sa e prekte,bëhej dy herë më i fortë.Kështu dhe unë. Kam "frikë"
nga deti.Nga ujtë në përgjithësi. 12-vjet jetova buzë oqeanit (pak,po t'më jepje shtymën,dhe mund të rrokullizehesha
në ujë ) ,po rrallë,shumë rrallë,u futa atje. Jam paksa malor.Duket është thirrja
e lashtë e gjakut.Prindërit i kisha nga Skrapari dhe babai,kur më shihte që vapës,"vidhesha"
dhe frymën në lumë,kurrë s'e ma ndau dajakun.Rrahur që këlysh dhe frika nuk më doli
dhe kur u bëra qen !
Por ç'ndodhi
me të vërtetë?!
* *
*
Një ushtar
kishte bërë letër,lart,në ministri ku shkruante se toger Myzeqari do arratisej !!!
Ushtari nuk kish bërë letër anonime,po me emër e mbiemër duke i vënë pikat mbi
i:do arratiset.Kaq.Po mos mendoni se qe pak.Vet Komisari i Forcave Ushtarake
Detare (komanda jonë supreme,se qemë repart bregdetar ),gjeneral Ethem
Gjinushi,erdhi me një frymë dhe mblodhi gjithë repartin që qe goxha i madh. U
lexua letra dhe priteshin veprimet e tjera,që,kush e mban mënd atë kohë,e di
mirë se ç'veprime bëheshin. Sa u lexua letra,u tha dhe emri i ushtarit që kish
bërë letrën,dhe i pari u ngrita unë,impulsiv siç jam nga natyra,e hodha poshtë gjithë
atë akuzë të ndyrë dhe fare qesharake. Thashë,në vija të trasha,se autori i
letrës,është nisur nga një çast pak diskret. Toger Myzeqari e kish dënuar
ushtarin me burg dhe ushtari,i fyer në dinjitet,u hakmorr kështu. Natyrisht,mbrojtja
ime qe e ndjerë dhe qeshë vënë në një pozitë pak delikate dhe kjo imja.Ushtari
ishte shoku im i ngushtë dhe me të shkëmbej "tepsitë"dhe sot. Por unë
gjykoj ashtu si ndjej.Të kam shok apo mik,po në gjykoj se diku nuk ke të drejtë,jam
me palën tjetër,sado që mund të të vijë thartë. Kështu ndodhi dhe me shokun tim
të mirë.Por gjykova ashtu dhe jo vetëm gjykova,po sikur shtrova "shinat"
ku kaloi "treni i mendimeve" dhe pasfolësve në atë mbledhje ku varej
fati i një ushtaraku. Për të gjithë ata që e lexojnë,dua të them vetëm kaq:togeri
nuk kishte asnjë lidhje me pozitën time si ushtar.Unë qeshë prej dy vjetësh në zyrën
sekrete dhe jo vetëm nuk varesha prej tij,por qeshë gati oficer dhe,në dalloja
nga ata,se nuk merrja rrogë. Sado në zyrën sekrete dhe sado që nuk varesha fare
prej tij,por gjykova me zëmër dhe kurrë nuk jam penduar për qëndrimin tim.Pavarësisht,se ç'ndodhi më vonë....
Mbledhja
që zgjati goxha,mbaroi në favor të oficerit dhe,gjenerali,kur mori fjjalën
mbyllëse,tha,në vija të trasha:-Falnderojmë ushtrin X... që me guxim,me emër e
mbiemër informoi partinë dhe komandën për një dyshim që kishte,por,nga ana tjetër,porosis
komandën që vigjelenca duhet prehur...
* *
*
Ka qenë e
shtunë,në mbrëmje.Toger Myzeqari dhe Civili,shoku i tij, më ftuan tek klubi i
vetëm që kishte Shëngjini.Hymë atje dhe ia shtruam me të prië dhe me të ngrënë.Nuk mbaj mend mirë se
sa kohë kishte kaluar nga letra dhe kjo qe dhe shkaku që më ftoi. Civili (kështu
po e quaj këtej e tutje,megjithëse e mbaj mend mirë seç e quanin ) kishte një javë
që qe martuar.Ai qe nga një familje e mirë,e lidhur me partinë dhe,siç më kujtohet,i
ati i tij,qe kandidat i byrosë së partisë
në rreth.Të ishe kaq,nuk qe pak. Civili qe një tip sportiv.Boksier i cilësisë së
lartë,që,me portretin e tij sportiv,më dukej si ai Xhagai i famshëm tek filmi "Vagabondi".Dallimi
qe se ky,Civli,nuk qe i shëmtuar e kaba si Xhagai,por tip sportiv,por dhe i
bukur.Kur zhvishej dhe bënte plazh,mënd e hanin me sy gocat.Në gjoksin e tij
leshator,mund të fshihej ariu.Si boksier,Civili,kishte dhënë prova:u kish thyer
nofullat dy vetave me të cilët qe grindur dhe qe dënuar 6-muaj me kondicionel. Pinim
për shtatë qejfe,kur thonë,dhe tak e mori fjalën togeri. -Nesër është e dielë.Ti,më
tha,je pushim si dhe unë. Ky -e kish fjalën për Civilin- që në mëngjes me
anije do çojë peshkatarët në det (Civili
qe motorist i anijes ) ,dhe sa ata hedhin rrjetat nga lançat *barka të vogla që
përdoren për gjueti *,ne,të tre ia futim në anije me peshk të pjekur në tjegull.Birrat
po i marim që sot dhe kemi për të bërë qejf.
-Ju
faleminderit,-kundrështova me politesë,-peshkun e ha sa më luan çaçka e kokës,po
në det nuk vij.Nuk rri dot aq gjatë.
-Po,pashë
Zotin ça je tuj fol?!-ndërhyri fare pa politesë Civili.Po a je i marrë apo
shtihesh?Po vij po të marrë veta "hop"kaliboç dhe fill e në anije.
-Jo,-ngulmova
unë.Nuk vij.Pjesën ma sillni e në mbrëmje po ju pres tek porti.
- Ke me i
ra pishmanit,-tha Civili si prishurqejf.
U ndamë,u
përqafuam dhe,ndërsa unë e mbajta frymën në repart,ata mbetën dhe një copë herë
e nuk di se kur u ndanë.
* *
*
E nesërmja
qe e dielë dhe as e mbaj mënd se me se u mora para dite,po e mbaj mend mirë që mbasdite,vonë,sado
që e kisha lënë për të prtiur miqtë në port,se do më sillinin peshk në tjegull,shkova
në kinema. Sa mbaroi dokumentari dhe filloi filmi,befas dëgjohet një zë i fortë:-Ushtarakët
në repart ! Alarm luftarak! Dola me një frymë dhe ia fillova vrapit,se kur bëhej
alarm lufttarak,unë duhet të hapja zyrën se oficerët e shtabit,në kasafortat e "zyrës
sekrete" kishin koburet.
Reparti
nga qyteza e Shengjinit nuk është as 20 minuta larg dhe tek mbrrita me vrap,tek
dera e zyrës,gjeta Shefin e Shabit,major
Tahir Beja që po më priste.
-Hys (kështu në mbiemër më thërriste gjithmonë) ,prit të marrin armatimin oficerët
dhe merr makinën (bëhej fjalë për "Olivetin" me të cilët shtypja
shkresat e repartiti ) dhe frymën tek
dhoma ku flenë oficerët.Është arratisur toger Myzeqari dhe do shpërthejmë derën
!!!
Sa dëgjova
fjalën arratisje,desh thirra. Desh më "poqën si peshk në tjegull!!!".
Megjithatë,nuk e dhashë veten dhe shkova për të
mbajtur procesverbalin. Togeri kish lënë një letër,ku,me sa mbaj
mend,thoshte:... të më falë togeri X...(shoku i tij i ngushtë ) se po i marrë koburen
me 24 fishekë. Këto 2400 lekë *të vjetra* janë të kapiten X..,që ka radhën e llotarisë dhe peliçen (ajo
qe e re,e paveshur,nga ato që në qafë qenë
me llush ) ,ia jepni M...,bashkëfshatarit tim. Kaq qe.Përpilova
proçesin ku firmosa unë,shefi dhe një kapter
dhe komanda kaloi në gadishmëri nr.1. Dy muaj të mirë kemi fjetur me këpucë veshur
për të qenë të gatshëm,në rast sulmi,se togeri me Civilin frymën e mbajtën në Jugosllavi
dhe që andej pritej dhe sulmi.Ikën me anijen që e drejtonte Civili motorist.Anija
kish emrin simbolik "Pionieri",të cilën,kur e rikthyen në port,e
kishin skataur me mballoma sikur ta kishin kafshuar tufë peshkaqenësh.
U arratis
Togeri,po,sakaq,si të kishte qenë prapa kurrizit,mbrriti gjenerali.U mblodhëm prapë.
-Tani,- më
tha shoku im që kish bërë atë letrën, do të shoh se sa para do të bëjë lëkura !!!
Kollaj që hidhesh si zorra në prush !
-Ik e mos
më çaj kokën,-ia preva me të qeshur.Opo mirë me mua ndreq kollaj ti,po do të shoh
kur të të ngrejë gjenerali me një këmbë.Atje cicëro! Je shkelur me patok,-më tha
jo pa shpoti dhe,po me shpoti,shtoi:-Po
u shkele me patok,bën vezë të madhe ! Dhe u shkri së qeshuri,ndërsa mua
po më lëshonte koka tym.
* * *
Gjenerali,pak
si i zi qe dhe ca nga ngjarja e jashtëzakonshme,qe pak si ajo era që nxjerrë shi
të furishëm. Në sallë sikur kish rënë çehreja e vdekjes dhe pa shumë ceremoni,qe
gjenerali që foli.-Ku është ai ushtari që e mori në mbrojtje këtë tradhëtar të Atdheuteut?
Nuk prita
që emri im të lakohej dy herë.Jo vetëm u ngrita,por thashë pa ma bërë bef syri:
-Po.E
mbrojta.Jam nisur vetëm nga mësimet e shokut Enver,që,midis tjerash,kur flet për
myzeqarin thotë:-Myzeqari është nga ato dru që nuk e ha mola.Dhe toger Myzeqari
nga Divjaka është dhe nuk kisha si të besoaj se mund të arratisej. Famijarisht
janë të lidhur me partinë.Po dhe Civili... Lëre Civilin,po ky,yni,pse bëri kështu.Gjenerali,kur
e pa,se tek flisja nuk kisha as pikën e drojes,sikur u "thye"nga
fjala ime (mbështetur në thënien e Enverit ) dhe,pa lënë të flitej më,mori vet
fjalën,duke thënë se ky problem do shihej si me lupë në organizatë të partisë dhe,pak
nga pak,në gjithë forumet.
Pak nga
pak,filluan të merren masa kundër ushtarakëve që nuk kishin prehur aq sa duhet
vigjelencën dhe më tej,ja tek mbrriti një letër nga familaja e oficerit nga
Divjaka.Familja dënonte dhe bënte "hasha" birin e saj dhe tek Civili
ndodhi dhe më keq:iku nusja duke u kthyer tek familja e saj dhe të jatin e
Civilit e përjashtuan nga partia.
* *
*
As do i
isha kthyer kësaj ngjarjje që edhe mund ta kisha harruar.Se,në fund të fundit,
sa ngjarje humbasin mjegullave të kohës! Por në po i kthehem,kam një arsye. Gjeta gjurmët e
togerit të arratisur.Jo vetëm i gjeta,por u gëzova që ai rronte dhe e jetonte në
USA. Atje qeshë dhe unë. Natyrisht,shumë larg meje,po,megjithtë,jo vetëm qe i
gjallë,por fliste me superlativa për një tjetër të arratisur. Ky,tjetri,mori përmasat
e një legjende me rikthimin tragjik dhe mbarimin po tragjik të tij në Shqipëri.Është
fjala,për Xhevdet Mustafën. "Miku"im jo vetëm e kujton me përmallim
Xhevdet Mustafën,se ky "i paska dhuruar një makinë,atje,në Amerikë",por
i vinte keq,se,kur ky,Xhevdet Mustafa,paska zbarkuar në Divjakë (aty në vëndlindjen
e toger Myzeqarit ) paska vrarë dhe një kushëri
të divjakasit. Natyrisht,gjaku ujë nuk bëhet dhe "mikui im ,i dikurshëm",shfaqte
keqardhjen për kushëririn. Më tej,asgjë nuk di.Por dhe kaq nuk është se janë pak,për
t'më vënë në hamendësime dhe dyshime:-Vëretet të jetë arratisur toger Myzeqari
me gjithë atë, Civilin? Pastaj,lind
pyetja tjetër:-Si u lidh me Xhevdet Mustafën? -Pse ky i fundit,ndryshoi vëndin
e zbarkimit për në Divjakë ? Kush ia dha koordinatat për Divjakë ? Po me
Civilin çfarë të ketë ndodhur? Vërtet Zelanda e Re të jetë"streha" e të besuarëve
të sigurimit shqiptar,siç ndodhi me
bashkëshokun e Xhevdet Mustafës që u "dorëzua" tek sigurimi ynë
dhe këta e dërguan andej ku dhe vdiq ?!
Janë plot
dhe plot pyetje që nuk ua gjej dot përgjigjen.Pjesa racionale e mëndje sime
arsyeton kështu:-Arratisja e togerit dhe Civilit ka qenë e sajuar nga organet
tona të sigurimit. Po racionalisht
mendoj dhe një gjë:kurrë nuk do kisha pranuar të arratisesha,se jo vetëm qeshë i
martuar dhe kisha një djalë tri vjeç në atë kohë,por e dija mirë seç pasoja do
t'u lija familjes sime,që,dhe pa këtë arratisje, trajtioheshin si të padëshiruar,se
kisha një xhaxha të pushkatuar.
Sa më shumë
kalon koha,aq më shumë hamendësoj. Si të jetë e vërteta,vallë ?! Ah,sikur,qoft dhe njëri nga "miqtë"
e peshkut të pjekur në tjegull.të haste në këtë tregim timin apo dhe në atë tjetrin"Arratisja
e toger Myzeqarit" ta lexojë dhe të bëhet i gjallë Sa mirë do më vinte ! Kurrë nuk është vonë.
* për
lexuesit: kur ndodhi kjo"arratisje",gradat ishih hequr,por,po të vini
re,unë citojsipas gradave.Si puna e lekëve:sado janë ndërruar që në 1964,edhe
sot flasim me të vjetrat.Deri sa u lirova në vitin 1967,,kështu fllisja me
oficerët:sipas gradave. Edhe gradat,më duket se u hoqën,kur u ndërrua leku.Apo
jo ?
Tiranë, 18
qershor 2012