E marte, 08.10.2024, 06:53 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Keze Kozeta Zylo: Shqiptarët Kuq e Zi morën pjesë gjallërisht në Paradën Internacionale në Manhattan

E diele, 24.06.2012, 07:24 AM


Shqiptarët Kuq e Zi morën pjesë gjallërisht në Paradën Internacionale në Manhattan

Nga Keze Kozeta Zylo

Kishte kohë që Organizata e mirënjohur dhe patriotike “Rrënjët Shqiptare” me president Marko Kepin dhe organizatorët e talentuar Ervin Toro dhe Dorian Nasto kishin ftuar gjithë Diasporën, shqiptarët e të gjitha trevave të merrnin pjesë në paradën Internacionale në Manhattan organizuar nga “International Immigration Foundation”.  Dhe pikërisht sot në një ditë të bukur me diell dhe nje fllad të lehtë që përkëdhelte fytyrat e gëzuara të shqiptarëve u realizua parada Internacionale.

Të gjithë shqiptarët të veshur kuq e zi marshuan përgjatë Avenusë “Amerika” nga rruga 44 deri në 57.

Ishte tepër emocionuese të shikoje gjithë shqiptarët duke valëvitur flamurin kuq e zi nëpër Manhattan, ndërkohë njerëzit përshëndetnin, fishkëllenin, brohorisnin Albania, Albania!  Në podiumin e ngritur enkas ishin ngjitur organizatorët kryesorë Marko Kepi, Ervin Toro të cilët thirrën në skenë artistin e shquar Frederik Ndocin i cili me zërin e tij të magjishëm rrëmbeu zemrat e shqiptarëve dhe filluan ta shoqëronin si në kor.

Frederik Ndoci është një patriot i madh, i cili vazhdimisht ka ardhur dhe ka marrë pjesë në evenimentet e rëndësishme shqiptare për çka i krenaron të gjithë bashkëkombasit.  Më vonë mes brohorrimave Toni, Toni është shfaqur superylli i vallëzimit botëror Toni Dovolani.  Eshtë befasuese se si me oratorinë e tij di të fryjmëzojë publikun dhe të sensibilizojë situatën veçanërisht në lidhje me çështjen çame.

Pastaj në skenë është thirrur z.Tahir Muhedini president i PDIU-s, i cili ishte i ftuar nga shoqata “Rrënjët Shqiptare”.  Ai falënderoi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit dhe veçanërisht shoqatën “Rrënjët Shqiptare” e cila në këtë paradë si qëllim krysor kishte çështjen çame.

Ai foli me optimizëm se një ditë të drejtat e Çamërisë do të fitohen dhe për këtë ne duhet të jemi gjithmonë të bashkuar.

Me duartrokitje të stuhishme është pritur dhe z.Mark Gjonaj i cili ka hedhur kanditaturën për në Asamblenë e Nju Jorkut.

Zoti Mark Gjonaj është një biznesmen tepër i respektuar dhe Diaspora shqiptare shpreson që ai ta fitojë atë dhe së shpejti të jetë në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.  Zoti Gjonaj edhe pse i lindur dhe rritur në Amerikë nuk i ka harruar rrënjët e të parëve dhe flet një shqipe të pastër, çka bëhet frymëzim për të gjithë fëmijët që lindin dhe rriten këtu.

Z.Kepi ka ftuar në skenë profesor Shinasi Rama, ish student i grevës së urisë, ndërsa sot është i mirënjohur në botën akademike.  Fjala e tij e mënçur dhe plot mesazhe u dëgjua me vëmendje të posaçme nga të gjithë të pranishmit.  Ai vlerësoi lart bashkimin e shqiptarëve në këtë paradë, i cili tha se askush nuk ju ka thirrur këtu me detyrim, por ju keni ardhur si shqiptarë, si njerëz që e doni Atdheun me shpirt.

Midis shumë të rinjve ishte dhe z.Ken Biberaj, një i ri 33 vjeçar me një perspektivë të shkëlqyer në botën e politikës amerikane çka na bën dhe më shumë krenarë si shqiptarë.  Z.Biberaj, i cili vjen nga një familje me tradita të larta patriotike ka hedhur kandidaturën për në Bashkinë e shtetit të Nju Jorkut.

Pas përshëndetjeve të rastit z.Marko Kepi president i organizatës “Rrënjët Shqiptare” iu ka dhënë çmime mirënjohjeje për kontribut të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e paradës këtyre bashkatdhetarëve si artistit të shquar, z.Frederik Ndoci, superyllit të vallëzimit botëror, z.Toni Dovolani, Shkollës Shqipe “Alba Life”, gazetarëve Beqir Sina, Halil Mula, Bashkimi Kombëtar,  gazetarë të TV Alba Life me producent z.Qemal Zylo etj...

Shqiptarëve në këtë paradë iu priu ish kongresisti amerikan me orgjinë arbëreshe z.Joe Dio Guardi ndërkohë president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane ku së bashku me mjaft makina të mbuluara me flamurin kuq e zi ecnin krenarë përgjatë Avenusë “Amerika”.  Pas tyre shqiptarë çamë si aktivistët e shquar z.Bollati, Merxhushi, Bako etj, dhe nga të gjitha trevat si intelektuali i mirënjohur nga Kosova z.Uka Gjonbalaj mbanin një banderolë të gjatë ku shkruhej Çamëria është shqiptare.

Ne këtë paradë ka jehuar zëri i këngëtarëve Frederik Ndoci, Valentina Ajdari, Lirie Dedvukaj nën tingujt e DJ Fati.

Pas përfundimit të Paradës mjaft shqitparë kanë shkuar të kalojnë orë të këndshme vallëzimi dhe hareje në restorant, të cilët ishin të ftuar nga shoqata “Rrënjët Shqiptare”.

Shqiptarët u shpërndanë të lumtur dhe gjithë gëzim, sepse plot krenari kishin demonstruar në paradë kulturën kombëtare, simbolet e Kombit duke mbajtur në duar flamurin kuq e zi, flamurin Kombëtar që bashkon gjithë trevat shqiptare.

Ata u shpërndanë duke u përqafuar me njeri-tjetrin dhe duke u përshëndetur mirë u pafshim në manifestime të tjera shqiptarësh.



(Vota: 25 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora