Kulturë
Ilir Bega: Si luajta djalin e madh të Mere Fizit
E marte, 26.06.2012, 05:43 PM
Flet
aktori dhe regjisori I RTSH dhe filmave artistikë Ilir Bega
Kam
lujatur me Arben Imamim tek filmi “Njeriu me top”
Si luajta djalin e madh të Mere Fizit
Ja
pse u ndërpre xhirimi i filmit “Pengjet”
Nga Albert ZHOLI
Ka
realizuar regjistrimin e 75 dramave, 14
Koncerte të Vitit të Ri, regjisor i disa filmave artsitkë dhe komedi,
por për të janë pak. Në dukje natyrë e qetë, në punë tepër impulsiv dhe kërkues.
E gjen natë e ditë pranë godinës së TVSH apo në Teatrin Kombëtar, ku regjistron
të gjitha dramat e këtij Institucioni unik. I thatë por i thantë thotë populli.
Kështu është dhe Iliri. Elegant, por që vesin më të madh si dhe mikun në rrugët
e gjata të xhirimeve ka cigaren. Me një punë titanike ai është bërë pjesë e
historisë së tij RTSH, fidanishtes së parë të medias vizive shqiptare. E shikon
gjithmonë buzagaz edhe kur punët nuk i shkojnë mirë. Nga shumë emisione apo spektakle ku ai ka qenë
regjisor, veçon emisionet speciale për Mbrëmjet e Vitit të Ri, ku ai më shumë ka
punuar me humoristin Koço Devole. Mbushur me emocion, ai rrëfen natyrshëm, jetën e tij 35-vjeçare në TVSH, ku ka sa ditë të bukura
po aq dhe ditë të vështira mbushur me makth. Por e thotë me plot gojën, RTSH
nuk e zëvëndëson me asnje TV tjetër.
Flitet në
rethet e regjisorëve se ju keni lënë në mes xhirimet e nëj filmi artistic që titullohej
“Pengjet” A është e vërtetë kjo dhe çfarë mund të na thoni për këtë film?
Përsa
thatë është e vërtetë. Ishte viti 1987 kur unë fillova të realizoj këtë film. Ishte
nëj film që e kam dashur shumë. Spunto për këtë film e mora nga nëj ngjrje
reale që ka ndodhur në jug të Shqipërisë. Eshtë një ngjarje e plotë, rrënqethëse.
Kur ma bënë present këtë ngjarje menjëherë më shkoi mendja për nëj film artistic.
Ideova menjëherë dhe aktorët. Ngjarja mu fiksua sikur të isha dhe vetë në të.
Mund të na
e përshkruani pak ngjarjen?
Konkretisht
filmi flet për disa pengje që kishte marrë ushtria gjermane në luftën e dytë botërore
kur ishte në jug të vednit konkretisht në
në fshatin Vuno. Mbi fasht në një majë mali ishte një manastir i vogël
por i bukur. Këtë Manstir e ruante një nënë me njq qen. Ajo njëkohësisht përkujdesej
për Manastirin duke pasur si besnik qenin I cili slinte njeri të futej brenda
pa e lidhur apo pa I bërë zë e zonja. Pikërisht në këtë Manstir të shenjtë gjermanët
vunë një antenë ndërlidhjeje. Me anë të saj ata lidheshin me Korfuzin dhe më tej
me Berlinin. Gjermanët donin ta ruanin nga forcat partizane këtë antenë. Ata e
dinin se partizant kishin dije për këtë natenë dhe mund at godisnin me top apo
me mortaja. Për këtë ardye ata rrëmbyen shmë burra të fhsatit dhe I mbyllën
brenda në Manstir të lidhur. Vetëm kështu ata ishin të sigurt se partizanët nuk
do të qëllonin.
Brenda kësaj
periudhe që ata ishin brenda ndodhi ndonjë ngjarje e rënëdësishme?
Aty ndohën
shumë ngjarje por unë do të veçoj ngjarjen më aganë e fhsatit. Bashkë me grupin
ë fshatarëve gjermanët kishin marrë edhe aganë. Ai u premtoi shumë mondea floriri gjermanëve me kusht që ta
lironin. Ai dërgoi habet në fshat dhe I sollën florinjtë. Gjeramnët edhe
floririn e mbajtën edhe aganë se lëshuan.
Ju i
filluat xhirimet pikërisht në këtë vend?
Jo. Këtë Manstir
unë e pashë nga afër dy herë, por nuk ma
mbushi mendjen. Ai ishte rrënuar shumë. Ashtu nuk do të dilte ideja ime.
Ku i
filluat xhirimet?
I filluam
në një fshat të Sarandës, pikërisht në Dhivër. Aty ishte një Manstir më I mirëmbajtur.
Por problem kishim ndriçimin, duhej shumë ndriçim ndaj morëm një gjenerator nga
ushtria shumë të fuqishëm.
Cilët
ishin aktorët kryesorë në këtë film?
Kisha zgjedhur
shumë aktorë të mirë. Midisa tyre ishin Jani Riza, Ilia Shyti, Tinka Kurti,
Stavri Shkurti, Jani Petro e shumë të tjerë.
Pra Tinka
do të luante rolin e gruas me qen që kujdesej për Manstirin?
Po. Atë rol.
Në fillim mendova që në atë rol të luante Margarita Xhepa. Mendova të ishte një
gura e qetë, e dashur, e ëmbël. Por duke pasur parasysh se kishim të bënim me
gjermanët, ndryshova mendje dhe thirra Tinkën që është një gura e fortë, plot
temperament, me zë potent, e papaërkulur.
Pse u ndërpre
ky film kaq i bukur?
Ah pse! Sot
nuk mund të besohet por athere po. Kryesorja ishte se do xhirohej edhe kisha
brenda Manastirit. Pra do filmohej edhe kryqi. Dihej atehere lufta kundër fesë.
Feja ishte “Opium për popullin”. Kjo bëri që të dikutohej shumë, shumë ky film.
Por ngjarja zhvillohej në kishë, nuk mund të shamngej. Aty ishte e bukura. Athere
në Komitetin Qendror për Kinostudion kujdesej Manush Myftiu dhe Anastas Kondo. Ata disa herë kishin
shprehur rezerva për këtë film. Kryesisht Mnaush Myftiu. Ata rezervat ja kishin
shprehur Drejtorit të RTSH, Marash Hajatit. Dua të them se Marashi solli një frymë
të re në television. Ai në të vëretë donte realizimin e filmit por sbëhej shaka
ën atë kohë. Marashi caktoi folësin e
talentuar dhe gazetarin Virgjil Kule të jepte vendimin. Virgjilin e
kasha shok lagjeje. Një intelektual I mirëfilltë dhe me shumë pregatitje. Kjo
ishte thikë me dy presa për të. Ishe në ëmdyshje. Unë e dija çbluante ai brenda
vetes, e dija që ishte me të dyja duart për po. Por për të shmangur ndonëj
icident të mëvonshëm na tha të mos e vazhdojmë. Ne ishim në Sarandë tek Turizmi
I vjetër kur na sollën lajmin. Të gjithë aktorët kane qarë kur u tregova. Kishim
bërë 22 ditë xhirime. Afërisht gjysma e filmit. Të gjithëve u kish pëlqyër
filmi. Skenarin e filmit e kishte bërë V.
Leka. Kaq (qesh).
Kur
mbaroi studimet Iliri dhe ku u caktua pas përfundimit të studimeve?
I mabrova
sudimet në vitin 1974. më meëruan në RTSH, por në atë kohë ndodhi periudha e
shkurtimeve kështu që smunda të rri aty. Më caktuan si actor në Teatrin e
Gjirokëstarës së bashku me Admond Budinën dhe Alfred Bualotin. Më çuan
aktor për arsye se kur isha në shkollë unë
realizova disa filma dhe më kishin piketuar si actor të mirë. Aty ndeja plot
tre vjet. Nuk spikata në role, pasi pot ë punoja mirë do bënin çmos të më mbanin.
Kështu që pas tre vitesh erdha sërishmi në RTSH, pas një punë njëvjeçare në Kinostudio.
Kë pedagog
kishit pëgjegjës grupi në shkollë dhe cilët aktorë të sotëm kishe në grup?
Të fanshmin
Mihallaq Luarasi. Ai s’të falte. Se ngatëronte kurrë miqësinë me preofesionin
apo shkollën. Ishte korrekt, kërkues, I drejtë. Prej tij ne mësuam shumë. Ne në
kurs ishim 26 veta. Por pas viti të parë ngelëm 13 pasi Mihallaqi ata që svlenin
i la në klasë. Shok klase kisha Fadil
Kujovsa, Elida Janushi, Eliza hajati,
Perika Gjezi, Edmond Budina, Vladimir Muzha, Dhimitra Plasari, Alfred Bualoti, Nikolla
Llambro, Spartak Pecani etj..të gjithë edhe sot janë aktorë me emër.
Në vitin 1977
kaluat në RTSH. Cili ishte emisioni I parë që realizuat?
Ishte një
emisonq ë dhe sot e kam ndër mend sikur po e realizoj së pari. Titullohej “Fjala
poetike në ekran”. Këtë e realizoja me
aktorët e Teatrit Kombëtar të culët vinin pa shpërblim. Këtu lidha shumë miqësi
me Margarita Xhepën, me Reshat Arbanën dhe shumë aktorë të tjerë.
Plot 35
vjet në RTSH, cilat janë emisonet e tjera ë ju kanë dhë ën më shumë sadisfaksion?
Ka qenë tri
koncertet “Vallëzojnë shqipet” me nha një orë e nëjzet minuta. Ka qenë një emison
me këngë dhe valle me artistët e “Ansamblit Kombëtar. Aty kisha Besim Zekthin,
Lili Cingun, Enver Birkon dhe këngëtare si Vaçe Zela etj... Xhirimet janë bërë në Palaltin e Kongreseve, Palaltin
e Brigadave, në Currila, në kavalishencë etj…Edhe sot këto tre koncerte kujtohen me nostalgji…Por do të veçoj
dhe regjinë e 14 Festivaleve në RTSH me skenografinë e të talentuarit Rexhap
Alia. Dekoret e këtij Festivali ishin shumë domethënëse.
Por pjesa
më e madhe e punës tuaj regjisoriale për ju ka qenë regjistrimi I pjesëve të ndryshme
në Teatrin Kombëtar. Madje të gjitha dramat dhe komeditë e filmuara në TK janë tuajat
dhe ju janë besuar ju dhe vëtëm juve. Ndiheni i privilegjuar?
Po. Ndihem
shumë I privilegjuar. Nqs sdo të ishin bërë ato filime profesionale sot nuk do
të kishim shumë role që kanë lujatur nga aktorët e mëdhjenj në drama apo komedi.
Të gjitha këto vepra që transmeton herë pas here TVSH do të ishin harruar nga
teleshikuesi. Do ishte harruar Naim Frashëri, Mihal Popi, Kadri Rroshi, Ilia
Shyti, Stavri Shkurti, Sulejman Pitarka, e shumë e shumë të tjerë. Regjsitrimi
nga ana regjisroiale e dramave dhe komedive ka shumë punë dhe kërkon shumë detaje.
Jo çdo kush mund të bëjë xhirime të tilla.
Sa drama
dhe komedi keni regjistruar në celuloid?
Janë plot
75. Pra janë një numër shumë I madh dhe
ende vazhdoj të regjistroj.
Monumnetet
e kulturës kurdoherë janë në qendër të vëmendjes në çdo vend të botës. Si kanë qenë
ën ekranin e TVSH këto mrekulli të trashëgimisë kulturore shqiptare?
Për të qenë
korrekt do të them që I kemi dhënë goxha hapësirë. I kemi dhënë një dhe
kushtuar goxha kohë dhe xhirime. Një cikël I tillë zgjati shumë kohë me
gazetarin e talentuar Petro Lati. Në këto emsione ne kemi bashkpunuar me shumë akademikë , Prof.dr. Ndër tam und të përmend Myzafer
Korkuti, Apollon Baçe. Njëkohësisht dua të theksoj se në filmin tim “Pengjet që
nuk munda të realizoj konsulent ka qenë Aleksandër Meksi.
Të kalojmë
tek filmi artsitk. Sa filma ka realizauar Iliri si regjisor?
Unë kam
realziuar tre filma artsitikë si regjisor. Filmi im I parë ka qenë “Zambakët e
Bardhë”. Në këtë film mora shumë aktorë nga rrethet që punonin nëpër teatro apo
estarda të rretheve. Midis tyre dua të përmend
Vangjel Agorën, Flutura Godon, Shkëlqim
Dajan etj..Ky film ka si fabul një dashuri. Një dashuri të ngatrusra, ku
personazshi I dytë Shkëlqimi donte ti rëmbente të dashurën Vangjelit. Filmi ka shumë sitiuata, ka shumë dialog..Një
flim që u pëlque në kohën që u realizua. Konkretisht ky film u realizua në vitin
1983.
Kur
flasim për komedinë..?
Kam qenë regjisor
I disa komedive. Në këtë bashkpunim kam qenë mes shumë aktorëve më të mirë të komedisë
dhe të humorit si Koço Devole dhe Vangjel Kozma. Midis këtyre komedive dua të përmend
“tre shokët pa shërbyesen” , “Karafili dhe Kleopatra”, “Si frëngu pulën” etj…
Ku është gjetur
më ngushtë Iliri gjatë regjistrimit në filmin artistik apo në komedi?
Secila
gjini e artit ka veço ritë e saj. S’mund të them se tëk kjo gjini është më e
lehtë. Vet kam qenë në të dy gjinitë thuajse I barabartë.
Me cilët
nga politikanët e sotëm ke luajtur ndonjë rol filmi në monizëm?
Kam
lujatur me Arben Imamim. Pikërisht tek filmi “Njeriu me top”. Në këtë film që ka
lënë shumë gjurmë në artin kinematografik shqiptar unë dhe Arben Imami ishim
djemtë e Mere Fizit, apo të plakut Mere. Ishte një fim i vështirë por që u
realizua me sukses. Ishte ky film që më hapi shumë dyer dhe ku kam pas shumë kërkesa.
Unë isha djali I madh I plakut Mere. Ndërsa Arben Imami djali I vogël. Arbeni
ka luajtur një rol të vogël por që është pëlqyer nga kritika e kohës. Ishte një
aktor këmbngulës, shumë korrekt. Në këtë film kishim përpara të madhin Kadri
Roshi. Prania e tij na mobilizonte. Ai të ngrente në këmbë që ti përshtateshe.
Realizimet
profesionalisht më të mira,
“Zambakët
e bardhë”, telefilmat: “Tre shokët pa shërbyesen”, “Karafili dhe Kleopatra”,disa
drama; si “Kush e solli Doruntinën”, “Nata e dymbedhjetë”, “8 Persona plus”,”Rrëshajat”,
“Gomone”, “Pjata prej druri”, “Trojanët” të cilen e kam në proçes montazhi. Teledramat:
“Opera për tre grosh”, “Mësuesi i letërsisë”, “Mirëseerdhe Elona”, tre koncerte
të plota me krijimtarinë më të mirë të Ansamblit të Këngëve dhe valleve
popullore në 40-vjet: “Vallezojne shqipet”, cikli i spektakleve: “Eshtuna
gazmore e
një qyteti”, festivalin e pranverës: “Këngët
e stinës ‘93” dhe sidomos 14-koncertet e
Vitit të Ri, ku do të veçohen “Varietenë
e Vitit të Ri-2006 dhe i të Vitit të Ri,
2010-të.