Kulturë
Faton Mehmeti: Tregime që pasqyrojnë fatin e një kombi
E hene, 25.06.2012, 06:19 PM
TREGIME QË
PASQYROJNË FATIN E NJË KOMBI
Albina Idrizi: "Pergamenë e gjallë" (përmbledhje me tregime) SHB " Aes clubi "Beqir Musliu", 2011
NGA FATON MEHMETI
Letërsia
shqipe në vitet e fundit, në veçanti me brezin e shkrimtarëve të rinj,ka
sjellur vlera të ndryshe të cilat e begatojnë letërisnë tonë.Në mesin e
shkrimtarëve të brezit të ri,që përfshin shkrimtarë që nga vitet e
Vepra e
saj me prozë '' Pergamenë e gjallë '' përmban 22 tregime: '' Poeti pelegrin ''
, '' Shoqja e klasës '' , '' Botë kukullash '' , '' Përralla më e re për
mbretin më të ri '' , '' Amnezia '', '' Hija e preitjes '' , '' Një Paris tjetër
'' , '' Bimi '', '' Dhe pak më ndryshe
'', '' Vajza e mësuesit '', '' A don gjak zotëri '', '' Udhëtimi zyrtar '' , ''
Sirena e detit të qetë '' , '' Heshtje e mbarsur '', '' Sytë '', '' Lamtumira e Ali kurbetit '',
'' Befasia e një dite dimri '', '' Storja për trëndafilin e egër '', ''
Rikthimi '', '' Gjyshja '' dhe '' Vdekja
të don të tillë çfarë je ''.
Në antikën
e lashtë pergamenë ishte lëkurë kafshësh,që përdorej për të shkruar shkrime si
dëshmi të ekzistencës së njerëzimit.
Albina në
këtë vepër ndjek rrugën e një Letërsi misonare, që ka si qëllim pasqyrimin e realiteti si hap i parë drejt synimit për të
ndryshuar gjërat në aspektin poezitive dhe këtë ka arritur ta bëj përmes dy temave:
1.Tema
nacionale me motivin atdhetar Kosovën
2.Tema
individuale apo shoqërore me motivet e
jetës dhe cdo gjeje që e rrethon
Në temën
nacionale Albina në qendër të rrëfimit e vë Shqiptarin –qytetarin e thjeshtë të
Kosovës, duke përballur atë me Similituden e së kaluarës dhe së tashmës. Megjithatë
Albina fatin '' tragjik'' e sinkornizon përmes Eufemizmit.
Narratori
apo ciceroni në tregimet e Albinës rrëfehet
në vetën e parë, por në disa raste edhe në të dytë. Përmes kodit kronologjik që
është rrjedha e ngjarjeve, Albina ndërton rrëfimin linear të udhëpërshkrimit të
shqiptarit në historikun e tij jetësor. Tematika e tregimeve është e
nduarndurshme, po gjithnjë në qendër mbetet fati i njeriut të këtij nënqielli. Atë
e hasim në pozita të ndryshme, si në kurbet ( tregimet'' Lamtumira e Ali
kurbetit '' ,
''
Heshtje e mbarsur '' ) , pastaj si refugjat ( tregimi '' Një Paris tjetër '' ),
por edhe duke u ballafaquar me problemet e përditshme pas luftës së fundit ( tregimi
"Udhëtimi zyrtar '' ,'' Bimi '' , '' Dhe pak më ndryshe '' etj )
Albina e
ndërton rrëfimin përmes metaforës ku syzheun e përmbys që në fillim jepet apo arrihet kulminacione
mandej '' tregohen'' shkaqet, arysjet.
Ligjerimi letrar përmes një gjuhë mjaft të qëndrushme artistike, trajton pasojat e një realitet të hidhur të fatit të shqiptarit, i cili ballafaqeohet me këtë pasoja siç janë të zhdukurit, dhunimet ndaj femrave, varëferisë etj.
Ndërsa
tema individuale shquhet për trajtimin e një nostalgjie të Albinës për ditën e
saj që kryeshisht lidhën me shkollën ( '' Shoqja e klasës '' , '' Vajza e mësuesit
'',), si dhe përjetimet e saj përsonal (
'' Gjyshja '', '' Vdekja të don të tillë çfarë je '' , '' Amnezia '' etj ) përmes
kodit narrativ në veten e parë.
Të gjithë
këto tregime apo krijime artistike janë shpjegime
në thellesi të një strukture të thellë
Përmes këtyre
formave narratologike në mënyrë fare të natyrshëm bëhet shtresëzimi
fenomenologjik i fenomenit të formimit të përsonalitetit të përsonazhit, që në esencë
autorja i jep fatin tragjik të një realiteti të hidhur.
Nga pikëvështirmi
fenomenologjik tema që strukturon një vepër me një shumësi imazhesh, mund të paraqitet
si një objek, si një skenë, si një grumbull reminishencash.
Albina përmes
kësaj vepre me tregime ka marrë përgjegjësinë që mos të ulë kurrë tensionin
dhe mos të lejojë kohë të vdekur, dhe ajo këtë e ka arritur. Si për nga mënyra
e shtjellimit ashtu edhe për tensionin
dhe dendësinë e këtyre tregimeve që kanë një vlerë embrionale tërësore në letërsinë shqiptare.
Për këtë mund të themi se tregimet e
Albinës janë të lehta për t'u lexuar dhe të vështira për t'u shkruar.