Kulturë
Vivjan Canaj: Modelingu është dhunti nga Zoti
E hene, 25.06.2012, 06:11 PM
Flet
Vivjan Canaj, modelja shqiptare me bukurinë e magjishme
Modelingu është dhunti nga Zoti ...
Nga Albert ZHOLI
... Është
një ndër vajzat më të bukura shqiptare dhe ka ditur ta shfrytëzojë më së miri këtë
dhuratë të natyrës. Vivjan CANAJ, adoleshentja 18- vjeçare, e cila tashmë ka
provuar disa eksperienca në pasarela të ndryshme duke përfaqësuar denjësisht
Shqipërinë në disa evente dhe kompeticione mode. Në një intervistë ekskluzive për
“Telegraf”, modelja e njohur shqiptare rrëfen fëmijërinë e saj, ambiciet,
sfidat dhe rrugën drejt suksesit.
Eksperiencat
e deri tanishme?
Gjithçka
ka nisur nga Modelingu. Në Shkurt të vitit 2011 bëhem pjesë e kompeticionit
Super Model of Albania 2011 (një prodhim i Tv-Klan), ku arrij të shkoj deri në finalen
e madhe. E më pas përzgjidhem për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe
Albania , ku dal në vendin e dytë dhe vlerësohem me çmimin “Best Photography”. Më
pas filloj bashkëpunime me shumë fotografë të njohur për sete të ndryshme
fotografike. Gjithashtu, kam qenë protagoniste në disa klipe muzikore.
Na përmend
disa evente mode, ose firma për të cilat keni sfiluar?
Tirana
Fashion Vveek, sfilata për kompani të ndryshme si: TEG, Citypark etj.. Gjithashtu,
kam pozuar për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme, duke u bërë pjesë e
katalogëve përkatës.
Çfarë është
Modelingu për ju, si e konceptoni atë?
Modelingu
është pasioni më i madh në jetën time. Mendoj që unë kam lindur për të qenë një
modele, sigurisht, një dhunti nga zoti.
Si është jeta
e një modeleje ?
Sigurisht
që, jeta e një modeleje nuk është e thjeshtë. Duhet shumë punë e përkushtim,
gjithashtu, një dietë rigoroze dhe palestër intensive.
Cili është
personazhi shqiptar i veshur më mirë sipas jush ?
Janë disa
në disa fusha të jetës. Unë i ndjek meshkujt që vishen me modë, ku ndër ta mund
të veçoj Hermes Nikaj.
Ju kemi
parë në disa foto me stilistin e njohur shqiptar Joni Peci, cila është lidhja
juaj me të?
Joni Peçi,
në fakt është producenti im, por dhe një nga miqtë e mi më të mirë.
Angazhimet
e momentit?
Aktualisht
bashkëpunoj me Joni Peçin, jam modele tek Joni Peci Fashion Group. Gjithashtu
dhe nxënëse e vitit të dytë tek “Faik Konica”.
Pro apo
kundër kirurgjisë plastike ?
Plotësisht
pro. Secili ka gustot e tija në jetë. Sot nuk duhet të ketë privime.
Martesë apo
bashkëjetesë ?
Secili
sipas idesë dhe midesë. Konkretisht të dyja në kohën e duhur.
-Si e
kaloni kohën e lirë?
Duke
lexuar dhe duke parë televizion.
Ç’është dashuria
për ju?
Është diçka
shumë e bukur dhe e fuqishme që po aq duhet respektuar.
Ku i bëni
pushimet?
Zakonisht
në det. Nuk kam vende stabël, por pëlqej rërën dhe vendet e pastra.
Çfarë vlerësoni
tek një njeri?
Sinqeritetin
dhe të qënit njeri.
Kur
ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo inteligjente?
Mirë është
kur i thonë të dyja, por më mirë kur më thonë inteligjente.
Mendoni të
merreni me politikë?
S’e besoj.
Jam shumë larg saj, por i pëlqej femrat që merren me politikë pasi janë shumë të
guximshme.
Veshja e
preferuar?
Ndjek
rregullisht modën. I përdor të gjitha llojet e veshjeve që më shkojnë.
Kur
ndiheni më mirë?
Kur më vlerësojnë
punën dhe marr çka më takon.
Jeni
grindavece?
Aspak. Por
kur më bien në qafë me kompetencë ja tregoj veten gjithkujt.
Së fundmi,
doni të shtoni diçka tjetër?
Një falënderim
shumë të përzemërt për familjen time, veçanërisht mamit tim, e cila ka qenë një
shtysë për mua. Gjithashtu, dhe për lexuesit e “Telegraf”!