E enjte, 01.05.2025, 09:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mirë se u gjejë Plavë e Guci

E marte, 26.06.2012, 07:00 PM


MIRË SE U GJEJË PLAVË E GUCI
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Hej, mirë se u gjejë  Plavë e Guci  –
Vëllezër , motra  pleq e t’ ri !
Nga Tugjeci i Gollakut –
T’ fala u bëjnë vëllezërit e gjakut !

T’ fala ka nga Kamenica –
Gjithë Nokshiqi e Arzhanica ,
Vuthajt , Hakajt dhe Krusheva ,
Hoti, Doli e Vishnjeva !

T’ gjithë Martinajt dhe Ahmetajt ,
Balidemajt edhe Pepajt ,
T’ fala ka Plava e Gucia ,
Zogjtë e malit , gjithë Malësia !

Erdha këtu , në këtë Malësi –
Me një tufë këngësh në gji ,
Mysafir për herë të parë ,
Që t’i  shoh vëllezërit shqiptarë !

Që t’i  shoh vëllezërit e Norës –
Rritë në bjeshkë si tambli i borës !
T’i  shoh nipat e Oso Kukës ,
Që janë rritë në flakë të pushkës !

Që t’i  shoh trimat e gurit –
Motra e vëllezër t’ Bajram Currit !
Motra e vëllezër t’ Ali Pashës ,
T’ Dedë Gjon Lulit dhe Tringë Smajles !

T’ shoh Sarajet e Ali Pashës ,
T’ i  shoh Kullat e Rexhep Agës ,
T’i  shoh Kullat e Jakup Ferrit ,
Fushë – mejdanet përballë tmerrit !

T’i  shoh vatrat e trimërisë ,
T’i shoh emrat e lavdisë –
Mustafë Salihut e Xhemë Sadrisë ,
Sadik Bajramit , Mustafë Haxhisë...

Ahmet Zenelit , Isuf Kamberit ,
Xhemë Bajraktarit , Sadri Rexhepit ,
Ibish Çelës e Bali Demës ,
Niman Ukës e Avdyl Pepës ...

Alush Hotit e Halil Xhukit ,
Arif Takës , Hasan Isufit ,
Çun Mulës , Imer Maliqit ,
Dhe shumë trima prej Nokshiqit !...

T’ shoh simbolet e bukurisë ,
Si dhuratë prej  Perëndisë –
Ta shoh Majën e Kollatës ,
T’i  shoh Krojet e Ali Pashës !

Që t’ia shoh Liqenin – Plavës ,
Që t’ia shoh Liqenin – Shtarës ,
Që t’ ia shoh Liqenin – Hridit ,
T’ ia shoh Majën Karanfilit !...

T’ ia shoh t’ gjitha ato perla ,
T’ i shoh n’ Vuthaj , ato Gerla ,
T’ ia shoh Syrin e Safkaçit ,
T’ ia ndiej krismat e cakrraçit !

Kur të kthej n’ vendlindjen time –
Do t’ mbajë n’ zemër shumë kujtime !
Me këngë zemre ju kujtoj – e ,
Hej, kurrë për jetë nuk ju harroj – e !

*****
Këtë rapsodi , ia kam kushtuar Menifestimit Tradicional Kulturor “Alpet Shqiptare” – Vuthaj, më 2006, me datën 02 Gusht 2006, ku isha i ftuar që të marr pjesë për herë të parë , në këtë manifestim dhe në këto treva.
Demir Krasniqi: “Krenaria e Gollakut”- Gjilan, 2008, faqe 39.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx