E shtune, 27.04.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Kush asht' Gjergji i Kastriotit?

E enjte, 28.06.2012, 06:23 PM


KU ASHT’ GJERGJI I KASTRIOTIT?

- Ose, SKENDERBEU NË LUFTËN E KOSOVËS-

 Nga: Pal Neçaj, Nju Jork

Gjith'atë vit në Amerikë,
S'më zuri gjumi, pata mërzi,
Një lajm na vinte si zog i bardhë,
Dhe lajmi tjetër, korb i zi.

 Një ditë atje u hap një fjalë,
Nuk ishte fjalë, por ishte gjamë,
Thanë, Skenderbeu është zhdukur,
Nga sheshi i madh në Tiranë!

Ç'të gjeti kështu, moj Shqipëri,
Ç’farë ditë e zezë të paska ardhë,
Kush ka guxuar me ta prekë ty,
Heroin tonë kombëtar?

Se me atë emër ne u rritëm,
kur na përkundi nana në djep,
Me Skenderbeun, frymën e shpirtin,
I mbajtëm gjallë tash 500 vjet.

Heroi ynë i theu sulltanët,
Mbrojti Europën e tundi dheun,
Cili bastard paska guxue
Me na prekë ne Skenderbeun?

Po s'vonoi shumë, u hap fjalë tjetër,
Se Skenderbeun kush s'e ka prekë,
Hypur në kalë, me shpatë në dorë,
Ai prej Tirane ka ikur vetë.

Mbi Arbëri, tuj fluturue,
Thanë, e kanë pa, natën vonë,
Në luftë të re ai ka shkue,
Me u pri burrave në Kosovë.

Për herë të parë kur në Kosovë shkova,
E putha tokën e në gjunj rashë,
Mu mbushen sytë me lot fëmije
Kur Skenderbeun n'Prishtinë e pashë.

Në shkup kur shkova ishte dimër,
Bjeshkët e Sharrit lëshonin flokë bore,
Dhe njëzet vjeç, vetja m'u duk,
Kur e pash' Gjergjin në përmendore.

Shko, biri im, ai me tha,
Se mua, këtu, më keni prore,
Këtu më gjeni natë e ditë,
Kah flitet gjuha arbërore.
           ./.
Nga libri me poezi: ”Ëndërren e lashë atje”
(E solli për botim redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora