E premte, 26.04.2024, 12:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjekë Gjonaj: Një kurorë e artë për Kojën legjendare

E diele, 10.06.2012, 04:22 PM


Një kurorë e artë për Kojën legjendare

Nga Gjekë Gjonaj

Të ndërmarrësh nismën hulumtuese  për të nxjerrë nga errësira permanente tablonë e fshatit të lindjes dhe personazhet me të cilët ke lidhësi dhe afërsi të gjakut, për të ndriçuar atë që është e pranishme, por e panjohur, për të gjallëruar atë që ka ikur,  vetëkuptohet që është një vështirësi e   cila i ngjanë  realizimit të një arkitekture të madhe të kujtesës  njerëzore. I vetëdijshëm  se brezat e tashëm dhe të ardhshëm  kanë  nevojë për këtë ndriçim mërgimtari e atdhetari Fran Gjeloshaj iu qas me shpirt e  me zemër kësaj rruge të Sizifit dhe pas shumë vitesh pune të lodhshme    tokën e premtuar siç e quajnë Amerikën  i dhuroi botës shqiptare librin monografik “ Koja ndër shekuj” i ndarë në dhjetë kapituj që shtjellohen në 318 faqe tekst e fotografi. Vargut të veprave monografike për vendbanimet shiptare të Malësisë  iu është shtuar edhe ajo për Kojën, fshat ky që dha shumë për qenësinë shqiptare në kohërat më të hershme e deri më sot.

“ Këtë libër nuk  fillova ta shkruaj se isha i bindur se kam informata të mjaftueshme, apo se do të gjeja shumë të reja, por më shumë nga dëshira për të ruajtur nga harresa atë që dihet deri  në ditën e sotme, në mënyrë që mos ta humbasin rëndësinë  dhe vlerën e vet, sepse nëse është e rëndësishme për ne sot, do të mbetet e rëndësishme edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh”,  shkruan autori në hyrje të  librit.

Vepra  monografike “ Koja ndër shekuj” i shkruar me përkushtim,  dashuri  të madhe e ndërgjegje të pastër  nga pena e një burri të meçur e fisnik malësor në moshë të pleqërisë  Fran Gjeloshaj, i cili  që nga viti 1993 jeton në Detroit,  është një vepër me rëndësi të veçantë. Së pari për komunitetin që paraqet. Së dyti për literaturën dhe kulturën  shqiptare. Së treti për  historinë dhe   krijimin e një tradite të shkrimit të historikut të fshatrave të  Malësisë, e cila zatën i ka munguar dhe vazhdon t’i mungojë kulturës shqiptare në përgjithësi. Si rezultat i kësaj mungese  ne sot kemi  shumë pak libra  për  Malësinë tonë  kreshnike, ku çdo gur i saj është një histori në vete. Në këtë formë   ky libër monografik e historik, përveç se plotëson një boshllëk jo të vogël, është një lloj grishje për të filluar   pasqyrimin  e kohës, ngjarjeve e fenomeneve të gjithfarshme    vendbanimeve shqiptare të Malësisë.

Fran Gjeloshaj me punën e tij aspak të lehtë,por të dobishme me  këtë libër ka hapur rrugë edhe për shumë pena të tjera që të ndjekin shembullin e tij  të vyer dhe domethënës.  Në të vërtetë kjo vepër e   mirëfilltë kushtuar Kojës legjendare   ofron   të dhëna  historike, gjeografike, gojore, etnografike, demografike, toponimike, etimologjike, përkatësisht për  lashtësinë arkeologjike, gjenealogjike, fetare, traditën dhe kulturën popullore    vendlidjes së tij.  Autori në këtë  libër  mbi të kaluarën dhe të tashmen e Kojës ka trajtuar shumë çështje, duke filluar  nga lashtësia e lavdishme  ilirike e këtij fshati (bajraku) . Në këtë aspekt autori   paraqet informata mjaft të rëndësishme për pozitën gjeografike të Kojës, lashtësinë, origjinën, doket, zakonet, besimin e tyre,  toponiminë, regjistrimin e popullësisë, jetën arsimore, organizimin e jetës kulturore-shoqërore, vëllazëritë, traditën dhe kulturën popullore, gjenealogjinë e fiseve  të saj e të tjera.  Vepra në fjalë shoqërohet edhe me të dhëna  demografike  mbi Kojën, që nga  shekulli I XV-të e deri në shekullin XXI, dhe mbi emigrimin e hershëmn të kojasve  jashtë vendlindjes në   shumë vende të botës, kryesisht në Shtete të Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar  me ngulmë nga ata dhe të gjithë mërgimtarët shqiptarë të kudo ndodhur të ruajnë traditat, të kultivojnë gjuhën, identitetin e tyre, të ndërtojnë lidhje të fuqishme  me tokën e të parëve.

Me këtë vepër  zotëri Fran Gjeloshaj  bëri të pamundurën, arriti të  pasqyrojë historinë e   lavdishme të Kojës dhe banorëve të saj  për të cilin poeti popullor është shprehur “ Koja e vogël  ni  pakicë,  muor bajrakun ën  Deçiq”.

Njerëz të tillë si  Fran Gjeloshaj  nderojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe fshatin ku kanë lindur, vendin dhe kombin.  Vepra e tij modeste “ Koja ndër shekuj” për  mendimin tim, është një kurorë e artë  dafine për vendlindjen e tij, Sepse  përfundimisht ia doli  t’ua mësojë e rimësojë brezave se çfarë do të thotë dashuria dhe nostalgjia për  vendin ku ka lindur, ku i ka mësuar fjalët e para të nënës dhe shkronjat e para shqipe, ku është  rritur, ku  është  edukuar dhe  ku  është   brumosur dhe ushqyer me ndjenjën e atdhedashurisë, bujarisë e fisnikërisë njerëzore. E mirë tjetër e këtij libri është fakti se autori u la një “ testament”  brezave të ardhshëm për historinë e Kojës dhe të parëve të tyre, jo më pak i rëndësishëm  seç është   përmendorja  në qendër të fshatit e  shtatë luftëtarëve  kojas, të cilët ranë dëshmorë në Kryengritjen e Malësisë, në Luftën e Deçiqit, më 6 prill  të vitit 1911.  Po e përmbyll këtë vështrim me një shprehje parabolike. “ Ndriçoju, o i ndriçuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora