Kulturë
Nijazi Ramadani: Libër monografik për Adem Stançiqin në profilin socio psikologjik
E premte, 08.06.2012, 07:39 PM
Libër
monografik për Adem Stançiqin në profilin socio psikologjik
Studim socio-filozofik që shprehet për mes fatin e individit dhe kolektivitetit shumicë të një vend si Kosova, e cila gjendej në një përballje të papritur në sundimin e mbretërisë SKS, deri te luftërat ballkanike e luftës dytë botërore dhe pas ripushtimeve
Nga Nijazi RAMADANI
Rahim
Azemi, botoi libri “Adem Stançiqi-profili socio psikologjik”. Autori Azemi e
Rahim
Azemi te libri “Adem Stançiqi-profili socio psikologjik”, i vihet kësaj teme në
një qasje socio-filozofik të tij, duke u shprehur për mes rrëfimeve të mbledhura, si një amëz e mendimtarë e prijësve popullor
të kohës së tij. Posaçërisht vihet në spikamë fatin e individit dhe
kolektivitetit shumicë të një regjion të karadakut, e cila gjendej në një përballje
të papritur në sundimin e mbretërisë SKS, deri te luftërat ballkanike e luftës
dytë botërore dhe pas ripushtimeve, si dhe me zhvillimit në përmasa evropiane
dhe globale, me sistemin monist. Gjithë kjo, nuk ka si mos të reflektohet edhe
reperkusione të manifestuara dhe të reflektuara edhe në njeriun tonë si ( Adem
Stançiqi-profili socio psikologjik”) qytetarin shqiptar ndaj të cilëve edhe
masat ndëshkuese të izolimit të cilat si
në rastin e privuar të autorit të këtij libri.
Në libër
pasqyrohet ajo masë që bie mbi individin dhe kolktivitetin të së cilit i takon
autori të periudhës së tranzicionit, që bartë mbi vete shumë probleme.
Mbase kjo
është arsyeja pse autori i librit “Adem
Stançiqi-profili socio psikologjik”.. Pra, kjo ishte arsyeja pse sociologu
Rahim Azemi profesor nga Gjilani, njëri nga të izoluarit në listën e
intelektualëve të izoluar me 1989, merr përsipër të ofroi dhe të kërkojë zgjedhje
të algoritmit për-mes këtij vëllimi të titulluar “Letra pa përgjigje”, probleme
me të cilat është përballur në ditët që po zënë vend në dramën e një populli në
vorbullën e tij. Rahim Azemi është njëri nga 238 intelektualët shqiptarë të Kosovës
të cilët regjimi serb në mars të vitit 1989 i kishte izoluar për shkaqe
politike duke i dërguar në burgjet e Serbisë, në Leskovc, Vrajë, Shabac etj, në
vitin 1989 është shpallur si profesori më i mirë në Kosovë. Aktualisht është drejtor
në shkollën e Mjekësisë në Gjilan.
Libri i
tij i dytë i titulluar “Adem Stançiqi-profili socio psikologjik”, është më tepër
një rrugëtim shumë i sigurt, jo emocional dhe krejtësisht i arsyeshëm, në pasqyrimin
e një periudhe sa të vështirë,sa sfiduese,aq të rëndë e provokuese.
Për
librin e Rahim Azemit sipas këtij
trajtimi monografik i figurës së Adem Stançiqit vjen në kohën kur Shqipëria
Londineze po kremton 100 vjetorin e pavarësisë, libri ky që nxjerr në sipërfaqe
mikrobotën intelektuale popullore si tribunë autentik të atyre viteve të sa
jetoi, duke i përshkruar ato përmes fjalës, zërit, karakterit, ngjyrimeve kombëtare
dhe politike, i cili si pjesëmarrës dhe vëzhgues aktiv i atyre ngjarjeve ndikoi
në përmasat nacionale të kësaj pjese ballore në lindje të etnisë sonë.
“Autori
ka marrë mbi vete një barrë të madhe kur ka vendosur që simbolikën e këtij udhëtimi
njëshekullor të shqiptarëve ta shtrijë edhe në kontekstin e ndriçimit të një personaliteti,i
cili padrejtësisht është mbajtur në harresë nga shoqëria e gjerë” ka spikatur
Azemi. Autori, Azemi, është edhe nip i këtij prijësi popullor, “Sfondi socio – psikologjik
i krejt materies së librit ka në prapavijë një kronologji ngjarjesh e
personash,të cilët futen në strukturën e librit si aktorët në skenën e një teatri.
Zgjerimi i figurës së Adem Stançiqit në plotësinë e librit është proporcional
me zgjerimin e autoritetit dhe ndikimit të tij në fshat, në Karadakut dhe më gjerë”
ka thënë ai. Autori ka arritur të argumentojë shkencërisht se asnjë figurë historike
nuk vjen vetvetiu,spontanisht,por asaj i paraprijnë disa rrethana të brendshme
e të jashtme.”Adem Stançiqi kishte arritur ta sfidonte krimbin e pushtetit,për
dallim nga disa të tjerë që u bënë ushqim i freskët për krimbat e uritur të pushteteve
e pushtuesve të ndryshëm” ka nënvizuar publicisti Emin Azemi.
Adem Stançiqi
dhe personazheve të tjerë të shumtë,që njëkohësisht përbënin shumësinë e forcës
kundërshtuese që përditë po shtohej, dhe fuqisë refuzuese ndaj pushtuese, të dritësojë
përpjekjet,përkushtimin e brezave të një kohe dhe epoke për ta përmbysur atë kohë
dhe epokë të re, fatit të individit dhe të lirisë dhe kthimit në vetvete e për
vete nga një tjetërsim mbytës e poshtërues.
Autori
librin e ka ndarë në njësi të integruara në rreth 180 faqe. Për pozitën gjeopolitike rajonale të
Karadakut, sundimin serbo-bullgar, biografin e personazhit Adem Stançiqit,
kryengritjet dhe luftërat rajonale, nacionale dhe ballkanike, religjioni, shpërnguljet
dhe dëbimet e dhunshme nga ana e pushtuesve, etj.