Kulturë
Xhavit Gasa: Kur kuvendon me Dr. Fatmir Terziun
E premte, 08.06.2012, 07:25 PM
KUR KUVENDON ME DR
(Portret)
Nga Xhavit Gasa
Nuk jam analist as kritik letrar, prandaj në këtë shkrim nuk bëjanalizë apo kritikë letrare për të mirënjohurin dhe të palodhurin eletrave shqipe Dr Fatmir Terziu. Kisha lexuar prej kohësh shkrimet etij, poezi, tregime, esse, reportazhe, kritika letrare, parathënjelibrash, emrin e tij e kisha parë në shumë e shumë libra autorësh siredaktor i tyre. Për herë të parë e takova në përvjetorin e parë tëPavarësisë së Kosovës në Londër. Që në momentin që e takova mu larguanemocionet, nga thjeshtësia e tij, nga zëri i tij i ëmbël, nga mënyrase si komunikonte.
Sapo i thashë që jam Matjan, ai më pyeti për Zenishtin, Burgajetin, Lisin, Suçin, Kurdarinë. sikur ai të ishte nga ato anë.
Nga Mati jeni - e pyeta, sepse edhe në Mat ka Terziu, jo më tha, jam nga Elbasani, por kam punuar në Mat, në ndërtmin e hekurudhës kur ishai deleguar Komandant Aksioni dhe kisha nderin të punoja me Komandantine Shtabit të asaj kohe, Demir Osmanin, dhe nuk e harroj kurrëmikpritjen dhe bujarinë e banorëve të atyre zonave. Me gjthë varfërinëe asaj kohe, ata nuk trembeshin kur kishin mysafirë, na pritshin mebuzëqeshje dhe dashamirësi.
Unë atë ditë
kisha me vete disa kopje të librit tim të parë JEHONAT EDHIMBJES, i dhashë një kopje
Dr Fatmirit, është libri im i parë,ndoshta edhe i fundit, sepse e kam të vështirë
të shkruaj, kanë kaluarshumë vite...., dhe Fatmiri ma preu në mes fjalën sikur
ta dinte seçfarë do të vazhdoja. Jo më tha ti do të shkruash dhe shumë libra tëtjerë,
sepse ti je poet i mirëfilltë, nuk ti kam botuar kot poezitë teFJALA E LIRË,
poezitë tuaja flasin vetë, janë të sinqerta, japinmesazhe. Ky ishte kuvendimi
im i parë me këtë njeri të palodhur, të kudondodhur në komunitetin shqiptar në
Ishte i
pari njeri profesionist i fjalës artistike që më quajti poet,një ëndër që ndoshta
kishte lindur përnjëherë me mua, por e ndanëpadrejtësisht nga unë pashallarët e
kuq. U lehtësova shpirtërisht, uemocionova, u frymëzova nga këto fjalë, nga ky
kuvend me Dr FatmirTerziun. Fillova të shkruaj poezi të reja, i dërgoja te
Fjala e lirë,fillova të marr komentet e para, dhe nga persona që nuk i
njihja,pyesja Fatmirin për ta, janë miqtë e mi, të fjalës së lirë, mëthoshte. Poezitë
ndiqnin njëra tjetrën, shtoheshin dita-ditës. Dërgovanjë cikël poezishë, në mes
tyre pezinë ''ËNDRAT DO TI GJEJ'', disaditë pas botimit te ''FJALA E LIRË''
erdhi supriza e Dr F Terziu,''Poeti që rend të kap kohën'', kështu e titullonte
shkrimin e tij përkrijimtarinë time. Dua të botoj një libër i thashë një ditë Fatmirit,shkruaj
më tha, shkruaj, kur ti vijë koha do ta botojmë. Dhe kohaerdhi shpejt, më shpejt
seç e mendoja. Ishte nxitja dhe inkurajimi,ndihma e pa kursyer e Dr F Terziut
dalja në dritë e librit te dytëTROKËLLIMA
Të shkruash
të gjitha kuvendet me F Terziun, nuk mjafton koha, ti bëshportretin nuk duhet
vetëm peneli i piktorit, por duhet të jeshë poet,analist, bujk, fshatar e
qytetar, mësues, prind dhe familjarshembullor. Të kuvendosh me Dr FATMIR
TERZUN, duhet t'ja dishë radhënkuvendit në konakun ku kuvendohet.