E premte, 26.04.2024, 08:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Te Qafa e Vishës

E marte, 22.05.2012, 11:36 PM


Neki Lulaj
 
TE QAFA E VISHËS
(Tragjedi rrugës për në Himarë)
 
Sa ëndrra të fshehura
Sa plane engjëllore
Sa gaz e këngë e humor
Trasportonte autobusi rininë
Me sorkadhe të bukura
Rrugës për në Himarë
Dashuritë e thurrura dhe planet
E jetës pas diplomimit për
Edukatore me namë.
 
Sonte tmerrësisht
Mu gandue zemra
Dora marrëzisht më dridhet
Për ju
Në rrugën për në Himarë
Në Qafë të Vishës
Ju shitoi zana
Diplomën pa e marrë.
 
Lotët e dhembjes shpojnë tokën
Rrokullisen greminës së vdekjes
Lotoi edhe Kristoforidhi nga mermeri
Për trembëdhjetë rreze të lindura
Nëpër qytetet e ndryshme
Engjëjt ranë rrugës për ne Himarë.
 
Në dyert e Universitetit,në Elbasan
Të kështjellës së diturisë
Shëmbëlltyra juaj prore do qëndrojë
Ëndrrat e qëndiura me pajën e nusërisë
Ugurzeza ne Qafës së Vishës
I gëlltiti me pandjeshmëri.
 
Engjëjt do të jenë me ju
Indeksat kurrë s’do t’i mbulojë pluhuri
Vajton lugina e lotëve
Kurora lulesh përjetësie për ju
Krejt bota shqiptare ju solli.
 
Dhembjen e ndajmë bashkë me familjarë
Mblidhnie forcën gjene dikund
Atje në fund të shpirtit tuaj krenar
Nuk jeni vetëm ore të bekuar
Me ju sot ndanë dhembjen
Shqiptaria anembanë botës
Duke e larë botën me lotë.


(Vota: 20 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora