E premte, 26.04.2024, 07:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Fjalë urtie

E diele, 20.05.2012, 10:55 AM


Demir KRASNIQI:

FJALË  URTIE

N’ daç me mik , mos me u ba përrallë –
Shko me rend  e shko ma rrallë !
Po shkove te miku shpesh –
Do ta bësh  punën  përshesh !...

Përgojohesh nëpër shesh –
Krejt dynjaja e marrin vesh !
Deri dje , ju ishit miq –
Sot po këqyreni si armiq !

Po s’ nderove  mikun për së gjalli –
Kur të  vdes –  mos qajë te varri !
Mikut t’ gjallë ,  po i ngjite  t’ bame –
Kur të  vdes –  mos shko në t’ pame !

Mos banë kunja për të tjerë ,
Se t’ hyjnë mbrapa  e s’ mund me i nxjerrë !
Mos i rras hundët gjithkund ,
Se do t’ zhytesh n’ pus t’ pa fund !...

Mos përqesh veprat e mikut ,
Se rreshtohesh  n’ tabor t’ armikut !
Mos  ia jep bukëpërmbysit  bukën –
T’ përbuzë nderin , t’ përmbysë  kupën !...

Mos e qit  gjakprishurin  të  parin ,
Se mbas shpinës ta banë varrin !
Mos e ulë besëprerin  n’ tërvesë ,
Se si t’ ngihet – t’ pret në besë !

Mos ia banë tradhtarit sajdinë ,
Se mbas shpine t’ banë tradhtinë !
Mos ia zgjat  t’ pabesit  dorën ,
Se mbas shpine ta banë horën !

Mos ia zgjat  t’ pabesit  gishtin –
Ta merr dorën –  ta ngjet bishtin !
Mos ia  ngrit  t’ pabesit  gotën –
Se mbas shpine ta banë gropën !

Gjilan, më 15.05.2012. 



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora