E shtune, 22.02.2020, 02:02 AM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Ndoshta sërish takohemi nesër...

E diele, 20.05.2012, 10:30 AM


P  o  e  z  i

Sejdi BERISHA:
Kësaj radhe vetëm pak vargje,... shpresoj se mjaftojnë për ta ushqyer shpirtin...

NDOSHTA SËRISH TAKOHEMI NESËR...

...Lutjen time
Sikur ma ke shndërruar në mëkat kohe
Të kuptoj edhe nëse kështu vepron
Por...
Po që se shekujt m’i shfleton
Faqe për faqe e fletë për fletë
Atëherë
Do shndërrohem në urë
Që të bashkoj Ty
Me tokën dhe njeriun
Apo, nuk di se me kë
Unë e di se bisedën as historinë
Nuk e përfunduam
Ndoshta sërish takohemi nesër...

…Ik poeti im duke kënduar
Shkruaj vargje dhe kënaqe njeriun
Sepse lumturia e tij
Është më larg se sa që ti mendon...



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT