E marte, 19.03.2024, 09:01 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Fishekët në djep

E premte, 04.05.2012, 06:00 PM


5 Maji, Dita e martirëve të lirisë

FISHEKËT NË DJEP

Nga Zeqir Lushaj

- Kushtuar: nënës së Heroit të Popullit,
Kastriot Muço, Refijes -
- Fier, 1978-
 
Në mes borës e suferinës,
Çante nëna për tek mali,
Kish mbi shpindë bukë e fishekë,
Bashkë me shokët ish dhe djali.

I thanë,-Kaçi është bërë trim,
E kemi zgjedhur komisar,
Gjuhëbilbil - i thërret rinia,
Që gjithnjë e sheh në ball.
…!
Hije t’zeza rrotull shtëpisë (!),
Ajo, n’djep i lidhë fishekët,
Nina-nana u këndon te koka,
“Rritë” barotin që donë djemët.

N’Grykë t’Kiçokut, në beteja,
Heroikisht bjen Kastrioti,
“Rroftë Shqipëria” frymë e fundit,
Ndriçojnë malet prush baroti.
 
Nëna, s’qau për gjak të djalit,
Tha, - Lirisë i qoftë hallall!
Katër vajzat më të rritura,
Për Atdhe i nxori në mal.

Një betim ushtoi në hone,
Iso labe  e mundi zinë,
Çlirimtarët e gjuhëbilbilit,
Tokës–Mëmë sollën lirinë.

Sot, Hero është Kastrioti,
E kujton e gjithë Shqipëria,
Të falëm-nderit nënë Refije, 
Ty, trimreshë nga Labëria.
             ./.
Nga libri “Hija e vendlindjes”, faqe 87-88)
Këtu poshtë, janë disa nga shenimet e autorit në intervistë me Nënë Refijen,
 në shtëpinë e saj në Fier, në rrugën me emrin e djalit Hero:- Kastriot Muço.

-------------------------------------------------
-Sot, mbas 34 vjetësh…,-
- …në këtë 100 vjetor, ekskluzivisht për ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 5 maj 2012- 

Kopertina e librit “Hija e vendlindjes”, Kristalina KH, Tiranë 2009.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora