Kulturë
Përparim Hysi: Takimi
E marte, 01.05.2012, 08:11 AM
Ishe ligur,ishe tretur
Mos gjatë kohës ke"ngrënë bar?!"
Ja,kështu,të kam gjetur
O moj dashuri e parë !
Befasia qe e madhe
Edhe britma-ulërimë
Unë u vush në alarme
Mos po shihja vilaninë?!
Ikën vite,shkuan vite
Ja,u mbushën plot 50-të
Sikur qenë vjete-drite?!
Ne,po nga"tjetër planet?!"
Edhe malli zu vërshoi
Sic vjen nga shirat lumi
Të dy mbetur si pagojë
Si goditur qemë nga plumbi.
PLumbi i mallit zë hap plagën
Zë hap plagën e qëkurit
Puthja,puthjes s'i lë radhën
As që pyesim ne prej turpit.
Puthur ngrohtë dhe puthur ciltër
( Të fitojmë "kohën e humbur?!" )
Dhe mallkojmë atë "kohë-dimër?!") *
Që na la si të përcudur.
Mbemë përcudur dhe të ndarë
Vec për shkaqe aq "banale?! "
50-të vjet kishim pa parë
Dhe u mbytëm nëpër malle.
* ndarje për biografi
Grandkafe,Tiranë,më 28 prill 2012