E premte, 06.12.2019, 10:57 AM (GMT)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Gështenja e Bajram Currit

E enjte, 12.04.2012, 06:36 PM


Zeqir Lushaj

 

Fund-marsi, i Dragoit të Dragobisë

 

GËSHTENJA E BAJRAM CURRIT

 

- Në fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës, u ruejt rreth një shekull, “Monument  kulture”,   gështenja e Bajram Currit. I qëndroi një shekulli, por jo tranzicionit anarkodemokratik të viteve ’90-

 

Gështenja, “mollë sherri”, qëlloi atë ditë,

Njëri “është imja”, tjetri “s’është jotja”,

Kokrrat e pjekura binin në lëndinë,

Në mes vëllezërve po binte mortja!

 

Fjala nxjerr fjalën, pushka do kërciste,

Me gjak do të skuqej uji e lëndinat,

Fati e solli atë çast, si udhëtar,

Bacë Bajramin, së bashku me trimat.

 

Fjala e Bacës, e ambël si mjalti,

(Ndërmjetësia e trimit, është e denjë!),

Dy fise shpëtoj nga vëllavrasja e tmerrshme,

– Ooo burra! –A ma falni mua, këtë gështenjë?!

 

Mendueshëm, malsorët u shikuan ndërsy,

(Për një gështenjë, nuk turprohet burri!),

Dhe folën, prerazi, përnjëherë:

– Të qoftë falë, o Bajram Curri!!

 

…!

Tytat e armëve u ulën ngadalë,

Duart shtërnguan burrat e Grisë,

Lëshoi shtat, gështenja ndan rrugës,

Me emrin e Dragoit të Dragobisë!

./.

(Nga libri “Hija e vendlindjes”, faqe 23)

 



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT