E marte, 19.03.2024, 04:05 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Intervistë Ekskluzive me mësuesin veteran Sokol Zmajli (Osmaj)

E marte, 06.03.2012, 08:05 PM


7 Marsi – Dita e Mësuesit

 

SHKOLLA = UDHA E DITURISË

 

 -Bisedë me mësuesin veteran Sokol Zmajli (Osmaj)-

 

Ekskluzive nga Zeqir Lushaj

 

-Duam tu përcjellim lexuesve diçka nga jeta juaj në rrugën e gjatë e plot sakrifica të arsimit.

Kam lindur me 17 korrik të vitit 1929, në fshatin Shkëlzen i rrethit Tropojë. Jam me arsim të lartë i diplomuar në vitin 1965 me fakultet Kimi-Biologji-Gjeografi në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër.

 

-Do me thënë se, jeni diplomuar në moshën 36 vjeçare?

 

Po. Ashtu erdhën punët…Shkollën fillova, klasën e parë, e kam krye në vitin 1936 me mesues Hysni Tanjolli nga Gjakova. Klasën e dytë e mbarova me mësues Hysni Zajmin, në Kërrnajë. Ky ishte një mësues shumë i mirë dhe kishte kujdes për fëmijtë e lodhur ekonomikisht. Për mua, personalisht ky mësues, ka ndërhy në atë kohë tek kryetari i komunës në Tropojë dhe me dërgoi me bursë të shtetit në shkollën unike “Internati Kosova”, në Krumë të Hasit, ku mbarova klasën e pestë me rezultate të mira. Isha në pritje për të vazhduar shkollën e mesme në Elbasan, siç quhej, normalen e Elbasanit, e cila kishte prioritet me nxjerrë kuadro për arsimin por edhe për degë të tjera.

Në vitin 1939, filloi Lufta e Dytë Botrore, që u bë shkak për ndërpreje të studimeve në Elbasan. Tani, me erdhi rradha me qendrue në shtëpi , në fsahtin tim Shkëlzen dhe me u marrë me bujqësi e blegtori, deri në vitin 1948.

 

-Mbas një 10-vjeçari shkëputje, si u rikthyet prap në bangat e shkollës?

(Shënim: Përgjigjen e kësaj pyetje,, në shenj respekti për mësuesin veteran dhe për kënaqësinë time, por, them edhe të lexuesve të ZSh-së., po e vë me shkrimin original të zotni Sokolit).

 

 -Diçka më shumë, të lutëm, për atë kurs 6-mujor.

 

Në kursin  6-mujor përgatiteshim mësues për shkollat fillore. Kushtet ishin shumë të vështira si për tekste mësimore edhe për fjetje e ushqim.

Në atë kohë zhvillohej luftë në Greqi. Shkodra ishte mbushur me popullsi greke, të moshuar dhe të rinj e reja. Unë, vendosa që, kursin ta kryej dhe në fund të dal me nota të mira. Në fund të gjashtë-mujorit, u zhvilluan provimet me komision nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Aty, lëndët mësimore ishin të shumta dhe me një program të ngjeshur që të dalin mësues sa më të përgatitur profesionalisht.

Në atë kurs mësuam pedagogji me prof Shaban Arrën. Mësuam metodat e dhënies e të kontrollit të mësimit, të punës praktike në shkollat e qytetit etj. Me 15 mars 1949, përfunduam kursin e provimet dhe menjeherë na doli emrimi si kuadro të arsimit. Unë, atë kohë, hapa shkollen verore në një zonë të thellë të rrethit të Tropojes, e të Nikaj-Merturit. Më caktuan në një fshat afër Salcës ku ishte ngrit një shkollë e re me tre klasa kolektive. Mendoni tani, se Unë isha shume i ri, dhe krejt i vetëm në atë zonë aq të thellë, në Palç. Aty e mbylla vitin shkollor 1949-1950 me rezultate të mira. Në atë kohë në zonat e thella e të largëta, shkollat ishin verore, dhe mbylleshin me 28 nëntor.

 

-Sa vite punuat në zonën e thellë të Lek-bibajve?

 

Me 1 mars të vitit shkollor 1950-1951 u transferova në një shkollë tjetër shumë të largët të asaj krahine të nderuar. Prap, një shkollë e re që hapej për herë të parë me një mësues të ri siç isha Unë, në Qereç-Mulaj të Currajt –Epër. Përsëri i vetëm  dhe me klasë kolektive. Aty punova dy vite shkollore. Pastaj më dërguan në Gjon-Pepaj edhe dy vite të tjera. Mbas kësaj, edhe një vit në Tetaj të Mërturit.

Mbasi mbarova për tre vjet shërbimin e detyrueshem ushtarak në Tiranë, (për mungesë kuadri, u mobilizova vonë në ushtri), më caktuan në fshatin Luzhë. Me fillimin e punës në Luzhë, u largova nga mësimi në shkollat verore.

Pas Luzhës, me doli transferimi në fshatin Kasaj, afër kufirit me Kosovën. Edhe këtu hapa një shkollë të re. (Pra, mu bënë tre shkolla të reja, që i hapa Unë, si mësues i parë i tyre). E, mbas kësaj rruge e kohe të gjatë, u ndërtue shkolla e re në fshatin tim në Shkëlzen. Por, para kësaj ngjarje të gëzueshme për fshatin e për mua si mësues, isha disa kohë edhe në fshatin tjetër të largët të Rretheve të Gashit, në Myhejan.

Në vitin 1961, me kërkesën time, më aprovuan bursën katër vite për të plotesuar arsimin

përkatës. Se pari fillova në shkollën e Mesme, Gjimnazin e Punëtorëve, siç quhej at’herë, në Tiranë. Kisha përparim të mirë në mësime. Pastaj, u regjistrova në vitin  e parë në

Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, në fakultetin Kimi-Biologji-Gjeografi, me drejtor Mihal Priftin. Në vitin 1965 u diplomova aty, me nota të mira.

 

-Tani, si mësues me arsim të lartë, ç’fat ju ndoqi në jetë?

 

Fillova punë në shkollën 8-vjeçare Kërrnajë,ku ju përkushtova me tërë forcat e mia punës   mësimore edukative, për plot 19 vjet rrjesht.                 

Në këtë shkollë kushtet i kishim të mira, me

paisje si, laboratorë, harta mësimore etj. Aty, iu perkushtova punës që të pajisi nxënësit me  njohuri të sakta dhe të qëndrueshme në shkencat natyrore.

Në këtë periudhë kam ushtruar edhe detyra shoqrore. Në tri legjislatura kam qenë i zgjedhur

 sekretar i Keshillit popullor të fshatit Shkëlzen. Po ashtu kam drejtue organizatën profesionale të mësuesve të krahinës së Tropojës (Vjetër).

Në vitin 1985, plotësova moshën dhe dola në pension.

 

-Dolët në pension, por siç dijmë, keni punuar edhe shumë vite të tjera…

 

Po! Ashtu është, siç edhe ka shkruar revista juaj e nderuar ZemraShqiptare, plot, para një viti në poemen “Profesori i Shkelzenit”, për të cilën, nga zemra ju falënderoj,- mbyll pergjigjen e pyetjeve tona, mësuesi veteran 83 vjeçarë, Sokol Zmajli (Osmaj) i Berbatit të Gashit, por , që, tash sa vite, jeton në Kosovë: - Komuna e Deçanit, Baballoç, Lagj-ja e dëshmorëve, nr 10.

                                                               ./.



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora