E premte, 26.04.2024, 04:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Intervistë me këngëtaret e mirënjohura Motrat Mustafa

E diele, 26.02.2012, 05:59 PM


INTERVISTË EKSKLUZIVE ME MOTRAT MUSTAFA

 

MOTËRAT MUSTAFA: SAFETJA E SAHIDJA, THONË:

KËNGA PËR NE ËSHTË JETË

 

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU

 

Të jetosh në shpirtin e popullit , është kënaqësi e madhe, por në anën tjetër edhe t’mos e realizosh detyrën e marrë ponjashtu është ligësi e madhe. Momenti më i lumtur për ne ishte kur pas 8-motrave lindi vëllau- ILIRI.

 

Këngëtaret tona motërat Safete e Sahide MUSTAFA, tani e kanë krijuar identitetin e vet në muzikën tonë folklorike e popullore. Janë bërë këngëtare me eksperiencë dhe kanë adhurues të shumtë. Talenti i tyre është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte apo prezentime të tjera, dhe inçizimet e tyre , qofshin në ;audio, video , CD-e, Radio apo Televizion, dëshmojnë se me të vërtetë motërat; Safetja e Sahidja e kanë dhunti të lindur këngën . Talenti i tyre është dëshmuar gjatë (mbi ) 30 - viteve , sa ato janë në skenë. Safetja dhe Sahidja, i kënduan këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin ?.. , i kënduan ; Flamurit, Atdheut, heroizmit, patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit e Kosovës, etj. Këngët e deritanishme përmbledhin në vete një dashuri të madhe ndaj atdheut, kombit, historisë, traditave, dhe shprehin përkushtimin e tyre serioz ndaj këngës . Ne kohë më parë i takuam në ULM, të Gjermanisë, motërat Mustafa, dhe kërkova nga ato një intervistë, për revistën“SPEKTRI“ dhe “ Zemra Shqiptare“, kërkesën time ato e pranuan me kënaqësi. Populli shqiptar është një popull muzikal, që çdo herë nga gjiu i vet nxorri gjenerata të afta të cilat përmes këngës e shprehën dhe e ruajtën , trimërinë, besën, historinë, traditën , dashurinë ndaj martirëve, atdheut, etj. Në grupin e parë të gjeneratave të sotme bëjnë pjesë edhe motërat Mustafa, nga Mushetishti i Suharekës.

 

Si ju lindi dashuria ndaj këngës ?

 

-Safetja: Të këndoj ia fillova aty nga mosha 6 vjeçare në një Festival të mbajtur në Suharekë. Udhëheqësi i SHKA “ Vëllëzërit Frashëri “ ,z. Fetah Zyba , më ftoi që edhe unë të marrë pjesë në atë festival, dhe si debytuese e re që isha publiku më duar trokiti gjatë në sallë. Ndersa, gjatë ushtrimeve që unë bëja në shtëpi me vëmendje dhe interesim të madhë më përcillte motra ime Sahidja. Për herë të parë ne të dyja morrëm pjesë në festivalin e Ferizajit, me këngën“Balukja“, e cila shkaktoi një “ vullkan“ durtrokitjesh në sallë, dhe publiku nuk ndalej duke duartrokitur deri sa ne u detyruam të kthehemi përsëri në skenë, duke kërkuar që ne ta këndojmë edhe një herë këngën. Nga ai moment ne të dyja thonë njëzëri u dashuruam në këngën. Kënga është jetë për ne.

 

Para se të ju njohin adhuruesit e këngës në Kosovë, Ju ju njohu ai në Kosovën Lindore, si ndodhi kjo ?

 

Safetja: Po kjo është e vërtetë. Në vitin 1984 , mësuesi Ali Selmani, më tha të ndalemi në klasë dhe të këndonim pa instrumente. Kur hymë në klasë pamë dy meshkujj të ulur në fundin e klasës e pranë tyre një kasetofon !. Arsimtari shtoi; Këta dy shokë janë gazetarë të Radio Prishtinës, kanë ardhur që të ju inçizojnë ju duke kënduar . Në fillim kishim emocione u shqetsuam, kishim nga pakaë..,, frikë dridhje trupi dhe asesi nuk mund të përmbaheshim.., nga djersët.., por dikur ia filluam këngës pa përcjellje muzikore. Në vitin 1988 ne na ftoi RTP-ës. Ne na priti z. Hesat Rizvanolli, i cili tha me ju është edhe Fatmir Makolli me çifteli, ju duhet ta përfaqësoni Kosovën në festivalin e kombeve që mbahet në SHKUP.

 

Gjatë karierës suaj si këngëtare a jeni shpërblyer dhe kur ?

 

Sahidja: Deri më tani kemi marrë pjesë në shumë festivale, dhe më duket se i kemi 100 vite, Në festivalin e Mushetishtit i cili u mbajt në vitin 1987-88 ne unanimisht u shpallëm si këngëtaret më të mira. Me 1989 -90, u mbajtë fetivali në Suharekë, si duete përsëri zëmë vendin e parë, kurse në vitin 1995, në festivalin “ Zambakun e Priztrenit“, zumë vendin e parë dhe fituam - Mikrrofonin e Artë.

 

Sa albume i keni realizuar deri më tani ?

 

Safetja: Në vitin 1995 ne inçizuam audio kasetën e parë , në Shkup me Musa Tolën, e cila u titullua “ Mori Nënë“ , në vitin 1988-89 , inçizuam në RTP-ës, nëntë këngë, dhe morëm pjesë në shumë emisione të RTP-ës. Deri tani ne kemi 10 audio kaseta tri të videos dhe 4 të CD-es.

 

Jeni të njohura në trojet etnike shqiptare dhe diasporë. Çka do të thotë kjo për ju ?

 

Sahidja: Të jesh këngëtare e njohur dhe e popullarizuar në trojet etnike shqiptare dhe diasporë , është shumë vështirë , sepse kërkohet angazhim, punë dhe sakrifica të mëdha. Të jetosh në shpirtin e popullit , është kënaqësi e madhe, por në anën tjetër edhe t’mos e realizosh detyrën e marrë ponjashtu është dobësi e madhe. Në këngët tona ne bëjmë orvatje titanike te depërtojmë tek zemra e popullit, ( të hyjmë mbrenda saj-zemrës së popullit). Gjatë këndimit në sallë apo diku tjetër duhet ti harrosh brengat dhe vuajtjet që ke. Disa këngë tona kemi bërë orvatje ta ndoajmë dhembjen e vuajtjet me popullin. Mirëpo, edhe në raste gëzimi jemi gëzuar së bashku.

 

Si e ndieni vehten kur ndodheni para publikut ?

 

Safetja: Është vështirë ta përshkruaj, Të gëzuara kur publiku me shpirtë dhe zemër e përjeton këngën : vallëzon, këndon ose të përcjell me duartrokitje të gjata, e në sytë e tij shihet gëzimi i pa përshkruar. Gjatë atyre momenteve për ju që jeni në mërgim ,të mndoni se jeni në atdhe. Që vite te tëra nuk e keni parë vendliondjen tuaj.

 

Një moment gëzimi e dëshprimi ?

 

Safetja, gjatë këtij turneu në Gjermani, takova një të afërm timin i cili ne kohën kur kisha lindur unë ai kishte marrë rrugën e mërgimit dhe kurrë nuk ishte këthyer në Kosovë- pra 26 vite. Kur u ndamë më tha: Bëni t’fala të gjithëve në Koosvë dhe i mbetën fjalët nëfytë..,bëri ca përpjekje të flasë por s’kishte forcë.., e nga sytë i rrrithnin lotët si uji kroit. Ndersa momenti më i lumtur kur ne pasë 8 motrave na lindi vëllau –ILIRI.

 

Çka jeni duke përgatitur momentalishtë ?

 

Safetja: Jemi duke i bërë përgatitjet e fundit për një videokasetë të re.

 

Porosia e juaj ?

 

Sahidja: Jemi të shqetasuara familjarishtë dhe shpirtërisht kur ca femra të pa njohura për ne, po thirren në emrin tonë, dhe po kendojnë nepër restorane dhe lokale .., Dëshirojmë që kjo mos të ndodhë kurrë më. Dëshiroj që ti themë edhe ca fjalë miradie dhe respekti për Zemren Shqiptare, e cila vërtetë është Zemër Shqiptare.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora